domenica, settembre 05, 2010

Disa argumente kunder djallezise islame

(Pergjigje e komentit te "el faruk" kunder artikullit "Thundra islame" ne "Zemrashqiptare.net")




I nderuar el faruk,

    Kuptohet se sekti i rreme islamik nuk perputhet me Fene shenjte katolike, ashtu siç erresira nuk perputhet me driten. Kur zbardh drita, erresira zhduket. Keshtu duhen te zhduken edhe genjeshtrat islame para te vertetes katolike.

Shembujt e artikullit te "Thundres islame" jane te pakundershtueshem dhe jane te gjithe te vertete, sepse ato mbeshteten se pari ne autoritetin qe ka pasur Feja e vjeter izraelite para ardhjes se KRISHT-it Zot. Feja e vjeter izraelite quhet ndryshe edhe Feja e shenjte Katolike ne fillesat e saja, sepse vete Krijuesi i Qiellit dhe i Tokes, Nje Zot ne Tre Persona hyjnore, ia ka zbuluar kete Besim te shenjte Adamit, Noas, Abrahamit, Isakut, Jakobit, Moisiut dhe te gjithe profeteve hebrenje qe kane jetuar para JEZUS-it. Zoti, qe eshte Nje ne Tre Persona hyjnore, i ka treguar popullit hebre nje menyre te vetme (besimin katolik), dhe jo 500 menyra te ndryshme, per t'A lavderuar denjesisht.

E gjithe Feja e vjeter izraelite ka pasur si mision te vetem profetizimin dhe pergatitjen per ardhjen e Mesise, Birit te Zotit, Shelbyesit. Izraelitet para Krishtit Zot, ashtu siç shkruan ish-rabini Drach ne artikull, e kane ditur shume mire misterin e te Shenjterueshmes Trini, pra Nje Zot ne Tre Persona. Ata e kane ditur se dikur ne te ardhmen, Persona e dyte e te Shenjterueshmes Trini, Fjala, do te vishte natyren njerzore per te shpetuar njerezimin nga mekatet : nga mekati origjinal dhe nga mekatet e tjera. Kjo Persone hyjnore ne perjetesi, eshte JEZUSI (qe do te thote Shelbyesi) qe ka ardhur ne toke para afro 2000 vjetesh. Prandaj edhe Kaifa, Prifti i Larte ne ate vit ne Izrael, e pyeti JESUS-in para gjyqit nese ai ishte i Biri i Zotit, sepse izraelitet e dinin profecine e misterit te Misherimit (Veshja e natyres njerzore nga Persona e dyte Hyjnore e te Shenjterueshmes Trini), por nuk e dinin kohen e sakte te realizimit te kesaj profecie. Nepermjet profetit Jeremia (Jer. 31:31) vete Zoti thonte se ne te ardhmen do te lidhte nje aliance te re [Beslidhja e Re, Testamenti i Ri] me Izraelin dhe Shtepine e Judes, dhe jo me islamin e as me shtepine e Mohamedit. Duke pare prejardhjen e natyres njerzore, JEZUSI del nga Shtepia e Judes, nje prej 12 fiseve te Izraelit. Feja katolike si e njohim ne sot eshte vazhdim i Fese se vjeter izrealite. Pra eshte nje Fe shenjte Katolike, qe ka fillesat me Aadamin, zhvillimin dhe fundin, ne fundin e botes, kur Feja Katolike nuk do te jete me e domosdoshme sepse te zgjedhurit do te shohin Zotin fetyre per fetyre ne lumturine e perjetshme te Parajses. Ky eshte vetem nje prej shembujve qe provojne se JEZUSI-i eshte Mesia, Biri i Zotit, Shelbyesi i njerzimit, pa te Cilin nuk ka falje mekatesh por vetem Ferr te perjetshem.

Mos harroni gjithashtu sakrificat qe prifterinjte e fisit te Leviteve, pasardhes te priftit Aaron, ne Aliancen e Vjeter, ofronin çdo mjes e darke ne altar, ne Tempullin e Jeruzalemit, ne shenje adhurimi, falenderimi, dhe pendese per mekatat, sipas prorosive dhe ligjit te Zotit te marre nga Moisiu. Kisha shenjte Katolike, Alianca e Re e profetizuar, vazhdimesi e Aliances se Vjeter, ka prifterinjte, altaret dhe sakrificat qe ofrojne çdo dite meshtaret e saj ne te gjithe boten.

Islami nuk ka as prifterinje, as altare e as sakrifica, por genjeshtra, perralla dhe kercenime per ato qe nuk i besojne keto perralla e genjeshtra. Islami nuk mohon Fene e vertete izraelite dhe i pranon profetet e saj si te ardhur nga Zoti, por pastaj i kundershton ato dhe beson sipas mendjes se vet, apo te them me sakte sipas mendjes se Mohamedit, qe nuk ka qene as profet i Izraelit, as i dalur nga fisi i Judes, as Prifti i larte, e as pjestar i hierarkise drejtuese te Sinagoges se vjeter, te cilet kane patur nga Zoti autoritetin ekskluziv per te drejtuar besimtaret ne Aliancen e Vjeter; Mohamedi nuk ka qene as Mesia, as Shen Pjetri, as njeri prej Apostujve, te cilet kane pasur autoritetin e vetem per te drejtuar besimtaret ne Aliancen e Re.
Mohamedi dhe islami, duke rene ne kundershtim me Sinagogen e Vjeter dhe Kishen Katolike, verteton edhe nje here se ai dhe islami kane qene nje profet i rreme ne nje sekt te rreme e djallezor. Kush nuk eshte me Zotin, eshte me djallin; rruge te mesme nuk ka.

Islami genjen kur pretendon se Shkrimet e Shenjta jane korruptuar. Egzistojne kopje te Shkrimeve Shenjta para periudhes se Mohamedit, te cilat jane te njejta me kopje te Shkrimeve te Shenjta pas periudhes se Mohamedit. Autori i shkrimit permend shembullin e"Codex Vaticanus", qe ruhet ne Rome, por mund t'ju jap edhe shembuj te tjere.

Ne rradhe te pare injoranca islamike duhet te dije se katoliket, qe nga Adami e deri tek katoliku i fundit qe do te jetoje ne fundin e botes nuk beson ne Shkrimet e Shenjta (Biblen) sipas mendimit te vet apo opinioneve te veta, por sepse nje autoritet i caktuar nga vete Zoti, Sinagoga e vjeter izraelite dhe me pas Kisha e shenjte Katolike, ia meson katolikeve kuptimin e sakte te ketyre Shkrimeve Shenjte. Si ne Sinagogen e vjeter ashtu edhe ne Kishen Katolike, vazhdimesi e kesaj te fundit, egzistojne Tradita dhe mesime te shenjta qe nuk jane te shkruara ne Bibel por qe jane gjithashtu te zbuluara nga Zoti dhe besohen nga te gjithe katoliket. Ata qe nuk i bindeshin Priftit te Larte dhe autoritetit te Sinagoges se vjeter denoheshin rende. E njejta gje ndodh edhe per ata qe nuk i binden Papes dhe Kishes Katolike. Dua te them se si ne Sinagogen e vjeter ashtu edhe ne Kishen Katolike ka pasur e ka nje hierarki dhe nje autoritet drejtues te vendosur nga vete Zoti.

Islami, rrebel dhe fodull, jo vetem qe nuk i bindet autoritetit te Kishes Katolike te themeluar nga vete Zoti yne Jezu-Krishti, por ai nuk i bindet as autoritetit te Sinagoges se Vjeter, e as ligjeve te Moisiut. Te dyja keto institucione adhurojne Mesine, Birin e Zotit, i cili ka zbritur ne toke per te na shelbyer nga mekatet.

Islami nuk njeh mekatin origjinal ashtu siç e njohin katoliket. Ata thone se allahu eshte i meshirshem e i fal. Se kush eshte ky allah, duhen pyetur imamet dhe hoxhallinjte, por eshte e sigurte se allahu qe besojne muhamedanet nuk eshte e Shenjterueshmja Trini; ai nuk eshte Zoti yne Jezu-Krishti, te Cilin islami nuk e njeh si Zot. Atehere allahu eshte thjesht djalli ose nje prej djajve te Ferrit. Historikisht thuhet se Ka'abah (guri i"shenjte"), rreth te cilit muslimanet sillen kur shkojne per haxh ne Meke, perdorej ne fillim per ruajtjen e idoleve te tregtareve. Aty kishte rreth 360 zota pagane (djaj), nder te cilet "allahu" konsiderohej si nje prej zotave (djajve) me te larte te adhuruar ne Ka'abah. Ne muret e Ka'abah eshte i njohuri guri i zi, qe eshte nje relike e idolatrise se arabeve para islamit. Keto arabe para-islamike ishin adhurues te idoleve (djajve); ata adhuronin yllin e mengjesit dhe Afroditen (zoti-hene) nga ku rrjedh edhe simboli islam i gjysme-henes. Afroditen ata e quanin edhe Khabar, qe do te thote i (e) madh. Herodotus permende gjithashtu kultin arab te "Afrodites qiellore", te cilen arabet e quajten “Alilat", nga ku eshte marre edhe emri "allah". (Herodotus 1.131 cf. Also St. John of Damascus (8th Century)  PG 94. 1585 – 1598 On Heresies)

Islami nuk njeh kuptimin e vertete te shelbimit dhe faljen e mekateve. Islami injoron faktin se Krijuesi i Qielles dhe i Tokes, Persosmeri e pafundme, eshte Meshire e pafundme por edhe Drejtesi e pafundme. Si Drejtesi e pafundme, Zoti duhet te denoje mekatet, pra çdo thyerje te ligjeve te Tija hyjnore. Ne qofte se Ai nuk do ta bente nje gje te tille, atehere Drejtesia e Tij nuk do te ishte e pafundme, pra do te kishim nje kontradikte ne persosmerite e Zotit, gje qe nuk eshte e mundur.

Islami nuk e mohon se Adami ka bere mekat, dhe nuk i eshte bindur Zotit, por ata ngulin kembe ne meshiren e Zotit. (me fjalen Zot nuk nenkuptoj allahun por te Shenjterueshmen Trini).
Islamiket injorojne faktin se mekati i Adamit duke fyer Zotin, qe eshte Shpirt i persosur dhe i pafundem, e futi njeriun e pare ne nje borxh te pafundem para Zotit, borxh te cilin ai nuk mund ta shlyente kurre, prandaj mbas vuajtjeve te kesaj jete, mbas vdekjes, Adami dhe te gjithe pasardhesit e tij do te preheshin ne shoqerine e djajve ne Ferr.

Islami pretendon gjithashtu se ne qofte se Adami ka mekatnuar, pasardhesit e tij nuk kane faj.
Kjo perseri eshte nje genjeshter dhe fallsitet. Kur Adami ka fyer Zotin, te gjithe pasardhesit e tij kane fyer Zotin, sepse Adami, duke qene njeriu i pare, ka pasur ne vetvehte te gjithe njerezit qe do te lindnin deri ne fundin e botes, dhe secili prej tyre lind me mekatin e Adamit, qe quhet ndryshe edhe mekati origjinal ose mekati i rrjedhshem, dhe secili prej tyre kur lind ka nje borxh te pafundem per t'i paguar Zotit. Ne qofte se keto njerez vdesin pa paguar kete borxh, ata vdesin si armiq te Zotit, dhe vendi i tyre i perjetshem eshte Ferri i perjetshem. (Ne kete grup njerezish ben perjashtim vetem Virgjera Mari, Nena e Zotit, e cila ka lindur pa kete mekat origjnal. Zoti ia ka bere kete favor mbasi ajo do te lindte Birin e Zotit, duke qendruar gjtihmone Virgjer)
 

Prandaj, ne menyre qe njerezit te mos mallkoheshin te gjithe, ne Meshiren e Tij te pafundme, Zoti shpiku menyren e vetme per te shpetuar racen njerzore prej tragjedise ku ajo kishte rene : Persona e dyte e Shenjterueshmes Trini, ne kohen e caktuar, do te zbriste nga Qielli dhe do te veshte natyren njerzore per te liruar njerzit nga mekati origjnal dhe mekatet e tjera qe ata kishin bere dhe do te benin gjate jetes se tyre.
Keshtu ne saje te meritave te pafundme te Mundimeve dhe Vdekjes te tmerrshme ne Kryq te Mesise, te Krishtit Zot, njerezit qe do te deshironin, do te mundnin, me se fundi, te paguanin me Gjakun tejet Shenjt, e te nje merite te pafundme, te Jezusit, borxhin e tyre te pafundem para Zotit dhe te shpresonin qe nje dite, duke mbajtur Urdherimet e Zotit dhe te Kishes Katolike, te hynin ne Mbreterine e Qiellit.

Islami kundershton duke thene se Zoti nuk mund te vdese.
Po, jam dakord me shprehjen se Zoti (jo allahu) nuk vdes, sepse ai eshte Shpirt, por islami injoron nje tjeter te vertete. Duke pasur ne vetvehte dy natyre, natyren hyjnore te Persones se dyte te Shenjterueshmes Trini dhe natyren njerzore te marre nga Virgjera Mari, KRISHTI Zot mund te vdiste vetem si njeri, pra ne natyren e Tij njerzore, per te paguar keshtu borxhin e Adamit dhe te gjithe mekatet e njerezve, te cilet kane mekatnuar me natyren e tyre njerzore. Prandaj edhe profeti Izaia profetizonte aq bukur mbi vdekjen shelbuese te Mesise, te Krishtit Zot :
"Ai u plagos per mekatet tona; Ai u thye per krimet tona; denimi qe na sjell paqen ra mbi Te; dhe nga plaget e Tija ne jemi sheruar." (Izaia 53:5)

Nje tjeter genjeshter e islamit thote se Krishti nuk ka vdekur ne Kryq, sepse ne momentet e fundit, nje person tjeter ia ka marre vendin ne Kryq.
E verteta e vdekjes se Krishtit Zot, Jezusit te Nazaretit, eshte pohuar jo vetem nga te gjithe hebrenjte e kohes, perfshi ketu autoritetet e Sinagoges, por edhe nga autoritetet romake.

Megjithe genjeshtrat, vete Kurani deshmon Vdekjen dhe Ringjalljen e Jezusit :

"O Jezus, do te bej qe Ju te vdisni dhe pastaj do t'Ju ringjall" (Familja e Imran, Sura 3:47/54 - 48/55)

Historiani i njohur hebre, Flavius Josephus (93-94 AD), shkruan se Krishti vdiq ne Kryq dhe u ngjall pas 3 ditesh. (Jewish Antiquities; 18.3.3. sub sub sections 63-64)

Si shume historiane romake, historiani, Tacitus, ne shkrimet e tija te botuara ne vitet 115-117 AD, (Annal, XV, 44) shkruan per vdekjen e Krishtit ne kohen e Poncit Pilat.

Se fundi, artikulli i thundres islame bazohet ne autoritetin e KRISHTIT Zot i Cili ka permbushur te gjitha profecite e profeteve te meparshem hebrenje, duke vertetuar pa me te voglin dyshim se Ai ishte, eshte dhe do te jete gjithmone Mesia qe hebrenjte e priten per afro 4000 vjet. Kjo shihet qarte vetem po te lexohen disa nga profecite e profeteve Izaia, Danieli, Miché, Zakaria etj. qe kane jetuar shume kohe para KRISHT-it, e qe kane profetizuar ne detaje ardhjen e Mesise, lindjen e tij ne Bethlehem, mospranimin e Tij nga populli hebre, vdekjen e Tij ne Kryq dhe Ringjalljen e Tij pas 3 ditesh.

Keto qe shkrova me siper ishin vetem disa argumenta shtese kunder sektit djallezor te islamit. Shpresoj te shkruaj me teper nje here tjeter.

I nderuar el faruk, nuk eshte koha per te menduar por per te besuar dhe vendosur ne praktike mesimet e Kishes Katolike per shelbimin e shpirtit. Shen Agustini thote : "Crede, ut intelligas" (Beso, dhe do te kuptosh).


Pershendetje vllazerore,

Illiricum Sacrum