giovedì, giugno 02, 2011

Mbreti katolik Gjergj Kastrioti, Skanderbeu 
prej Illyricum Sacrum
http://nenaekeshillittemire.blogspot.com/

   
     Shumë fallsifikime e rrêna janë shkrue mbi Mbretin tonë shqyptar Gjergj Kastrioti, kyt princ t'madh katolik, i pari dhe i mbrami, s'pakut deri m'sod, që ka pasë ndonjiherë Shqypnía. Asht nji dâm dhe turp i madh kombtar mos me ditë t'verteten për até që Kisha Katolike dhe e tâne bota e krishtênë dikur e ka nderue e naltsue aq fort. Po përmendi vetëm nji shembull qe difton kush â kênë Gjergj Kastrioti.

Në vjetin 1459, Papa Piu II përgaditet me mbledhe të tanë princat katolikë t'botës t'krishtênë në nji Kryqzatë Shêjte kundër turqve e kundër islamit. I entuziazmuem prej fitoreve te Gjergj Kastriotit, Papa Piu II vendosi me vue Skanderbeun Drejtues e Gjeneral të ksaj Kryqzate, dhe vetë Papa Piu II u bâ gadi me luftue bashkë me Skenderbeun, n'fushën e betejs. Por, mjerisht, Papa ndrroi jetë me 15 Gusht, diten e bekueme t'Festës së Ngritjes t'Zojes t'Bekueme n'Qiell, përpara se me u nisë me anijet qe kishte grumbullue ne Ankona t'Italís. E kshtu Kryqzata nuk u fillue kurrë... (“The Mother of Good Counsel of Genazzano” by João S. Clá Dias)

Nji prej veprave mâ t'sakta historikisht dhe mâ frymzuese shpirtnisht, që na difton nji portret t'saktë t'Mbretit tonë, âsht studimi i misjonarit apostolik australjan, Imzot George Dillon, "The Virgin Mother of Good Counsel" (1884), kushtuem Fugúres Shêjte t'Kshillit t'Mirë në Genazzano. Ky libër, i levdúem prej vetë Papës Leonit XIII, mbështétet mbi dishmí e dokumenta historike origjinale, përfshi ktu ato të gjetuna në Kuvendin e Augustinjánvet në Genazzano si dhe mbi dishmít e dy prej ushtarve t'Skenderbeut, Gjergji dhe De Sclavis, protagonista okularë të shpërnguljes së Fugures Shêjte prej Kishes t'Zojes Nuncjátë, rranxë Kalase t'Shkodres, n'drejtim të Italís.

S'pari Skenderbeu nuk ka dêkë në vjetin 1468, por me 17 Kallnuer t'vjetit 1467. Ky fallsifikim mendoj se âsht bâ me dâ dêken e tij prej Ikjes së Fugures së Nanes t'Kshillit t'Mirë, që ka ndodhë 3 muej mâ vonë në t'njajtin vjet. Por kto dy ngjarje historike nuk munden me u dâ prej njena-tjetrës, njashtu si nuk munden me u dâ Zoja e Kshillit t'Mirë prej Gjergj Kastriotit, i cili ka pasë nji devocjon t'jashtzakonshëm për Nanen e Zotit.

Imzot Dillon shkruen se mbas dêks t'sherbtorit t'saj shumë të devoçëm, në nji kohë kur pothujse e tanë Kisha bizantine shqyptare rroku shizmen (ndamjen) e Perandorís Greke prej Kishës Katolike e prej Papës, n'nji kohë kur devocjoni ndaj saj ishte ftofë shumë n'Shkodër e n'Shqypní, Zoja e Bekueme e pau me vend me braktisë kyt vend e kyt popull, si shënje e denimit të drejtë të Zotit për mkatet e shqyptarve mos- mirnjohës.

E derisa Fugurja e Nanës t'Kshillit t'Mirë nuk âsht kthye deri më sod n'Shqypni, atherë kjo me bân me mendue se n'token arbnore sod nuk gjinden shpirtna katolike t'devoçëm e bujarë, si Gjergj Kastrioti, qe vêjnë KRISHTIN ZOT e Zojen e Bekueme mbi Shqypní, mbi interesa politike, mbi familje, mbi gjithshka.
Por në t'njajten kohë, kam shpresa t'mdhaja se, i Madhi Zot e Zoja e Bekueme, n'kohen e caktueme, kanë me nxjerrë prej ksaj toke t'përgjakun e t'shumë-vuejtun arbnore, shpirtna shumë t'devoçem e shêjte, e vetëm atherë Fugurja e Nanës t'Kshillit t'Mirë ka me u kthye prap n'Shkoder. Kjo âsht edhe shpresa jeme dhe lutja jeme para Zotit me ndermejtsi t'Nanes t'Kshilit t'Mirë. Por mbi gjithshka u bâfte Vullnesa e Zotit.

Qé tash edhe disa dishmí t'katoloçizmit të Mbretit Gjergj Kastrioti.

1) Vetë Sulltan Mehmeti II, pushtuesi i Konstandinopolit, mbasi ka marrë vesht dêken e Skenderbeut ka thânë:

"Mjerë tash për Krishtnimin, se ka hupë shpaten e mburojen." (“The Mother of Good Counsel of Genazzano” by João S. Clá Dias).

2) Mbi helmet e Gjergj Kastriotit, qe ruhet edhe sod, janë të shkrueme kto fjalë :

"JEZUS NAZARENUS * Principi Emathie * Regi Albaniae * Terrori Osmanorum * Regi Epirotarum * Benedicat te. (IN*PE*RA*TO*RE*BT)"

(JEZUSI I NAZARETIT të bekoftë o Princ i Matit, o Mbret i Shqypnisë, o Tmerri i turqvet, o Mbret i Epirit)

3) Mbas disfatave t'mëdhaja kundër shqiptarve, triumfuesi i Konstantinopojs, sulltan Mehmeti II, i çoi nji letër Skanderbeut ku i premtonte paqe n'kjoftë se Gjergji i nënshtrohej sulltanit. Përgjigja mohuese e Mbretit tonë firmosej kshtú :

"Skanderbeu, Mbret i Epirotve e Shqytarve dhe ushtar i JEZU-KRISHTIT". (“The Mother of Good Counsel of Genazzano” by João S. Clá Dias)

4) "Gjergj Kastrioti e ka dashtë shênjtoren e Virgjines Mari me nji dashnií të devotçme dhe entuziaste. Si shpërblim, Virgjina Mari, jo vetem se e bâni Gjergjin nji model të perfekcjonit t'krishtênë, por i dha atij edhe nji fuqi t'pamposhtun, e cila ruajti Shqypninë dhe të tânë Krishtnimin gjatë mbretnís s'tij." (Mgr George Dillon, The Virgin Mother of Good Consel, Propoganda Fide, Rome, 1884)

5) Papa Nikolla V, tuej pâ guximin dhe fitoret e Gjergj Kastriotit, i degoi atij nji bekim t'veçantë tueje quejtë : "Kampioni dhe Mburoja e Krishtënimit" ("The Mother of Good Counsel of Genazzano" by João S. Clá Dias)

6) Papa Kalistus III, e ka quejtë Gjergj Kastriotin, kyt sherbtuer t'zellshëm t'Zojes t'Bekueme, si aj që me Fênë e tij Katolike ia ka kaluar n'mënyre t'veçantë të tanë princave të tjerë katolike.

Po Papa Kalistus III, 15 ditë mbas betejs së Tomornicës (1457) i shkruen kshtú Gjergj Kastriotit :

"Bir i dâshtun, vazhdo me mbrojtë Fene Katolike; Zoti për të Cilin ti lufton nuk ka me e mbraktise çashtjen e Tij. Jam i bindun se Zoti ka me t'dhânë, ty e të tânë të krishtênve, suksese, lavdi t'madhe dhe nder kundër turqve dhe të pafeve të tjerë." Tri muej ma vonë, Papa Kalistus III e bâni Skanderbeun, Gjeneral-Kapiten Pontifikal kundër turqve ("The Mother of Good Counsel of Genazzano" by João S. Clá Dias)

Kjoshin kto shembuj t'mâsipërm nji burim frymzimit dhe imitimit për ata që e quejnë vedin shqyptarë.