lunedì, aprile 22, 2024

  Pseudo-devocjon satanik i « Mshirës hyjnore » dhe kisha antikatolike e Vatikanit II



« Bonum opus intentio facit, intentionem fides dirigit. » (S. August., “Sup. Ps. 31”, circa med. Praef. p. 125, B, t. 8 ; “Aurifodina universalis”, vol. VI, p. 3).

« Qëllimi asht aj që e ban nji vepër të mirë dhe asht Féja Katolike ajo që drejton qëllimin. » (sh'Agustini).

« Lex orandi, lex credendi - Rregullat e Fesë përcaktojnë rregullat e lutjes. » (Papa Piu XII, prej letrës inciklike « Mediator Dei », 20 Nanduer 1947)

Pa Fenë Katolike nuk egzistojnë lutje të pëlqyeshme para Zotit, sepse siç deklaron Apostulli i kombeve, pa Fenë Katolike asht e pamujtun me i pëlqye Hyjit dhe me shelbue shpirtin (Hebrejve 11, 6).

Asht fakt se në tana kishat dioqezane propagandohet me pompozitet e gzim të madh « devocjoni i Mshirës hyjnuere » i motrës Faustina. Tanë janë të pshtuem, thojnë me haré ata që praktikojnë kyt « devocjon », sidomos në të dielen e dytë mbas Pashkve.

A mësoka me të vërtetë Kisha Katolike shelbimin universal ? Ata që kanë msue katekizmin themeluer tradicional të Fesë Katolike e njofin mirë përgjigjen e ksaj pyetjeje ; sidokjoft, të hulumtojmë ma konkretisht, sidomos për konfuzët, të vërteten e Magjisterit tradicjonal të Kishës Katolike Romake të JEZU-KRISHTIT, jashtë të cilës nuk ka shelbim.

Asht gjithashtu fakt historik se Zyra Shejte ka dënue jo vetëm shkrimet, pra devocjonin e rremë të motrës Faustina, por edhe imazhin që i bashkohet ktij pseudo-devocjon
i.


Fotoja mbështetse që konfirmon dënimin në fjalë asht kopje digjitale e dokumentit origjinal te botuem ne Aktet zyrtare te Selise Apostolike, te vjetit 1959, f. 272, dhe te postueme ne faqen e sotme zyrtare te Vatikanit : http://www.vatican.va/archive/aas/documents/AAS-51-1959-ocr.pdf

Pra nuk ka dyshim për autenticitetin e dokumentit në fjalë. Në fakt, bazue mbi dishmi tjera, Kongregacioni i Zyrës Shejte (i quejtun Inkuizicjoni Shejt para vjetit 1900) ka fillue kërkimet dhe verifikimet e nevojshme të rastit të motrës Faustina qysh në vitet 1930. Vetëm mbas afro 30 vjetësh ka dalë me nji dekret zyrtar, tuej dënue « vizionet e saja », me dy vendime kryesore të botueme zyrtarisht në Aktet e Selisë Apostolike (« Acta Apostolicae Sedis ») të vjetit 1959 :

1. Ndalimi e përhapjes së imazheve dhe shkrimeve që paraqesin devocjonin e mshirës hyjnore të propaganduem prej motrës Faustina, dhe

2. Kujdesi që duhet të tregojnë ipeshvijtë për me zhdukë imazhet që tashma u janë shfaqë kultit të besimtarve. Vula dhe firma në dokomentin origjinal në Arkivat e Vatikanit asht e Sekretarit të Zyrës së Shejte, e imzot Ugo O’Flaherty, i cili asht zëdhansi i Zyrës Shejte.

Si mbështetje teologjike, theksoj se vendimet e cilësdo prej Kongregacjoneve
romake të Selisë Shejte (Pontifit Romak) kanë mbështetjen e plotë të Pontifit Romak ; edhe sikur, si hipotezë, ndonji dekret i ktyne Kongregacjoneve nuk do të kishte aprovimin aktual të Selisë Shejte, besimtarët kanë detyrimin me iu bindë vendimeve të Kongregacjoneve në fjalë si vetë vendimeve të Papës (Pontifit Romak) :

« 1. An decreta a Sacra Congregatione emanata , et responsiones quæcumquc ab ipsa propositis dubiis scripta formiter editæ, eamdem habeant auctoritatem, ac si immediate ab ipso summo Pontifice promanarent, quamvis nulla facta fuerit de iisdem relatio Sanctitati Suæ ?.... Affirmative. Atque ita rescripsit, die 23 Maii, 1846.

« . . . Sanctitas Sua rescripta a Sacra Congregatione in omnibus et singulis adprobavit confirmavitque.
. . Die 17 Julii 1846. » (4905 ad 7.)

« 2. An decreta sacrorum Rituum congregationis dum eduntur derogent cuicunque consuetudini etiam immemorabili, et in casu affirmativo obligent etiam quoad conscientiam ?... Affirmative, sed recurrendum in particulari....
Die 11 Sept. 1847. » (4941 ad 10.)

Referenca : M. Boissonnet, « Dictionnaire des décrets des diverses Congrégations romaines... », 1852, p. 1, préface.

Disa kundërshtojnë, tuej prue shembullin e Padre Pios, se gjoja Kisha Katolike paska dënue paraprakisht persona të caktuem, por që në të ardhmen i ka shfajsue ato. Kjo asht totalisht shpifje, pra e pavërtetë. Padre Pio asht vlersue maksimalisht prej Selisë-Shejte, qysh prej Papës Benediktit XV e sidomos prej Papës Piut XII : simbas dishmisë së don Atilio Negrisolo, bir shpirtnuer i Padre Pio, Papa Piu XII ka pasë dishiren me e kanonizue qysh në të gjallë Padre Pion. Asht e vërtetë se Padre Pio ka pasë çensura prej superiorve të vet qysh në fillimet e paraqitjes së fenomenit mistik të stigmatave ; në fakt, për me vërtetue plotsisht prejardhjen hyjnore apo jo te nji fenomeni t'caktuem mistik, Kisha Katolike asht tejet e matun në kto çështje delikate. Persekucioni i vërtetë kundër Padre Pios ka fillue kryesisht në kohen e antipapës Gjonit XXIII dhe ma vonë ka vazhdue me antipapen Palin VI.

Sidokjoft, kurrë Kisha Katolike, e konkretisht Pontifi i Romës, nuk ka dënue ma vonë nji shejt që ma parë e ka kanonizue zyrtarisht. Vendimi i kanonizimit (shejtnimit) të nji besimtari asht pjesë e akteve zyrtare të Pontifit Romak apo Selisë-Shejte që angazhon pagabueshmëninë
e tij papaple.

Siç theksova ma nalt, Zyra Shejte ka dënue jo vetëm shkrimet, pra devocjonin e rremë të motrës Faustina, por edhe imazhin që i bashkohet ktij pseudo-devocjon
i. N'kjoft se shohim me kujdes kyt imazh, vejmë roe se nga krahnueri dalin disa rreze shumëngjyrshe, që duken t'kuqe, t'bardha e bluhe. Mund t'mendohet se kto rreze përfaqsojnë Gjakun dhe ujin që doli nga krahnori i KRISHTIT t'kryqzuem. S'parit, plaga asht ba në brijë anash dhe jo në qender, bazue ktu edhe nga Çarçafi shejt i Torinos, por në krahnuer nuk duket asnji shej i shtizës. Mandej gjaku dhe uji janë substanca të langshme dhe jo rreze. Simbas promovuesve te pseudo-devocjonit të fjalë, ato rreze përfaqsojnë « Mshiren hyjnore » dhe jo Gjakun e ujin që doli nga krahnori i JEZU-KRISHTIT.

S'dytit, jo vetëm që n'krahnuer mungon plaga e shtizës, por edhe në duer e kambë mungojnë shejat e Pasionit. Revelacjoni hyjnuer na spjegon kjartë se mbas Ringjalljes, JEZU-KRISHTI ka ruejtë shejat e Pasionit, në krahnuer, në duer e kambë.

S'tretit, ligji kishtar dënon shtypjen dhe përhapjen mes besimtarve të çdo imazhi që nuk mbështetet mbi Revelacjonin hyjnuer të krishtenë (kanoni 1399 i Kodit të t'drejtës kanonike). As n'Unjill shejt e as në Traditen Shejte Apostolike, dy burimet e Revelacjonit t'krishtenë, nuk gjindet ndonji dishmi që mbështet kto rreze që dalin prej krahnuerit të JEZU-KRISHTIT. Nga ana tjetër, Kisha Katolike lejon dhe inkurajon gjithkund imazhin shejt të Zemres tejet Shejte të JEZU-KRISHTIT, simbas aparicjoneve të aprovueme kishtare të shejtes franceze Marguerite-Mari
e Alacoque. Në kyt imazh shejt të Zemres shejte të Shelbuesit tonë, shohim kjart plagen e shtizës që shpon Zemren Shejte të Zotit tonë JEZU-KRISHTIT, nga ku rrjedhin pika Gjakut e ujit, dhe n'duer shifen kjart shejat e Pasionit.

Pra, nga observimi i imazhit të « Mshirës hyjnore » të motër Faustinës, që nuk mban shejat e Vuejtjeve të Shelbuesit tonë, del konkluzioni se imazhi i Faustines faktikisht MOHON Pasionin e Zotit tonë JEZU-KRISHTIT. Prandej edhe arsyeja e parë e dënimit të ktij imazhi prej Zyrës Shejte ishte fakti se : Nuk egziston asnji provë mbi origjinen mbinatyruere të ktyne aparicjoneve të motrës Faustina. Pikërisht, sepse vetë ruejtja e Plagve mbas Rinjalljes së JEZU-KRISHTIT asht nji mrekulli, pra fenomen mbinatyruer. Mekense sh'Toma Apostull dyshonte mbi Rinjalljen e Shelbuesit, JEZU-KRISHTI iu shfaq në mesin e Apostujve dhe u diftoi Krahnorin e shpuem dhe plaget në duer e kambë. Tuej pa kyt dishmi t'mbinatyrshme,
sh'Toma Apostull besoi dhe adhuroi Zotin tonë JEZU-KRISHTIN : « Dominus meus et Deus meus ! »

Disa kundërshtojnë, tuej thanë se n'lutjet e devocjonit të « Mshirës hyjnore » të motër Faustina nuk ka asgja jokatolike.

Për sa i përket lutjeve të ktij pseudo-devocjon
i, që asht ba gur themeltar i propagandës moderniste postkonçiljare të shelbimit universal, s'parit duhet pasë parasysh fakti se çdo vepër e mirë e krishtenë, pra edhe lutja katolike, për me kenë efikase dhe e pëlqyeshme prej Zotit duhet me pasë qëllimin e mirë që e ushqen. Pa pasë qëllimin e mirë, asnji vepër e jona nuk vlen për lavdinë e Zotit dhe shejtnimin tonë. Për çfarë qëllimit bahet fjalë ktu ? Për qëllimin që lind prej Fesë Katolike. Prandej edhe sh'Agustini na mson se : « Qëllimi asht aj që e ban nji vepër të mirë dhe asht Féja Katolike ajo që drejton qëllimin. » (Komente mbi Psalmin 31)

Pa Fenë Katolike nuk mundena ma pasë qëllimin e mirë, e për rrjedhojë edhe vepra nuk mundet me kenë e mirë para Zotit. Nji musliman që thotë « Zot, ki mshirë për mue », a kryen aj nji vepër të mirë ? Jo, nuk e kryen, sepse aj nuk ka Fene Katolike. Po nji protestant që thotë « Zot, ki mshirë », a ban aj nji vepër të mirë ? Jo as protestanti nuk kryen vepër të mirë të pranueshme para Zotit, sepse protestanti nuk ka Fenë Katolike. Po lutjet e « Mshirës hyjnore » të motrës Faustina, a janë vepra të mira ? Jo, nuk janë vepra të mira, sepse kto lutje nuk mbështeten mbi Fenë Katolike, dhe pa Fenë Katolike, çfarëdo që të bajmë, nuk mundena me i pëlqye Zotit. (Prej letrës së sh'Palit shkrue Hebrejve 11, 6).

Pseudo-devocjon
i i Faustines predikon nji mshirë pa kushte, nji shelbim universal, që nuk mbështetet në Fenë Katolike dhe asht nji përpjekje diabolike me zëvendsue e eklipsue Devocjonin tradicjonal të Zemrës shejte të JEZU-KRISHTIT. Kjo mshirë pa kushte që përhapë motër Faustina presupozon vetëm rrecitimin e disa lutjeve dhe tanë u shelbokan automatikisht, pavarsisht besimit të atij që lutet, pa pasë nevojë me krye asnji riparim apo pendesë për mkatet e kryeme. Pendesa dhe riparimi për mkatet janë veprat kryesuere të t'krishtenit, t'cilat bazohen në Fenë Katolike. Ky pseudo-devocjon i motrës Faustina predikon pra nji shelbim universal pa kushte, që kurrë nuk asht msue prej Magjsterit të Kishës Katolike :

« Hyni prej derës së vogël, sepse e madhe asht dera dhe e gjanë asht rruga që çon në mallkimin e përjetshëm, dhe shumë njerëz ecin n'kyt rrugë. Por sa e vogël asht dera dhe sa e ngushtë asht rruga që çon në jeten e pasosun, dhe pak njerëz e gjejnë kyt rrugë ! » (sh'Mateu 7, 13-14).

Ky shëlbim universal, që asht nji herezi kundër Fesë Katolike, predikohet haptazi në dokumentin heretik të pseudo-konçilit
të II të Vatikanit (« Gaudium et spes », n. 29), ku shpallet se tanë njerzit paskan të njejtën destinë hyjnuere, pra të tanë u shëlbokan, doktrinë djallzuere kjo që bjen n'kundërshtim t'hapët me vetë pasazhin unjilluer prej sh'Mateut, që sapo citova ktu ma nalt. Vetëm ky shembull kundër Unjillit, mjafton me deklarue se pseudo-konçili II i Vatikanit nuk asht vepër e Kishës Katolike Romake të JEZU-KRISHTIT. N'kjoft se nuk vjen prej JEZU-KRISHTIT, atherë vjen prej djallit dhe duhet anatematizue (mallkue) prej çdo katoliku vullnetmirë që dishiron me pshtue shpirtin e me shkue në Parriz. Si na mson shen Pali te letra e tij shkrue Galatve ? N'kjoft se na apo edhe nji enjëll prej Qiellit ju mson nji tjetër unjill, të ndryshëm prej Unjillit që ju kam shpallë, aj kjoft mallkue ! (Galatve 1, 8 ). Për ma tepër, sh'Pali na mson se ka vetëm NJI Zot trinitar, vetëm NJI Fé Katolike që pshton shpiritn, vetëm NJI Pagzim t'ligjshëm katolik (Prej Letrës së sh'Palit Apostull shkrue Efezianve 4, 5), dhe se jashtë Kishes Katolike Romake të JEZU-KRISHTIT nuk ka shelbim, nuk ka shpëtim për askend : « Extra Ecclesia, nulla salus ». Kisha Katolike gjithmonë ka msue se Feja Katolike asht ajo dhunti e Hyjit që na shtyn me besue gjithçka që Zoti na ka zbulue, e që Kisha e Tij Katolike na propozon për besim. Pra Feja asht jo vetëm njohuni por edhe ndigjesë apo bindje e plotë ndaj Magjisterit të Kishës msimdhanse. Si kujtesë, Kisha msimdhanse përbahet prej Pontifit Romak (Papës) ose prej bashksisë s'ipeshkvijve n'union me Papen. Dhe ky Magjister apo kjo Doktrinë Katolike zyrtare asht gjithmonë e pagabueshme doktrinalisht, kjoft e shpallun në Konçile ekuemenike apo jasht tyne, kjoft e shpallun prej Papës vetëm, apo kjoft e shpallun prej tanë ipeshkvijve n'union me Papen. Kshtu mson Unjilli shejt dhe Tradita Shejte Apostolike, e n'vërtetim të ksaj të vërtete fejet në t'kaluem ju kam prue shembuj të mjaftueshëm, që mundeni me i gjetë në blogun tem personal, prandje nuk po zgjatem ma shumë në kyt pikë, përndryshej do të shkonte g'jatë dhe do të delshim prej temës së artikullit të soçëm.

Mjerisht, simbas vetë dokumenteve zyrtare të pseudo-konçilit
të II të Vatikanit, feja keka « nji besim i plotë te Hyji, që na çliron prej terrinës së mkatit dhe të vdekjes e na çon në jeten e pasosun ». Ky përkufizim gjindet në dokumentin tjetër heretik të Vatikanit II, (« Dei Verbum », n. 4-5), si dhe në deklaratën e përbashkët (paragrafi 36/1) që autoritetet antikatolike pushtuese të Vatikanit kanë nënshkrue me komunitetet protestante luterane, në Augsburg, me 31 Tetuer 1999, ku autoritetet në fjalë kanë pranue praktikisht konceptin heretik të doktrinës së justifikimit simbas protestantve heretikë, doktrinë që asht dënue ma parë publikisht e përfundimisht prej Konçilit shejt e Ekumenik të Trentës.

Simbas kryeheretikut Martin Luter, shelbimi nuk varet te pendesa apo te veprat e mira, por te aj besim i plotë te Zoti, i Cili për hatër të meritave të KRISHTIT na ban mshirë dhe na shelbon. Luteri justifikonte kyt herezi me metaforen e pirgut të plehut t'mbuluem prej borës. Na jena gjithmonë pleh, thote Luteri, pavarsisht veprave tona, por për hatër të KRISHTIT, Hyji na ban mshirë dhe na shelbon, tuej na mbulue me borën e Mshirës hyjnore. Të njejtin koncept heretik e gjejmë edhe te « Mshira hyjnore » e motrës Faustina : Pavarsisht besimit, pendesës apo veprave të mira, Zoti na i falka mkatet dhe na shelboka të tanvet, tuej i mbulue ato me velin « mshires hyjnore » që na e thrasim me lutjet e pseudo-devocjon
it të motrës Faustina.

Po si na mson Unjilli shejt dhe Tradita Shejte Apostolike mbi domosdoshmëninë
e veprave të mira katolike për shëlbim, sanksionue prej ktyne dy burimeve hyjnuere të Revelacjonit t'krishtenë ?

« Ktu asht durimi i shejtënve, t'cilët mbajnë Urdhnimet e Zotit dhe Fenë e JEZU-KRISHTIT. » (Apokalipsi 14, 12) [Mos blasfemoni si protestantet heretikë që thojnë se keka e pamujtun me mbajtë Urdhnimet].

« Prandej, vllazen, punoni edhe ma shume, në mnyrë që përmes veprave të mira, të bani të sigurtë thirrjen dhe zg'jedhjen tuej. Tuej ba kto gjana, ju nuk keni me mkatnue asnjiherë. » (II shen Pjetri 1, 10)

« Sepse kjo asht dashtnija e Zotit, që të mbajmë Urdhnimet e Tija, dhe ato nuk janë të randa. » (1 sh'Gjoni 5, 3)

« Na kte e kuptojmë se i dojmë fmijet e Zotit, kur dojmë Zotin dhe i mbajmë Urdhnimet e Tija. » (1 sh'Gjoni 5, 2)

« N'kjoft se Më doni, mbani Urdhnimet e Mija. » (Sh'Gjoni 14, 15)

« N'kjoft se mbani Urdhnimet e Mija, keni me qëndrue n'Dashtninë Teme, ashtu si edhe Un kam mbajtë Urdhnimet e ATIT Tem dhe kam qëndrue në Dashtninë e Tij. » (sh'Gjoni 15, 10)

« Dhe përmes ksaj e dijmë që E kemi njoftë, n'kjoft se mbajmë Urdhnimet e Tija. » (1 sh'Gjoni 2, 3)

« Dhe çfardo që t'kërkojmë do ta marrim prej Hyjit, sepse kryejmë Urdhnimet e Tija dhe bajmë ato gjana që i pëlqejnë. » (1 sh'Gjoni 3, 22)

« Dhe nji zyrtar i tha : Mjeshtër i mirë, çfarë duhet t'baj që t'zotnoj jeten e pasosun ? Dhe JEZUSI i tha : "Ti i di Urdhnimet : Mos vra, mos kurvno, mos vidh, mos rrêj, ndero baben dhe nanen tande." » (sh'Luka 18, 20)

« Kryemja apo jo e rrethpremjes nuk asht asgja : ajo që ka randsi asht mbajtja e Urdhnimeve të Zotit. » (I Korintasve 7, 19)

« T'urdhnoj para Hyjit, që i nep jeten çdo gjajet, dhe para JEZU-KRISHTIT, që foli aq bukur para Poncit Pilat, me mbajtë Urdhnimet po njollë e pa mkat, deri n'ardhjen e Zotit tonë JEZU-KRISHTIT..
. Urdhnoji t'pasunit e ktij shekulli që mos t'jenë mendjemëdhej, dhe mos t'i vênë shpresat e tyne në pasunitë e pasigurta, por n'Hyjin e gjallë..., dhe t'bahen t'pasun në vepra të mira... » (I Tim. 6, 14-17)

« Duaje Zotin, Hyjin tand, me tanë zemren tande, me tanë shpirtin tand dhe me tanë mendjen tande. Ky asht Urdhnimi i parë dhe ma i madhi. Dhe Urdhnimi i dytë asht si i pari: Duaje t'afërmin tand si vetvedin. Prej ktyne dy Urdhnimeve varet tanë Ligji dhe profetët. » (sh'Mateu 22, 37-40)

« Dhe kjo asht Dashtnija e Zotit, që na t'ecim simbas Urdhnimeve të Tija. » (2 sh'Gjoni 1, 6)

« Aj që thotë se e njef Zotin, por që nuk mban Urdhnimet e Tija, asht nji rrenacak dhe e vërteta nuk gjindet n'té. » (1 sh'Gjoni 2, 4)

« Biri i Zotit ka me ardhë n'lavdinë e Atit të Tij me engjejt e Vet, dhe atherë ka me shpërblye sejcilin simbas veprave të tyne. » (sh’Mateu 16, 27 ; Romakve 2, 6)

« Ata pretendojnë se e njofin Hyjin, por E mohojnë me veprat e tyre, tuej kenë t'neveritshëm, t'pafé dhe përbuzës ndaj çdo vepre t'mirë. » (Titit 1, 16)

« N'çdo gja, nep shembullin e veprave t'mira, n'doktrinë, n'integritet dhe seriozitet. (Titit 2, 7)

« Ata që besojnë në Hyjin, t'kujdesen që t'shkëlqejnë me vepra t'mira. » (Titit 3, 8 )

« T'kujdesena për njeni-tjetrin, për me u nxitë n'dashtni hyjnore dhe vepra të mira. » (Hebrenjve 10, 24)

« Ç'dobi ka, vëllezër të mi, nëse dikush thotë se ka besim, por nuk ka vepra ? A mund ta shpëtojë atë besimi ? Dhe në qoftë se një vëlla ose një motër janë të zhveshur dhe u mungon ushqimi i përditshëm, dhe dikush nga ju u thothë atyre: “Shkoni në paqe! Ngrohuni dhe ngopuni,” dhe nuk u jepni atyre gjërat për të cilat kanë nevojë për trupin, ç’dobi ka ? Po kështu është edhe besimi; në qoftë se s’ka vepra, është i vdekur në vetvete. Po dikush do të thotë : “Ti ke besimin, dhe unë kam veprat”; më trego besimin tënd pa veprat e tua dhe unë do të të tregoj besimin tim me veprat e mia. Ti beson se ka vetëm një Perëndi. Mirë bën; edhe djajtë besojnë dhe dridhen. Po, a dëshiron të kuptosh, o njeri i kotë, se besimi pa vepra është i vdekur? Abrahami, ati ynë, a nuk u shfajësua me anë të veprave, kur e ofroi birin e vet, Isakun, mbi altar ? Ti e sheh se besimi vepronte bashkë me veprat e tij, dhe se, nëpërmjet veprave, besimi u përsos. Kështu u përmbush Shkrimi, që thotë : “Edhe Abrahami i besoi Perëndisë, dhe kjo iu numërua për drejtësi”; dhe u quajt miku i Perëndisë. Ju shikoni, pra, se njeriu shfajësohet nga veprat dhe jo vetëm nga besimi. Gjithashtu a nuk u shfajësua edhe Rahabi, lavirja, nga veprat, kur i priti të dërguarit dhe i përcolli nga një udhë tjetër ? Sepse, si kurse trupi pa frymën është i vdekur, ashtu edhe besimi, pa vepra, është i vdekur. » (sh'Jaku 2, 14-26)

« Prandaj, vllazën, përpiquni gjithnji e ma shumë me forcue thirrjen dhe zg'jedhjen tuej, përmes veprave t'mira. » (II Pjetrit 1, 10) [Shprehja "veprave t'mira" asht zhdukë prej biblave t'korruptueme protestante].

« Jini pra perfekt, ashtu si Ati juaj në Qiell asht perfekt. » (sh'Mateu 5, 48)

« Qé pra, po ju vej sod para jush nji bekim dhe nji mallkim : nji bekim, n'kjoft se i bindeni Ligjeve t'Zotit, Hyjit tuej ..., dhe nji mallkim, n'kjoft se nuk i bindeni Ligjeve të Zotit, Hyjit tuej... (Deuteronomi 11, 28-28)

« Aj që ju ndig'jon Më ndig'jon dhe aj që ju përbuz, Më përbuz [u tha Shelbuesi sh'Pjetrit dhe Apostujve apo Kishës Katolike]; dhe aj që Më përbuz, përbuz Até që Më ka dërgue. » (Sh'Luka 10:16)

« Në qoftë se vllau yt nuk dëgjon Kishën, atëherë ai qoftë për ty si publikani dhe pagani. » (sh'Mateu 18, 17)

«NUK DO T’I BESOJA UNGJILLIT SHEJT NE QOFTE SE NUK DO TE SHTYHESHA NGA AUTORITETI I KISHES KATOLIKE. » (Shën Agustini, "Contra epistulam Manichaei quam vocant fundamenti", V, 6 : PL 42, 176.)

« Urdhnesat që na ruejmë, simbas Traditës, edhe pse të pashkrueme, të cilat i praktikojmë në tanë boten, duhen të konsiderohen si të urdhnueme e biles si të themelueme ose prej Apostujve ose prej Konçileve ekumenike, autoriteti i t'cilve asht aq i madh dhe aq shelbues në Kishen Katolike. Në bazë të ktyne traditave na festojmë çdo vjet përvjetorin e Pasionit dhe të Rinjalljes së Shelbuesit, të Ngritjes së Tij në Qiell, të Rrëshajve; dhe duhet të themi të njêjten gjâ për çdo praktikë tjetër të praktikueme në mnyrë të përgjithshme prej Kishës Katolike. » (Shen Agustini, epist. CXVIII ad Januarium, c. 1; ''Les lettres de saint Augustin'', Paris, 1684, t. I er , p. 492)

« Egzistojnë shumë urdhnesa të cilat nuk gjinden as në letrat e Apostujve e as në konçilet e mbajtun deri tash, e megjithaté, ashtu siç i shohim të praktikueme në tanë Kishen Katolike, na besojmë se kto urdhnesa nuk kanë origjinë tjetër përveç asaj apostolike. » (Shen Agustini, contra Donatistas, lib. II, c. VII)

« Ka shumë urdhnesa që praktikohen në tanë Kishen Katolike, dhe për kyt arsye, na besojmë me të drejtë se ato vijnë prej Apostujve, megjithse nuk i gjejmë të shkrueme askund. » (Shen Agustini, contra Donatistas, lib. V, c. XXIII)

« N'kjoft se guxojmë me i hjedhë poshtë urdhnesat dhe zakonet e pashkrueme (gojore), si të pavlera mbasi të pashkrueme, atherë gradualisht na do të mbërrijmë deri aty se me dënue vetë Doktrinen unjillore, apo me quejtë të pavlerë tanë predikimin. Zoti na ruejtë ! Përkundrazi, na besojmë së i qendrojmë besnik Doktrinës së Apostujve, n'kjoft se i ruejmë dhe i zbatojmë traditat e pashkrueme. » (sh'Bazili i Madh)

« Kisha Katolike ka trashigue prej Apostujve traditen me pagzue edhe fmijët. » (Origjeni, in caput VI epistolae ad Romanos)

« Zakoni që ka Nana jonë Shejtja Kishë Katolike me pagzue fmijët nuk duhet as me u përbuzë, e as me u konsiderue si i tepërt, e as nuk duhet me ia atribue kyt zakon nji burimi tjetër përveç Traditës Apostolike. » (Shen Agustini, Lib. X de Genesi ad litteram, c. XXIII)

Kujtesë :

Antipapa Gjon Palit II : « Nuk ka arsye me u shqetsue për shpirtnat e fmijve t'abortuem. Ata janë të pshtuem sepse mkati origjinal nuk egziston ». Kjo fjali asht nxjerrë prej Herman Humpert-it prej librit të Wojtylës "Persona e azione". Shënim i don Luigi Villa-s, i cili kjé miku i Padre Pios dhe i zg'jedhuni i Papës Piut XII për me zbulue e demaskue masonët e infiltruem në rangjet kishtare : « Masonët kanë ba gjithçka me demonstrue kyt "t'vërtetë" t'ynen. E tashti, nji "pape"... e deklaron publikisht. Pasojat e ktij akti janë të tmerrshme : jo mkatit origjinal, jo shëlbimit, jo mishnimit [panevojshëm], jo Krishtit, jo Kishës, gjithçka e rrêmë. E ky keka "Papa i shêjtë", ("il santo subito") ? ». Në fakt, në letren e tij "Evangelium Vitae", të 25 Marsit 1995, paragr. 99, antipapa Gjon Pali II ka shpallë herezinë se fmijtë mujkan me u shëlbue pa Pagzim (sic), ndërkohë që domosdoshmënija
e pagzimit të fmijve për shëlbim i ka rrâjët si në Bibël ashtu edhe në Traditen Apostolike (Denzinger n. 102, n. 791). Gjithashtu në "katekizmin" e kishës konçiliare (11 Tetuer 1992), i propaganduem rrêjshëm si « Katekizmi i Kishës Katolike », n'vend që me thanë « Katekizmi i kishës së re antikatolike postkonçiljar ', Gjon Pali II ka msue herezinë se egziston shpresa (e shelbimit) për fmijët që vdesin pa Pagzim, (paragr. 1261).

Në të kundërt :

"JEZUSI iu përgjigj dhe i tha : N'kjoft se ndokush nuk rilind përmes ujit dhe SHPIRTIT-SHEJT,
aj nuk mundet me hî n'Mbretnínë e Zotit." (sh'Gjoni 3, 5)

"ἀπεκρίθη Ἰησοῦς, Ἀμὴν ἀμὴν λέγω σοι, ἐὰν μή τις γεννηθῇ ἐξ ὕδατος καὶ πνεύματος, οὐ δύναται εἰσελθεῖν εἰς τὴν βασιλείαν τοῦ θεοῦ." (ΚΑΤΑ ΙΩΑΝΝΗΝ 3:5)

"Respondit Jesus : Amen amen dico tibi, nisi quis renatus fuerit ex aqua et Spiritu, non potest introire in regnum Dei." (Joan. III, 5)

τις - anybody, ndokush, not just a man.

"Prej nji njirit mkati hyni në botë, dhe përmes mkatit vdekja, dhe vdekja râ mbi tanë njerzit, të cilët të tanë kanë mkatnue në até (Adamin)." (Romakve 5, 12)

« Na mbajmë krezhmen, në konformimet me Traditen e Apostujve, nji krezhme çdo vit, simbas kohës që na përshtatet. » (Shen Jeronimi, Epist. LIV ad Marcellam, contra errores Montani)

« Nderi që i nepet fugures shêjte i shkon modelit të saj, që fugurja përfaqson. Kjo traditë e nderimit të fugurave shêjte rradhitet në numrin e atyne traditave që nuk përmenden në Shkrimet Shêjte, ashtu siç asht edhe zakoni me u kthye kah Lindja për me u lutë, zakoni me nderue Krygjen shêjte, e tjera tradita të ngjashme. » (Shen Gjoni i Damaskut, Lib. IV orthodoxae fidei, c. 47)

« Historija qysh prej kohës së Apostujve na dishmon se zakoni me venerue (nderue) ikonat (fuguret shêjte) na ka ardhë prej Traditës, bashkë me tradita tjera që nuk gjinden në Biblen Shêjte ... » (Konçili II Ekumenik i Nicesë, ses. VII.)

« Kjoft larg prej mejet lavdija e rrême dhe mendjemadhsija ! Flas me keqardhje sepse ju vetshpalleni gjykues të Zotit dhe të JEZU-KRISHTIT, i Cili u ka thanë Apostujve dhe pasardhsve të tyne : Kush ju ndig'jon, Më ndig'jon, dhe aj që Më ndig'jon, ndig'jon ATIN që Më ka nisë ; aj që ju përbuzë, Më përbuzë, dhe bashkë me Mue, përbuzë ATIN që Më ka nisë. » (Shën Çiprijani, Epist. LXIX ad Florentium Puppianum)

« Na duhet të konsiderojmë si heretik cilindo që mendon ndryshej prej çka asht përcaktue prej Traditës së Kishës, edhe sikur aj të deklaronte publikisht besimin e tij në JEZU-KRISHTIN..
. Duhet të marrim si të vërtetë vetëm at' doktrinë që asht në dakordsí të plotë me Traditen kishtare. » (Origjeni, in caput III Epistolae ad Titum, citue prej historianit të antikitetit Eusebius, në apologjinë e tij për Origjenin. »

« Nuk ka dyshim se na duhet me u konformue në çdo gja me gjithçka që asht e përcaktueme prej autoritetit të Shkrimeve shêjte; në të njêjten mnyrë, na duhet të veprojmë me gjithçka që Kisha praktikon në tanë boten, sepse asht nji çmenduni e madhe, nji arrogancë ekstreme, mos me iu nënshtrue nji autoriteti të tillë të Kishës... Në ato çështje ku Shkrimet shêjte nuk kanë vendosë gjâ me kjartsí, zakonet e popullit besimtar dhe praktikat e Etënve tonë duhen me kênë për ne si ligje. Dhe ata që i përbuzin praktikat e Kishës duhen dënue njilloj si ata që shkelin ligjet hyjnuere. » (shën Agustini, Epist. CXVIII, c. 5.; ad Casulanum, epist. LXXXVI.; Distinctio, II, cap. in his)

« Atyne ipeshkvíjve dhe meshtarve, që kanë marrun prej duerve t'Apostujve depoziten (trashigimínë) e Fesë, t'cilët kanë marrun konsakrimin simbas porosíve (institucionit)
të vetë JEZU-KRISHTIT, atyne pra, na duhet me iu drejtue për me dijtë rregullat e vërteta të Besimit t'onë. Por ata që largohen jashtë gjínit të Kishës, kudo kjoft vêndi ku ata mblêdhen, na duhet t'i konsiderojmë të dyshimtë, baraz me heretikët dhe njerzit me besim t'gabuem, apo si njerz t'hupun prej krenarísë e vetknaqsísë, apo thjesht si hipokritë, që kanë si nxitës të sjelljes t'yne nji interes të turpshëm dhe nji lavdi të rrême. Të tanë ktà kanë braktisë rrugen e t'vërtetës, dhe nji dënim i veçantë i rezervohet heretikve, që bijnë n'elterin e Zotit nji zjerm t'huej, nji zjerm tjetër prej atij që asht i destinuem për sakrificen, d.m.th., që bijnë doktrina t'rrême dhe t'pafé ; ata kanë me u gjuejtë prej rrfesë qielluere, si Nadab dhe Abiu në Shkrimet Shêjte. Ata që çohen kundër të vërtetës, që kërkojnë me bâ anmiqë kundër Kishës, kanë me u hjedhë në Fêrr dhe kanë me u përpî në thellsinë e tokës ; ata kanë me ndjekë destinen e Korèsë, Datànit dhe Abironit ; e atyne që përpiqen me thye unitetin e Kishës dhe me prodhue shizma, Hyji ka me u çue të njêjtin dënim si Jeroboàmit. » (shën Ireneu, shekulli II, "Adv. hæres.", lib. IV, c. 25)

Tuej u rikthye te hulumtimi i pseudo-devocjon
it të « mshirës hyjnore », po shtoj se çifuti komunist, ipeshkvi apostat Karol Wojtila Katz, i njoftun si « Papa Gjon Pali II », i cili ka përhapë fuqishëm kyt pseudo-devocjon t'shëlbimit universal të Faustinës, tuej kontribue kshtu në dërmitjen, sigurinë e rreme dhe shtyemjen drejt mallkimit të nji numri t'pallogaritshëm shpirtnash, mson të njejtën gnozë heretike, në pseudo-letren e tij enciklike « Redemptor hominis » (n. 10-14), ku deklaron se « përmes Mishnimit të Fjalës, KRISHTI në nji fare mnyret asht bashkue me çdo njiri, pa përjashtim (pavarsisht besimit të tij) edhe sikur ky i fundit nuk asht i vetdijshëm », tuej pranue kshtu pavarsinë e Kishës prej Fesë, Pagzimit dhe veprave të mira. Shënim i Don Luigi Villa-s : Edhe kyt herë, Gjon Pali II akuzon për rrênë vetë Shelbuesin, i Cili mson kjartë : « Dhe JEZUSI u tha Apostujve : "Shkoni në tanë boten dhe predikoni Unjillin çdo njirit; aj që ka me besue dhe ka me u pagzue ka me u shelbue; aj që nuk ka me besue, ka me u dënue.'' » (Sh'Marku 16:15-16).

Për ma tepër, doktori komun i Kishës Katolike, sh'Tomë Akuini, mson kjart se JEZU-KRISHTI, Fjala e Zotit, në misterin e Mishnimit, nuk asht bashkue me personen e çdo njirit, por vetëm me natyren njerzore, që e ka marrë pa mkat në barkun e papërlyem të tejet Shejtes Virgjinës MARI. (Summa theologica, IIIª q. 4, a. 2-3)

Pra, n'kjoft se tanë u shëlbokan pa pasë nevojë me krye veprat e mira të fesë, n'kjoft se shelbimi varet veç në disa lutje, edhe sikur kto lutje të jenë integralisht katolike, si « Ati Ynë » apo « Ju Falemi Mari », logjikisht lind pyetja : pse u doka atherë me ba pendesë ? E në fakt, pseudo-kodi i të drejtës kanonike (vjeti 1983) i kishës së re antikatolike të Vatikanit të II, që pushton sod Vatikanin dhe dioqezat, pseudo-ligj i shpallun e aprovuem po prej antipapës Gjon Pali II, në pseudo-kanonet n. 1249-1252, ka anulue praktiken e pendesës s'krishtenë të krezhmës katërdhet ditore, e cila asht pjesë e paprekshme e Traditës shejte apostolike (shif citimin ktu nalt prej shen Jeronimit). Dhe ata që mohojnë pjesnisht apo totalisht Traditen shejte apostolike, ata kjoshin mallkue, deklaron Konçili shejt e ekumenik i Trentës (Denz. n. 783-784, botimi i vjetit 1957).

Konkluzioni që del prej ktyne fakteve dogmatike e historike t'naltpërmendun
a asht se devocjoni i « Mshirës hyjnore » së motrës Faustina nuk vjen as prej Zotit e as prej Kishës Katolike Romake të JEZU-KRISHTIT, por asht nji kurth satanik me fjetë dhe mallkue shpirtnat, i propaganduem bujshëm prej nji anti-kishe antikatolike, që mshehet mbas emnit të mirë dhe disa aparencave pseudo-devocjonale të Kishës Katolike, por që asht produkt i veprimtarisë kriminele të judeo-masonerisë dhe të tradhtarve të Kishës, që mshehen si mijtë në institucjonet e Kishës Katolike, realizim praktik i « Alta Vendita-s » të Karbonarve, që tash disa dekada eklipson Kishen e vërtetë Katolike Romake të JEZU-KRISHTIT. Në mnyrë analoge, pseudo-devocjoni satanik i « Mshirës hyjnore » të motrës Faustina, aprovue prej çifutit komunist, ipeshkvit apostat Karol Wojtila Katz, i njoftun si « Papa Gjon Pali II », eklipson devocjon shejt e tradicjonal të Zemrës Shejte të Zotit tonë JEZU-KRISHTIT, mbështetun mbi Revelacjonin hyjnuer t'krishtenë dhe mbi aparicjonet autentike të shejtes franceze Marie-Marguerite Alacoque, zyrtarisht t'aprovueme prej Selisë-Shejte.

Mos harroni :

« Ashtu sikurse trupi pa shpirt asht i vdekun, ashtu edhe besimi, pa vepra, asht i vdekun. » (sh'Jaku 2, 14-26)

Kujtesë :

Eklipsi i Kishës së vërtetë

« Qysh prej 60 vitesh, na kena përjetue eklipsin e Kishës së vërtetë (Katolike Romake) prej nji anti-kishe, e cila progresivisht ka uzurpue emnin e saj, ka pushtue Kurinë romake me dikasteret e saja, dioqezat dhe famullitë, seminaret dhe universitetet, kuvendet dhe monasteret. Anti-kisha ka uzurpue autoritetin e Kishës Katolike Romake dhe ministrat e anti-kishës veshin petkat e shejta të Kishës së vërtetë ; kjo anti-kishë shfrytzon prestigjin dhe fuqinë e Kishës Katolike Romake të JEZU-KRISHTIT për me i grabitë pasunitë, të mirat dhe financat e Kishës së vërtetë.

« Ashtu si në natyrë, ky eklips nuk ndodh menjiherë : eklipsi kalon prej dritës në errsinë kur nji trup qielluer vendoset midis diellit dhe nesh. Bahet fjalë për nji proçes relativisht të ngadaltë por të pandalshëm, në të cilin hana e anti-kishës ndjek orbiten e saj, derisa të dalë para diellit, tuej krijue kshtu nji kon hijet që projektohet mbi tokë. Aktualisht, na ndodhena në kyt kon hijet doktrinal, moral, liturgjik e disiplinuer. Nuk asht endè eklipsi total që do t'a shohim në fundin e botës, nën mbretninë e anti-krishtit, por asht nji eklips i pjesshëm, i cili na len të shohim kunorën e ndritshme të diellit që rrethon diskun e zi të hanës.

« Proçesi që ka çue në eklipsin aktual të Kishës Katolike Romake ka fillue pa dyshim me herezinë e modernizmit. Anti-kisha ka ndjekë orbiten e saj pavarsisht dënimeve solemne të Magjisterit, që në kyt periudhë shkëlqente me driten e së vërtetës. Por me Konçilin e II të Vatikanit, errsina e ktij entiteti të rrejshëm (i ksaj anti-kishë) ra mbi Kishen Katolike. Në fillim, anti-kisha errsonte vetëm nji pjesë të vogël, por në vijim errsina u zgjerue gradualisht. Kushdo që n'at kohë tregonte vendodhjen e diellit, tuej konkludue me siguri se hana e kishte eklipse, akuzohej si “profet i katastrofave” (term i përdorun prej antipapës Gjoni XXIII-Ronkalli)
, me format e saja të fanatizmit, të egzagjerimit, që rrjedhin prej injorancës dhe paragjykimeve. Rasti i imzot Marcel Lefebvre dhe i disa prelatve të tjerë konfirmon, n'nji anë, largpamsinë e ktyne barijve, dhe nga ana tjetër, reagimin e çrregullt të anmiqve të tyne, të cilët prej frigës se hupjes së pushtetit, përdorën tanë autoritetin e tyne për me mohue provat dhe ruejtën të mshehuna qëllimet e tyne të vërteta.

« Për me vazhdue ma tej analogjinë, mundena me thanë se në Qiellin e Fesë, nji eklips asht nji fenomen i rrallë dhe i jashtzakonshëm.
Por mohimi i përhapjes së errsinës gjatë eklipsit, vetëm pse kjo nuk ndodh në nji situatë të zakonshme, nuk asht nji tregues i besimit në pashkatrrueshmëninë e Kishës, por përkundrazi asht ose nji refuzim kryefort i realitetit ose nji mungesë Fejet. Shejtja Kishë Katolike Romake, simbas premtimeve të JEZU-KRISHTIT, nuk do të sundohet kurrë prej dyerve të Ferrit, por kjo nuk don me thanë se Ajo nuk do të jetë, ose nuk asht tashma, e eklipsueme prej imitimit të saj diabolik, prej ksaj hane që jo rastsisht e shohim nën kambët e Grues së Apokalpsit : “Nji vizion i mahnitshëm u duk në Qiell : nji Grue e mbështjellun me diell, me hanën nën kambët e saja dhe mbi krye një kunorë me dymbëdhetë yje” (Apokalipsi 12, 1).

« Hana gjindet nën kambët e Grues që ndodhet mbi çdo lloj ndryshimi, mbi çdo lloj korrupsioni toksuer, mbi çdo ligj të destinës dhe të mbretnisë së shpirtit (djallzuer) të ksaj bote. Kjo për arsye sepse Grueja në fjalë, që asht nji figurë njikohsisht e tejet Shejtes Virgjinës MARI dhe e Kishës Katolike Romake, asht “amicta sole”, e mbështjellun me Diellin e Drejtsisë, që asht JEZU-KRISHTI, “e lirë nga çdo fuqi demoniake, sepse ajo merr pjesë në misterin e pandryshueshmën
isë të JEZU-KRISHTIT” (shen Ambrozi)... Asht evident fakti se nuk munden me egzistue dy Kisha të JEZU-KRISHTIT, që do të ishte e pamujtun, blasfemuese dhe heretike. Kisha e vetme e vërtetë e JEZU-KRISHTIT nuk ka dështue në misionin e saj, për me u korruptue në nji sekt. Kisha e JEZU-KRISHTIT nuk ka kurrëfarë lidhjet me ata, të cilët tash 60 vjet kanë ekzekutue nji plan për me e pushtue até. Mbivendsja (eklipsi) midis Hierarkisë së Kishës Katolike Romake dhe anti-kishës (konçiljare) nuk asht nji fakt teologjik, por nji realitet historik...» (Atë Carlo Maria Viganò, ''ish-nunc apostolik'' dhe ish-antar i shërbimit sekret të Vatikanit, sod i mshehun “në ilegalitet” )

Mjerisht, Monsinjor Lefebvre nuk guxoi me demaskue publikisht anti-kishen pushtuese, nuk guxoi me ia çjerrë masken zyrtarisht, për me u diftue tanvet ftyren djallzuere të judeo-masoneris
ë, që ka krijue dhe manovron kyt anti-kishë, por ka njoftë, s'pakut publikisht, autoritetin e saj të rremë, si autoritetin e Kishës Katolike. Sidokjoft, në rrethe të ngushta e private por jo publike Monsinjor Lefebvre ka deklarue haptazi se nji lozh masonik drejton Vatikanin (Prej nji konferencë para seminaristave, Qershuer 1978), apo se po shofim realizimin praktik në Vatikan të Alta Vendita-s dhe përmbushjen profetike të profecive të Zojs Bekueme në Saletë dhe të egzorçizmit të Papës Leonit XIII (Prej letrës shkrue gazetarit francez Jean Madiran, Kallnduer 1986). Dobsi njerzuere e prelatit francez ? Mungesë guximit ? Pa dyshim, ashtu si konfirmon vetë dokumenti masonik mbi dënimin me vdekje të zbuluesit të sekretit të Alta Vendita-s, masonerija që sundon sod botën nuk do të kishte hezitue dhe nuk do të hezitojë me ba përpjekjet e nevojshme, për me eliminue jo vetëm Monsinjor Lefebvre por cilindo autoritar, natyrisht n'kjoft se kjo lejohet prej Zotit, që do t'guxonte me zbulue publikisht dokumentin sekret të
« Alta Vendita-s », pra sekretin e përgaditun shekuj ma parë të instalimit në Vatikan të nji apo disa antipapve, që në opinionin publik duhet të njihen si Papë të Kishës Katolike, por që në të vërtetë janë vetëm anti-papë ; kta pseudo-pontifë romakë, simbas dokumentit sekret të « Alta Venditas », duhet të krijojnë dhe drejtojnë nji anti-kishë, antikatolike por me aparenca të ngjashme me Kishen Katolike (kujtoni se djalli quhet prej Tertulianit si « majmuni i Zotit »), e cila gradualisht do të bahet kisha humanitare apostate botnuere e Urdhnit të Ri Botnuer judeo-masonik (Novus Ordo Seclorum), ashtu siç asht shtypë tash dekada mbi kartmonedhen nji-dollarshe amerikane.

« Ne druejmë se rezultati i ktij konfuzioni në punë, përfituesi i ktij aktiviteti social kozmopolit, mund të jetë vetëm nji demokraci, që nuk ka me kênë as katolike, as protestante e as çifute, nji fé (ashtu si thojnë edhe vetë drejtuesit e lëvizjes së Sionit) mâ universale se Kisha Katolike, që ka me mbledhë tanë njerzit, të bamë s'fundit vllazen e shokë proletarë, në "mbretninë e zotit". Nuk punohet mâ për Kishen Katolike, por për humanizmin.

« E tashti, të depertuem prej trishtimit mâ të madh, e pvesim vedin se ku përfundoi katoliçizmi i ditëve të para të lëvizjes së Sionit ? Mjerisht, kjo lëvizje dikur aq katolike, âsht xanë peng, në rrugen e saj, prej anmiqve modernë të Kishës Katolike dhe âsht kthye tashma në nji instrument të mjerë të lëvizjes së madhe apostate, e cilla âsht e organizueme në të tana vendet për themelimin e nji Kishe universale që nuk ka me pasë as dogma, as hierarki, as rregull për shpirtin e as frê për pasionet, e cilla nën pretekstin e lirisë dhe dinjitetit njerzuer, planifikon me vendosë në botë, n'kjoft se do të triumfote, mbretninë zyrtare të dredhisë, të forcës, të shtypjes së t'dobtëve dhe të atyne që vuejnë dhe punojnë. Na i njofim mâ mirë sa s'bahet ofiçinat [logjet judeo-masonike]
ku përpunohen kto doktrina perverse, të cillat nuk kanë me mujtë me mashtrue shpirtnat largpamës. » (Papa sh'Piu X, "Letra mbi Sionin", 31 Gusht 1910)

Paragrafi profetik i shkëputun prej Egzorçizmit të Papës, çuditnisht i zhdukun prej botimeve të tjera vatikanase mbas vjetit 1903, profetizon nji kohë t'ardhme kur froni i nji anti-pape ose disa anti-papve do t'vendoset bash në Vatikan, aty ku normalisht asht Froni shêjt i shën Pjetrit. Qé paragrafi n'fjalë :

« Ecclesiam, Agni immaculati sponsam, vaferrimi hostes repleverunt amaritudinibus,
inebriarunt absinthio ; ad omnia desiderabilia ejus, impias miserunt manus. Ubi sedes beatissimi Petri et Cathedra veritatis ad lucem gentium constituta est, ibi thronum posuerunt abominationis impietatis suæ ; ut percusso pastore, et gregem disperdere valeant. Adesto, itaque, Dux invictissime, populo Dei contra irrumpentes spiritales nequitias, et fac victoriam. »

« Anmiq shumë tinzàrë dhe t'pafé kanë mbushë me idhnim Kishen Katolike, Nusen e Qingjit t'papërlyem... dhe kanë vue duert e tyne mbi gjithçka që ajo ka mâ t'shêjtë. Aty ku Froni i sh'Pjetrit dhe i s'vërtetës kjé krijue si nji dritë për kombet, njatý kta anmiq kanë vue fronin e tyne të neverisë dhe t'mosbesimit, në mnyrë që mbasi t'i bien Bariut [Papës], t'munden me shpërndâ grégjen [besimtarët]. O shêjti Mikael, Gjeneral i pamposhtun, ejani, pra, në ndihmë të popullit të Zotit kundër sulmeve të shpirtnave të kqinj e nepja fitoren dhe triumfin. » (Paragrafi i zhdukun prej egzorçizmit të Papës Leoni XIII, 13 Tetuer 1884).

Dokumenti Sekret i « Alta Vendita-s »

Qysh kur kena vendosë me kênë si nji trup i vetëm veprimit, dhe qysh kur ky urdhën ka fillue me mbretnue në logjen mâ të largët ashtû si edhe në até mâ të afërt me qendrën e veprimit, egziston nji ide me të cillën janë marrë shumë ata njerëz që aspirojnë në nji rigjenerím universal. Kjo idé âsht çlirimi i Italisë, prej të cillës nji ditë ka me ardhë edhe çlirimi i tanë botës , republika universale dhe harmonia e njerzimit. Kjo ide nuk âsht kuptue endè prej vllâzënve tonë përtej Alpeve. Ata besojnë se Italia revolucjonare mundet me konspirue vetëm në hije, me therë ndonji xhandar apo tradhtar, dhe me durue qetsisht zgjêdhen e ngjarjeve që ndodhin jashtë Italisë, përtej Alpeve [në Francë] por pa ndërhymjen e Italisë. Ky gabim ka kênë fatal për ne në disa raste. Nuk âsht e nevojshme me e luftue me fjalë propaganduese por duhet me e vra me fakte. Prandej, në mesin e nevojave previlegjuese që agjitojnë mendjet e logjeve tona mâ të fuqishme, âsht nji nevojë të cillen nuk duhet me e harrue kurrë.

Papati, gjatë tana kohnave, ka ushtrue nji veprimtari vendimtare mbi çâshtjet e Italisë. Nëpermjet duerve, fjalve, pendave dhe zemrave të panumërta të ipeshkëve, meshtarve, murgjënve, murgeshave dhe besimtarve prej tana rangjeve shoqnuere, Papati gjen devoçmëni të pafundme gadi për flijim, e biles me entuziazëm. Gjithkund, kurdoherë që i thrret ata, Papati ka miq gadi me dekë dhe gadi me hupë gjithshka për çâshtjen e tij. Kjo âsht nji fuqi e pamasë të cilën vetëm Papët kanë mujtë me e vlersue deri në maksimumin e saj, megjithse ata e kanë përdorë até vetëm deri në nji farë shkallet. Sot për sot, as që bahet fjalë me e përdorë kyt fuqi për interesat tona, prestigji i të cilës âsht dobsue për momentin. Qëllimi jonë final âsht ai i Volterit dhe i Revolucionit Francez : shkatrrimi përgjithmonë i Katoliçizmit dhe bilës i idesë kristiane, e cila po të lêhet e gjallë mbi rrënojat e Romës ka me ringjallë Krishtënimin mâ vonë. Por për me mbrritë mâ me siguri kyt qëllim ... nuk duhet ti kushtojmë vëmendjen francezve mendjemëdhênj, gjermanve të depresionuem dhe anglezve melankolikë të cillët të tanë imagjinojnë se munden me vra Katoliçizmin tashti me nji kangë imorale, mandej me nji përfundim ilogjik dhe, n'nji kohë tjetër, me nji sarkazëm të infiltrueme si kontrabanda e pambukut të Anglisë. Katoliçizmi ka nji jetë mâ rezistente. Shpesh ai ka kalue kundërshtarët mâ të paepun dhe mâ të tmerrshëm dhe ka pasë knaqsinë djallzore (sic) me hjedhë ujë të bekuem mbi vorret e mâ të tërbuemve. T'i lejojmë atherë vllâznit tonë të ktyne vendeve me hjekë dorë prej zellit të tyne anti-katolik steril e të papërmbajtun.

Tash 17 shekuj, Papati ka kênë i pandamë prej historisë së Italisë. Italia nuk mundet me marrë frymë e as me lëvizë pa lejen e Bariut Suprem. Me Papatin ajo ka 100 armët e Briareus-it [“hyjni”pagane]
kurse pa té, ajo âsht e dënueme me nji pafuqi për tu mëshirue. Ajo duhet veçse me nxitë ndamjet, shpërthimin e urrejtjeve dhe zbulimin e anmiqsive prej vargmalit mâ të naltë të Alpeve te ai mâ i ulti i Apenineve. Ne nuk mund ta dishirojmë nji gjendje të tillë, prandej âsht e nevojshme me gjetë nji zgjidhje për kyt situatë. Dhe zgjidhja âsht gjetë. Papa, kushdo kjoft ai, nuk ka me ardhë kurrë te shoqnitë sekrete. Duhet që shoqnitë sekrete të shkojnë të parat te Kisha Katolike me qëllim me mposhtë até bashkë me Papen.

Puna që kena ndërmarrë nuk âsht puna e nji dite, as e nji muejit e as e nji vjetit. Ajo mund të zgjasin disa vjetë, ndoshta nji shekull, por në rradhët tona luftëtari vdes por lufta vazhdon.

Nuk kena qëllim me i bâ Papët për vedi, neofitë dhe propagandues të parimeve e ideve tona. Kjo do të ishte nji ândërr qesharake, sidoqë të silleshin ngjarjet. N'kjoft se kardinajt apo prelatët, me vullnet ose jo, do të hyjshin, për shembull, në nji pjesë të sekreteve tona, kjo nuk do të ishte arsyeja me dishirue ngritjen e tyne në Selinë e Shêjtë. Ajo ngritje do të na shkatrronte. Vetëm ambicia do ti shtynte ata me na tradhtue; nevojat për pushtet do ti detyrojshin ata me na sakrifikue. Ajo që na duhet me lypë, kërkue dhe shpresue, si çifutnit që priten Mesinë, âsht nji Papë simbas dishirave tona. Aleksandri VI, megjithë krimet e tija personale (sic) nuk do të na përshtatej sepse ai nuk gaboi kurrë në çâshtjet fetare. Klementi XIV, përkundrazi, do të na përshtatej prej kresë te kâmbët; megjithaté, ai i besoi krejtsisht ministrave të Burbonve dhe i toleroi të pafetë, gjâ që e bane até nji Papë vërtetë të madh. Prandej na duhet me gjetë nji tjetër, që ti përshtatet planeve tona dhe kshtû na do të marshojmë mâ me siguri drejt sulmit kundër Kishës sesa tuej përdorë pamfletet e vllâzënve tonë në Francë apo arin e Anglisë. A doni me e dijtë arsyen ? Tuej veprue si thashë mâ nâltë, nuk kena me pasë mâ nevojë për ufullen e Hanibalit [helmimin], barutin e topave e, biles, as për armët tona. Na do të kena gishtin e vogël të pasardhsit të sh'Pjetrit të përfshimë në konspiracjon dhe ai gisht i vogël ka mâ vlerë për kryqzaten tonë sesa tanë Inoçentët, Urbanët dhe sh'Bernardët e Krishtênimit. [Në të vërtetë "Papa"i Karbonarëve, do të ishte nji anti-pape dhe jo pasardhsi i sh'Pjetrit, i cili nuk mundet me gabue në çâshtjet që lidhen me Fenë dhe moralin]

Na nuk dyshojmë se kena me i kunorzue me sukses të tana përpjekjet tona; Por kur ? Në çfarë mnyret ? E panjoftuna nuk e ka manifestue vedin endé. Megjithaté, mekênse asgja nuk duhet me na shmangë prej planit tonë dhe se çdo gjâ duhet ti shërbejë përmbushjes së tij, na dishirojmë që në kyt udhëzim, i cilli duhet të qindrojë sekret për karbonarët e thjeshtë, ti napim kshilla antarve të Logjës Supreme me të cilat ata duhen me ndriçue të gjithë vllâznit në formen e udhëzimit ose memorandumit. Asht shumë e rândsishme mos me thanë kurrë se kto urdhna kanë dalë prej Alta Vendita-s...

Shumë pak mund të mbrrihet me ato kardinaj ose prelatë të vjetër karakteri i të cillve âsht shumë i vendosun, prandej âsht e nevojshme me i lanë ashtû si e kena gjetë, të pakorrigjueshëm
, në shkollen e Konsalvit, dhe me nxjerrë prej depove tona, të njohuna ose të panjohuna, armët që do ta bajnë të dobishme ose qesharake fuqinë në duert e tyne. Nji fjalë që dikush mund të shpikë me mjeshtri dhe me talent mundet me u shpërnda ndërmjet disa familjeve të zgjedhuna e të ndershme, dhe përmes tyne, në kafené dhe rrugë; nji fjalë nganjiherë mundet me mbytë nji njiri. N'kjoft se nji prelat vjen në Romë, prej krahinave të thella, me ushtrue nji profesion, njifni s'parit karakterin e tij, të kaluemen e tij, cilësitë dhe mbi të tana të metat e tija. N'kjoft se qysh përpara ai âsht nji anmik i deklaruem, nji Albani, nji Pallotta, nji Bernetti, nji Delia Genga, nji Riverola, rrethojeni me të tana kurthet që keni në dispozicion; krijojani nji prej atyne reputacioneve që të trembin fmijt e vegjël dhe plakat; paraqiteni mizor dhe gjakatar; numëroni ndonji shembull të mizorisë së tij që të ngulet lehtë në mendjet e njerzve. Kur gazetat e hueja kan me i marrë prej nesh kto ngjarje, për me i zbukurue mandej edhe mâ shumë, sepse padyshim ata respektojnë të vërteten, ata kanë me publikue nëpermjet ndonji idioti të respektueshëm emnat dhe abuzimet e personave në fjalë. Si Anglisë dhe Francës, edhe Italisë nuk i mungojnë pendat e shkathta të cilat kanë me ditë si me u sjellë me kto rrêna aq të dobishme për çâshtjen tonë të mirë. Kur të shohin në gazetë emnin e delegatit ose gjykatsit të tij, megjithse nuk e kupton gjuhen e saj, populli nuk ka me pasë nevojë për prova tjera. Ai âsht në fmininë e liberalizmit dhe beson në liberalë, ashtu si ma vonë ka me besue te na, pa e ditë fort arsyen.

Shtypeni anmikun kushdo kjoft ai; shtypini të fuqishmit me anen e rrênave dhe shpifjeve e sidomos shtypeni qysh në vezë. Ju duhet me shkue te rinia të cilën duhet ta joshni dhe ta tërhjekni nën flamurin e shoqnive sekrete. Për me përparue hap mbas hapi në kyt rrugë të rrezikshme, në nji mnyrë të llogaritun por të sigurtë, janë dy gjâna primare që duhen pasë parasysh : Ju duhet të dukeni të thjeshtë si pllumbat por të kujdeshëm si gjarpni. Etnit, bijtë e biles vetë gratë tueja nuk duhen të dijnë kurrë sekretin që mbartni në gjí. N'kjoft se dishironi, për me rrêjtë mâ mirë synin inkuizitor e kureshtar, shkoni në rrëfim por mbani heshtjen mâ absolute mbi kto gjâna. Ju e dini se zbulimi mâ i vogël, e dhana mâ e vogël, me dashje ose pa dashje, që mund t'ju rrëshqasin në rrëfim apo diku tjetër ka me prue gjâmen mâ të madhe dhe vendimin me vdekje për zbuluesin.

Atherë, për me pasë nji Papë në mnyren që na dishirojmë, âsht e nevojshme me përgaditë për at Papë nji brez të dênjë për mbretninë mbi të cilen ândrrojmë. Mos u merrni me pleqtë e të pjekunit por shkoni te rinia e n'kjoft se âsht e mujtun edhe te fmijtë. Kurrë mos flitni në prezencen e tyne ndonji fjalë blasfemuese ose imorale. Maxima debetur puero reverentia. Kurrë mos i harroni kto fjalë të poetit sepse kanë me ju ruejtë kundër shfrenimeve të cilat duhet me i kontrollue me çdo kusht për të miren e çâshtjes sonë. Me qëllim me vjelë fryte në çdo familje dhe me u pranue në votrat shpiake ju duhet me e paraqitë vedin si nji njiri serioz dhe i moralshëm. Kur t'krijoni emnin e mirë në kolegje, gjimnaze, universitete dhe seminare, mbasi të keni fitue besimin e profesorave dhe studentave, filloni me veprue tuej tërhjekë në bisedat tueja veçanarisht klerikët. Mbushni shpirtnat e tyne me madhshtinë e Romës së lashtë papale. N'fundin e zemrës italiane egziston gjithmonë keqardhja për Romen republikane. Nxitni e ndezni kto natyra të mbushuna me zell e zjerm patriotik. Ofrojini në fillim, mshehtazi, libra të padâmshëm dhe poezi ku shkëlqen fryma kombtare. Ma vonë, pak kah pak, keni me i prue dishepujt tuej në temperaturen e gatimit të dishiruem...

Ngjarjet, të cilat simbas opinionit tonë, po përparojnë shumë shpejt, mbas pak muejsh kanë me prue detyrimisht nji ndërhymje të Austrisë. Ka prej atyne idiotve që, në papjekuninë e tyne, knaqen tuej shtye të tjerët në mes të rreziqeve; por ka edhe prej atyne idiotve që marrin me vedi në kto rreziqe edhe njerëz të meçëm. Revolucioni që ata po përgadisin në Itali ka me përfundue vetëm me gjâma e persekucione. Asgja nuk âsht pjekë, as njerzit e as situatat dhe kjo gjendje ka me vazhdue prapë për nji kohë të gjatë. Por prej ktyne të kqijave ju mundeni gjithmonë me nxjerrë nji tel të ri për me e dridhë në zemrat e klerikve të rinj. Kjo âsht urrejtja e të huejit. Bani që gjermanët të duken qesharakë dhe të urryeshëm... Në idenë e supremacisë pontifikale, përzini gjithmonë kujtimet e vjetra të luftnave të priftnijve dhe të perandorisë. Zgjoni zjermin e fikun të pasioneve mes Gelfëve dhe Gibelinve dhe kshtû do të krijoni reputacionin si katolikë të mirë dhe patriotë të devoçëm.

Ky reputacion ka me i hapë rrugen doktrinave tona me u futë në gjinin e klerit të ri e biles deri në thellsitë e kuvendeve. Në pak vite, kleri i ri, prej vetë rrjedhës së ngjarjeve, ka me xanë të tana postet; ai ka me qeverisë, administrue dhe gjykue dhe ka me krijue kshillin e Sovranit; ky kler ka me u thirrë me zgjedhë Pontifin që do të mbretnojë dhe ai Pontif, si pjesa mâ e madhe e bashkëkohësve të tij, detyrimisht do të mbushet me parimet humanitare e italiane të cilat jena tuej i hjedhë në qarkullim. Asht nji kokërr e vogël e mustardës që po e mbjellim në tokë por dielli i drejtsisë ka me e rritë até për me u bâ nji fuqi të madhe dhe keni me pa nji ditë çfarë korrjet të madhe ka me prodhue ajo kokërr e vogël.

Në rrugen që na po projektojmë për vllâznit tonë gjinden pengesa të mëdhaja me u kapërcye, vështirsi të ndryshme me u kalue të cilat kanë me u mposhtë në sajë të eksperiencës dhe mendjehollsisë;
por fundi âsht i mrekullueshëm; e me e mbrritë até ia vlen me i çue të tana velat. Ju dishironi me revolucionarizue Italinë ? Synoni Papen, portretin e të cilit bame mâ nalt! Ju doni me vendosë mbretninë e të zgjedhunve mbi fronin e prostitutës së Babilonisë ? Bani që kleri të ecin mbas flamurit tuej tuej kujtue gjithmonë se âsht tuej ecë mbas flamurit të Çilcave Apostolikë! Hjedhni rrjetat si Simon Bar Jona! Hjedhini në thellsitë e sakristive, seminareve e kuvendeve, në vend që me i hjedhë në thellsitë e detit, dhe n'kjoft se nuk keni me përshpejtue asnjisend, keni me kapë nji sasi peshqish n'nji mnyrë mâ të mrekullueshme se ai! Peshkatari i peshqve ka me u ba peshkatar njerzish dhe kshtû keni me çue po aq miq tuej rreth Selisë Apostolike. Ju keni me xanë nji revolucion në tiarë dhe mantel, që marshon me kryq dhe flamur, nji revolucion që duhet veç me e nxitë pak dhe ai ka me ndezë flakë tanë globin.

Çdo akt i jetës tuej ti kushtohet pra gjetjes së Gurit të Filozofit. Alkimistat e Mesjetës hupen kohen dhe arin e viktimave të tyne në realizimin e ksaj ândrre. Andrra e shoqnive sekrete ka me u ba realitet për arsyen mâ të thjeshtë sepse ajo bazohet në pasionet e njirit. Mos të dekurajohena atherë prej ndonji ndaljet, kthimit mbrapa apo humbjet. Të përgadisim armët tona në heshtjen e logjeve, të nxjerrim municionet, të lëvdojmë tana pasionet, prej mâ të kqijave te mâ bujaret, dhe gjithshka na shtyn me mendue se planet tona nji ditë do të kenë sukses përtej llogaritjeve tona mâ të paparashikueshm
e.

Bibliografi :

- Monsignor George Dillon DD, "The War of Antichrist with the Church and Christian Civilization", 1885.
- Monsinjor Henri Delassus, "Çâshtja çifute", 1911

Po përfundoj tuej u ba thirrje katolikve vullnetmirë që mos të hupin kohen e çmueshme që Zoti u ka falë për me mbrritë shelbimin në institucionet e kishave dioqezane t'pushtueme, të profanueme e t'eklipsueme prej anti-kishës antikatolike të Vatikanit II, instalue n'Vatikan e dioqeza prej masonerisë, ashtu si shumë prej jush po e kuptojnë kyt konspiracjon diabolik për ditë e ma shumë, sepse asgja sekrete nuk mundet me qëndrue e tillë përgjithmonë ; por me ndihmen e KRISHTIT Zot e ndërmjtesinë e Zojs Bekueme, Nanës së Kshillit të Mirë, ndiqni dhe ndihmoni hierarkinë e vërtetë tradicionale katolike të ipeshkvijve e meshtarve katolikë, besnik ndaj Unjillit shejt dhe Traditës Shejte Apostolike, asistoni në Meshët e tyne vërtetë katolike tridentine, frekuentoni Sakramendet e vërteta tradicionale katolike, simbas urdhnesave të Selisë-Shejte në Konçilin e Trentës, që kanë fuqi egzekutuese deri në fundin e botës, për ma të madhen lavdi të Zotit, të Kishës Shejte Katolike Romake dhe për shelbimin e shpirtnave tuej !

Si inkurajim :

Prej nji letre të shën Athanasit, nji prej katër etënve të kishës bizantine, shkrue besimtarve t'vet n'kohen e herezisë ariane, kur vendet e kultit katolik gjindeshin si sod të pushtueme prej heretikve :

« Zoti ju ngushllofte !... Ajo çka ju trishton edhe jue asht fakti se të tjerët kanë pushtue kishat, me anen e dhunës, ndërkohë që ju jeni jashtë tyne. Asht fakt se ata kanë ndërtesat por ju keni Fene Apostolike. Ata munden me pushtue kishat tona, por ata janë jashtë Fesë së vërtetë Katolike. Arsyetoni : çka asht ma e randsishme, vendi apo Feja ? Feja e vërtetë, natyrisht. Në kyt luftë, kush ka hupë, kush ka fitue, aj që zotnon vendin apo aj që ruen Fenë ? Vendi, vërtetë asht i mirë kur aty predikohet Feja apotolike dhe asht shejt n'kjoft se gjithçka aty bahet shejtnisht... Ju jeni t'lumët, ju që rrini në Kishë nëpërmjet Fesë, ju që mbroni me guxim themelet e Fesë që keni trashigue prej Traditës Apostolike, dhe n'kjoft se, disa herë, nji xhelozi e tërbueme ka dashtë me i rrxue kto themele, ajo nuk ia ka mbrritë qëllimit : flas për ata që janë nda prej ktyne themeleve në kohen e krizës aktuale. Kërkush, kurrë, nuk ka me triumfue kundër Fesë tonë, vllaznit e mij të dashtun. Dhe na besojmë se Hyji ka me na i kthye nji ditë kishat tona. Kshtu pra, sa ma tepër që ata përpiqen me na i pushtue vendet e kultit, aq ma tepër ata ndahen prej Kishës Katolike. Ata pretendojnë se përfaqsojnë Kishen Katolike, por, në të vërtetë, vetë ata e përjashtojne vedin prej Kishës Katolike dhe ecin drejt mallkimit. Katolikët besnik ndaj Zotit dhe Tradites Shejte Katolike, edhe sikur t'jenë reduktue në nji grusht njerzish, bash ata janë Kisha e vërtetë e JEZU-KRISHTIT. » (Coll. Selecta SS. Eccl. Patrum, Caillau et Guillou, vol. 32, pp. 411-412)