giovedì, settembre 04, 2025

 

MAGJISTERI I ZAKONSHEM UNIVERSAL
DHE KOMPLOTI KUNDER KISHES KATOLIKE ROMAKE

 

Infiltrimi anmik

 

       Asht e vërtetë, nga pikpamja fetare flas, se jetojmë në nji konfuzjon të madh idesh, mendimesh, opinionesh nga ma të ndryshmet, ku sejcili pretendon se zotnon të vërteten dhe kesisoj perbuz t’afermin që s’ka kuptue asgja. Kriza aktuale e Kishës, kryesisht si rezultat i apostazisë në masë të klerit dhe besimtarve të saj, në kto dekadat e fundit postkonçiljare, ka prue me vedi edhe nji krizë intelektuale e morale, që ndjek nga afër hupjen e Fesë. Vizionarja e Fatimas e pat profetizue me dy fjalë situaten kritike të ditve të sotçme : dezorientim diabolik. Bahet fjalë pra për nji vërbim shpirtnuer t’mbinatyrshëm, pothuejse global, ku merret e bardha për të zezë dhe anasjelltas. E të verbtit janë përherë e ma shumë arrogantë, mendjemëdhaj, t’pafé, imoral e tallës. Po më kujtohet nji pasazh prej librit të Gjenezës, kapitulli 19, kur popullsija arrogante, pa fé e pa moral, e sodomit, u godit me verbim prej dy engjëjve të Zotit. Nuk dishiroj me ba krahasim, por sa ma shumë që shof gjeneraten e sotme, aq ma shumë me bjen ndër mend kapitulli 19 i Gjenezës. 

      Si me veprue atherë, o vllazën ? Cila asht zgjidhja ? Vetem JEZU-KRISHTI Zoti jonë asht e vetmja përgjigje; Vetem Drita e Tij hyjnuere asht e vetmja zgjidhje e problemeve dhe sprovave që po kalojmë, solucjoni i anarkisë fetare, intelektuale, nacionale, familjare e personale. Dhe kyt Dritë t’mbinatyrshme e gjejmë në Zbulimin hyjnuer që Biri unik i Hyjit, n’Dashtninë e Tij pa kufi për njerzimin mkatnuer, ka denjue me ia afrue syve t’intelektit tonë t’errsuem, të lodhun dhe të fjetun. Kjo Dritë asht thesari i paçmueshëm i Magjisterit hyjnuer, gjithmonë i disponueshëm për vullnetmirët që kërkojnë të Vërteten, që Kisha Romake ka marrë trashigimi prej Shelbuesit të njerzimit, për me e ruejtë me besnikni dhe për me e interpretue me pagabueshmëni, në çdo kohë e në çdo vend, pavarsisht barbarve dinakë, që kanë pushtue tash vite me rradhë Vatikanin dhe dioqezat, tue vue duert e tyne profane e kriminele pothuejse mbi gjithçka të shejte në kto vende, dikur bastione të Fesë dhe civilizimit t’krishtenë, e sod çerdhe hajdutësh e maskarejsh, por ku nuk mungojnë, lutem e shpresoj, as shpirtnat vullnetmirë, dhe asht për ta që shkruej e lutem veçanarisht. Nana e Kshillit të Mirë i ndriçoft me njoftë integralisht t’Vërteten Katolike dhe me e praktikue po integralisht, për nderin dhe lavdinë e EMNIT tejet shejt të Hyjit e Zotit tonë JEZU-KRISHTIT dhe për shelbimin e shpirtnave. Drita e Fesë  hyjnuere Katolike i ndriçoft me i braktisë kto vende dikur shejte e katolike, por tashma t’profanueme dhe t’braktisuna prej vetë Zotit, mbasi anmiqtë e infiltruem po i kthejnë ato gradualisht në bulevarde t’kishës së ardhshme humanitare të urdhnit të ri botnuer satanik, që sinagoga e satanit dhe elitat modialiste po përgadisin. Braktisja e ktyne vendeve nuk asht braktisja e Kishës Katolike, Zoti na  ruejtë !!!, sepse kto vende, kto ndërtesa, nuk strehojnë ma as Magjisterin hyjnuer të Kishës Katolike e as Prezencen reale sakramentale të Zotit tonë JEZU-KRISHTIT, kryesisht për arsye të doktrinës antikatolike e apostate të pseudo-konçilit të II të Vatikanit dhe riteve t’pavlefshëm te Sakramendeve, tue përjashtue Pagzimin dhe Martesen, në ato dioqeza ende t’pakorruptueme totalisht prej okupatorve modernistë-apostatë. 

 Lexoni ma poshtë si i shkruente besimtarve të tij shën Athanasi, nji prej katër Etënve të kishës katolike të Lindjes, tue demaskue infiltrimin arian-heretik në kishat katolike : 

« Zoti ju ngushlloftë !... Ajo çka ju trishton edhe jue asht fakti se t'tjerët kanë pushtue kishat, me anen e dhunës, ndërkohë që ju jeni jashtë tyne. Asht fakt se ata kanë lokalet (ndërtesat) por ju keni Fenë Apostolike. Ata munden me pushtue kishat tona, por ata janë jashtë Fesë së vërtetë Katolike. Arsyetoni : çka asht ma e randsishme, vendi apo Feja ? Feja e vërtetë, natyrisht. N'kyt luftë, kush ka hupë, kush ka fitue, aj që zotnon vendin apo aj që ruen Fenë ? Vendi, asht e vërtetë, asht i mirë kur aty predikohet Feja Apotolike dhe asht shêjt n'kjoft se gjithshka aty bahet shêjtnisht... Ju jeni t'lumët, ju që rrini n'Kishë nëpërmjet Fesë Katolike, ju që mbroni me guxim themelet e Fesë Katolike që keni trashigue prej Traditës Apostolike dhe n'kjoft se, disa herë, nji xhelozi e tërbueme ka dashtë me i rrxue kto themele, ajo nuk ia ka mbrritë qëllimit : flas për ata që janë ndâ prej ktyne themeleve në kohen e krizës aktuale. Kërkush, kurrë, nuk ka me triumfue kunder Fesë tonë, vllâznit e mij të dashtun. Dhe na besojmë se Hyji ka me na i kthye nji ditë kishat (ndërtesat) tona. Kshtu pra, sa ma tepër që ata përpiqen me na i xanë vendet e kultit, aq ma tepër ata ndahen prej Kishes Katolike. Ata pretendojne se përfaqsojnë Kishen Katolike, por, në të vërtetë, vetë ata po e përjashtojne vedin prej Kishes Katolike dhe po ecin drejt mallkimit. Katolikët besnikë ndaj Zotit dhe Traditës shejte Katolike, edhe sikur t'jenë reduktue në nji grusht njerzish, bash ata janë Kisha e vërtetë e JEZU-KRISHTIT. » (Prej nji letre baritore të shën Athanasit, njênit prej katër ETËNVE të Kishës Katolike të Lindjes (Bizantine), drejtue gregjës së tij kundër heretikve arjanë (shek. IV), që kishin pushtue nji pjesë të madhe të ndërtesave të Kishave Katolike; "Coll. Selecta SS. Eccl. Patrum", Caillau et Guillou, vol. 32, pp. 411-412).

 Pra ata që, me ndihmen e Zotit, ruejnë Fenë dhe Traditen e Krishtenë, ata janë në Kishen Katolike të JEZU-KRISHTIT ; kurse mashtruesit dhe anmiqtë tinzarë që kanë pushtue ndërtesat e kishave tona, edhe pse vetshpallen katolike, janë bash ata që kanë braktisë Kishen Katolike të JEZU-KRISHTIT, me doktrinat e tyne apostate e heretike të pseudo-konçilit të II të Vatikanit.     

« Anmiq shumë tinzàrë dhe t'pafé kanë mbushë me idhnim Kishen Katolike,

Nusen e Qingjit t'papërlyem... dhe kanë vue duert e tyne mbi gjithçka që Ajo ka mâ t'shêjtë. Aty ku Froni i shën Pjetrit dhe i të Vërtetës kjé krijue si nji Dritë për kombet, njatý kta anmiq kanë vue fronin e tyne të neverisë dhe t'mosbesimit, në mnyrë që mbasi t'i bien Bariut [Papës], t'munden me shpërndâ grégjen [besimtarët]. O shêjti Mikael, Gjeneral i pamposhtun, ejani, pra, në ndihmë të popullit të Zotit kundër sulmeve të shpirtnave të kqij e nepja fitoren dhe triumfin. » (Prej Egzorçizmit profetik të Sh. T. Papës Leoni XIII, 13 Tetuer 1884). 

Ky egzorçizëm kaq largpamës paraqet sod kjart e pa asnji ambiguitet situaten e randë fetare në Vatikan e dioqeza. Por nuk ka vend për dekurajim, se Hyji asht jo vetëm Drejtsi por edhe Mshirë e pafundme, dhe Mshira hyjnuere, thojnë Shkrimet, kalon tana Veprat e Tija. Ata që dojnë mshirë, t’a kërkojnë me përvujtni e vullnet të mirë, dhe do t’a gjejnë. Ata që dojnë dritë me pa të Vërteten, të konsultojnë, me nji shpirt përvujtnijet e devocjonit, Driten hyjnuere që reflekton prej Magjisterit të gjallë e gjithmonë të pagabueshëm, gjithmonë të disponueshëm, të Selisë-Shejte, sod e eklipsueme prej barbarve n’mitër e veladon.

 « Ju doni me vendosë mbretninë e të zg’jedhunve mbi fronin e prostitutës së Babilonisë ? Bani që kleri të ecë mbas flamurit tuej, por të kujtojë gjithmonë se âsht tuej ecë mbas flamurit të Çilcave Apostolikë ! Hjedhni rrjetat si Simon Bar Jona! Hjedhini në thellsitë e sakristive, seminareve e kuvendeve, në vend që me i hjedhë në thellsitë e detit, dhe n'kjoft se nuk keni me përshpejtue asnjisend, keni me kapë nji sasi peshqish n'nji mnyrë mâ të mrekullueshme se ai ! Peshkatari i peshqve ka me u ba peshkatar njerzish dhe kshtû keni me çue po aq miq tue rreth Selisë Apostolike. Ju keni me xanë nji revolucion në tiarë dhe veladon, që marshon me kryq dhe flamur, nji revolucion që duhet veç me e nxitë pak dhe ai ka me ndezë flakë tanë globin. » (Prej dokumentit masonik t‘ Alta Vendita-s, ku Ç mbretnija e t‘ zgjedhunve È n‘nkupton sinagogen e satanit, e cila ka konsiderue gjithmon‘ Romen dhe Vatikanin si Babiloni).  

Dokumenti sekret i "Alta Vendita-s" që ra në duert e Papës Gregori XVI përfshin nji periudhë kohe prej vitit 1820 deri në vjetin 1846. Me nji letër aprovimit të 25 Fruerit 1861, Papa Piu IX garantoi autenticitetin e dokumentit dhe i kërkoi shkrimtarit katolik Crétineau-Joly botimin e tij, dokument që gjindet në veprën « L'Eglise Romaine en face de la Révolution » (1859) të ktij të fundit. Teksti i plotë i ktij dokumenti, që e gjeni në shqip në blogun tem, përfshihet edhe në veprën e Imzot George Dillon « Grand Orient Freemasonry Unmasked » të vjetit 1885. Ky libër i bani aq shumë përshtypje Papës Leoni XIII, saqë Pontifi Romak kërkoi dhe pagoi prej fondeve të tija personale përkthimin dhe botimin e tij edhe në italisht. 

"Në fundin e viteve 20'-30', unë vetë personalisht kam infiltrue 1100 kandidatë për meshtarë, në mnyrë që me dobsue Kishen Katolike prej mbrendë. Ideja ishte që kto njerëz të shuguroheshin dhe të ngriheshin në postet e influencës dhe autoritetit si prelatë e ipeshkvij... Tashti që po flasim ata janë në postet ma të nalta dhe po punojnë me prue ndryshim për me dobsue efikasitetin e Kishës kundër komunizmit. Kto ndryshime do të jenë aq drastike saqë ju as nuk do t'a njihni Kishen Katolike. Prej tana religjioneve botnore, Kisha Katolike ishte e vetmja që friksonte komunistat, sepse ishte e vetmja kundërshtare efikase kundër tyne. E tanë ideja ishte me shkatrrue jo institucionin e Kishës por Fenë e njerzve, e biles me shfrytzue Kishen, po t'ishte e mujtun, me shkatrrue Fenë përmes promovimit të nji religjioni të rremë (pseudo-religjioni) : diçka që i përgjasonte Katoliçizmit por që nuk ishte Katoliçizmi i vërtetë. Mbas shkatrrimit të Fesë, në Kishë do të futej nji lloj kompleksi faji... për me emnue "Kishen e kalueme" si shtypse, autoritare, e mbushun me paragjykime, arrogante në pretendimin e zotnimit ekskluziv të t'vërtetës, dhe përgjegjse për ndamjen e grupeve fetare gjatë shekujve. Kjo sjellje do t'ishe e nevojshme për me nxitë drejtuesit e Kishës drejt "nji hapjeje ndaj botës" dhe nji qëndrimi ma tolerant ndaj tana religjioneve dhe filozofive. Komunistat mandej do të shfrytzonin kyt hapje për me e dobsue (shkatrrue) gradualisht Kishen Katolike." (Dr. Bella V. Dodd, ish-funksionare e naltë komuniste, e konvertueme n'Katoliçizem;  shkëputun prej fjalës së saj në Fordham University, vjeti 1953) 

Koment i shkurtë i dishmisë së Bella Dodd : 

Pa dyshim se Zoti jonë JEZU-KRISHTI mbron Kishen e Tij Katolike prej shkatrrimit, ashtu siç dishmon Shkrimi Shejt, por kjo nuk do të thotë se nuk lejon infiltrimin e anmiqve mbrenda saj. Pranija e judës apostat e tradhtar në mesin e Apostujve dhe e disa antipapve në Vatikan gjatë historisë së Kishës na profetizon ma së miri betejat që Kisha duhet me luftue edhe kundër anmiqve të saj të mbrendshëm. Kto anmiq dhe grupet e tyne sektare, si egjra e keqe e si nji trup i huej, që munden me mbie në mesin e institucioneve kishtare, nuk përfaqsojnë Kishen Katolike për e eklipsojnë Até dhe damtojnë randë veçanarisht besimtarët e padijtun ; n'kjoft se kta të fundit hupin Fenë,  faji asht i tyne për neglizhencen dhe injorancen fetare që ata kanë tolerue në vedi dhe në personat mbi t'cilët kanë përgjegjsi. Besimtarët po të kishin msue si duhet katekizmin e tyne fillestar, po të kishin marrë me seriozitetin e duhun çeshtjen hyjnore të  Fesë dhe shelbimit të tyne të përjetshëm, nuk do të kishin pranue kurrë që dioqezat të infektoheshin prej elementave subersiv e shkatrrimtar, siç ka ndodhë faktikisht në dekadat e fundit. Anmiqtë e Fesë, shpesh me pamje të devotçme e petka klerikale, kanë përfitue prej injorancës së madhe fetare në popull dhe vërbimit pothuejse të përgjithshëm shpirtnuer, për me luejtë si kanë dashtë me besimtarët naivë. E nuk dihet edhe për sa kohë do t'vazhdojnë lojen e tyne makabre. Ky ndëshkim i drejtë hyjnuer bjen sidomos kundër mkateve të papendueme të Katolikve, veçanarisht të klerit, t'cilët janë të thirrun me kenë krypa e botës, por që mjerisht me jeten e tyne të çthurun dhe praktkisht apostate janë ba gazi i botës, dhe simbas vetë Unjillit shejt nuk vlejnë ma gja veçse me u hjedhë përtokë e me u shkelë me kambë. Sa ka kohë, ka gjithmonë shpresë me ba pendesë, por nuk duhet lanë kurrë çeshtja madhore e konvertimit dhe shelbimit të shpirtit për momentin e fundit, ashtu siç bajnë shumë, nën pretekstin e rremë e diabolik se ka kohë me u konvertue me vonë, se Zoti asht i mirë e nuk na mallkon. Kto janë veç iluzione që djalli i përdor shpesh me i mbajtë shpirtnat në gjumin letargjik të mkatit, derisa të vijë koha e dekës, e mandej me i tërhjek me vedi në mallkimin e përjetshëm të ferrit. 

« Me rrxue tanë kufijtë, shton Claudio Jannet në vepren e Atë Deschamps, me hjekë tana kombsitë, tue fillue prej ma t'voglave, drejt nji Shteti t'vetëm, me zhdukë çdo lloj ideje t'patriotizmit, me e bâ t'përbashkët boten mbarë, që i përket tanvet, me prishë, me dredhí apo me forcë, tana traktatet, me përgaditë gjithçka për nji demo(n)kraci të gjanë, ku rracat e ndryshme të shtazënueme prej tana llojeve t'imoralitetit kanë me kênë veç departamente t'administrueme prej logjeve të nalta (masonike) dhe prej Antikrishtit, diktatorit suprem, i bamë për tà zoti i tyne i vetëm : ky asht pra plani i shoqnive sekrete. » (Mgr Henri Delassus, « La conjuration antichrétienne », vjeti 1910, vol. II, f. 596) 

"Populli çfut si nji i tânë do t'bahet vetë Mesija. Ai do t'mbrrijnë dominimin e botës nepërmjet shkrimjes së racave të tjera, zhdukjes se kufijve, zhdukjes së monarkisë dhe themelimit të nji Republike Botnuere në t'cillën çfutnit do t'kenë gjithkund privilegjin e nënshtetsisë. Në kyt Urdhën të Ri Botnuer, fmijët e Izraelit do t'caktojnë të gjithë drejtuesit, pa ndeshë kundërshtime. Qeveritë e tâna vendeve që formojnë Republiken Botnuere kanë me râ pa vështirsi n'duert e çfutve. Atherë do t'bahet e mujtun për eliten drejtuese çfute me zhdukë pronën private dhe me shfrytzue gjithkund burimet e shtetit. Në kyt mnyrë, do të realizohet premtimi i Talmudit ku shkuhet se kur t'vijnë koha mesianike, çfutnit kanë me pasë në duert e tynë pasuninë e tânë botës." (Baruch Levy, Letër drejtue Karl Marksit, "Revista e Parisit", faqe 574, 1 Qershor 1928) 

I njêjta idé shifet edhe në nji shkrim në gazeten hebraike « The Jewish World » të 9 Shkurtit 1883 : 

« Ideali i madh i Judaizmit âsht që bota mbarë të mbushet me doktrinën hebraike dhe se në nji vllazni universale kombesh – nji judaizëm i zgjeruem – të gjitha rracat dhe fetë e ndame të zhduken. Me anen e aktivitetit të tyne (çifutve) në literaturë, shkencë, me anen e pasionit të tyne dominues në gjitha degët e aktivitetit publik, ata janë tue zbrazë gradualisht idetë dhe sistemet joçifute në guaska çifute  ». (Abbé J. Meinvielle, 'Les juifs dans le mystère de l'histoire', 1964)

Dhe elementi fetar i URB, që nalcohet mbi apostazinë e lirisë fetare të ndërgjegjes, asht nji ekumenizëm sinkretik gjithpërfshirës, ashtu si propagandohet qysh prej viteve 60' në Vatikan e dioqeza, të cilët janë sod elementa tradhtarë bashkpuntorë të elitave talmudike globaliste. 

Monsinjor Henri Delassus, në librin e tij të mrekullueshëm "Amerikanizmi dhe komploti antikatolik" (1899), faqet 55-59, shkruen kshtu mbi ândrren shekullore dominuese të Sanhedrinit dhe Sinagogës moderne çifute, pasardhsit e vrasësve të Birit të Njirit :

 « Qëllim i tyne âsht dominimi i botës. Për me vendosë kyt dominim, nuk mjafton vetëm me eliminue patriotizmin në zemrat e njerzve, duhet gjithashtu, e mbi gjithshka, me u fikë besimin fetar, sepse asgjâ nuk i nep njirit aq shumë dinjitet dhe pavarsi sesa bashkimi i tij me Zotin përmes Fesë dhe dashnisë hyjnore. Simbas Sinagogës, duhet me i shtye njerzit drejt asaj që njeni prej tyne e ka quejtë krejt mirë "Kisha e mendimit të lirë fetar". 

» Admironi kyt afrimitet : mendim i lirë dhe fé. Ata (çifutët) e dijnë se njiri âsht natyrisht fetar dhe se nuk mundet me u shkatrrue kjo natyre e tyne. Duhet pra me u knaqë dhe mjafton me i drejtue njerzit e tana feve drejt nji besimi të vagët (të turbullt), ku sejcilli ka me besue shka të dojë e ka me i dhanë hyjnisë kultin që i pëlqen. "Sejcilli, simbas ndërgjegjes se tij, ka me i ruejtë praktikat e kultit që i nep zotit të vetëm dhe jomaterial ose ka me i reformue ato simbas principeve të nji judaizmi liberal dhe humanitar." Falë shtrimjes së ksaj "lirije praktike... progresi ka me ecë përpara dhe feja universale ka me u vendosë pa bezdisë asnji ndërgjegje." (Arshivat izraelite, III, faqet 118-119, vjeti 1868) 

» ... Feja e vërtetë âsht Feja Katolike. Në vend të Katoliçizmit, "judaizmi liberal e humanitar" don me vue nji kishë katolike simbas mnyrës së tij, ku tanë njerzit të munden me hy e ku të tanë të jenë dakord sepse kërkujt nuk ka me iu imponue asnji dogëm. "Asht veçanarisht e domosdoshme me ndâ moralin që i përket të tanve me dogmen fetare të veçantë të çdo besimit." (Idem, XI, faqe 504, vjeti 1867) 

» "Aleanca judaike universale nuk ndalet vetëm te kulti jonë por ajo i drejtohet tana kulteve. Ajo don me penetrue të tana besimet ashtu si ajo gjindet në tana vendet, n'mnyrë që njerzit inteligjentë, pa dallim fejet, të bashkohen në kyt Shoqni judaike universale, qëllimi i së cilës âsht aq fisnik dhe aq civilizues... Të tana fetë që kanë për bazë moralin dhe në krye zotin, janë motra dhe duhet të jenë miq me njena-tjetren. Me rrxue pengesat që ndajnë atë që nji ditë duhet të bashkohet âsht misioni i madh dhe i bukur i Aleancës judaike universale. Të ecim përpara me guxim dhe të vendosun në rrugën që na âsht hapë." » (Idem, XXV, faqet 514-520, 650-651, vjeti 1861) 

Të njêjten gjâ profetizonte edhe Papa sh'Piu X, në 1910, në letren e tij inciklike mbi Sionin : 

« Ne druejmë se rezultati i ktij konfuzioni në punë, përfituesi i ktij aktiviteti social kozmopolit, mund të jetë vetëm nji demokraci, që nuk ka me kênë as katolike, as protestante e as çifute, nji fé (ashtu si thojnë edhe vetë drejtuesit e lëvizjes së Sionit) mâ universale se Kisha Katolike, që ka me mbledhë tanë njerzit, të bamë s'fundit vllazen e shokë proletarë, në "mbretninë e zotit". Nuk punohet mâ për Kishen Katolike, por për humanizmin. 

» E tashti, të depertuem prej trishtimit mâ të madh, e pvesim vedin se ku përfundoi katoliçizmi i ditëve të para të lëvizjes së Sionit ? Mjerisht, kjo lëvizje dikur aq katolike, âsht xanë peng, në rrugen e saj, prej anmiqve modernë të Kishës Katolike dhe âsht kthye tashma në nji instrument të mjerë të lëvizjes së madhe apostate, e cila âsht e organizueme në të tana vendet për themelimin e nji Kishe universale që nuk ka me pasë as dogma, as hierarki, as rregull për shpirtin e as frê për pasionet, e cilla nën pretekstin e lirisë dhe dinjitetit njerzuer, planifikon me vendosë në botë, n'kjoft se do të triumfote, mbretninë zyrtare të dredhisë, të forcës, të shtypjes së t'dobtëve dhe të atyne që vuejnë dhe punojnë. 

» Na i njofim mâ mirë sa s'bahet ofiçinat [logjet judeo-masonike] ku përpunohen kto doktrina perverse, të cilat nuk kanë me mujtë me mashtrue shpirtnat largpamës. » 

N'kto kohë moderne, anmiqtë e njerzimit (I Thesalonve, II, 15-16) kanë fillue me vue themelet e URB praktikisht qysh me protestantizmin, financue e drejtue po prej tyne, ndihmue prej lëvizjeve të mëdha europiane (rilindase-neopagane), luftnave e revolucioneve, liberalizmit, modernizmit dhe eventualisht ateizmit praktik komunist, që sod asht në fazen e fundit të pjekjes në tana vendet. Përziemja e besimeve të ndryshme në ekumenizmin satanik që kta anmiq të Zotit e të kombit propagandojnë çon detyrimisht në mohimin e tana feve : simbas pikpamjes së tyne, n'kjoft se tana fetë që kundërshtojnë njena-tjetren janë të barabarta, atherë asnjena prej tyne nuk asht e vërtetë, pra bijmë detyrimisht në ateizëm e natyralizëm. 

« Asht evidente në mnyrë t'padiskutueshme se qëllimi i tyne final [i judeo-masonerísë] âsht çrrânjosja totale e tanë rendit fetar dhe politik n'botë, të lindun prej Krishtënimit, dhe zvendsími i tij me nji tjetër rend, n'harmoní me mnyren e tyne t'menduemit. Kjo don me thanë se themeli dhe ligjet e strukturës së re të shoqnisë kanë me u bazue ekskluzivisht mbi natyralizmin. » (Shêjtníja e tij, Papa Leoni XIII, Letra inciklike "Humanum Genus", 20 Prill 1884, kundër judeo-masonerisë)

 

Komploti kundër Kishës Katolike 

«Komplóti mâ i turpshëm âsht tue u zhvillúe sod kundër Kishës Katolike. Anmiqtë e saj po punójnë me shkatrrue traditat e saja mâ t'shêjta për me përhápë refórma t'rrezíkshme dhe djallzuere, si ato t'Kalvínit, të Zwínglit dhe msúesve t'tjerë t'rrêmë. Ata janë tue manifestue njí vrúll t'pasinqèrtë me modernizue Kishën dhe me e përshtàtë atë me kóhët e sotme. E vërteta âsht se ata mshèhin qëllimin e tyne me i hapë dyert komunízmit, me përshpejtue kolàpsin e botës t'lírë dhe me përgadítë shkatrrímin e plôtë t'Krishtënimit. 

« Ky plan mendohet me u konkretizúe n'Konçilin e ardhëm t'Vatikànit. Nà kena prova se si gjithçka âsht përgaditë n'marvéshje t'mshèfta me udhëhjeksit e komunizmit, të masonerísë dhe t'fuqísë t'msheftë që i drejton te dyja ktá t'fundit :  Judaízmit ndërkombëtâr. 

« S'parit synóhen me u aplikue ato reforma që munden me provokue nji rezistèncë sâ mâ t'vogel te mbrojtsit e Kishës Katolike, n'mnýrë që mâ vonë aplikími i ktýne refórmave t'shtrihet mâ gjânë, n'varsí t'dobësimit të rezistèncës katolike. 

« Për mâ shumë, na kena prova t'sigúrta, t'cilat munden me u dúkë t'pabesueshme për t'painformúemit, se forcat anti-katolike kanë n'dispozicionin e tyne nji "Kolónë t'Pêstë" agjèntash n'rràngjet e nâlta t'Kishës, agjenta t'cilët janë instrumenta n'duert e komunizmit dhe t'fuqisë t'mshehtë që e drejton até. 

« Nà âsht bâ e ditun se ata kardinaj, arqipeshkvij dhe ipeshkvij që formójnë krahun "progresist" mbrênda Kishës kânë me u përpjèkë me aprovue reforma të túrpshme për me mashtrue vullnedin e mirë dhe díshirën për progres t'shumë étënve t'devoçëm t'Konçilit. Gjithashtu âsht e garantueme se ky bllok progresist mbrënda Kishës Katolike ka mbështètjen e vetë Vatikanit. Kjo gjâ e pabesueshme n'pàmje t'pârë na duket mâ shumë si nji arrogàncë e mêndjemadhsísë t'anmiqve t'Kishës sesa nji e vërtetë reale. 

« Përveç reformave t'rrezikshme të doktrinës dhe të traditave të Kishës, reforma t'cilat janë n'kontradítë t'plotë me çka âsht kênë aprovue prej Papve dhe Konçileve ekumenike t'mâparshme, anmiqtë e Kishës dishirojnë me zhvleftsue bullat e çkishënimit të Papës Piu XII kundër komunistave dhe shërbtórve të týne. 

« N'kýt mnýrë, ata përpjeken me vendôsë nji fàre bashkëjetèset paqësore me komunistat. Kjo situatë, kah njêna ânë, ka me krijue skandal n'sýtë e t'krishtênve, t'cilët luftojnë kundër komunizmit materialist e ateist dhe, kah âna tjetër, kjo gjèndje ka me dobsue moralin e luftuesve katolike dhe ka me përshpejtue humbjen e tyne. Kjo situatë ka me rezultue n'nji shpërbâmje n'rradhët e mbrojtësve t'Fèse Katolike dhe, n'nji t'àrdhme t'afërt, triumfin e totalitarizmit t'kuq. 

« Janë marrë màsa që në Konçil me u thirrë vetëm ata protestàntë dhe ortodókse shizmatikë që janë nën influencen e masonerisë, të komunizmit dhe të fuqisë t'mshèhtë që i drejton ato [Judaizmit ndërkombtar. Shënim i emi]. N'kýt mnýrë, masonët dhe komunistat e maskuem si priftnij, me poste drejtuese n'kishat protestante dhe ato ortodókse-shizmatike, punojnë n'mnýrë të mshehtë, e pa u ndíe, me bashkpuntorët e tyne që kanë infiltrue Klerin katolik. 

« Kah âna e vet, Kremlini ka vendósë mos me i lanë me shkue n'Konçil ata prelàtë që njifen si anti-komunista dhe me lanë me shkue vetëm agjentat e týne ose ata që i frigohen reprezàljeve komuniste. Kshtû, n'Konçilin e dytë t'Vatikanit, ata që vijnë prej vêndeve nën sundimin komunist, n'vend që me mbrôjtë Kishën Katolike dhe me deklarue t'vërtetën rreth ngjarjeve n'botën komuniste, ata kânë me hèshtë. 

« Anmiqtë e Kishës Katolike janë tue përgaditë nji plan tjetër shkatrrimtâr. Simbas ktij planit, Kisha Katolike ka me u dukë se âsht tue kundërshtue vetvêdin dhe, për pasojë, ky "skandal" ka me u propagandue gjithkund, tue thânë se nji institut që kundërshton vetvêdin nuk mundet me kênë hyjnuer. Me anën e ktij planit, anmiqtë shpresojnë me rrënue Kishën dhe me bâ që besimtarët katolike t'húpin besimin dhe të braktísin Klerin katolik. 

« Plani parashikon që Kisha Katolike, tashti ka me u dukë se âsht tue deklarue si t'mirë até që ajo vetë e ka dënue si djallzuere gjâtë shekujve t'mâparshëm. Nji prej ktyne "dënímeve" âsht çâshtja e hebrèjve. Sh'Agustini i quen hebrèjt t'mallkuem, jo vetëm ata që kryqzuen KRISHTIN n'Kryq por edhe pasàrdhsit e tyne, t'cilët janë të tânë anmiqtë mâ t'mëdhâj t'Krishtënimit. Doktrina unanime e Étënve t'mëdhàj t'Kishës Katolike, "unanimis consensus Patrum", t'cilën Kisha e quen si Burim Fèje, dënon hebrèjt që mohójnë KRISHTIN Zot dhe deklaron se lufta kundër tyne âsht e drejtë dhe e nevójshme.

 « Ashtû si kèna me e provue me dishmí të pakundërshtúeshme, n'kyt luftë kanë marrë pjesë shumë shêjten si : Sh'Ambrozi, Ipeshkvi i Milanit; Sh'Jeronimi, Sh'Agustini, Sh'Athanasi, Sh'Bernardi, Sh'Gregor Naziànze, etj. Për mâ tepër, Kisha Katolike ka luftue energjikisht g'jâtë 19 shekujsh kundër hebrèjve, ashtû si kena me e provue me ânen e dokumentave t'besueshme, si p.sh., Búllat papale, Protokóllet e Konçileve ekumenike dhe provinçiale, msimet e doktorit ênjllor sh'Tômë Akuinit dhe t'doktorve mâ t'rândsishëm t'Kishës Katolike. Gjithashtu, kèna me citue burime çifute autentike, si për shembull "Enciklopedía e hebrèjve", veprat e rabijve t'njoftun si dhe shkrimet e historianve çifut mâ t'ndig'juem. 

« Konspiracjonístat hebrèj, frankmasónë dhe komunistë mendojnë me shfrytzue n'kýt Konçil, ashtû si thojnë atà, injorancen e pjesës mâ t'madhe të Klerit katolik mbi historinë e vërtetë t'Kishës Katolike, dhe me bâ që Konçili i II Ekumenik i Vatikanit t'dënojë antisemitízmin dhe çdo lloj luftet kundër hebrèjve. Ktà konspiracjonísta dishirojnë që hebrèjt famëkeq, t'cilët janë kênë dënue g'jatë 19 shekujve prej Kishës Katolike, t'konsiderohen tashti t'mirë e të dashtun prej Zotit. Kshtû, n'kjoftë se Konçili ka me realizue kyt dishirë t'hebrèjve, athèrë ky vendim kontradiktuer ka me i râ ndesh Doktrinës unanime të Étënve të mëdhàj të Kishës Katolike, "unanimis consensus Patrum", në t'kaluemen. Gjithashtu, Konçili ka me i râ ndesh Bullave papale dhe kanoneve të Konçileve ekumenike dhe provinçjale. 

« Mekênse hebréjt e paraqesin luftën e KRISHTIT ZOT, t'Unjillit dhe t'Kishës Katolike kundër tyne si antisemitizëm, çifutët dishirojnë me mbrritë që Papa dhe étnit e Konçilit të II të Vatikanit, tue dënue antisemitizmin racial, n'nji mnyrë indirekte, të dënojnë vetvedin, KRISHTIN ZOT, Unjíllin dhe të tânë Papët e mâparshëm, si p.sh., Gregorin VII (Hildebrand), Inoçentin II, Inoçentin III, sh'Piun V, Leonin XIII, t'cilët kanë luftue vendosmënisht kundër hebréjve dhe sinagoges së satanit.

 « Edhe n'Konçilin e fundit t'Vatikanit (1870) hebréjt u përpoqen, n'mnyrë t'maskueme, me influencue êtnit e Kishës Katolike, për aprovimin e nji dokumenti n'favor të çifutve, por Providenca Hyjnuer bani t'mujtun shpërthimin e luftës franko-prusiane, si pasojë e s'cilës Konçili i 1870 pezulloi me ngut punimet dhe hebrejt nuk mujten me çue deri n'fund planin e tyne djallzuer. 

« Arroganca e hebréjve konspiracjonistë ka mbrritë deri aty sa me thanë se zgjèdhja e Papës së ardhshëm ka me kenë nën kontrollin e tyne.

 « Kah mesi i vjetit t'kaluem, tue pâ se anmiku po u bànte gadi me finalizue komplotin qe përmèndme mâ nalt, pa hupë kohë, na filluem me mbledhë dokumenta të Papve, të Konçileve t'mâparshme dhe burime t'tjera t'nji vërtetsije të padyshueshme mbi kyt komplot. 

« Sidokjoftë na jena t'bindun se, megjithë intrigat e anmikut, mbështetja t'cilen Zoti ia nep gjithmonë Kishes së Tij, ka me bâ që kto makinacjone kriminele të dështojnë : Fuqitë e Ferrit nuk kanë me triumfue kundër Kishes Katolike.

 

« Ja si përshkruhet në mediat shqiptare ky libër i përkthyem n'shqip prej znj. Etleva Sakajevës :

 « Kjo vepër është një nga më të rëndësishmet për sa i përket fakteve që mbart, duke u konsideruar si historike dhe nga vetë Vatikani. Libri është përkthyer nga Etleva Sakajeva dhe i quajtur si një nga rrëfimet më të vështira për Kishën, libri mendohet të jetë hartuar nga 12 priftërinj, por me gjithë hipotezat se kush janë emrat që fshihen pas pseudonimit Maurice Pinary, ajo çfarë është e sigurt është fakti se libri është shkruar nga klerikë, për vetë faktet që mbart. Ka nga ata që pohojnë se ata (autorët) ishin prelatë italianë, në bashkëpunim me elementë të katolicizmit anglez; të tjerë flasin për një grup priftërinjsh, duke përfshirë disa peshkopë të një vendi të paidentifikuar në Amerikën e Jugut. Kjo vepër, për shkak të rëndësisë së jashtëzakonshme të dokumentacionit të përpiktë, erudicionit, dhe detajimit të imtë, nuk është një prej atyre produkteve të shumta anti-semitike, të bazuara mbi “Protokollet e të moshuarve Drejtues të Zionit” (të cilat nuk janë përdorur në asnjë mënyrë në këtë vepër). 

« Në të gjitha botimet që libri ka pasur në SHBA, Gjermani, apo Spanjë, është shoqëruar nga parathënie të botuesve mbi arsyet pse ata guxonin dhe sillnin para lexuesit të tyre një botim të tillë. Ajo çfarë nënvizohet në të gjitha këto botime është fakti se ky libër është historikisht shumë i rëndësishëm, dhe pse sulmohet si antisemitik. Mbi botimin në gjuhën shqipe, drejtoresha e shtëpisë botuese “55”, Alda Bardhyli thotë se “në botimin shqip, libri nuk është shoqëruar me një parathënie nga botuesi. Vetë publikimi i tij në shqip është një mundësi që kjo shtëpi botuese u jep lexuesve për t’u njohur me një vepër të një erudicioni të shkëlqyer, dhe mbi rolin që hebrenjtë kanë luajtur në historinë e njerëzimit, i cili jo gjithmonë ka qenë i dobishëm, siç del nga faktet e publikuara në këtë libër. Libri ngre një shqetësim historik për sa i përket historisë së Kishës së Krishterë, duke treguar raportet jo gjithmonë miqësore që hebrenjtë kanë pasur në historinë e njerëzimit, veçanërisht kundrejt Krishtërimit. Kjo na paraqet jo vetëm thellim në ngjarjet e së shkuarës, por tregon gjithashtu se përpiluesit e saj kanë pasur njohje të ngjarjeve që do të ndodhnin, në disa aspekte tepër të rëndësishme”. 

« Mund të thuhet se asnjë vepër e shekullit të shkuar nuk ka qenë objekt i kaq shumë komenteve sa ç’ka qenë ky libër. Ja çfarë shkruante korrespondenti në Romë i gazetës katolike, “Agora” të Lisbonës, botimi i 1 marsit 1963, faqe 7: “Ne do t’i referohemi një publikimi që doli në qarkullim para disa kohësh në Romë. Përveç informacioneve të tjera, ne ishim në gjendje të marrim një kopje të këtij libri, i cili në dy muaj u shndërrua në një rrallësi bibliografike. Libri u shtyp nga një shtëpi botuese romane, por kur autoritetet në Itali, kristiandemokratët, favorizues të marksizmit, morën shënim për botimin e tij, kopjet e volumit të trashë prej 617 faqesh ishin shpërndarë tashmë midis Etërve të Këshillit të Përgjithshëm. Ky fakt shkaktoi alarm në qeverinë e Vatikanit, në botën diplomatike, dhe partitë e së majtës. Për ditë me radhë, shtëpia botuese u vizitua nga autoritete të larta policore, të cilat morën vetëm deklaratën që, botimi i librit ishte urdhëruar, dhe se vlera ishte paguar e plotë. Shtypi i majtë sulmoi me tërbim...”. Më tej korrespondenti i “Agoras” vijon: “Ajo çka i jep kësaj vepre vlerë të saktë dhe të provueshme është se, merret me një përpilim të mrekullueshëm dhe madhështor të dokumenteve dhe burimeve të pamohueshme të rëndësisë dhe autenticitetit, që demonstrojnë, pa pikë dyshimi, ekzistencën e një komploti të madh, të cilin armiqtë tradicionalë të Kishës kishin përgatitur kundër Kishës së Shenjtë Katolike, dhe Botës së Lirë. Këta (armiqtë) po përpiqen të konvertojnë katolicizmin në një vegël të verbër në shërbim të komunizmit, masonërisë, për të dobësuar njerëzimin e lirë dhe të lehtësojnë shkatërrimin e tij dhe, me këtë rrënim, vjen fitorja përfundimtare e komunizmit ateist. Instrumenti më i fuqishëm në këtë komplot janë ata klerikë katolikë, të cilët, duke e tradhtuar Kishën e Shenjtë, përpiqen të shkatërrojnë mbrojtësit e saj më besnikë, dhe, në të njëjtën kohë, ata ndihmojnë në çdo mënyrë që të mundin komunistët, masonët dhe hebrenjtë në veprimtaritë e tyre shkatërrimtare”. » (Maurice Pinay, (libri i përkthyem në shqip prej Etleva Sakajeva asht botue prej Shpisë botuese 55), « Komploti kundër Kishës », Romë, 1962) 

N.B. Mbas pseudonimit « Maurice Pinay » mshehet nji grup meshtarësh meksikanë dhe meshtarë të Kurisë Romake, të udhëhjekun prej atit jezuit Padre Joaquin Saenz y Arriaga S.J.) 

Ateizmi asht faza paraprake drejt luçiferianizmit, ku elitat botnore globaliste satanike dojnë me i shtye njerzit. Ky plan djallzuer shifet kjart në agjendat e tyne, si p.sh. në shkrimet e luçiferianve Pike, Mazzini, Blavatsky, Bailey, etj. 

Nuk ka dyshim se Krishtënimi apo Katoliçzmi, siç e njohim prej Unjillit shejt e Traditës mijavjeçare Apostolike nuk ka vend në sistemin luçiferjan të URB. N'kjoft se gjeni "katolikë" që ky sistem aprovon, dijeni pa ma të voglin dyshim se bahet fjalë ktu për katolikë apostatë, që përkrahin doktrinat antikatolike e apostate të lirsë fetare të ndërgjegjes, të ekumenizmit liberal sinkretik, pra janë partizanë e novatorë të Vatikanit II e lozheve kriminele që msojnë nji unjill të ri, të ndryshëm prej Unjillit të Zotit tonë JEZU-KRISHTIT. Dhe na e dijmë se çka u thotë Hyji ktyne novatorve që propagandojnë « unjillin e ri » të kishës universale humanitare luçiferjane : Kjoshi mallkue (Galatve 1, 8). 

Islami, budizmi, konfucizmi, e ideologji të tjera fetare, ndonse të rrême n'vetvedi, përfshijnë n'to elementa mbinatyruer, pra shpirtnuer,  e rrjedhimisht kjo kundërshton thelbsisht bazat natyraliste-ateiste të URB. Prandej edhe islami e ideologjí të ngjashme shpirtnuere, në stadin e tyne aktual, nuk kanë sesi me pasë vend në familjen e madhe skllavo-proletare që po kavertisin elitat globaliste. Kto ideologjí me ithtarët e tyne munden me u pranue në URB vetëm atherë kur t'u hiqet substanca dhe të mbesin thjesht si shprehje manualesh apo antikuariate muzeut. 

Por t'a dijnë mirë kta anmiq të Zotit e të popujve se as dyert e ferrit e as dyert e sinagogës së satanit kurrë nuk kanë me triumfue ndojherë kundër Kishës Katolike të JEZU-KRISHTIT, dhe n'kjoft se sod po shohin ndonji sukses t'përkohshëm, kjo asht për shkak të mkateve të Katolikve. U baj thirrje t' Krishtênve vullnetmirë me luftue deri në fund URB, sidomos me nji jete autentike të krishtenë, të bazueme në Unjillin shejt dhe Traditen shejte Katolike Apostolike, në lutje, Sakramende e vepra të mira katolike, ashtu si kanë veprue tanë shejtnit që sod gzojnë lumninë e përjetshme të Parrizit. Dhe Hyji i Ushtrive Qiellore, DEUS SABAOTH, do të n'a dhurojë fitoren e afërt, ashtu siç profetizohet në profeci të moçme për kto kohë aktuale. Zemrat pafundsisht shejte të JEZUSIT, MARISE dhe JOZEFIT kjoshin mburoja, kshilla, udhërrfimi dhe shejtnimi jonë !!! 

« O Timoté, ruej Traditen (e Fesë Katolike), tue shmangë të rejat profane të fjalve dhe kontraditat e nji shkence që mban në mnyrë të rrême kyt êmën. Disa kanë hupë Fenë sepse kanë praktikue kto t'reja e kto kontradita. Hiri i Zotit kjoft me ty ! Amen. » (1 Timoteut 6:20-21) 

« Jo vllazën të nderuem, - duhet me e theksue me guxim në kto kohë anarkijet socjale dhe intelektuale, ku sejcili vetshpallet doktor e ligjvanës -, nuk do t'a ndërtojmë qytetin ndryshej prej si e ka ndërtue Zoti. Nuk do t'a zhvillojmë shoqninë, n'kjoft se Kisha Katolike nuk ia ven themelet dhe nuk i drejton punimet. Jo, civilizimi nuk asht mâ me u zbulue, e as qyeti i ri me u ndërtue mbi rê. Ky civilizim ka kenë dhe asht : aj quhet Civilizimi i krishtênë, qyteti katolik. Mjafton veç me e rinovue dhe restorue pa pushim mbi themelet natyrore e hyjnore , kundër sulmeve gjithmonë rilindse të utopisë së damshme, të revoltës dhe mosbesimit : Duhet me restorue gjithçka në JEZU-KRISHTIN.... 

« Jo, vllazën të nderuem, nuk egiston nji vllazni e vërtetë jashtë Dashtnisë kristjane, e cila për dashtni për Zotin dhe për Birin e Tij JEZU-KRISHTIN, Shelbuesin tonë, përqafon tanë njerzit për me i ndihmue dhe drejtue të tanë drejt të njejtës Fé Katolike dhe të njejtës lumni qielluere. tue nda vllazninë prej Dashtnisë kristjane, demokracia, lerg prej t'kenunit progres, do të konsistonte në nji kthim shkatrrimtar për civilizimin. N'kjoft se dojmë me mbrritë, dhe Na e dishirojmë kté me gjithë shpirt, mirëkenjen ma të naltë të mundshme për shoqninë dhe për sejcilin prej pjestarve të saj, përmes vllaznisë apo siç thuhet përmes solidaritetit universal, nevojitet bashkimi i shpirtnave në të vërtetën, bashkimi i vullnesave në t'moralshmen, bashkimi i zemrave në Dashtninë e Zotit dhe të Birit të Tij JEZU-KRISHTIT. Ky bashkim asht i realizueshëm vetëm përmes Dashtnisë Katolike, e cila vetëm ajo mundet për rrjedhojë me i drejtue popujt në ecjen e progresit drejt idealit të civilizimit. » (Papa sh'Piu X, letra inciklike " Detyra jonë apostolike ", Letra mbi Sionin, 1910)

  

Por dyert e Ferrit kurrë nuk kanë me triumfue !!! (sh'Mateu 16:19) 

 

Grupet pseudo-tradicionaliste 

 

         Shkrimet Shejte dhe Tradita Shejte Apostolike mijavjeçare dishmojnë se Autoriteti ma i naltë në hierarkinë e Kishës Katolike, Papa i Romës, nuk mundet me përhapë nji doktrinë antikatolike, kjoft mbrenda apo jashtë  konçileve. Disa grupe t'njoftuna si tradicionaliste, përfshi ktu shoqninë meshtarake SPPX themelue prej imzot Marcel Lefebvre, zyrtarisht kanë msue e msojnë se Papa i Romës mundet me gabue në Magjisterin e tij, mundet me ra edhe në herezi, dhe Papa asht i pagabueshëm, simbas tyne, vetëm atherë kur plotsohen disa kushte të caktueme, p.sh., kur Papa, në sajë të Autoritetit të tij suprem apostolik, mson si Bari dhe Doktor i tanë t'Krishtenve, mbi nji doktrinë të Fesë dhe Moralit, që duhet mbajtë nga tanë Kisha, kushte cilat përmblidhen zakonisht në ato raste kur Pontifi Romak shprehet në nji mnyrë solemne e të jashtzakonshme, si p.sh. në rastet e konçileve ekumenike, në rastet e shpalljes së një dogme feje, etj. Kjo formë e Magjisterit Papal njihet me emnin « ex cathedra », apo Magjister Papal i jashtzakonshëm (Cf. Konçili Ekumenik i Vatikanit, Konstitucioni dogmatik « Pastor æternus », 1870, kapitulli 4). Por kjo formë msimdhanjet NUK ASHT E VETMJA formë e Magjisterit Papal, sepse Revelacjoni i krishtenë (Bibla dhe Tradita) na mson se ekziston edhe Magjisteri Papal « ex officio », apo Magjisteri Papal i zakonshëm (përditshëm) dhe universal. EDHE në kyt formë të dytë të Magjisterit Papal, Pontifi Romak ka mbështetjen KONSTANTE të SHPIRTIT-SHEJT, pra asht i pagabueshëm doktrinalisht. Mbi kyt formë të zakonshme dhe universale të Magjisterit Papal flasin ma tepër vetë Papët : p.sh., Papa Piu IX, në Letren inciklike « Quanta Cura », Papa Gregori XVI, në Letren inciklike « Mirari vos », Papa Leoni XIII,  në Letrat inciklike « Satis Cognitum » dhe « Sapientiæ Christianæ », Papa Piu XI, në « Mortalium Animos », Papa Piu XII, në letren inciklike « Humani Generis », etj. Por dishmitë kryesore në mbështetje të pagabueshmëisë së Magjisterit të zakonshëm dhe univeral vijnë prej Konstitucionit dogmatik « Pastor aeternus » të Konçilit I Ekumenik të Vatikanit, kapitulli 3, ku deklarohet se Pontifi Romak zotnon fuqinë supreme të juridiskionit (autoritetit) mbi çdo kishë dhe çdo subjekt, kjoft ipeshkëv, meshtar apo besimtar i thjesht, dhe kjo fuqi supreme juridiskioni asht e zakonshme (pra e përditshme) dhe universale (pra mbi gjithë Kishen universale), jo vetëm në çeshtjet e fesë dhe moralit, por edhe në ato të disiplinës dhe drejtimit të përgjithshëm të Kishës. Kapitulli 4 i po ktij Konstitucioni deklaron se fuqija supreme e juridiksionit të Pontifit Romak përfshin edhe fuqinë e tij supreme të Magjisterit. Dishmija tjetër kryesore në mbështetje të pagabueshmënisë së Magjisterit të zakonshëm dhe universal vjen prej Konstitucionit tjetër dogmatik mbi Fenë Katolike « Dei Filius », ku deklarohet se Katolikët duhen me besue gjithçka që Kisha Katolike mson, si përmes Magjisterit të saj të jashtzakonshëm apo solemn (ex-cathedra), ashtu edhe përmes Magjisterit të zakonshëm (përditshëm) dhe universal (ex-officio) (shif referencat ma poshtë).     

Tue veprue në kyt mnyrë, pra tue mohue Magjisterin papal të zakonshëm (të përditshëm) e universal, shoqnija e imzot Lefebvre (SSPX) dhe grupe të tjera të ngjashme, përhapë nji doktrinë të korruptueme, e cila nuk asht Doktrina integrale katolike. Mos t'harrojmë, prej Kodit të të Drejtës Kanonike (Ligjit kishtar), se ipeshkvijtë dhe meshtarët, kjoft s'bashkut apo vetëm, MUNDEN ME GABUE doktrinalisht, dhe janë të pagabueshëm n'doktrinë VETEM ATHERE kur i binden Magjisterit gjithmonë t'pagabueshëm të Pontifit Romak (Papës) apo të Selisë-Shejte, kur kjo Seli asht vakante (Kanoni 1326). Me nji fjalë, SSPX dhe grupe të tjera të ngjashme predikojnë se Pontifi Romak mundet me gabue në Magjisterin e tij, mundet me kenë edhe heretik, e n'kyt kapacitet vazhdoka me kenë Papë (sic) : kjo doktrinë heretike i ka rrajët në herezinë e galikanizmit dhe në liritë e kishës galikane (franceze), të cilat janë dënue prej Kishës Katolike. Kshtu, art. 4 i deklaratës së kishës galikane (vjeti 1682) deklaronte se në çeshtjet e Fesë, vendimet e Papës janë të pareformueshme VETEM atherë kur aprovohen prej Kishës universale (pra prej tanë ipeshkvijve). Ky artikull, s'bashkut me tri artikujt e tjerë të të njejtës deklaratë t'naltpërmendun asht dënue prej Sh. T. Papës Aleksandrit III (Konstitucioni « Inter multiplices », 4 Gusht 1690 ; Denz. 1326). Të njejtin dënim apostolik e gjejmë edhe në dekretet e Konçilit të I të Vatikanit, mbi Primatin suprem apostolik dhe Pagabueshmëninë e Magjisterit të Pontifit Romak (Denz. 1824, 1832 et seqq.) Grupet që përmenda ma nalt, të njoftuna si tradicionaliste katolike, pretendojnë së Papa apo Selija-Shejte mundet me gabue, me ra në herezi, e rrjedhimisht tue u pozicionue si superiori i Selisë-Shejte, gjykojnë e filtrojnë Magjisterin e atyne që ata konsiderojnë si Pontifët Romakë, pasardhës legjitimë të shën Pjetrit, tue mbajtë e tue hjekë çka u duket në kundërshtim me Unjillin apo Traditen Katolike. tue predikue e veprue n'kyt mnyrë, kto grupe vetshpallen si nji instancë superiore ndaj Selisë-Shejte, dhe si e tillë ata pretendojnë me pasë n'vedi kriterin e pagabueshmënisë dhe të t'Vërtetës katolike. Ky pozicjon i tyne heretik e shizmatik, sepse në kundërshtim si me Primatin Apostolik të Pontifit Romak ashtu edhe me Pagabueshmëninë e Magjisterit të tij Pontifikal, asht totalisht n'opozitë (i kundërt) me Unjillin shejt dhe Traditen Katolike. Po të shfletojmë Unjillin apo Traditen Katolike (lexoni shembujt që kam citue ktu ma poshtë), konstatojmë menjiherë se Zoti jonë JEZU-KRISHTI ka themelue Kishen VETEM mbi Shen Pjetrin, i ka dhanë VETEM shën Pjetrit dhe pasardhsve të tij Çilcat (Autoritetin suprem) dhe VETEM shen Pjetrit e pasardhsve të tij legjitimë u ka thanë se Feja e tyne nuk ka me dështue kurrë, dhe VETEM shën Pjetrit e pasardhsve të tij legjitimë u ka urdhnue me msue tanë Kishen, delet e qingjat, pra ipeshkvijtë, meshtarët e tanë besimtarët, pa përjashtim. 

« Kshtu pra Na msojmë dhe deklarojmë se, simbas dëshmive të Unjillit shejt, Primati i jurisdikcionit (Autoritetit) mbi tanë Kishen e Zotit iu premtue dhe iu dorzue menjiherë dhe drejtpërdrejt të lumit (bekuemit) Pjetër prej Zotit tonë JEZU-KRISHTIT. Simonit, që Shelbuesi i kishte thanë ma parë “Ju keni me u quejtë Kephas” [sh'Gjoni 1:42] mbasi aj kishte shpallë publikisht kto fjalë : “Ju jeni KRISHTI, Biri i Zotit të gjallë” [sh'Mateu 16:16], Zoti JEZUS i foli me kto fjalë solemne : “Jeni i bekuem Simon Bar Jona, sepse as mishi e as gjaku nuk t'a kanë zbulue, por ATI Jem që asht në Qiell; Dhe Un po të tham se : Ti je Pjetër [shkamb] dhe mbi kyt shkamb kam me ndërtue Kishen Teme dhe dyert [fuqitë] e Ferrit nuk kanë me triumfue kundër saj. Dhe kam me t'dhanë çilcat e Mbretnisë së Qiellit : dhe gjithçka që ke me lidhë mbi Tokë ka me u lidhë edhe në Qiell, dhe gjithçka që ke me zgjidhë mbi Tokë ka me u zgjidhë edhe në Qiell” [sh'Mateu 16:17 ff]. [Kundër Richerius etc. shif n. 1503]. Dhe vetëm Simon Pjetrit, mbas Rinjalljes, JEZUSI i dha juridiksonin e bariut ma të naltë dhe të udhëhjeksit të tanë gregjës së Tij, tue i thanë “ Ushqeji qingjat e Mij,” “Ushqeji delet e Mija” [sh'Gjoni 21:15 ff]. Kyt doktrinë kaq të kjartë të Shkrimeve Shejte, që asht kuptue kshtu gjithmonë prej Kishës Katolike, e kundërshtojnë haptazi opinionet vicioze të atyne që mohojnë në mnyrë perverse faktin se Zoti jonë JEZU-KRISHTI ka themelue kyt formë qeverisjet në Kishen e Tij, se vetëm Pjetrit, përpara Apostujve të tjerë, individualisht ose bashkarisht, iu dha Primati i vërtetë i juridiksionit prej Zotit tonë JEZU-KRISHTIT, apo opinionet e atyne që pohojnë se ky Primat nuk iu dha t'lumit Pjetër menjiherë dhe drejtpërdrejt, por iu dha Kishës dhe nëpërmjet Kishës iu dha shën Pjetrit, si ministër i ksaj Kishe. (Konçili Ekumenik i Vatikanit, Konstitucioni dogmatik I mbi Kishen e KRISHTIT; Sesioni IV, 18 Korrik 1870; Denzinger n. 1822) 

« [Kanon]. N'kjoft se dikush thotë se i lumi Apostull Pjetër nuk asht caktue prej Zotit tonë JEZU-KRISHTIT si shefi i tanë Apostujve dhe kreu i dukshëm i të gjithë Kishës Militante apo n'kjoft se thotë se shën Pjetri mori nder të madh por nuk mori drejtpërdrejt dhe menjiherë prej Zotit tonë JEZU-KRISHTIT Primatin e nji juridiksioni të vërtetë, atherë aj kjoft mallkue. » (Idem; Denzinger n. 1823) 

Si përmenda ma nalt, Kodi i të drejtës kanonike (ligji kishtar) mson se ipeshkvijtë, vetëm apo të bashkuem, nuk janë të pagabueshëm doktrinalisht, por vetëm atherë kur i nënshtrohen Autoritetit të Pontifit Romak, vetëm atherë ata janë doktorë dhe msues të të vërtetës, pra të pagabueshëm doktrinalisht. Kjo don me thanë se, prej hirit të Zotit, vetëm Papa i Romës asht i pagabueshëm dotrinalisht, me nji pagabueshmeni doktrinale personale ; kurse pjesa tjetër e hierarkisë drejtuese-msimdhanse të Kishës (ipeshkvijte) asht e pagabueshme doktrinalisht vetëm atherë kur ajo i nënshtrohet Doktrinës apo Magjisterit Papal (Kanoni 1326). Për rrjedhojë, ata që ndjekin verbnisht doktrinen zyrtare të SSPX nuk bahen Katolikë por lefevrjane, pra sektarë. Imzot Guérard des Lauriers O.P., i Urdhnit të Domenikanve, profesor dogmet në Lateran dhe në Angelicum, dhe për vite me rradhë rrëfyes personal i vetë Papës Piut XII, hartuesi i kritikës kundër « meshës së re » përgaditë prej apostatit Palit VI me bashkpunimin e 6 protestantave, kritikë që Kardinali Otaviani ia dorzoi po apostatit Palit VI-Montinit, pa marrë asnji përgjigje prej ktij të fundit, bashkohës dhe mik i imzot Lefebvre, mbasi ka dhanë msim për disa vite në Ekone, imzot Guérard des Lauriers O.P. pra, në homelinë e tij të fundit të 3 Kallnuerit 1988 (ka ndrrue jetë me 27 Fruer 1988), msonte se nëse lefevrizmi, doktrina e imzot Lefebvre, do të vazhdonte edhe për disa viet, atherë Feja do të humbej, sepse imzot Lefebvre u mson besimtarve të vërteta t'përzieme me herezi. Kto nuk janë fjalët e mija personale, por fjalët e imzot Guérard des Lauriers O.P., që të interesuemit munden me i verifikue vetë. 

Për ma keq, SSPX nuk predikon zyrtarisht pavlefshmëninë e ritit të urdhnit montinian, i cili nuk prodhon as ipeshkvij e as meshtarë të vlefshëm, por instalon laikë-aktorë të veshun si ipeshkvij e meshtarë. Ky rit i urdhnit montinian asht në forcë në Vatikan e dioqeza qysh prej vjetit 1968. Imzot Lefebvre, ashtu siç e lexojmë në vetë korrespondecen e tij, i konsideronte « priftinijt dhe ipeshkvijtë » montinianë si jokatolikë dhe kur kta të fundit dishirojshin me iu bashkue SSPX, ata shuguroheshin edhe nji herë, me kusht (sub conditio). Pse SSPX nuk konsakron ma ipeshkvij të rij si veproi imzot Lefebvre, mbasi ipeshkvijtë e 1988 po plaken përditë ? Mjerisht, tue konsiderue hierarkinë moderniste (apostate-heretike) pushtuese të Vatikanit si Hierarkija e Kishës Katolike, SSPX ka me përfundue me u kërkue « ipeshkvijve montiniane » të pavlefshëm me « konsakrue pavlefshmënisht » kandidatet e rinj të SSPX, e kshtu gradualisht, përveç Fesë, ajo ka me kontribue edhe në shkatrrimin Meshtarisë së vërtetë të Ritit Romak, që aktualisht egziston ende në rradhët e SSPX. Por për sa kohë ???  

Po përfundoj kyt pjesë, tue theksue se kritikat e adresueme ndaj SSPX dhe grupeve të tjera të ngjashme janë krejt dashamirse, n'Dashtni kristjane dhe pa asnji interes personal, përveçse  lavidës së Hyjit dhe shelbimit të shpirtnave. Vetë Hyji, thotë shën Pali, ndëshkon até që don, dhe rreh me thupër të tanë ata që i pranon si fmijët e Tij (Hebrejve 12:6). Të tanë ata që i due, i korrigjoj dhe i ndëshkoj, thotë Hyji në Librin e Apokalipsit (3:19). Prandej kur Hyji nuk i korrigjon mkatnorët, Aj u nep atyne nji shêjë të dukshme dhe të tmerrshme të urrejtjes së Tij, kurse kur Hyji i ndëshkon, Aj u nep shêjen ma të madhe dhe ma të sigurtë të Dashtnisë së Tij (Psalmi 98:8).

 

Asht gjynah i madh me lanë me u bjerrë potenciali që zotnon SSPX : ajo ka meshtarë të vërtetë, Sakramende të vërteta, shumë prej meshtarve të saj janë të devoçëm, të gjindshëm (N.B. Devoçmënija pa Doktrinen çon në gabim.- sh. Bernardi) dhe të dedikuem ndaj shpirtnave, e janë dakord me tana kto që po shkruej, por për arsye të ndryshme, ata heshtin, ndoshta prej frikës së reprezaljeve apo infiltrimit anmik në SSPX, ashtu siç më pat thanë nji meshtar i tyni, vite ma parë. 

 

Disa referenca prej Magjisterit të zakonshëm dhe universal, gjithmonë të pagabueshëm, të Kishës Katolike Romake 

 

Prej vetë përkufizimit të nji Akti të Fesë (lutjet e përditshme të krishtenit) : 

"Zoti jem, besoj me vendosmëni GJITHÇKA që Kisha Katolike Romake beson e mson, sepse JU ia keni zbulue, dhe JU nuk mundeni as me gabue e as me na shtye në gabim." 

« Duhet me besue me nji Fé hyjnuere dhe Katolike GJITHÇKA që përfshihet në Biblen Shejte dhe Traditen (Katolike, Apostolike) dhe GJITHÇKA që na msohet prej Kishës Katolike si nji e Vërtetë hyjnuere e zbulueme prej Zotit, kjoft prej nji Gjykimi të saj solemn (ex-cathedra), apo prej Magjisterit (Msimit) të saj të zakonshëm e universal (ex-officio)... 

« Biri i Zotit dhe Shelbuesi i njerzimit, Zoti jonë JEZU-KRISHTI, përpara se me u kthye te ATI i Tij qielluer, na ka premtue me ndejë me Kishen e Vet militante mbi tokë, ÇDO DITE, deri në konsumimin e shekujve. Për kyt arsye, Zoti jonë JEZU-KRISHTI kurrë, n’asnji kohë, nuk ka pushue s’kenunit afër Nusës së Tij të dashtun (Kishës), për me e asistue në Magjisterin (Msimin) e saj, për me e bekue në veprat e saja dhe ndihmue në rreziqet e saja. Për rrjedhojë, Kisha nuk mundet, N'ASNJI MOMENT, mos me dishmue dhe predikue të Vërteten e Zotit që shëron çdo gja, sepse Ajo nuk harron se asaj i janë thanë kto fjalë : ‘SHPIRTI Jem që asht në ty dhe Fjalët e Mija që kam vue në gojen tande nuk kanë me u largue kurrë prej gojës tande, tash e përgjithmonë (Izaija LIX, 21). » 

« Doktrína e Fèsë Katolike, e cila âsht e zbulúeme prej vetë Zotit, nuk i âsht paraqítë arsýeve njerzuere për përfeksioním. Kjo doktrínë nuk âsht nji sistem filozofík, por nji depozítë hyjnore e besueme Nuses së KRISHTIT, Kishës Katolike, n'mnýrë që ajo t'a rúejë me besnikní dhe t'a interpretójë me pagabueshmëní. Për rrjedhójë, kuptimi i dógmave shêjte katolike duhet me u ruejtë përjetsisht njashtû si e ka dhânë nji herë e përgjithmónë Kisha Shêjte Katolike. Ky kuptim nuk duhet me u harrue kurrë me pretékstin e nji kuptimi mâ t'thêllë të t'vërtetës. » (Konçíli Ekumenik i Vatikanit (1870), Konstitucioni "Dei Filius", Kapitulli IV) 

« N'kjóftë se ndonjí persônë thotë se prej influèncës dhe zhvillímit të shkéncave, Msímeve t'Kishës Katolike ka me iu dhânë në t'àrdhmen nji kuptim tjetër prej atij kuptimi që Kisha Katolike ia ka dhânë apo ia nep sod, aj persônë kjóftë mallkue. » (Konçíli Ekumenik i Vatikanit (1870), Ibid., Kapitulli 4, Kanoni 3). 

« Rrjedhimisht, Na msojmë dhe shpallim se Kisha Katolike Romake zotnon mbi tana kishat e tjera, prej nji zg'jèdhjeje hyjnuere, nji Primat fuqije t’zakonshme (d.m.th. të çdo momenti) dhe se ky Primat juridiksioni i Pontifit Romak, me të vërtetë ipeshkvnuer, asht imediat (i menjihershëm). Barijtë e çdo rangu dhe çdo riti, bashkë me besimtarët, sejcili personalisht dhe të gjithë s’bashkut, e kanë për detyrë nënshtrimin hierarshik dhe ndig'jesen e vërtetë (ndaj Papës së Romës), jo vetëm në çështjet që lidhen me fenë dhe moralin, por edhe në ato që cekin disiplinen dhe administrimin e Kishës, të shpërndame në gjithë boten. Kshtu, tue ruejtë unitetin e komunionit dhe të shpalljes së fesë me Pontifin Romak, Kisha asht nji grigjë e vetme nën autoritetin e nji Bariu suprem të vetëm. Kjo asht doktrina e së Vërtetës Katolike, prej të cilës askush nuk mundet me u largue pa rrezik për fenë dhe për shelbimin e shpirtit të tij. 

« Mbasi e drejta hyjnuere e Primatit apostolik (d.m.th. themelimit prej vetë Zotit tonë JEZU-KRISHTIT) e vendosë Pontifin Romak (Papen e Romës) mbi tanë Kishen, Na msojmë dhe shpallim se Papa i Romës asht gjykatsi suprem i besimtarve, dhe se në të gjitha çeshtjet që prekin juridiksionin kishtar mundena me kërkue ndihmen e gjykimit të tij. Vendimi i Selisë-Apostolike, mbi të cilen nuk qëndron asnji autoritet tjetër, nuk duhet me u vue n'pikpyetje nga askush, dhe askush nuk ka të drejtë me gjykue vendimet e tija. Prandej, ata që afirmojnë se asht e lejueme që vendimet e Pontifit Romak të gjykohen prej nji konçili ekumenik, si prej nji autoriteti  superior mbi Pontifin Romak, ata devijojnë prej rrugës së t'vërtetës.

 « Për rrjedhojë, n'kjoft se ndokush thotë se Pontifi Romak ka vetëm nji detyrë inspektimi apo drejtimi dhe jo fuqinë e plotë e sovrane të juridiksionit mbi tanë Kishen, jo vetëm për sa i përket fesë dhe moralit por edhe përsa i përket disiplinës dhe administrimit të Kishës, të shpërndame në boten mbarë, apo nëse thotë se Pontifi Romak ka veç nji pjesë ma të randsishme dhe jo tansinë e plotë të ksaj fuqije supreme, apo nëse thote se fuqija e Pontifit Romak nuk asht e zakonshme (d.m.th. e çdo momenti) e as e menjihershme mbi tana kishat në përgjithsi dhe sejcilen prej tyne në veçanti, ashtu si mbi tanë klerikët dhe besimtarët në përgjithsi dhe sejcilin prej tyne në veçanti, atherë aj kjoft mallkue. » (Konçili I Vatikanit, 1870, Konstitucioni dogmatik « Pastor æternus », kapitulli 3)

 « Selija Shêjte gjithmonë ka besue, Tradita e Kishës Katolike vazhdimisht ka dishmue dhe vetë Konçilet Ekumenike kanë deklarue se në vetë Primatin Apostolik që Pontifi Romak, si pasardhës i sh'Pjetrit, shefit të Apostujve, ushtron mbi Kishen Katolike Universale, përfshihet fuqija supreme e Magjisterit (e Msimdhânjes) apo e Drejta supreme me msue Kishen Katolike Universale. Etnit e Konçilit të IV të Konstantinopojës (869-870 A.D.), tue u mbështetë mbi konçilet e maparshme, shpallen me nji shprehje solemne Fenë e tyne Katolike : "Rregulla e parë për me u shelbye asht me ruejtë Fenë e vërtetë (Katolike) [...] dhe nuk munden me u përbuzë fjalët e Zotit tonë JEZU-KRISHTIT, që thotë 'Ju jeni Pjetër (shkamb) dhe mbi kyt shkamb do t'ndërtoj Kishen Teme' (sh'Mateu 16:18), fjalë që janë provue t'vërteta nëpërmjet fakteve historike, sepse në Selinë Apostolike Besimi Katolik dhe celebrimi i Doktrinës shêjte Katolike janë ruejtë gjithmone t'papërlyeme. tue dishirue, atherë, kurrë mos me u largue prej Fesë Katolike dhe prej Doktrinës së ksaj Selije Apostolike, na shpresojmë me meritue me kênë në bashkimin e vetëm (katolik) që shpallë Selija Apostolike, bashkim në t'cilin uniteti i Besimit Katolik âsht i plotë dhe i vërtetë" (Hrd V 778 f.) [cf. n. 171  f.]. 

« Për mâ tepër, me aprovimin e Konçilit të II të Lionit (1274 A.D.), Grekët shpallën se "Kisha Shejte Romake mban Primatin e plotë e mâ të naltë dhe ka superjoritetin mbi Kishen Katolike Universale, superjoritet që e deklaron me vërtetsí dhe përvujtni se e ka marrë me fuqinë supreme prej vetë Shelbuesit, në t'lumin Pjetër, shefin ose kreun e Apostujve, paraardhsin e tanë Pontifëve Romakë; dhe mekênse Pontifi Romak e ka për detyrë, mbi tanë të tjerët, me mbrojtë të vërteten e Fesë Katolike, atherë, çdo problematikë që mundet me lindë rreth Fesë, duhet me u vendosë prej gjykimit të tij" [cf. n. 466]. 

« S'fundmi, Konçili Ekumenik i Firences (1438-1445 A.D.) vendosi se "Pontifi Romak âsht Vikeri (Përfaqsuesi) i vërtetë i KRISHTIT, Shefi i tanë Kishës, Ati dhe msuesi i tanë t'Krishtênve dhe Pontifit Romak, në t'lumin Pjetër, Zoti jonë JEZU-KRISHTI i ka dhanë fuqinë supreme me msue, qeverisë dhe udhëhjekë Kishen Katolike Universale". 

« Për me krye kyt detyrë pastorale, pasardhsit tonë, në mnyrë të palodhun, janë kujdesë gjithmonë që Doktrina shelbuese e JEZU-KRISHTIT të përhapej në tanë popujt e botës dhe, me t'njêjtin kujdes, kanë mundsue që kjo Doktrinë, aty ku pranohej, të ruhej e plotë dhe e pakorruptueme. Prandej, ipeshkvijtë e tanë botës, herë individualisht e herë t'mbledhun n'Sinode (Konçile), tue ndjekë nji traditë t'hershme të kishave katolike dhe simbas rregullit t'maparshëm, i paraqitnin ksaj Selije-Shejte kryesisht ato rreziqe që lindnin mbi çështjet e Fesë, në mnyrë që veçanarisht damtimet ndaj Fesë të riparoheshin, aty (n'Selinë-Shejte) ku Feja Katolike nuk mundet me dështue (sh'Bernardi, "Letra 190 drejtue Papës Inoçentit II [ML  182, 1053  D]). Për mâ tepër, Pontifët Romakë, simbas kohnave e rrethanave, nganjiherë tue thirrë Konçile Ekumenike ose tue shqyrtue mendimin e Kishës Katolike t'përhapun në tanë boten, e herë të tjera nëpërmjet sinodeve të veçanta, kajherë tue përdorë mnyra të tjera t'frymzueme prej Providencës hyjnore, kanë vendosë, me ndihmen e Zotit, se katolikët duhen me besue e pranue ato çështje që ato i kanë vlersue se janë n'harmoni me Shkrimet Shejte dhe Traditen Apostolike; SHPIRTI-SHEJT nuk iu premtue pasardhsve të shën Pjetrit që, prej zbulimit të Tij hyjnuer, ata të shpallnin nji doktrinë të re, por me ndihmen e Tij, ata të mbanin të pandryshueme dhe të shpjegonin me besnikní Zbulimin hyjnuer apo Depoziten e Fesë Katolike të trashigueme qysh prej kohës së Apostujve. Me t'vërtetë, tanë Etnit e bekuem dhe Doktorët shejtë e integralisht katolik të Kishës Katolike kanë përqafue, kanë venerue dhe kanë ndjekë Doktrinen apostolike të Pontifëve Romakë, sepse ata e dijshin fort mirë se Selija e shën Pjetrit (Selija Shejte) qëndron gjithmonë e paprekun nga çdo gabim, simbas premtimit hyjnor që Zoti dhe Shelbuesi jonë JEZU-KRISHTI i bani shefit t'Apostujve të Tij : "Jam lutë për ty që Féja jote mos të dështojë kurrë, dhe kur t'forcóhesh (prej Zotit), forcóji vllâznit e tu" (sh'Luka 22:32). » (Ibid., kapitulli 4)

        Tue u bazue mbi disa interpretime të gabueme dhe të cungueme të Dogmës së Pagabueshmënisë Papale, Imzot d’Avanzo, Raportues i Delegacionit të Fesë të Konçilit të I të Vatikanit theksoi si ma poshtë :

 « Kisha asht e pagabueshme në Magjisterin (Msimin) e saj të zakonshëm (të çdo momenti), i cili ushtrohet përditë kryesisht prej Papës, dhe prej ipeshkvijve n’bashkim me Papen, të cilët për kyt arsye (të bashkimit me Papen) janë të pagabueshëm si Papa, në sajë të pagabueshmënisë së Kishës, e Cila asht e asistueme përditë prej SHPIRTIT-SHEJT. » (Mansi 52, 1193).     

 

         « Magjisteri (Msimi) i zakonshëm dhe universal asht nji prej mnyrave të përdoruna prej Kishës Katolike për me msue (apo për me i shpallë besimtarve) në mnyrë të kjartë të Vërtetat e Fesë Katolike. Kjo mnyrë msimdhanjet përdoret prej Papës dhe prej ipeshkvijve të shpërndame në tanë botën për me i shpallë e msue besimtarve dogmat e zbulueme prej Zotit; kjo formë e zakonshme e Magjisterit ndryshon prej shpalljeve solemne të konçileve ekumenike vetëm prej mnyrës dhe formës së shpalljes : ky Magjister asht i zakonshëm, d.m.th. i  çdo momenti, dhe universal, d.m.th. i ushtruem në Kishen Katolike të shtrime në tanë boten; ky Magjister i zakonshëm dallon prej Magjisterit të jashtzakonshëm (ex-cathedra) dhe të shpallun në nji vend të caktuem, siç ndodh në rastin e konçileve. » (Kanoni Georges Bareille, Katekizmi romak,  vjeti 1906, volumi II, « Dogma », faqet 604-605.)               

« Nuk mundena me kalue në heshtje arrogancen e atyne që, tue mos durue Doktrinen e vërtetë Katolike, pretendojnë se "pa mkat e pa dam për shpalljen e Fesë Katolike munden me u refuzue ato gjykime e dekrete të Selisë-Shejte, që nuk trajtojnë dogmat e Fesë dhe t'Moralit Kristjan por t'mirën e përgjithshme të Kishës, të drejtat e saja dhe disiplinën e saj". Askush nuk mundet mos me e pâ kjartë e kuptueshëm se sa shumë ky qëndrim i tyne refuzues bjen n'kundërshtim me Dogmen Katolike të Pushtetit të plotë që Zoti jonë JEZU-KRISHTI i ka dhanë Pontifit Romak, për me ushqye, qeverisë dhe udhëhjekë Kishen Katolike universale. » (Sh. T. Papa Piu IX, Letra inciklike "Quanta Cura", 1864) 

« Apostujt dhe pasardhsit e tyne janë Vikerët (Përfaqsuesit) e Zotit në drejtimin e Kishës Katolike, e cila âsht ndërtue mbi Fenë Katolike dhe Sakramendet e Fesë Katolike. Për rrjedhojë, kto Vikerë të Zotit nuk munden me ndërtue nji kishe tjetër, nuk munden me përhapë nji fé tjetër, nuk munden me nxjerrë sakramende të tjera. Përkundrazi, Kisha Katolike âsht ndërtue me Sakramendet që dolen prej Krahnorit të KRISHTIT të kryqzuem. » (Sh'Tomë Akuini, "Summa theologica", Pjesa III, Pyetja 64, artikulli 2, përgjigja e objekcjonit 3) 

« Kisha Katolike nuk mundet me gabue, sepse JEZU-KRISHTI, Vullnedi i t'Cilit kryhet gjithmonë për arsye të dinjitetit të Tij hyjnuer, i ka thanë shën Pjetrit, mbi shpalljen e Fesë të t'cilit asht themelue Kisha : ''Jam lutë për jue, që Feja mos t'ju dështojë kurrë.'' » (Shën Tomë Akuini, ''Summa theologica'', suppl. III, q. 25, a. 1) 

« Së katërti, Kisha Katolike asht e patundun. Nji shpi asht e patundun kur themelet e saja janë të forta. Themeli i vërtetë i Kishës asht JEZU-KRISHTI (I Korintasve III, 2) dhe dymbëdhetë Apostujt (Apokalipsi XXI, 14). Për me dhanë nji ide të fortsisë, shën Pjetri thirret shkamb. Fortsija e nji shpije duket gjithashtu kur nji tërmet nuk mundet me e rrzue. Kisha Katolike nuk ka mujtë me u rrzue as prej persekutuesve, as prej korrupsionit të botës e as prej heretikve. Simbas shën Mateut (XVI, 18), dyert e Ferrit (heretikët) munden me rrzue nji kishë lokale por kurrë Kishën e Romës, aty ku qëndron Papa. Për kyt arsye, vetëm Kisha e shën Pjetrit (Kisha e Romës) (të cilit iu caktue Italija, në kohen e shpërndamjes së Apostujve) do të qëndrojë GJITHMONE e fortë në Fe Katolike. Ndërkohë që n'vende të tjera, Feja nuk egziston kund apo asht e përzieme me shumë gabime, Kisha e shën Pjetrit asht e fortë në Fé Katolike dhe e paprekun prej ASNJI GABIMI. Kjo nuk asht e habitshme, sepse Zoti jonë JEZU-KRISHTI i tha shën Pjetrit : ''Jam lutë prej jue, që Feja mos t'ju dështojë kurrë.'' » (Sh'Tomë Akuini, Opuscula, Expositio symboli apostolorum) 

 Kanoni 1322  § 1 : Zoti jonë JEZU-KRISHTI ia ka besue Kishës thesarin e Fesë, në mnyrë që Kisha të ruajë me besnikni Doktrinen e zbulueme prej Zotit dhe t'a spjegojë me pagabueshmëni, me asistencen konstante të SHPIRTIT-SHEJT. (Kodi i të Drejtës Kanonike, 1917) 

Qé si i flet Zoti jonë JEZU-KRISHTI shën Pjetrit, dhe normalisht të gjithë Papve legjitimë, pasardhës të shën Pjetrit, tue kujtue ktu premtimin hyjnuer të Shelbuesit me ndejë me Kishen e Tij (pra me shën Pjetrin dhe Apostujt n'union me shën Pjetrin), ÇDO DITE, deri në fundin e botës : 

"Jam lutë për ty, (ô Simon), në mnyrë që Féja jote mos të dështojë kurrë, dhe kur t'forcóhesh, forcóji vllâznit e tu." (sh'Luka 22, 32) 

Në interpretimet e njoftuna biblike të Ate Kornelius a Lapide S.J.,mbi pasazhin e masipërm të sh'Lukës, bazue mbi msimin e Etënve, lexojmë : 

''Lutja e KRISHTIT kërkoi dhe siguroi dy favore të veçanta për sh'Pjetrin përpara Apostujve të tjerë; i pari ishte personal, n'mnyrë që sh'Pjetri mos të hupte kurrë Fenë. Edhe pse sh'Pjetri e mohoi Shelbuesin me gojë, ashtû si ishte profetizue, dhe hupi dashtninë për Té, megjithaté, sh'Pjetri ruejti Fenë. Kshtu msojnë sh'Gjon Krizostomi ("Hom. XXXVIII" mbi sh'Mateun), sh'Agustini ("De corrept. et Grat." chap. VIII), Teofilakti dhe të tjerët. 

''Privilegji i dytë për sh'Pjetrin dhe për tanë pasardhsit e tij ishte pamundsíja ndonjiherë e mohimit publik të Fesë Katolike, pra pamundsíja e tyne me i msue Kishës Katolike herezi apo çfarëdo lloj gabimit kundër Fesë Katolike. Kshtû msojnë Papa sh'Leoni i Madh (Serm. XXII mbi Festen e sh'Pjetrit dhe sh'Palit), shën Çiprijani (Lib. 1, ep. 3 drejtue Korneliusit), Papët sh'Luçius I, sh'Feliksi I, sh'Agathoni, sh'Nikolla I, sh'Leoni IX, Inoçenti III, sh'Bernardi dhe të tjerë, të cilët janë të cituem dhe të ndjekun prej kardinalit sh'Belarmin (Lib. 1, "De Pontif. Roman."). Ishte e nevojshme që KRISHTI, në Providencen e Tij të urtë hyjnuere, t'i nepte Kishës Katolike, që qysh atherë nuk pushon s'kênunit e tundueme prej djallit, jo vetëm për kohen e sh'Pjetrit por për tana kohnat, deri në fundin e botës, nji Autoritet të Fesë së vërtetë, që Kisha mund t'a konsultonte për çdo dyshim dhe nëpërmjet ktij Autoriteti, kjo Kishë Katolike të instruktohej, të sigurohej dhe mos të gabonte kurrë në Fénë shêjte Katolike; "quod absit!". Ashtu si i thotë shën Pali Timoteut, Kisha Katolike âsht "kolona dhe themeli i së vërtetës" (I Tim 3:15). Ky Autoritet i Fesë së vërtetë pra asht shën Pjetri dhe tanë pasardhsit e tij legjitimë (që janë ipeshkvij të Romës). Ky premtim që JEZU-KRISHTI i dha shën Pjetrit dhe tanë pasardhsve të tij, hyni në fuqi veçanarisht në kohën kur shën Pjetri, pasardhës i JEZU-KRISHTIT, filloi me kênë koka e Kishës, pra mbas vdekjes dhe Rinjalljes së JEZU-KRISHTIT.”

 Kujtoni si flet Zoti jonë JEZU-KRISHTI : 

« Aj që ju ndig'jon (u thotë JEZU-KRISHTI Apostujve) Më ndig'jon dhe aj që ju përbuz, Më përbuz; dhe ai që Më përbuz, përbuz Até që Më ka dërgue. » (Sh'Luka 10:16) 

« N'kjoft se vllau jot nuk ndig'jon Kishën, atherë ai kjoft për ty si publikani dhe pagani. » (sh'Mateu 18:17) 

Pra, kjo ndigjesë ndaj Magjisterit të Papës apo Kishës msimdhanse asht e detyrueshme, asht pra urdhnim e jo opinion, nën dënimin e s'pakut mkatit të randë, jo vetëm kur Kisha mson mbrenda Konçileve, por edhe kur ajo mson jashtë Konçileve, pra në çdo moment e kohë, në çdo vend e hapsinë, universale dhe pa kushte. Për rrjedhojë, çdo lloj gabimi doktrinal asht i pamujtun me egzistue në kyt Magjister hyjnuer, kjoft i jashtzakonshëm (ex-cathedra) apo kjoft i zakonshëm (i çdo momenti) e universal (i çdo vendi), edhe pse del nga goja e nji njiri, që n'jeten e përditshme mundet me kenë mkatnuer. Ky asht premtimi hyjnuer i JEZU-KRISHTIT, Zotit tonë.    

 « Dhe JEZUSI tue shkue drejt tyne (Apostujve) u tha : Çdo pushtet (fuqi) M'asht dhanë n'Qiell dhe në Tokë. Shkoni pra, msoni tana kombet dhe pagzojini n'emen t'ATITe t'BIRIT e t'SHPIRTIT-SHEJT. Msojini me i mbajtë gjithçka që ju kam urdhnue. E jam me jue, tana ditët, deri në fundin e botës. » (Sh'Mateu, 28:18-20) 

Po e theksoj prap se asht e pamujtun ndojherë që Kisha e JEZU-KRISHTIT, e n'kyt Kishë Vikeri i JEZU-KRISHTIT, Papa i Romës, të gabojë kjoft edhe nji herë të vetme doktrinalisht, tue msue ndonji gabim kundër Revelacionit hyjnuer, i gjindun si në Bibël ashtu edhe në Traditen Katolike Apostolike mija vjeçare, sepse vetë JEZU-KRISHTI qëndron me Kishen e Tij Katolike, ÇDO MOMENT, ashtu siç na ka premtue. 

« Dhe Un ka me lutë ATIN dhe ATI ka me ju çue nji tjetër Ngushllues (Paraklet) për me ndej me jue përgjithmonë. » (Sh'Gjoni 14:15-16) 

« Parakleti, SHPIRTI-SHEJT, që ATI ka me çue në Emnin Tem, ka me ju msue çdo gjâ dhe ka me ju kujtue gjithçka që ju kam thanë. » (Sh'Gjoni 14:26)

 « Kur ka me ardhë ky Shpirt i të vërtetës, Aj ka me ju msue çdo të vërtetë. » (sh'Gjoni 16:13) 

Kto tre reference unjillore ktu sipër prej shën Gjonit Apostull mjaftojnë me hjedhë poshtë çdo mundsi gabimi në Doktrinen e Papës së Romës apo të Kishës Katolike të JEZU-KRISHTIT. Si mundet me msue nji doktrinë të rrême Papa apo Apostujt n'union me Papen kur SHPIRTI-SHEJT qëndron gjithmonë me Papen e Apostujt (pra me hierarkinë e Kishës Msimdhënse), kur SHPIRTI-SHEJT u mson dhe u kujton çdo gja që u ka thanë JEZU-KRISHTI, kur SHPIRTI-SHEJT u mson çdo të vërtetë ? E për ma tepër, kur vetë JEZU-KRISHTI qëndron përditë me Kishen e Tij Katolike, deri në fundin e botës ? Me thanë se Papa apo Kisha Katolike mundet me gabue në Doktinen e saj, don me thanë se JEZU-KRISHTI na paska mashtrue në premtimet e Tija, don me thanë me blasfemue randë kundër vetë Zotit e SHPIRTIT-SHEJT, don me thanë me u vetnda prej JEZU-KRISHTIT e Kishës së Tij Shejte Katolike, don me thanë me iu dorzue djallit e mallkimit të përjetshëm. Disa sjellin « objeksione » se gjoja ky Papë apo aj Papë paska gabue në të kaluemen... e kshtu ata vejnë autoritetin e nji « historiani » njerzuer mbi Autoritetin e Fjalës hyjnuere, që na ka premtue me e mbrojtë Msimin e Papës prej çdo gabimi. Me të vërtetë, kto « objeksione » janë vërtetue me prova konkrete, doktrinale e historike, prej vetë Selisë-Shejte, si shpifje dhe fallsitete. (Cf. S. S. Léon XIII : bref Sæpenumero considerantes, 18 Gusht 1883) 

 Në vjetin 681 A.D., Papa shën Agathon mbledh Konçilin e Konstantinopojs (VI ekumenik), pak kohë para rebelimit të Fotit, arqipeshkvit shizmatik ; qé sesi i shkruen Papa Agathon Perandorit, letër që u lexue zyrtarisht në Konçil, u aprovue me entuziazëm prej tanë etënve konçiljarë dhe u vendosë në dokumentet zyrtare të ktij konçili : 

« Në sajë të asistencës të fuqishme të shën Pjetrit, Kisha Apostolike, që asht e tija, nuk asht largue kurrë prej rrugës së vërtetës. Kshtu, e gjithë Kisha Katolike, të gjithë Konçilet Ekumenike gjithmonë kanë përqafue me besnikni dhe kanë ndjekë në gjithçka autoritetin e ksaj Kishe Apostolike, mbasi ajo ka autoritetin e Princit të Apostujve. Të tanë Etnit kanë përqafue doktrinën e saj apostolike, e përmes ksaj doktrine kanë shkëlqye dritat ma të ndritshme të Kishës së JEZU-KRISHTIT. Shejtnit doktorë ortodoks e kanë venerue dhe ndjek kyt doktrinë apostolike, kurse heretikët e kanë luftue me furi, tue shpifë kundër saj dhe tue e përndjekë me blasfemat e tyne plot me urrejtje. Na po ju dërgojmë pra rregullen e Fesë së vërtetë e cila, kjoft në kohë paqet, kjoft në kohë stuhijet, asht ruejtë dhe mbrojtë me zell prej Kishës Apostolike të JEZU-KRISHTIT, e cila, prej hirit të Zotit të Gjithpushtetshëm, kurrë nuk ka me devijue prej shtegut të Traditës së Apostujve dhe kurrë nuk ka me ra në shthurjen e të rejave heretike. Ashtu si e ka marrë Fenë prej themeluesve të saj, Princave të Apostujve të KRISHTIT, ashtu e ka ruejtë kjo Kishë kyt Fé, pa ma të voglën njollë , në sajë të premtimit hyjnor që vetë Zoti JEZUS, Shelbuesi jonë, i ka ba në Unjill Princit të Apostujve : ‘Pjetër, Pjetër, qe satani ka kërkue me ju shkërmoqë të tanvë si grunin, por UN jam lutë pët ty në mnyrë që Feja jote mos të dështojë (mos të hupet), dhe ti, forcoji vllaznit tue’. E kshtu kanë veprue gjithmonë, me integritet të plotë, Pontifët apostolikë (Papët), parardhsit e mij. » (Pjesë nga letra e Papës shen Agathon drejtue Perandorit të Lindjes) 

Dhe nuk mundet me ndodhë ndryshej, sepse vetë Hyji, përmes Apostullit të kombeve, shën Palit, na mson se Kisha Katolike e JEZU-KRISHTIT asht kolona dhe themeli i të vërtetës, jo për nji kohë, jo në nji vend të caktuem por gjithmonë e gjithkund, deri në fundin e botës : 

Kisha Katolike âsht "kolona dhe themeli i së vërtetës'' (I Tim 3:15).

 

Ata që besojnë e msojnë ndryshej prej shën Palit, sjellin nji tjetër unjill njerzuer dhe mjerisht tërhjekin mbi vedi mallkimin e Zotit : 

« Po habitem se sa shpejt keni braktisë até që ju ka thirrë në hirin e KRISHTIT, për me përqafue nji tjetër unjill. Jo se egziston nji unjill tjetër, por ka njerëz që ju turbullojnë dhe dojnë me rrëzue e shkatrrue Unjillin e KRISHTIT. Por n'kjoft se dikush, kjoft ky edhe vetë nà apo n'kjoft se edhe nji engjëll prej Qiellit ju shpall nji tjetër unjill prej atij që nà ju kena shpallë, atherë aj kjoft mallkue. E thashë dhe po e përsëris tashti edhe nji herë : N'kjoft se dikush ju shpall nji tjetër unjill prej atij që ju keni msue, atherë aj kjoft mallkue. A mos jam tue dishirue nderin e njerzve apo até të Zotit ? A mos jam tue kërkue me i pëlqye njerzve ? N'kjoft se do të doja t'i pëlqeja njerzve nuk do të isha sherbtori i JEZU-KRISHTIT. » (Prej Letrës së sh'Palit Apostull drejtue Galatve 1:6-10) 

« Shën Pjetri thirret 'shkamb', sepse si nji shkamb i patundun, aj mban nyjet dhe peshen e tanë ndërtesës kristjane. » (shen Ambrozi, Sermoni 4)

« Aj që nuk bashkohet me Selinë e Pjetrit mbi të cilin asht ndërtue Kisha, a ka me besue prap në kyt Kishë ? » (shen Çiprijani, De Unitate Eccles., p. 254.) 

Papa shën Leoni i Madh, mbi Primatin dhe Autoritetin hyjnuer të shën Pjetrit dhe të pasardhsve të tij legjitimë, shkruen kshtu : 

« E Un po t'tham : d.m.th., ashtu si ATI Jem t'ka manifestue Hyjninë Teme, Un gjithashtu po t'baj t'njoftun superioritetin tand, sepse ti je Pjetër (shkamb), d.m.th., ashtu si jam Un, shkambi i pamposhtun, Un guri themeltar që bashkon dy muret, Un themeli jashtë t'cilit askush nuk mundet me vue nji tjetër, edhe ti gjithashtu je shkamb, sepse je forcue prej virtytit Tem, dhe çka asht e Jemja prej Fuqisë hyjnuere, ti e zotnon me Mue, prej pjesmarrjes. E mbi kyt shkamb kam me ndërtue Kishen Teme, dhe fuqitë e Ferrit nuk kanë me triumfue kundër saj. Mbi kyt themel të fortë do të ndërtoj tempullin e përjetshëm, dhe Kisha Jeme që duhet t'nalcohet deri n'Qiell, ka me u ngritë mbi fortsinë e ksaj Feje. » (“Sermo III, in annivers. assumptionis suae.”) 

« Në kyt përmbytje universale opinionesh asht misioni i Kishës me mbrojtë të vërteten dhe me zhgulë gabimin prej shpirtnave, dhe kyt mision Ajo duhet t'a përmbushë shejtnisht dhe gjithmonë, sepse mbrojtjes së saj i asht besue nderi i Hyjit dhe shelbimi i shpirtnave... 

« Feja e krishtenë nuk bazohet mbi autoritetin e arsyes njerzore por mbi até hyjnuere, sepse até çka Hyji na ka zbulue ''na nuk e besojmë si rezultat i evidencës së vetë të vërtetës, e dallueme prej dritës natyrore të intelektit tonë, por për arsye të Autoritetit të Zotit që zbulon dhe nuk mundet as me u gabue e as me na shtye në gabim''. Nga kjo rrjedh se të gjithë elementve që kjartsisht përfshihen në Zbulimin e Zotit na duhet me u dhanë nji aprovim të njejtë dhe të plotë. Me refuzue vetëm njenin prej tyne don me thanë me refuzue komplet Zbulimin hyjnuer. Dhe kta shkatrrojnë njisoj themelin e Fesë, tue mohue faktin se Zoti i ka folë njerzve apo vejnë n'dyshim të Vërteten dhe Urtinë e Tij hyjnuere.   

« Përcaktimi i atyne doktrinave që përfshihen në Zbulimin hyjnuer asht pjesë e misionit të Kishës msimdhanse (Papës dhe ipeshkvijve), të cilës Hyji ia ka besue ruejtjen dhe interpretimin e Fjalës së Tij. Në Kishë, Doktori suprem asht Pontifi Romak. Uniteti i shpirtnave e lyp atherë, me nji dakordsi perfekte në të njejten Fé, nji nënshtrim dhe ndig'jesë perfekte të vullnetit ndaj Kishës dhe Pontifit Romak, si ndaj vetë Hyjit... Qé si e spjegon në mnyrë t'admirueshme kyt doktrinë sh'Tomë Akuini (Lb. Quest; I, art X.) n'paragrafin e maposhtëm : 

« ''Objekti themeluer i Fesë asht e vërteta primare, ashtu siç na prezantohet në Shkrimet Shejte dhe në Doktrinen e Kishës, të cilat rrjedhin prej të vërtetës primare. Për rrjedhojë, kushdo që nuk aprovon apo nuk aderon në Doktrinën e Kishës, si në nji rregull t'pagabueshme dhe hyjnuere, që vjen prej të vërtetës primare të shpallun në Shkrimet Shejte, aj nuk ka Fenë e zakonshme Katolike, por përvetson n'nji mnyrë tjetër elementat e fushës së Fesë... Atherë asht e kjart se aj që aderon në Doktrinen e Kishës, si në nji rregull të pagabueshme, nep miratimin e tij për gjithçka që Kisha mson. Përndryshej, n'kjoft se në elementat e msueme prej Kishës, aj aprovon çfarë i pëlqen dhe refuzon çfarë nuk i pëlqen, aj aderon në vullnedin e vet dhe jo në Doktrinen e Kishës, e cila asht nji rregull e pagabueshme. Feja e tanë Kishës duhet të jetë unike, simbas ksaj fjale të Shen Palit shkrue Korintasve : ''Mbani të tanë të njejtin unitet doktrinal dhe mos të ketë dasina mes jush.'' (I Kor. 1). Për rrjedhojë, ky unitet mundet me u ruejtë vetëm atherë kur çeshtjet që lindin rreth Fesë të vendosen prej atij (Papës) që udhëhjek Kishen Katolike në mbarë botën, dhe kur vendimi i tij të pranohet prej tanë Kishës me vendosmëni... 

« Kur konsiderojmë limitet e ndig'jesës që u detyrohena barijve shpirtnuer e sidomos Pontifit Romak, nuk duhet me mendue se ata përfshjnë vetëm dogmat në të cilat inteligjenca duhet me aderue, dhe se refuzimi i vetdijshëm i tyne përban krimin e herezisë. Nuk asht i mjaftueshëm as edhe nji aprovim i sinqertë dhe i devotçëm i doktrinave, të cilat pa kenë kurrë të shpalluna zyrtarisht prej nji gjykimi solemn të Kishës, megjithaté na msohen prej Magjisterit të saj të zakonshëm e universal, si pjesë përbase e Zbulimit hyjnuer, dhe si të tilla, simbas Konçilit të Vatikanit, duhen besue me nji fé katolike dhe hyjnuere. Për ma tepër, duhet që të Krishtenët t'a konsiderojnë si detyrë me u qeverisë dhe udhhjekë prej autoritetit të ipeshkvijve, e kryesisht prej autoritetit të Selisë Shejte.... Prej vetë urdhnit hyjnuer, i takon Kishës, dhe mbrenda Kishës i takon Pontifit Romak me përcaktue, në rangun doktrinal e moral, se çka duhet me besue e si duhet me veprue. Për rrjedhojë, Pontifi Romak (Papa) duhet me mujtë me gjykue me autoritet se çka përfshin Fjala e Zotit, me përcaktue cilat doktrina janë n'harmoni me Té dhe cilat E kundërshtojnë. Po ashtu, në fushen e moralit, i takon Papës me vendosë çka asht mirë e çka asht keq, çka asht e nevojshme me u krye e çka duhet me u shmangë, për me mujtë me mbrritë shelbimin e përjetshëm. Përndryshej, Pontifi Romak (Papa) nuk do t'mund të ishte as interpretuesi i pagabueshëm i Fjalës së Zotit e as udhhjeksi i sigurtë i jetës njerzuere. » (Sh. T. Papa Leoni XIII, Letra inciklike ''Sapientiae Christianae'', 10 kallnduer 1890) 

« Simbas vetë natyrës së Fesë Katolike, asht e pamujtun me besue disa gjana dhe me i kundërshtue disa të tjera. Në fakt, Kisha shpallë se Féja asht nji virtyt mbinatyruer, përmes së cilit, nën frymzimin dhe ndihmen e hirit të Zotit, na besojmë se çka na asht zbulue prej Zotit (dhe msue prej Kishës) asht e vërtetë, jo për shkak të vetë të vërtetës së gjanave, të konsiderueme me driten natyrale të arsyes, por për shkak të Autoritetit të Vetë Hyjit që na i zbulon kto të vërteta, dhe se Hyji nuk mundet as me gabue e as me na shtye n'gabim. ''Në shumë pika ata janë me Mue, dhe vetëm në disa gjana ata nuk janë me Mue. Por për arsye të ktyne pak gjanave mbi të cilat ata ndahen prej Mejet, nuk u shërben aspak me kenë me Mue për gjithçka tjetër.'' (Shën Augustini, ''In Psal. LIV, n. 19") 

« Asht pra e nevojshme që t'egzistojë në mnyrë permanente, nga njena anë, misioni konstant dhe i pandryshueshëm me msue gjithçka që Vetë JEZU-KRISHTI na ka msue, dhe, nga ana tjetër, obligimi konstant dhe i pandryshueshëm me pranue dhe shpallë integralisht kyt Doktrinë t'Krishtenë... 

« Nuk ka gja ma të drejtë, sepse ata që marrin prej Doktrinës s'Krishtenë çka u pëlqen mbështeten mbi gjykimin e tyne personal dhe jo mbi Fenë Katolike : tue refuzue ''me nënshtrue çdo inteligjencë nën ndig'jesen e JEZU-KRISHTIT (II Korint., X, 5)'', ata n'fakt i binden vedit dhe jo Hyjit. ''Ju që n'Unjill besoni çka ju pëlqen dhe refuzoni me besue çka nuk ju pëlqen, ju i besoni ma shumë vedit tue sesa Unjillit.'' (Shën Augustini, ''lib. XVII, Contra Faustum Manichæum, cap. 3") (Sh. T. Papa Leoni XIII, Letra inciklike ''Satis Cognitum'', 29 qershuer 1896) 

« Kuptohet kollaj si ka mujtë me ndodhë kjo zhvendosje perspektivet : mbas vjetit 1870, manualet e teologjisë kanë marrë si shembuj të tezave të tyne vetë dokumentat e Konçilit. Për shkak se asnjeni prej tyne nuk ka trajtue në plan të parë Magjisterin e zakonshëm (të çdo momenti) të Pontifit Romak, ky lloj Msimit pak nga pak ka dalë jashtë vëmendjes, dhe tanë Msimi Pontifikal ASHT DUKE sikur përfshihet vetëm në shpalljet ''ex cathedra''. E mekense vëmendja asht fokusue totalisht mbi kto lloj shpalljesh ''ex cathedra'', jena msue me i konsiderue ndërhymjet doktrinale të Selisë-Shejte vetëm nën perspektiven e nji gjykimi solemn... » (Dom Paul Nau O.S.B., ''El Magisterio pontificio ordinario, lugar teológico'', 1956) 

« Shën Pjetri dhe pasarsdhsit e tij janë të sigurtë me pasë nji pagabueshmëni doktrinale të patundun. ''Mesija ishte profetizue me kenë shkambi i parë, themeluer (Izaija XXVIII, 16)''. JEZUSI tue i dhanë Emnin e Vet Simon-Pjetrit, sikur i thotë : UN jam shkambi i pathyeshëm e themeluer që bashkon në nji dy gjana ; UN jam themeli që askush nuk mundet me E zëvendsue me nji tjetër ; por ju gjithashtu jeni shkamb, sepse forca Jeme bahet themeli i qëndrueshmënisë tande, në mnyrë që çka i përket Personalisht Fuqisë Teme, të bahet edhe jue e përbashkët me Mue, prej pjesmarrjes. » (Sh. T. Papa Leoni i Madh, In anniversario Assumptionis suae, sermoni 4)                  

« Përg'jatë sa e sa shekujve, asnji herezi nuk ka mujtë me përlye ata që ishin të ulun mbi Selinë-Shejte, sepse vetë SHPIRTI-SHEJT i mësonte. » (ibid., sermoni 98)

 

« Unjilli shejt na mson se Zoti jonë JEZU-KRISHTI asht lutë për shën Pjetrin, kur i tha në momentin e Pasionit të Tij : ''Jam lutë për jue në mnyrë që Feja juej mos të dështojë ; dhe ju, forconi vllaznit tue''. Përmes ksaj shprehjeje, Zoti jonë JEZU-KRISHTI manifestonte kjart se pasardhsit e shën Pjetrit, as edhe në nji moment, nuk do të devijojshin prej Fesë Katolike, por përkundrazi, do të konvertojshin të tjerët dhe do të forcojshin shpirtnat e lëkundun n'kyt Fé. Ε tue i dhanë kshtu shën Pjetrit fuqinë me forcue të tjerët, i detyronte kta të fundit me iu bindë shën Pjetrit. » (Papa shën Gregori VII, Ad Patriarcham Constantinopolitanum.) 

« Katolikët po të Na ndig'jojnë, ashtu si e kanë për detyrë, kanë me dijtë saktsisht se cilat janë detyrat e sejcilit, si në teori ashtu edhe në praktikë. S'parit në teori, asht e nevojshme me pasë nji aprovim t'përsosun mbi gjithçka që Pontifët Romakë kanë msue dhe do të msojnë ; dhe sa herë që rrethanat e kërkojnë, me e shpallë kyt Msim publikisht. » (Sh. T. Papa Leoni XIII, Letra inciklike  Immortale Dei, 1 Nanduer 1895) 

 « JEZU-KRISHTI ka themelue në Kishë nji Magjister të gjallë, autentik dhe të përhershëm..., dhe ka dashtë e urdhnue me shumë rreptsi që Msimet doktrinale të ktij Magjiteri të pranoheshin sikur të ishin Msimet e vetë JEZU-KRISHTIT... N'kjoft se Msimi i Kishës do të kishte kund ndonji gabim, atherë do të rezultonte, që pa dyshim asht absurde, se vetë Hyji do të ishte Autori i gabimit të njerzve. » (Sh. T. Papa Leoni XIII, Letra inciklike Satis cognitum, 29 juin 1896)           

 

« ''Kur të vijë ky SHPIRT i së Vërtetës, AJ do t'ju msojë çdo të vërtetë.'' (Shën Gjoni XVI, 12). Kyt t'vërtetë SHPIRTI-SHEJT ia akordon dhe ia nep Kishës, dhe me prezencen e Tij të vazhdueshme, kujdeset që Kisha mos të bijë kurrë në asnji gabim. » (Sh. T. Papa Leoni XIII, Letra inciklike Divinum illud, 9 Maj 1897)

 

« Magjisteri (Msimi) i Kishës Katolike, i themeluem mbi tokë simbas planit të Zotit, për me ruejtë gjithmonë t'paprekun thesarin e t'Vërtetave të zbulueme dhe për me sigurue me lehtsi e vërtetsi njohjen e tyne prej njerzve, ushtrohet ÇDO DITE prej Pontifit Romak dhe ipeshkvijve n'komunion me Papen. Për ma tepër, çdo herë që asht e nevojshme me i rezistue me ma shumë efikasitet gabimeve e sulmeve t'heretikve, apo për me i ngulitë të Vërtetat e spjegueme në shpirtnat e besimtarve me ma shumë kjartsi e preçizjon, ky Magjister e ka për detyrë me përdorë forma e terma solemne në vendimet e tija... Kjo lloj metodet e jashtzakonshme e Magjisterit nuk   shpallë asgja të re... 

 « Në përmbushjen e pandërpreme të Misionit të saj, a thue i mungon forca dhe efikasiteti Kishës Katolike, n'nji kohë kur vetë JEZU-KRISHTI i ofron asaj ndihmen e Tij t'vazhdueshme : ''Jam me jue, ÇDO DITE, deri në konsumimin e shekujve ?'' (Sh'Mateu XXVIII, 20)      

« … A asht e vërtetë se n'kyt Kishë Katolike, t'cilën vetë Hyji e asiston si Shef dhe Mbrojtës, kjo Doktrinë e Apostujve asht zhdukë totalisht apo asht ndojherë fallsifikue ? N'kjoft se Shelbuesi jonë ka deklarue kjart se Unjilli i Tij i dedikohet jo vetëm kohve apostolike por edhe shekujve të ardhshëm, objekti i Fesë, me kalimin e kohës, a ka mujtë me u ba aq i errët dhe aq i pakjartë, saqë u dashka sod me tolerue edhe vetë opinionet kontradiktore ? Po t'ishte kjo e vërtetë, do t'duhej me thanë gjithashtu se ulja e SHPIRTIT-SHEJT mbi Apostujt, Prezenca e përhershme e t'njejtit SHPIRT-SHEJT në Kishë dhe vetë predikimi i JEZU-KRISHTIT paskan hupë, tash sa shekuj, tanë efikasitetin dhe dobinë e tyne, thanje kjo, pa dyshim, blasfemuese. 

« Për ma tepër, kur Biri unik i Hyjit i ka urdhnue të dërguemve të Tij me i msue tana kombet, në t'njejten kohë i ka vue detyr t'gjithë njerzve me ndig'jue msimin e ''dishmitarve të zgjedhun prej Zotit'' (Aktet X, 41), dhe Shelbuesi ka sanksionue urdhnin e Tij me kto fjalë : ''Aj që ka me besue dhe ka me u pagzue, aj ka me u shelbue ; por aj që nuk ka me besue, aj ka me u dënue.'' (sh'Marku XVI, 16). Pra, kto dy urdhnime, që nuk munden mos me u mbajtë, urdhnimi me msue të tjerët dhe urdhnimi me besue për me fitue jeten e pasosun, kto dy Urdhnime pra nuk kanë kuptim, n'kjoft se Kisha nuk mson integralisht dhe botnisht Doktrinen unjillore dhe se n'kyt msim, ajo nuk asht e mbrojtun prej rrezikut të çdo lloj gabimi doktrinal. » (Sh. T. Papa Piu XI, Letra inciklike Mortalium animos, 6 Kallnduer 1928)                           

 

« Dhe nuk duhet me mendue se çka na shpallet përmes letrave inciklike nuk detyroka nënshtrimin dhe ndig'jesen e besimtarve, nën pretekstin se Papët nuk ushtrokan fuqinë e tynë supreme të Magjisterit (ex-cathedra). N'fakt, ky lloj msimit asht pjesë e Magjisterit të zakonshëm (TE ÇDO MOMENTI), dhe për kyt Magjister asht gjithashtu e vlefshme Fjala e Zotit : ''Kush ju ndigjon, Më ndigjon...'' (sh'Luka X, 16)... » (Sh. T. Papa Piu XII, Letra inciklike Humani generis, 12 Gusht 1950) 

      

« Midis jush mos t'ketë vend për mendjemadhsinë e ''egzaminimit personal'', që vjen ma shumë prej mentalitetit heterodoks sesa prej përshpirtnisë katolike, e simbas t'cilit individët nuk hezitojnë me peshue simbas gjykimit të tyne personal çka vjen prej Selisë Apostolike. » (Sh. T. Papa Piu XII, Vos omnes, 10 Shtator 1957)

 

« Sapo të ndihet zâni i Magjisterit të Kishës, kjoft në formen e tij t'jashtzakonshme apo në até të zakonshme (TE ÇDO MOMENTI), PRANOJENI kyt za, me nji shpirt vigjilent dhe përvujtni. » (Sh. T. Papa Piu XII, prej fjalimit mbajtun në Angelicum, 14 Kallnduer 1958)

 « ''Kriteri i parë dhe ma i randsishëm i Fesë Katolike, rregulla supreme dhe e patundun e ortodoksisë, asht ndig'jesa ndaj Magjisterit të gjallë dhe GJITHMONE të pagabueshëm të Kishës Katolike, e themelueme prej JEZU-KRISHTIT, ''kolona dhe mbështetsja e së vërtetës'' (I Timoteut III, 15).

« … Shën Pali thotë : "Fides ex auditu'' : Feja vjen jo prej të pamit, por prej të ndig'juemit, pra prej Magjisterit të gjallë të Kishës, shoqni e dukshme, e përbame prej msuesve dhe dishepujve... Vetë JEZU-KRISHTI i ka urdhnue dishepujve me ndig'jue msimet e ktyne msuesve... dhe i ka thanë msuesve : ''Shkoni msoni të gjitha kombet.  SHPIRTI i së Vërtetës do t'ju msojë çdo të vërtetë. Qé pra, jam me ju deri në fundin e botës.'' » (Sh. T. Papa shën Piu X, prej ligjeratës, Con vera soddisfazione, para studentve katolikë, 10 Maj 1909) 

« Kisha Katolike nuk mundet me gabue, sepse JEZU-KRISHTI, Vullnedi i t'Cilit kryhet gjithmonë për arsye të dinjitetit të Tij hyjnuer, i ka thanë shën Pjetrit, mbi shpalljen e Fesë të t'cilit asht themelue Kisha : ''Jam lutë për jue, që Feja mos t'ju dështojë kurrë.'' » (Shën Tomë Akuini, ''Summa theologica'', suppl. III, q. 25, a. 1) 

« Uniteti i Kishës e lypë që gjithë besimtarët të dakordsohen mbi të gjitha elementat e Fesë Katolike. Por kto elementa, herë mbas heret, ngrejnë pyetje që u duhen dhanë përgjigje. Por Kisha Katolike do të ndahej në nji pafundsi opinionesh, në kjoft se vendimi i nji shefi të vetëm nuk do të ruente unitetin e saj. » (Sh'Tomë Akuini, Sum. cont. Gentes, lib. IV, c. LXXVI) 

« Së katërti, Kisha Katolike asht e patundun. Nji shpi asht e patundun kur themelet e saja janë të forta. Themeli i vërtetë i Kishës asht JEZU-KRISHTI (I Korintasve III, 2) dhe dymbëdhetë Apostujt (Apokalipsi XXI, 14). Për me dhanë nji ide të fortsisë, shën Pjetri thirret shkamb. Fortsija e nji shpije duket gjithashtu kur nji tërmet nuk mundet me e rrzue. Kisha Katolike nuk ka mujtë me u rrzue as prej persekutuesve, as prej korrupsionit të botës e as prej heretikve. Simbas shën Mateut (XVI, 18), dyert e Ferrit (heretikët) munden me rrzue nji kishë lokale por kurrë Kishën e Romës, aty ku qëndron Papa. Për kyt arsye, vetëm Kisha e shën Pjetrit (Kisha e Romës) (të cilit iu caktue Italija, në kohen e shpërndamjes së Apostujve) do të qëndrojë GJITHMONE e fortë në Fe Katolike. Ndërkohë që n'vende të tjera, Feja nuk egziston kund apo asht e përzieme me shumë gabime, Kisha e shën Pjetrit asht e fortë në Fé Katolike dhe e paprekun prej ASNJI GABIMI. Kjo nuk asht e habitshme, sepse Zoti jonë JEZU-KRISHTI i tha shën Pjetrit : ''Jam lutë prej jue, që Feja mos t'ju dështojë kurrë.'' » (Sh'Tomë Akuini, Opuscula, Expositio symboli apostolorum)     

    

Disa hipoteza

 

         « Anmiqtë e delaruem të Zotit dhe të Kishes së Tij, heretikët dhe shizmatikët, duhen me u kritikue sa ma shumë që të jetë e mujtun, tue u mbështetë në të vërteten. Asht nji vepër dashtnijet Kristjane me bërtite : "Ujku!", kur ai hin n'vathë apo në ndonji vend tjetër. » (sh'Françesku i Sales, Doktor i Kishes Katolike, "Hymje në jeten e devoçme", Pjesa III, Kapitulli 29) 

Asht e pamujtun pra që kta apostata e t'pafé që drejtojnë sod Vatikanin dhe dioqezat, e që blasfemojnë aq randë Biblen Shejte, Traditen Katolike, t'kaluemen e lavdishme të Kishës, të përfaqsojnë hierarkinë msimdhanse të Kishës Katolike Romake, sepse nji prej elementve kryesuer që i demaskon asht doktrina e tyne antikatolike dhe veprat e tyne diabolike që përhapin tash sa dekada. Prej fryteve të tyne keni me i njoftë, na mson JEZU-KRISHTI. Dhe frytet e tyne janë djallzuere. Pra asht e pamujtun me ndodhë që Kisha msimdhanse, kjoft përmes Magjisterit të saj solemn "ex cathedra" apo nëpërmjet Magjisterit të saj të zakonshëm e universal ("ex officio" e të përditshëm) të msojë kundër Bibles e Traditës, pra kundër Zbulimit hyjnuer. Asht absolutisht e pamujtun me ndodhë, përndryshej akuzojmë Shelbuesin se nuk e paska mbajtë premtimin e Vet hyjnuer. Zoti na ruejtë !!!

Magjisteri gjithmonë i pagabueshëm i Kishës (cf. Shpallja e Fesë Tridentine dhe Betimi antimodernist i Papës shën Piu X) asht i kjartë : Katekumenët hijnë n'Kishë përmes shpalljes së Fesë dhe rrijnë n'kyt Kishë përmes ksaj Feje hyjnuere Katolike. Pa kyt Fé, asht e pamujtun me kenë pjesë e Kishës së JEZU-KRISHTIT. Bajnë pjesë n'kyt Kishë vetëm ata, mson Selija-Shejte, t'cilët kanë marrë Pagzimin e regjenerimit dhe shpallin Fenë e vërtetë Katolike, e që nuk kanë dalë vetë prej saj, për t'zezen e tyne, ose nuk janë largue prej Kishës, përmes nji vendimi të Autoritetit legjitim. (Sh. T. Piu XII, "Mystici Corporis Christi", 1943.) Kanoni 188 § 4 konsideron t'rrëzuem prej postit, pa asnji deklaratë të superiorit të tyne (posti mbetet vakant ipso facto), tanë ata klerikë që mohojnë publikisht Fenë Katolike. 

Qé si na ndriçon doktori i Kishës, sh'Alfons-Maria di Liguori mbi situaten aktuale :

 

"Egzistojnë megjithaté dy raste kur sh'Alfons-Maria i Liguorit mson se Kardinajt dhe Ipeshkvijtë munden me thirrë nji Konçil Ekumenik [që normalisht thirret vetëm prej Papës]. Rasti i parë asht kur Papa asht i dyshimtë, ashtu si ndodhi në kohen e Shizmës së Madhe të Perëndimit ; rasti i dytë asht atherë kur nji Papë do të binte në herezi, në mnyrë t'përsëritun dhe të njoftun, nji hipotezë kjo irrealiste, pa dyshim. Në rastin e parë, sejcili prej Papve të dyshimtë duhet me iu bindë dekreteve të Konçilit, mbasi Selija-Shêjte konsiderohet vakante. Në rastin e dytë, Papa do të hupte Pontifikatin "ipso facto", prej vetë aktit të herezisë, sepse aj do të ishte jashtë Kishës e për rrjedhojë nuk do të mujte me kênë shefi i saj, ashtu si Konçili do të deklaronte në vijim." (Abbé Berthier, "Abrégé de théologie dogmatique et morale", 1892, p. 54) 

Për ma tepër, sh'Alfons-Maria Liguori, doktor i Kishës, citon dhe aprovon kardinal e famshëm jezuit shën Belarminin (De Rom. Pont. t.4, c. 6), i cii mson se Hyji kurrë nuk do të lejojë që Papa të bijë në herezi, as publikisht e as privatisht. (sh'Alfons-Maria Liguori, « De l'Autorité du Souverain Pontife, Oeuvres Dogmatiques », Tome 17 bis, page 11) 

Doktrina e shën Alfonsit, doktorit moral, asht në fakt edhe Doktrina unanime e tanë Etënve, n'konformitet të plotë me Magjisterin gjithmonë të pagabueshëm të Selisë-Shejte, e rranjoson në dy Burimet e Zbulimit Hyjnuer : Unjillin dhe Traditën Apostolike. 

Kujtoj ktu faktin se veprat integrale të ipeshkvit italjan dhe doktorit të Kishës, shën Alfonsit, (opera omnia moralium, asceticorum et dogmaticorum), mbas nji egzaminimi serioz dhe të kujdesshëm, janë aprovue prej Kongregacionit të Shejtë të Riteve, aprovim i konfirmuem prej vetë Sh. T. Papës Piut VII, me datë 18 Maj 1803.

 

Simbas autorve katolikë, shkruen kanonisti Raoul Naz, egzistojnë tri mundsi që Papa të humbasë Pontifikatin apo Postin : 1. Përmes dorëheqjes, 2. Përmes çmendunisë s'vazhdueshme dhe 3. Përmes herezisë zyrtare apo publike (formale). Rasti i tretë mund të ndodhë, i konsideruem teorikisht, si spekulim teologjik e jo si faktikisht i mujtun me ndodhë, n'kjoft se Papa vepron si person privat, pra në jetën e vet private e jo në jeten zyrtare e publike si Papë, Vikeri (Zëdhansi, Përfaqsuesi) mbi tokë i Zotit tonë JEZU-KRISHTIT. N'kjoft se ky rast i tretë, kjo hipotezë teorike, do të realizohej, atherë mekense ASKUSH nuk ka të drejtë me gjykue Selinë-Shejte (ligji kishtar apo kanoni 1556), prej vetë aktit (ipso facto) të herezisë, dhe pa asnji deklaratë tjetër, Papa do të hupte AUTOMATIKISHT Postin, dhe Selija-Shejte do të konsiderohej vakante. Në historinë kishtare, FAKTIKISHT, KURRE ASNJIHERE, NJI PAPE NUK KA RA NE HEREZI FORMALE, AS EDHE SI PERSON PRIVAT. (Naz, « Traité de droit canonique », 1946, vol 1, pp. 366-367 ; ; Prümmer, op. cit., p. 128; Vermeersch et Creusen, op. cit., T. 1, p. 125). 

"I tillë ka kenë gjithmonë zakoni i Kishës, i mbështetun në vendimin unanim të Etënve, t'cilët gjithmonë kanë konsiderue t'përjashtuem prej unitetit katolik dhe jashtë Kishës cilindo që ndahet sadopak prej Doktrinës së msueme prej Magjisterit autentik (gjithmonë t'pagabueshëm) të Kishës Katolike." (Sh. T. Leoni XIII, Letra inciklike "Satis Cognitum", 29 Qershuer 1896) 

Prania e antipapve nuk cënon vazhdimsinë e përhershme papale 

Në kjoft se lexon historinë e Kishës, vërejmë se mbas vdekjes së nji Pape, Vatikani përhapë Stemen e gjendjes sedevakante, për me diftue se Selia Shejte asht bosh. Mbasi mbahet Konklava e radhës, bahet zgjedhja e Pontifit të ri. Simbas ligjeve të Kishës mbi mbajtjen e Konklavës për zgjedhjen e Papës, normalisht kardinajt duhen me fillue me votue zgjedhjen e Papës së ri jo ma vonë se 18 ditë mbas vdekjes së Papës parardhës. Por rrethana të jashtzakonshme munden me shtye kyt limit kohor. (Cf. Konstiticioni Apostolik i Sh. T. Papës Piu XII, "Vacantis Apostolicae Sedis" I datës 8 dhjetor 1945.)

 Në historinë e Kishës kanë ndodhë raste, kur antipapë kanë pushtue Vatikanin, me ndihmën e ndonji princi apo perandori. Kanë ndodhë raste edhe kur mbas vdekjes së nji Pape asht kenë e pa mujtun për kardinajt me u mbledhë në Vatikan, dhe vetëm mbas disa kohësh, muajsh apo edhe ma gjatë, kanë zgjedhë Papen e ri. Po më kujtohet zgjedhja e Papës Piu VII në 1800, në Venecia, nën mbrojtjen austriake, mbas afro 6 muajsh periudhe sedevakante, mbasi Roma ishte e pushtueme prej trupave të Napolon Bonapartit. Disa raste tjera periudhash sedevakante kanë ndodhë p. sh. midis Papës shen Marselit dhe Papës shen Marçelini I : tre vjet e 7 muaj sedevakante. Rast tjetër asht periudha sedevakante mes Papës Klementi IV dhe Papës shen Gregori X : 2 vjet e 9 muaj ; apo edhe periudha vakante tjetër mes Papës Nikolla IV dhe shen Çelestini V : 2 vjet e 3 muaj. Këto raste e tjera mundesh me i lexue me ma shumë hollësi te vëllimet e historisë kishtare te Rohrbacher (28 vëllime) apo edhe te historia e Darras (44 vëllime) 

Pra nuk hupet vazhdimësia apostolike gjatë periudhës sedevakante, shkaktue kjoft prej vdekjes së Papës, prej uzurpimit të ndonjë antipape apo prej vështirësive kohore apo gjeografike që kardinajt munden me hasë në zgjedhjen e Papës së ri.

 

« Edhe sikur nji Decius, përmes dhunës, të shkatojë nji vakancë katër-vjeçare të Selisë së Romës, edhe sikur të ngrihen antipapë, disa të mbështetun prej zellit popullor e të tjerë të përkrahun prej politikës së princave, edhe sikur nji shizëm e gjatë të krijonte nji dyshim mbi legjitimitetin e disa Papve, SHPIRTI-SHEJT do të lejojë kalimin e nji situate të tillë të vështirë, dhe në t'njejten kohë do të forcojë fenë e besimtarve. S'fundmi, në momentin e përcaktuem, Hyji do të manifestojë të zgjedhunin e Tij dhe e gjithë Kisha do t'a pranojë me entuziazëm. » (Dom Prosper Guéranger, « L'année liturgique », mercredi de la Pentecôte) 

« Edhe sikur të qëndrojshim disa muej apo disa vite pa zg'jedhë nji Papë të ri, apo edhe sikur të ngriheshin antipapë, ashtu siç ka ndoshë ndojherë në të kaluemen, intervali i vakancës nuk do të shkatrronte aspak suksesionin apo njipasnjishmëninë e përhershme papale, sepse atherë kleri dhe ipeshkvijtë janë gjithmonë në Kishë, dhe kanë qëllimin me i dhanë nji pasardhës Papës t'kaluem, menjiherë sapo rrethanat t'a lejojnë nji gja të tillë. » (Abati Barbier, « Les trésors de Cornelius à Lapide... », Paris 1856, t. I, pp. 724 - 725)    

A asht Froni i Shën Pjetrit vakant ? 

Në ligjet e Kishës Katolike, në caktimin dhe marrjen zyrtare të nji posti në Kishë, ndeshen termat "ipso facto"("simbas vetë faktit" ose "nga vetë fakti") dhe "ipso jure" ("simbas ligjit"). Për shembull, nji ipeshkëv caktohet prej Papës me ushtrue detyren e tij ipeshkvnore në nji dioçezë X. Prej vetë faktit (ipso facto) që Papa cakton ipeshkvin në detyrën e re, ipeshkvi menjiherë ka juridiksionin (autoritetin) me qeverisë dioçezen X dhe njihet zyrtarisht si ipeshkvi i asaj dioçeze. Mbas datës së caktimit, ipeshkvit i lêhet nji periudhë disa ditore me shkue në dioçezen e tij dhe atje me marrë zyrtarisht (në posesion) detyrën e tij të ré, simbas ligjit ("ipso jure"). 

Nji shembull i ngjashëm âsht zgjedhja e Papës, i cili asht ipeshkëv i Romës. Në konklavë, mbasi kardinajt zgjedhin kardinalin e mundshëm për Papë, e pyesin nesë e pranon Papatin. Nëse kandidati pranon, menjiherë, nga vetë fakti që ai pranon (ipso facto), kandidati bahet Papë dhe si i tillë ka fuqinë e plotë të Urdhnit dhe të juridiksionit universal mbi tanë Kishen Katolike. Mbas zgjedhjes së Papës kryhet ceremonia e kunorzimit të tij, e cila nuk i shton asgja fuqisë së tij papale, por konsiston në marrjen në posesion, zyrtarisht simbas ligjit (ipso jure), të dinjitetit të tij të nalt papal. 

Disa grupe katolike tradicionaliste shprehen se Froni i sh'Pjetrit âsht vakant, ipso facto. Ky pozicion, që në fakt asht nji konstatim dhe jo gjykim zyrtar, nuk kundërshton aspak ligjet e Kishës Katolike. Në fakt, doktori i Kishës sh'Alfons-Maria Liguori dhe tanë Kisha Katolike me té (shif shembujt ma nalt) mson se nëse nji Papë do të binte në herezi publikisht (hipotezë thjesht teorike dhe e pamujtun me ndodhë praktikisht), atherë prej vetë ktij fakti (ipso facto), Papa do të humbte Pontifikatin automatikisht, pa asnji deklaratë tjetër, dhe Froni i shën Pjetrit do mbetej vakant.

 Nga ana tjetër, vetëm Autoritetet legjitime të Kishës Katolike (nji Papë pasardhës apo nji Konçil ekumenik) kanë të drejtë me shpallë në mnyrë ligjore, « ipso jure », vakancen e Selisë-Shejte. Megjithaté, deri në shpalljen « ipso jure » të vakancës, Selija-Shejte konsiderohet vakante dhe Kisha vazhdon aktivitetin e saj simbas dispozitave të Konstitucionit Apostolik "Vacantis Apostolicae Sedis," i promulguem prej Papës Piu XII me 8 Dhetuer 1945 (Acta Ap. Sedis,  XXXVIII, 65-99). 

  

KONKLUZIONE

 

« Vetë Shelbuesi i njerzimit, Zoti jonë JEZU-KRISHTI, ka vue themelin e Kishës së Tij unike, kundër të cilës nuk kanë me triumfue dyert e Ferrit, në Princin e Apostujve, Pjetrin, të cilit i ka dhanë çilcat e Mbretnisë së Qiellit (sh’Mateu 16:18-19), për të cilin Shelbuesi asht lutë që Feja e tij mos të dështojë kurrë, tue e urdhnue, për mâ tepër, me forcue vllaznit e tij po në kyt Fé (sh’Luka 22:31-32), e t’cilit Shelbuesi i ka caktue detyren me ushqye si qingjat ashtu edhe delet e Tija (sh’Gjoni 21:15 e n'vazhdim), pra të tanë Kishen që përbahet prej qingjave dhe deleve të vërteta të KRISHTIT. E kto prerogativa (privilegje) i përkasin po ashtu edhe ipeshkvijve romakë, pasardhës të sh’Pjetrit, sepse mbas vdekjes së sh’Pjetrit, Kishës nuk mundet me iu hjekë themeli mbi t’cilin ajo asht ndërtue prej KRISHTIT, sepse kjo Kishë duhet me qëndrue deri në konsumimin e shekujve. Për kyt arsye, sh’Ireneu, dishepulli i Polikarpit, që ky i fundit pat marrë msimet prej vetë Apostullit Gjon (Evangjelistit), sh’Ireneu, që ma vonë u ba ipeshkëv i Lionit, t’cilin Lindorët ashtu edhe Perëndimorët e rradhisin ndërmjet shkëlqimeve kryesore të antikitetit kristjan, tue dashtë me shpallë doktrinen e marrun prej Apostujve, për me përgënjeshtrue heretikët e kohës së tij, besoi se ishte e panevojshme me numrue vazhdimsitë e tana Kishave me origjinë apostolike, por iu duk e mjaftueshme me i kundërvue novatorve Doktrinen e Kishës Romake, sepse, thote shejti, “âsht e nevojshme që çdo Kishe, që don me thanë besimtarët e përhapun në tanë universin, të bijë dakord, për shkak të supremacisë së saj supreme, me kyt Kishë Romake, në të cilën simbas dishmisë universale, asht ruejtë gjithmonë Tradita që vjen prej Apostujve” (sh'Ireneu, “Kundra Herezive”, libri III, kapitulli 3). » (Sh. T. Papa Piu IX, prej Letrës inciklike « In Suprema », 6 Kallnduer 1848, drejtue kishave orientale) 

« Prandej, ashtû si dishmon e vërteta, pushteti shpirtnuer duhet me themelue pushtetin shekullar dhe duhet me e gjykue até, kur ky i fundit âsht në gabim. Kshtû, n'kjoft se pushteti shekullar gabon, aj ka me u gjykue prej pushtetit shpirtnuer..., simbas fjalve të vetë Apostullit : "Njiri shpirtnuer gjykon gjithçka por aj vetë nuk gjykohet prej askujt" (1 Korintasve 2:15). Ky pushtet shpirtnuer që i âsht dhanë njerzve dhe ushtrohet prej njerzve nuk âsht njerzuer por hyjnuer dhe i kjé dhanë shën Pjetrit dhe tanë pasardhsve të tij legjitimë në Selinë-Shejte prej vetë Fjalës Hyjnore, Zotit tonë JEZU-KRISHTIT : "Gjithçka që ke me lidhë..." (sh'Mateu 16:19).  Për rrjedhojë, kushdo që reziston kyt pushtet të dhanun prej Zotit, reziston vetë urdhnin e Zotit (Romakve 13:2). ... Për mâ tepër, Na deklarojmë, shpallim dhe vendosim se çdo njiri që don me u shelbue, âsht e nevojshme me iu nënshtrue Pontifit Romak (Papës së Romës). » (Prej Bulles Papnore "Unam Sanctam" të Sh. T. Papës Bonifaci VIII, vjeti 1302) 

« Kisha Katolike Romake zotnon mbi tana kishat e tjera, prej nji zg'jèdhjeje hyjnuere, nji Primat fuqije t’zakonshme (d.m.th. të çdo momenti) dhe se ky Primat juridiksioni i Pontifit Romak, me të vërtetë ipeshkvnuer, asht imediat (i menjihershëm). Barijtë e çdo rangu dhe çdo riti, bashkë me besimtarët, sejcili personalisht dhe të gjithë s’bashkut, e kanë për detyrë nënshtrimin hierarshik dhe ndig'jesen e vërtetë (ndaj Papës së Romës), jo vetëm në çështjet që lidhen me fenë dhe moralin, por edhe në ato që cekin disiplinen dhe administrimin e Kishës, të shpërndame në gjithë boten. Kshtu, tue ruejtë unitetin e komunionit dhe të shpalljes së fesë me Pontifin Romak, Kisha asht nji grigjë e vetme nën autoritetin e nji Bariu suprem të vetëm. Kjo asht doktrina e së Vërtetës Katolike, prej të cilës askush nuk mundet me u largue pa rrezik për fenë dhe për shelbimin e shpirtit të tij. » (Prej Dekreteve të Konçilit I të Vatikanit ; op. cit.) 

Gjithashtu, « Tradita e Kishës Katolike vazhdimisht ka dishmue dhe vetë Konçilet Ekumenike kanë deklarue se në vetë Primatin Apostolik që Pontifi Romak, si pasardhës i sh'Pjetrit, shefit të Apostujve, ushtron mbi Kishen Katolike Universale, përfshihet Fuqija supreme e Magjisterit (e Msimdhânjes) apo e Drejta supreme me msue Kishen Katolike Universale. » (ibid.;) 

Ky Magjister (Msim) gjithmonë i pagabueshëm doktrinalisht i Kishës Katolike, që me dy fjalë asht thjesht msimi dhe interpretimi i pagabueshëm i Fjalës së Zotit, që na vjen përmes dy burimeve të Revelacionit hyjnuer : Biblës dhe Traditës, asht Nji, ashtu si Feja e Kishës asht Nji : Nji Fé, Nji Zot, Nji Pagzim. (Efezianve 4, 5). Por forma me anën e të cilës ky Magjister i Kishës u komunikohet besimtarve nuk asht gjithmonë e njejtë. Simbas rrethanave e dispozitave të ndryshme, ky Magjister kajherë shprehet në nji formë solemne e të jashtzakonshme, si p.sh. në dekretet e nji konçili ekumenik, në shpalljen e nji dogme fejet, etj.; herë tjera, i njejti Magjister, gjithmonë, përditë i pagabueshëm, shprehet me terma të zakonshme, e jo solemne. Megjithaté, pavarsisht formës me anen të cilës ky Magjister na komunikohet, çdo katolik e ka për detyrë me e pranue me gjithë zemër dhe me e shpallë publikisht, sa herë që e lyp nevoja. 

« Nuk mundena me kalue në heshtje arrogancen e atyne që, tue mos durue Doktrinen e vërtetë Katolike, pretendojnë se "pa mkat e pa dam për shpalljen e Fesë Katolike munden me u refuzue ato gjykime e dekrete të Selisë-Shejte, që nuk trajtojnë dogmat e Fesë dhe t'Moralit Kristjan por t'mirën e përgjithshme të Kishës, të drejtat e saja dhe disiplinën e saj". Askush nuk mundet mos me e pâ kjartë e kuptueshëm se sa shumë ky qëndrim i tyne refuzues bjen n'kundërshtim me Dogmen Katolike të Pushtetit të plotë që Zoti jonë JEZU-KRISHTI i ka dhanë Pontifit Romak, për me ushqye, qeverisë dhe udhëhjekë Kishen Katolike universale. » (Sh. T. Papa Piu IX, prej letrës inciklike "Quanta Cura", 1864) 

« Magjisteri (Msimi) i Kishës Katolike, i themeluem mbi tokë simbas planit të Zotit, për me ruejtë gjithmonë t'paprekun thesarin e t'Vërtetave të zbulueme dhe për me sigurue me lehtsi e vërtetsi njohjen e tyne prej njerzve, ushtrohet ÇDO DITE prej Pontifit Romak dhe ipeshkvijve n'komunion me Papen. Për ma tepër, çdo herë që asht e nevojshme me i rezistue me ma shumë efikasitet gabimeve e sulmeve t'heretikve, apo për me i ngulitë të Vërtetat e spjegueme në shpirtnat e besimtarve me ma shumë kjartsi e preçizjon, ky Magjister e ka për detyrë me përdorë forma e terma solemne në vendimet e tija... Kjo lloj metodet e jashtzakonshme e Magjisterit nuk   shpallë asgja të re... » (Sh. T. Papa Piu XI, prej letrës inciklike « Mortalium animos », 1928) 

« Kur e duejmë Papen, nuk diskutojmë mbi rregullat apo urdhnat që nep ; nuk kërkojmë me dijtë deri ku shkon ndig'jesa dhe në cilat gjana duhet me iu bindë ; Kur e duejmë Papen, nuk kundërshtojmë me arsyen se nuk ka folë aq kjart, a thue sikur Papa keka i detyruem me shkue personalisht te gjithsejcili për me i përsëritë vullnetin e tij të shprehun kjartsisht, sa herë, jo vetëm me zâ por edhe me anen e letrave dhe dokumentave të tjera publike. Kur e duejmë Papen, nuk i vejmë në dyshim urdhnat e tij, nën pretekstin aq të thjeshtë për até që nuk don me u bindë, se nuk asht Papa që urdhnon por ata që e rrethojnë ; gjithashtu, nuk e kufizojmë fushen në të cilen Autoriteti i Papës mundet dhe duhet me u ushtrue ; nuk preferojmë autoritetin e personave tjerë para Autoritetit të Papës, sado erudit kjoshin, atherë kur ata nuk janë të nji mendjeje me Papen : n'kjoft se kta eruditë kanë shkencen, ata nuk kanë shejtninë, sepse aj që asht shejt, nuk mundet me kenë në kundërshtim me Papen. » (Sh. T. Papa sh'Piu X, prej Fjalimit mbajtun para priftnijve të Unionit Apostolik, 18 Nanduer 1912)

 

Kur Papa flet, dhe si Papë Vikeri i Zotit mbi tokë nuk mundet me folë gja tjetër përveçse lavdisë së Hyjit dhe shejtnimit të shpirtnave, që asht edhe Misioni i Kishës marrun prej vetë Zotit tonë JEZU-KRISHTIT, t'krishtenët duhen me iu bindë, çdo herë, sepse n'kyt kapacitet, Papa asht gjithmnonë i pagabueshëm doktrinalisht. 

Pagabueshmënija doktrinale nuk asht papërlyeshmëní 

Pagabueshmënija nuk asht papërlyeshmëní apo pamkatnueshmëní. Cili asht ndryshimi ? Pagabueshmënija doktrinale Papale mbron Papen në jeten e tij publike, pra në ushtrimin e detyrës së tij zyrtare si Viker i JEZU-KRISHTIT dhe Shef i Kishës së Tij Katolike. Shumë shêjtën e Etën të Kishes, me shen Agustinin e shen Gjon Krizostomin, mësojnë se Papa nuk mundet me hupë Fenë as në jeten e tij private; mekense kjo çeshtje i përket sferës personale të jetës së Papës, ajo nuk ka lidhje me Pagabueshmëninë doktrinale Papale që ne po trajtojmë ktu. Asht e vërtetë se Papa nuk asht Zot, si na akuzojnë disa padrejtsisht, a thue se na e paskena ba Papen hyjní. Jo. Papa asht njiri si gjithë të tjerët, dhe Papa mundet me mkatnue, si çdo njiri tjetër. Prandej edhe Papa rrëfehet, si çdo i krishtênë. Por kto i përkasin jetës së tij personale. JEZU-KRISHTI na e ka dhanë Papen, nji dhuratë e paçmueshme, ma shumë për Kishen sesa për vetë Papen, në mnyrë që nji Kishe të dukshme, Trupit mistik të JEZU-KRISHTIT, t'i paraprijë nji kokë e dukshme, mbas Ngritjes në Qiell të Zotit tonë JEZU-KRISHTIT. Hyji pra i ka dhanë nji vokacion e mision aq të naltë Papës, në mnyrë që Papa të shërbejë si qendër e pagabueshme unitetit, e kshtu shizmat dhe ndamjet të shmangen. Kjo e vërtetë shihet kjart te pasazhi që përmenda ma nalt prej shën Lukës (22, 32) : Mbas premtimit hyjnor të pagabueshmënisë, JEZU-KRISHTI e porositë shën Pjetrin me forcue vllaznit e tij në Fé, pra me forcue Kishen me pagabueshmëninë e tij. Nji shef që mundet me gabue në Fé, si ka me mujtë me forcue vllaznit e tij në Fé ? JEZU-KRISHTI nuk asht lutë për Fenë e tanë Apostujve, por vetëm për njênin prej tyne, shën Pjetrin, themelin e Kishës (mos u alarmo, se do e skjaroj ma poshtë pse shen Pjetri asht themeli i Kishës). N'kjoft se themeli asht i fortë, e gjitha ndërtesa qëndron; por kur themeli rrëzohet, ndërtesa bie gjithashtu. Po marr nji shembull ma piktoresk, n'imitim të shen Françeskut të Sales (doktor i Kishës). Krahaso Kishen Katolike me nji pemë të madhe, degët e të cilës shtrihen në gjithë botën. Për me ujitë pemen, nuk asht e nevojshme me ujitë gjithë trungun, degët, gjethet e frutat e saja. Mjafton me ujitë vetëm rrajen (rrënjën) e pemës, dhe gjithë pema, me trung, degë, gjethe e fruta ushqehet, rritet e gjallëron. Kshtu ka veprue edhe JEZU-KRISHTI, Zoti jonë kur asht lutë vetëm për Fenë e shën Pjetrit, rraja e themeli i Kishës, tue e porositë Vikerin e Tij me forcue, pra me u kujdesë për vllaznit e vet. E kshtu rraja ka transmetue ''ujin hyjnor'' që vjen prej Hyjit, në tana pjesët e pemës.  N'kjoft se rraja nuk kalon ushqimin në pemë, pema thahet e rrëzohet. E njêjta gjâ ndodh me tana kishat që ndahen prej Selisë-Shejte; ata nuk janë mâ veçse disa yje të shuara e endacake n'disa zona t'hupuna që dielli i Fesë nuk i ndriçon mâ; “degë dy herë të dekuna”, thotë sh'Juda, sepse ata kanë hupë çdo lloj lidhjet me trungun e unitetit; ata janë rrëké t'thame, sepse nuk komunikojnë mâ me burimin e pashtêrrshëm të doktrinës dhe të hirit të JEZU-KRISHTIT, të përfaqsuem mbi tokë prej Vikerit të Tij. 

Edhe nji herë të dytë asht lutë Shelbuesi jonë ktu mbi tokë për hierarkinë e Kishës, të Enjten e Madhe, para fillimit të Pasionit dhe Vuejtjeve Tija, për dashni për njerzit : 

ATE shejt, ruajini (Apostujt) në Emnin tue që Ju M'keni dhanë, që ata t'jenë Nji, ashtu si edhe Ne jena Nji... UN në ta dhe JU në MUE, në mnyrë që ata të bahen të përsosun në unitet; e kshtu bota të dijë se JU ME keni dërgue dhe se JU i keni dashtë ata (Apostujt), ashtu si ME keni dashtë edhe MUE.” (shën Gjoni 17, 11-21). 

Feja siguron unitetin e Kishës, por kjo nuk mjafton me mbrritë perfeksionin e krishtenë dhe Lumninë e Parrizit. E lexojmë te Letra e I e shën Palit drejtue Korintasve (kap. 13), kur Apostulli thotë se edhe po të kishte Fenë që lëviz malet, asgja nuk do t'i shërbente pa virtytin e Dashtnisë hyjnore. Pra të Enjten e Madhe, JEZU-KRISHTI lutet për Apostujt, e jo vetëm, por për të gjithë ata besimtarë që, gjatë shekujve, do të besonin në Hyjin, përmes dëshmisë së Apostujve. 

Me lutjen e parë, Zoti JEZUS siguron unitetin e Kishës në Fé, që arrihet përmes virtytit mbinatyror të Fesë Shêjte Katolike (t'Krishtenë). Me sigurue kyt unitet, nuk ishte nevojshme për Shelbuesin me shkue e me takue gjithsejcilin, por asht lutë vetëm për Fenë e shën Pjetrit dhe mandej i ka nisë Apostujt nëpër botë, tue i asistue vazhdimisht me Prezencën e Vet hyjnore. Feja vjen përmes të ndigjuemit, dhe të ndigjuemit vjen prej Fjalës së Zotit të predikueme prej predikuesit (Rom. 10, 14-17). E jo cilido predikues përmbush kyt mision shejt. Gjatë historisë, dhe i shohim edhe sod, shumë msues e profetë të rremë të larguem prej Kishës Katolike të JEZU-KRISHTIT msojnë e predikojnë, por asnjenit prej tyne JEZU-KRISHTI nuk u ka thanë : Shkoni msoni e pagzoni gjitha kombet. Vetëm Apostujve dhe pasardhsve të tyne legjitim (të cilët kanë trashigue t'pandryshueme Doktrinen shejte apostolike dhe episkopatin) JEZU-KRISHTI u ka thanë me shkue me msue e pagzue të tjerët. 

Me lutjen e dytë, Shelbuesi siguron perfeksionin e pjestarve të Kishës se Tij Katolike në unitet feje, që arrihet përmes virtytit mbinatyror të Dashtnisë kristjane (e ndryshme prej dashntise sentimentale njerzore). “Dashtnija hyjnore asht lidhja e perfeksionit” mson shën Pali (Kolosianve 3, 12-15).  Uniteti në Fé katolike asht i pamjaftueshëm pa shtue perfeksionin në Dashtninë hyjnore. Dhe kyt herë të dytë, Shelbuesi lutet për të gjithë Apostujt dhe të gjithë besimtarët në unitet Fejet Katolike, mbasi Dashtnija hyjnore nuk vjen prej të ndigjuemit, si Féja, por “Dashtnija e Zotit ulet në zemrat tona përmes SHPIRTIT-SHEJT, që na jepet” (Romakve 5, 5). Dhe 50 ditë mbas Rinjalljes, Zoti jonë JEZU-KRISHTI u çoi SHPIRTIN-SHEJT T. Sh. Virgjinës MARI dhe Apostujve, ashtu si u kishte premtue, në formen e gjuhëve të zjarrta që u ulen fillimisht mbi Nanen e Zotit dhe pastaj u shpërndanë mbi Apostujt e pranishëm në Cenakël. 

Asht pra s'parit e domosdoshme, për me kenë pjestar i Kishës Katolike të JEZU-KRISHTIT, me pasë Fénë Katolike, e cila asht “nji dhuntí e Hyjit, nji dritë që ndriçon njirin dhe që e shtyn me besue me vendosmëní tana t'vërtetat që Hyji na i ka zbulue dhe që na i propozon për besim përmes Kishës Katolike; kto të vërteta gjinden si në Biblen Shêjte ashtu edhe në Traditen shêjte Katolike (Kateshizmi Romak)”. Dhe s'dytit, për me mbrritë perfeksionin e krishtenë apo shejtninë kristjane duhet virtyti mbinatyror i Dashtnisë hyjnore, i cili vepron s'bashkut me Fenë drejt shejtnimit kristjan në kyt unitet Fejet Katolike. “Ndiq paqen me gjithë njerzit dhe shejtninë, pa të cilat askush nuk ka me pa Hyjin.” (Hebrejve 12, 14). 

Uniteti në nji Fé Katolike, prej zgjedhjes së vetë JEZU-KRISHTIT (shën Luka 22, 32), varet pazgjidhshmënisht te Primati dhe Autoriteti i shën Pjetrit dhe pasardhsve të tij legjitimë në Selinë e Romës. Jo njerzit, por vetë Shelbuesi e Zoti jonë JEZU-KRISHTI e ka vue shën Pjetrin në krye të Kishës për me ruejtë unitetin në Fé, mbasi ashtë lutë që vetëm Feja e shën Pjetrit (pra edhe e pasardhsve të Tij legjitimë) mos të dështojë kurrë; dhe vetë Shelbuesi urdhnon shën Pjetrin (pra edhe pasardhsit e tij legjitim) me forcue Kishen në kyt Fé të patundun që Papve nuk ka me u mungue kurrë, pra e cakton vetëm Papen shef e drejtues të të gjithë pjestarve të tjerë të Kishës  dhe e urdhnon me i forcue,  pra me u kujdesë për të gjithë ata. Ky konkluzion i thjeshtë në favor të Primatit apo Supremacisë Papale del natyrshëm prej leximit të pasazhit të shën Lukës (22, 32). 

Antipapët postkonçiljarë dhe apostazija e lirisë fetare të ndërgjegjes 

Për arsyen kryesore e madhore se Magjisteri i Papës asht gjithmonë i pagabueshëm, del si konkluzion krejt i natyrshëm se personat që kanë uzurpue Vatikanin, qysh me Ronkallin (aka Gjoni XXIII) e deri te Bergoglio i sotëm (aka Françesku I), nuk munden dhe faktikisht nuk përfaqsojnë Papatin e Kishës Katolike Romake, pra nuk janë Papët e vërtetë të ksaj Kishe hyjnuere të JEZU-KRISHIT. Arsyeja ? Doktrina e tyne publike asht totalisht e kundërt me Magjisterin gjithmonë të pagabueshëm të Kishës Katolike Romake, Fjalen e Zotit mbi tokë (imzot Ségur). 

Dhe mos t'blasfemojnë ata që pretendojnë çmendunisht se SHPIRTI-SHEJT mundet me bâ dhe me msue çka të dojë përmes Papës. Zoti nuk mundet me kundërshtue Vetvedin, Shejtní e Perfeksion i pafund për me msue se e mira asht e keqe dhe anasjelltas. E mbasi SHPIRTI-SHEJT asiston e drejton vazhdimisht Kishen Katolike Romake të JEZU-KRISHTIT, në mnyrë që kjo kurrë mos të gabojë doktrinalisht, rrjedhimisht, Papa i Romës dhe kjo Kishë hyjnuere Romake nuk mundet me kundërshtue vetvedin dhe me msue nji doktrinë antikatolike, pra kundër Fesë e Moralit katolik, ashtu siç ka veprue e vepron faktikisht kisha e re antikatolike postkonçiljare, e dalun prej pseudo-konçilit të II të Vatikanit, e drejtueme tash sa dekada prej shefave të saj apostatë Ronkalli-Montini-Luçiani-Vojtila-Ratzinger-Bergoglio. 

Hyji nuk mundet me bâ të keqen, mbasi Aj nuk mundet me e dishirue até, tue kênë Mirsíja e pafundme. Por Hyji shpesh e toleron të keqen, për me i lanë të lira krijesat e veta, tue dijtë mandej me nxjerrë të miren edhe prej të keqes. (Sh. T. Papa sh'Piu X, "Katekizmi i Doktrinës së Krishtênë", vjeti 1913, f. 10) 

"Ju nuk jeni nji Zot që dishiron të keqen." (Psalmi 5, 5) 

« JEZU-KRISHTI asht i njejtë dje, sod dhe përgjithmonë. » (Hebrejve 13 :8 ) « E Vërteta e Zotit qëndron përgjithmonë. » Psalmi 116 :2)

« Por Hyji urren njisoj si të keqin ashtu edhe të keqen e tij. » (Dija 14, 9) 

"Sytë tue janë tejet t'pastër për me kundrue t'keqen, dhe Ju nuk mundeni me pâ padrejtsinë." (Habakuk 1, 13) 

"Thuaji : Ashtu si egzistoj, thotë Hyji Zot, nuk dishiroj vdekjen e të keqit, por i keqi të kthehet prej rrugës s'tij t'keqe dhe të jetojë. Kthejuni, kthejuni prej rrugve t'ueja të kqija ; pse don me vdekë, o shpi e Izraelit ?" (Ezekieli 33, 11) 

"Tashti, kur Hyji deklaron se nuk dishiron mkatin, por e urren até dhe e dënon, si munden me thanë sektarët (protestanta) që Hyji, tue kundërshtue Vedin, dishiroka mkatin dhe e predestinoka até ?" (sh'Alfonsi-Maria i Liguorit, Doktor i Kishës, "Historia e herezive dhe rrëzimi i tyne", Dublin, 1857, f. 539) 

"Tanë "zotat" e kombeve pagane (jokatolike) janë djaj, sepse Hyji krijoi Qiejt." (Psalmi 95, 5) 

Misioni i Kishes Nji, Shejte, Katolike dhe Apostolike gjindet i permbledhun ne fjalet e sh'Markut : 

« Dhe JEZUSI u tha Apostujve : "Shkoni në tanë boten dhe predikoni Unjillin çdo njirit; aj që ka me besue dhe ka me u pagzue ka me u shelbue; aj që nuk ka me besue, ka me u dënue. » (Sh'Marku 16:15-16) 

« Pa Fenë Katolike asht e pamujtun me i pëlqye Hyjit. » (Hebrejve 11, 6) 

« E thashë dhe po e përsëris tashti edhe nji herë : N'kjoft se dikush ju shpall nji tjetër unjill prej Unjillit që ju keni msue, atherë aj kjoft mallkue. » (Galatve 1, 8 ) 

"Mos u përzini me të pafetë. Çfarë pjesmarjet ka drejtsija me padrejtsinë ? Apo çfarë lidhjet ka drita me errsinën ? Dhe çfarë marrveshjet ka mes KRISHTIT dhe Belialit (djallit) ? Apo çfarë kanë të përbashkët besimtari me jobesimtarin ? Dhe çfarë bashkpunimit ka tempulli i Zotit me idhujt ? Por ju jeni tempulli i Zotit të gjallë, ashtu si thotë Hyji : "Kam me banue në tà dhe kam me ecë në mesin e tyne ; dhe kam me kênë Zoti i tyne e ata, populli Jem. Prandej, dêlni jashtë prej mesit t'yne dhe ndajuni prej tyne, thotë Hyji, dhe mos prekni gjanë e papastër. Dhe mandej kam me ju pranue. Kam me kênë Atë për jue, e ju keni me kênë bijtë e bijat e Mija, thotë Hyji i Gjithpushtetshëm." (II Korintasve VI, 14-18) 

« Feja na urdhnon menjiherë me besue dhe me mbrojtë NJI Kishë Shêjte, Katolike e Apostolike...., jashtë të cillës nuk ka as shëlbim e as falje të mkateve, sepse Dhandri, në Librin e Kantikve, shpall se "nji dhe perfekte âsht pëllumbesha jeme..." (Kantikve 6:9); Kjo pëllumbeshë përfaqson Trupin e vetëm Mistik [Kishen Katolike Romake] ku KRISHTI âsht Kreu i saj, ashtu si Hyji âsht Kreu i KRISHTIT. Në kyt Kishë ka vetëm "Nji Zot, Nji Fé, Nji Pagzim" (Efezjanve 4:5). Unike ishte në fakt Arka e Noesë në kohen e Përmbytjes, e cilla kjé, qysh atherë, nji figurë e Kishës së vetme e unike Katolike Romake. Me nji naltsí "nji kut" (Gjeneza 6:16), Arka kishte nji pilot e shef të vetëm : Noenë. Jashtë Arkës, na e pamë, se gjithshka që egzistonte mbi tokë u shkatrrue. Kishen e vetme Romake ne e venerojmë, ashtu si Hyji tha nëpërmjet Profetit të Tij : "O Zot ma pshto shpirtin tem të vetëm prej shpatës dhe fuqisë së qenit !" (Psalmi 21:21), sepse Profeti âsht lutë, në të njêjten kohë, për shpirtin, pra për vedin, për kryet dhe për trupin, mbasi i quen trupin e tij, të vetmin tem, që don me thanë Kishen, për shkak të bashkimit të Kishës në Dhandrin e saj, në Fenë Katolike, në Sakramendet dhe në dashtninë hyjnore. Kisha Katolike Romake âsht tunika pa qepje (Sh'Gjoni 19:23) e Shelbuesit, që nuk âsht shkye por âsht hjedh në short. Prandej kjo Kishë Romake, Nji dhe e Vetme, ka vetëm nji trup, nji krý, dhe jo dy krèna, si do t'i kishte nji përbindsh... » (Papa Bonifaci VIII, prej Bullës "Unam Sanctam", vjeti 1302) 

« Kisha shêjte Romake beson me vendosmëní, shpallë dhe mson se "asnji prej atyne që jetojnë jashtë Kishës shêjte Romake, jo vetëm pagajt, por edhe hebrejt, heretikët dhe shizmatikët, nuk munden me marrë pjesë në jeten e përjetshme, por kanë me shkue në zjermin e përjetshëm, të përgaditun për djallin dhe engjujt e tij (Sh'Mateu 25:41), veç n'kjoft se i ribashkohen Kishës shêjte Romake para fundit të jetës' tyne mbi tokë. Uniteti i Trupit të Kishës Romake asht aq i randsishëm saqë Sakramendet e Kishës ndihmojnë shelbimin e atyne që qëndrojnë në kyt Kishë dhe se njinesat (krezhmet), lëmoshët, veprat e tjera të përshpirtshme dhe ushtrimet e milicisë s'Krishtênë prodhojnë shpërblime të përjetshme vetëm për antarët e ksaj Kishe. Kërkush, sado t'mëdhaja kjoshin lëmoshët e tija dhe biles edhe sikur të derdhin gjakun e tij për emnin e KRISHTIT, nuk mundet me u shelbue n'kjoft se nuk qëndron në gjinin dhe unitetin e Kishës Katolike Romake. » (Konçili i Firences, i 17-ti Ekumenik, Dekreti për Jakobinët, vjeti 1442) 

« Padyshim, JEZUSI na ka dashtë me nji dashtni të pamasë, të pafundme, dhe ka ardhë me vuejtë e dekë mbi tokë, në mnyrë që tanë njerzit, të mbledhun rreth Tij, në drejtsi e dashtni, të frymzuem prej ndjenjave të njêjta të dashtnisë reciproke, të munden me jetue në paqe e mirsí. Por për realizimin e ksaj lumnije të përkohshme dhe të përjetshme, me nji autoritet suprem, Shelbuesi ka vue si KUSHT bâmjen pjesë në gregjën e Tij, [Kishen e KRISHTIT ZOT, Kishen Katolike Romake], pranimin e Doktrinës së Tij, praktiken e virtyteve, bindjen e plotë ndaj Doktrinës dhe drejtimit të sh'Pjetrit dhe pasardhsve të tij. » (Aktet e Sh. T. Papës sh'Piu X, "Letra mbi Sionin", 31 Gusht 1910; "Acta Apostolicae Sedis", Vol II, No. 16) 

« Në të kundërt, shën Agustini thotë (Përgj. 8, 3) : 'Asnji njiri i urtë (dijtun) nuk asht shkaku i përkeqsimit të tjetrit. Tashti Zoti tejkalon çdo njiri në urtí. Aq ma pak atherë asht Hyji shkaku i përkeqsimit të njirit. Dhe kur thuhet se Zoti asht shkaku i nji gjaje, kjo d.m.th. se Zoti e dishiron egzistencen e saj'. Prandej, njiri nuk përkeqsohet prej Vullnetit të Zotit, dhe asht e kjartë se çdo e keqe e përkeqson nji gjâ. Prandej, Zoti nuk dishiron gjana të kqija. 

« ... Hyji nuk dishiron nji t'mirë ma t'madhe se e mira e Tij hyjnore ; e sidokjoft, Hyji dishiron nji t'mirë ma shumë se nji tjetër. Prandej, Hyji n'asnji mnyrë nuk dishiron t'keqen e mkatit, që asht mungesa e rregullit drejt t'mirës hyjnore. Por Hyji dishiron të keqen e defektit natyral apo të ndëshkimit, tue dishirue të miren që asht e lidhun me kto t'kqija. Kshtu, tue dishirue drejtsinë, Hyji dishiron ndëshkimin ; dhe tue dishirue ruejtjen e rregullit natyror, Hyji dishiron që disa gjana të jenë të korruptueme në kyt rang natyror. » (Sh 'Tomë Akuini, Doktori enjlluer, « Summa theologica »,  Pjesa I, Pyetja 19, Art. 9.) 

« Ka me ardhë nji kohë kur njerzit nuk kanë me durue mâ doktrinen e shëndoshtë por kanë me mbledhë rreth vedit doktorë simbas dishirave të tyne dhe, tue u dhimbtë veshtë prej doktrinës së vërtetë, kanë me e hjekë veshin prej të vërtetës për me e kthye drejt prràllave. » (2 Tim. 4:3-4) 

« Hyji nuk mundet me çue nji ndëshkim mâ të randë sesa vërbimin i popullit të Tij tue ia hjekë dhuntinë e Fesë së vërtetë Katolike me anen e pseudo-doktorve apo doktorve të rrêmë që çon në vendin e doktorve të vërtetë, e kjo në dënim të krimeve dhe zemrave të tyne të papendueme. » (Rev. Holzhauser, "Interpretimi i Apokalipsit", vjeti 1650) 

Dhe nji prej elementave bazë mbi të cilën mbështetet doktrina antikatolike e kishës së re antikatolike që aktualisht pushton Vatikanin dhe dioqezat asht apostazija e lirisë fetare të ndërgjegjes. 

Në Letren e tij inciklike, "Mirari Vos", Sh. T. Papa Gregori XVI e quen çmenduní thanjen e maposhtme : 

« Lirija e ndërgjegjes dhe e besimeve asht nji e drejtë e çdo njirit. Kjo e drejtë duhet me u shpallë dhe mbrojtë me ligj në çdo shoqni të mirë organizueme. Qytetarët kanë liri të plotë me manifestue me za t'naltë e publikisht opinionet e tyne, cilatdo koshin ato, me ane e fjalës, të shtypit e të çdo lloj mjetit tjetër, pa u kundërshtue dhe kufizuar n'kyt gjâ as nga autoritetet civile e as nga ato fetare ». 

Papa Piu VII, në Letren e tij inciklike "Post tam diuturnas", shkruen se tue përkrahë lirinë e tana besimeve pa përjashtim, ngatërrojmë të vërteten me gënjeshtren dhe vendosim Kishen shêjte Katolike, Nusen shêjte dhe të papërlyeme të JEZU-KRISHTIT, jashtë të cilës nuk ka shelbim, në nji rang me sektet heretike dhe me judaizmin e pabesë. (S. T. Piu VII, "Post tam diuturnas", 29 Prill 1814). 

« E drejta e lirisë së besimit për të gjithë asht nji herezi. » (Sh. T. Papa Piu IX, Denzinger 1690-99). 

"[...] Padyshim të gjithë e dijnë se vetë Shën Gjoni, Apostulli i dashtnisë hyjnore, aj që n'Unnjillin e tij zbulon n'nji farë mnyret sekretet e Zêmres tejet Shêjte të JEZUSIT, i porosiste vazhdimisht besimtarët e tij "me dashtë njêni-tjetrin" (I Gjoni IV, 7, 11). Por në t'njêjten kohë shêjti ndalonte në mnyrë absolute çdo marrëdhanje me ata që nuk praktikojshin në mnyrë të plotë dhe t'papërlyeme Mesimet e JEZU-KRISHTIT : "N'kojft se dikush vjen drejt jush dhe nuk bjen kto Msime, mos e pranoni në shpinë tue dhe as mos e përshendetni aspak." (I Gjoni 10). Kshtu pra, tue kênë se dashtnija për Zotin ka për bazë nji besim t'sinqertë dhe të plotë, atherë bashkimi në nji Fé [Katolike] duhet me kênë lidhja kryesore që bashkon besimtaret e JEZU-KRISHTIT..." (Papa Piu XI, Letra inciklike "Mortalium Animos", 6 Janar 1928) 

Papa Shën Piu X, n'letren inciklike "Jucunda Sane", shkruen se po tentohet prapë me u trajtue çeshtjet e botës tue lanë jashtë KRISHTIN Zot ; po fillohet me u ndërtue tue hjedhë matanë "gurin e parë". Kyt gja shën Pjetri ua tha atyne që kryqzuen JEZUSIN. E tashti, për herë të dytë, ndërtesa shkatërrohet e thèn krenat e ndërtuesve. JEZUSI, pavarsisht çdo gjajet tjetër, qëndron dhe asht "guri i parë" i shoqnisë njerzuere, tue vërtetue edhe nji herë thanjen se "Nuk ka shpëtim vetëm në JEZU-KRISHTIN." (Act. IV, 11-12). (Sh'Piu X, "Jucunda Sane", 12 Mars 1904) 

« Vetëm athèrë kur njerzit kanë me njoftë KRISHTIN Mbret, jo vetëm në jeten private por edhe në jeten publike, shoqnija, mâ s'fundit, ka me marrë prej Zotit bekimet e mëdhaja të lirisë së vërtetë, të rregullit, të paqes dhe të harmonisë. » (Papa Piu XI, Letra Inciklike "Quas Primas", 11 Dhetor 1925) 

« N'kjóftë se ndonjí persônë thotë se prej influèncës dhe zhvillímit të shkéncave, Msímeve t'Kishës Katolike ka me iu dhânë në t'àrdhmen nji kuptim tjetër prej atij kuptimi që Kisha Katolike ia ka dhânë apo ia nep sod, aj persônë kjóftë mallkue. » (Konçíli Ekumenik i Vatikanit (1870), Kapitulli 4, Kanoni 3). 

« Doktrína e Fèsë Katolike, e cilla âsht e zbulúeme prej vetë Zotit, nuk i âsht paraqítë arsýeve njerzuere për përfeksioním. Kjo doktrínë nuk âsht nji sistem filozofík, por nji depozítë hyjnore e besueme Nuses' KRISHTIT, Kishës Katolike, n'mnýrë që ajo t'a rúejë me besnikní dhe t'a interpretójë me pagabueshmëní. Për rrjedhójë, kuptimi i dógmave shêjte katolike duhet me u ruejtë përjetsisht njashtû si e ka dhânë nji herë e përgjithmónë Kisha Shêjte Katolike. Ky kuptim nuk duhet me u harrue kurrë me pretékstin e nji kuptimi mâ t'thêllë të t'vërtetës. » (Konçíli Ekumenik i Vatikanit (1870), Konstitucioni "Dei Filius", Kapitulli IV) 

« SHPIRTI-SHEJT nuk iu premtue pasardhsve të sh'Pjetrit që, prej zbulimit të Tij hyjnuer, ata të shpallshin nji doktrinë të re, por me ndihmen e Tij, ata të mbajshin të pandryshueme dhe të shpjegojshin me besnikní Zbulimin hyjnuer apo Depoziten e Fesë Katolike të trashigueme qysh prej kohës së Apostujve... » (Konçili Ekumenik i Vatikanit (1870), Konstitucjoni i parë dogmatik mbi Kishen e KRISHTIT, "Mbi msimin e pagabueshëm të Pontifit Romak", Sesjoni IV, 18 Korrik 1870) 

« Ata thrrasin n'diskutime e debate tanë njerzit pa përjashtim; prej t'pafeve e deri te ata që janë të ndamë prej JEZU-KRISHTIT ose që mohojnë hyjninë dhe natyren e misionit të Tij. Kto lloj përpjekjesh nuk kanë asnji të drejtë me u pranue prej katolikve, sepse ato bazohen në opinionin e gabuem se të tana besimet janë pak a shumë të mira, të vërteta dhe të lëvdueshme. 

« ... Jo vetëm që përkrahsit e ktij opinioni janë krejtsisht n'gabim, por në t'njêjten kohë ata mohojnë dhe shtrêmbnojnë kuptimin e Fesë së vërtetë Katolike Romake, tue râ kshtû pak kah pak në natyralizëm dhe në ateizëm. Për rrjedhojë, âsht plotsisht e kjartë se ata që përkrahin ose bashkohen me përhapësit e ktij opinioni t'gabuem braktisin totalisht Fenë hyjnore Katolike të zbulueme prej Zotit. » (Papa Piu XI, Incikliku “Mortalium Animos”, 6 Kallnduer 1928) 

Lirija fetare e ndërgjegjes dhe ekumenizmi pra janë nji akt apostazijet apo mohim publik i Fesë Katolike. Siç kam shkrue ma nalt, ligji kishtar 188 § 4 konsideron të rrxuem prej postit, dhe pa asnji deklaratë të ndonji superiori, cilindo klerik që mohon publikisht Fenë Katolike, e kësisoj posti mbetet vakant. Apostazija e lirisë fetare të ndërgjegjes s'bashkut me ekumenizmin postkonçiljar, i cili ndalon konvertimin e jo katolikve, n'kundërshtim të hapun me urdhnin e Zotit tonë JEZU-KRISHTIT (Sh'Marku 16:15-16), janë hapat përgaditorë të formimit të kishës humanitare botnuere judeo-masonike, mbi të cilen kam shkrue dy fjalë ma nalt. 

« Asht nji pengesë për bashkimin konvertimi me zell i jo-katolikve. » (Unitatis redintegratio : 24 ; dekret i pseudo-konçilit të II të Vatikanit mbi ekumenizmin. Sesioni 5; 21 Nanduer 1964) 

Kta apostatë apo mohuesa publik të Fesë së vetme hyjnore Katolike, t'udhëhjekun prej kryeapostatit Bergoglio, shpallin se tana fetë janë të mira dhe shëlbojnë shpirtin, simbas direktivave të pseudo-konçilit të II të Vatikanit (1962-1965), ku në njênin prej dokumentave të tija msohet çmenduníja blasfemuese e sakrilegje se tanë njerzit paskan destinen hyjnuere ("Gaudium et spes", 21 Nandor 1964); për rrjedhojë, kta apostatë propagandojnë se tana fetë janë të mira dhe se të tanë njerzit shelbohen në besimet e tyne. Kjo apostazi e lirisë fetare të ndërgjegjes blasfemon vetë Fjalen e Zotit në Shkrimet-Shejte, ku vetë Hyji na mson se ka vetëm Nji Zot, vetëm Nji Fé e vetëm Nji Pagzim; kjo doktrinë infernale blasfemon Doktrinen e përjetshme hyjnore të Kishës shêjte Katolike dhe tërhjek mallkimin e drejtë të Zotit të Gjithpushtetshëm. 

Gykimi mbi antipapët postkonçiljarë dhe kishen e tyne të re antikatolike  postkonçiljare asht nji gjykim ''de facto'', edhe pse jo ''de jure'', mbasi ky i fundit nepet zyrtarisht vetëm prej Autoriteteve kompetente të Kishës, nji Papë i ardhshëm apo nji konçil ekumenik ; ky gjykim ''de facto'' asht nji fakt dogmatik, sepse asht i lidhun me dogmat e Fesë të shpalluna prej Kishës Shejte Katolike Romake. Për rrjedhojë, ky gjykim nuk asht nji opinion i lirë por nji detyrim fetar që obligon ndërgjegjet e besimtarve. Kisha ka folë, dhe çeshtja asht e mbyllun. Kisha ka folë, pra ka shpallë të vërteten e Fesë Katolike se Papa nuk mundet me gabue doktrinalisht në Magjisterin, Msimin e tij zyrtar. Rrjedhimisht, n'kjoft se nji Papë do të gabonte në Magjisterin e tij, hipotezë vetëm teorike, Papa do të hupte menjiherë postin dhe Selija-Shejte konsiderohet vakante, prej vetë faktit (ipso facto), edhe pse kjo nuk asht deklarue ''ipso jure'', simbas ligjit, prej nji Pape të ardhshëm apo nji konçili ekumenik të ardhshëm. 

« Kanoni 1324 : Nuk mjafton me shmangë perversitetin e herezisë : duhet gjithashtu me u largue me kujdes prej gabimeve që u afrohen pak a shumë ktyne herezive; për rrjedhojë, të gjithë duhen me mbajtë konstitucionet dhe dekretet përmes të cilave opinionet e gabueme të ktij lloji janë të dënueme dhe të ndalueme prej Selisë-Shejte. » 

Pra, mbajtja e Dekreteve dhe Vendimeve Papale nuk asht kshillë fakultative, nuk asht opinion, POR DETYRIM RELIGJOZ, nën dënimin e mkatit të randë, të herezisë dhe shizmës, për shkelsit. 

Simbas argumentimit të filozofisë katolike "illatio", n'kjoft se nji tezë universale (magjorja) përmbahet në dy burimet e Revelacionit (Bibel+Traditë), atherë edhe teza e veçantë (minorja), që përfshihet në tezen universale, ban pjesë gjithashtu në kyt Revelacion. P.sh., teza universale (magjorja) mson se "tanë njerzit do të njallen në Diten e Gjykimit" ; teza e veçantë (minorja), që mson se "Pjetri dhe Marku do të njallen Diten e Gjykimit", përfshihet gjithashtu në kyt Revelacjon. 

Ta përdorim kyt dialektikë në rastin konkret të antipapve postkonçiljarë, dhe veanarisht për J. Bergoglion, aka “Papa Françesku”. 

Maxhorja : Papët e Kishës Katolike nuk munden me gabue zyrtarisht dhe publikisht në msimin e Doktrinës Katolike, si në mnyrë solemne (Bulla, Konçile, etj.), ashtu edhe në mnyrë të zakonshme apo të përditshme (letra inciklike, motu propio, etc.), mbasi SHPIRTI-SHEJT i asiston vazhdimisht, në mnyrë që ata mos të gabojnë doktrinalisht. (Konçili Ekumenik i Vatikanit, Sesjoni III, Kapitulli III : "Mbi Fenë", 24 Prill 1870 ; Ligji kanonik 1322/1) 

Minorja : Jorge Bergoglio njihet botnisht si Papa i Kishës Katolike (sic), me emnin "Papa Françesku". Simbas arsyetimit t'naltpërmendun, "Papa Françesku" nuk mundet me gabue zyrtarisht dhe publikisht në msimin e Doktrinës Katolike.

 POR, Minorja bjen në kontraditë me realitetin, sepse si "Papa Françesku" ashtu edhe parardhsit e tij postkonçiljarë, tue fillue me "Papa Gjonin XXIII", kanë msue dhe msojnë nji doktrinë antikatolike, në kundërshtim të plotë me Revelacionit hyjnuer, pra msojnë si kundër Biblës ashtu edhe kundër Traditës Shêjte Katolike. 

Pra, teza minore kundërshton tezen magjore, e ksisoj nuk mundet me u përfshi në té ; e rrjedhimisht "Papa Françesku" dhe "Papët" e tjerë të kishës moderniste antikatolike postkonçiljare nuk janë Papët e Kishës Katolike Romake të JEZU-KRISHTIT. 

Katolikët e kanë për detyrë me ndigjue në gjithçka Papen apo Kishen Katolike msimdhanse. Katolikët, kjoshin politikanë, qytetarë të thjeshtë, president apo mbret, n’daçin me ndejë katolikë e kshtu me shpresue nji ditë lumninë e pasosun, që mbrrihet vetem tue kênë Katolik i devoçëm, e kanë për detyrë me msue, besue e praktikue GJITHÇKA mson e beson Magjisteri apo Doktrina shêjte e Kishes Katolike msimdhanse, që asht Msimi zyrtar i Papës vetëm apo i Papës s’bashkut me ipeshvijtë, tash dymijë vjet.

 « Ai që ju ndig'jon Më ndig'jon dhe ai që ju përbuz, Më perbuz; dhe ai që Më përbuz, përbuz Até që Më ka dërgue. » (Sh'Luka 10:16) 

Dhe kjo Kishë Katolike mson se Papa nuk mundet me gabue kurrë në Msimin e tij zyrtar, dhe se çdo Katolik e ka për detyrë me ndigjue gjithmonë Kishen Katolike, dhe jo me filtrue e me zgjedhë simbas qejfit çka me pranue e çka me refuzue, siç bajnë protestantat. 

Aj që nuk ndigjon Kishen, na mson Shelbuesi, kjoft për jue si pagan dhe i pafé. 

« N'kjoft se vllai jot nuk ndigjon Kishen, atherë ai kjoft për ty si publikani dhe pagani. » (sh'Mateu 18:17) 

N'kjoft se Shelbuesi na urdhnon me ndigjue GJITHMONE Kishen e Tij,kjo don me thanë se kjo Kishë nuk mundet me gabue kurrë në Doktrnen e saj hyjnore, sepse SHPIRTI-SHEJT e asiston vazhdimisht dhe nuk e len me gabue doktrinalisht (Ligji kanonik 1322/1). 

N'rastin konkret, n'kjoft se « Papa Françesku » apo nji prej parardhsve të tij postkonçiljar do ishte Papa i Kishës Katolike, çdo Katolik do të kishte për detyrë me iu bindë në gjithçka doktrinës së tyne, simbas urdhnit të vetë JEZU-KRISHTIT, që na detyron me ndigjue gjithmonë Papen apo Kishen e Tij. Por n'kjoft se Katolikët ndjekin doktrinen e « papve postkonçiljarë », ata mohojnë praktikisht si Biblen ashtu dhe Traditen Katolike, sepse msimi i « Papve postkonçiljarë » asht në opozitë të plotë si me Biblen ashtu edhe me Traditen Katolike. Rrjedhimisht, do të ishte blasfemë sakrilegje veç me mendue se Shelbuesi do t'na shtynte me mohue Biblen dhe Fene Katolike apo do t'na obligonte me pranue « Papa Françeskun » si pasardhsin legjitim të shën Pjetrit, sepse me ecë simbas ktij arsyetimi, don me thanë se Shelbuesi po na mashtroka dhe po mohoka premtimet e Tija hyjnore me ruejtë gjithmonë prej gabimit doktrinal Magjisterin e Papës apo të Kishës së Tij Katolike ; apo se Shelbuesi nuk paska fuqi me ruejtë Papen apo Magjisterin e Kishës prej gabimeve doktrinale, nji tjetër blasfemë kjo e tmerrshme !!! E vetmja mundsí, e vetmja zgidhje e ksaj "dileme" asht se « Papët postkonçiljarë » nuk janë Papët e vërtetë të Kishës Katolike të JEZU-KRISHTIT. Përsëris se ky gjykim de facto krejtsisht legjitim nuk asht opinion por fakt dogmatik, i cili detyron ndërgjegjen dhe jeten e përditshme të Katolikve ; në nji kohë të ardhme, të dijtun veç prej Zotit, Kisha do të konfirmojë zyrtarisht kyt gjykim në mnyrë zyrtare, de jure. (Lexo edhe njiherë ma nalt doktrinen e shën Alfonsit dhe referencat e tjera mbi kyt subjekt.)

S'fundmi, nji pyetje e rradhës shtrohet natyrshëm :

Si ka mundsi që Kisha Katolike apo Selia-Shejte të mbledhë nji Konçil të dytë të Vatikanit pa mbarue Konçilin e parë të saj të vjetit 1870 ? Matematikisht e pamujtun me ndodhë.

Me 20 Tetuer 1870, Papa Piu IX pezulloi përkohsisht Konçilin e I të Vatikanit (1869-1870) me anen e Bullës "Postquam Dei munere", si rezultat i shpërthimit të Luftës Franko-Prusjane dhe si pasojë e vërshimit të trupave masonike pjemonteze të masonit Garibaldi drejt Romës, gja që e bante vazhdimin e Konçilit praktikisht të pamujtun. Në kyt Bullë Pontifikale, me anen e Autoritetit të tij suprem pontifikal, Papa shpall pezullimin e Konçilit për nji kohë të papërcaktueme dhe ia len Selisë-Shêjte, pra nji Pape të ardhshëm, me e vazhdue kyt Konçil. Qé edhe fjalet e tija përmbyllse :

« Kyt pra Na vendosim, shpallim, dojmë dhe urdhnojmë, në mnyrë që asnji vendim i kundërt të mos invalidojë kto Akte, dhe Na deklarojmë të pavlefshëm dhe të paefektshëm çdo lloj aktit që mundet me kundërshtue kyt Bullë, prej cilitdo autoritet ardhtë, me dije ose injorance. Kërkush pra mos të guxojë me shkelë vullnedin tonë që Na po shprehim ktu, tue pezullue Konçilin, dhe kërkush mos të guxojë çmendunisht me kundërshtue egzekutimin e ksaj Bulle. N'kjoft se dikush ka me guxue me e kundërshtue, t'a dijë sa ka tërhjekë mbi vedi mallkimin e Zotit të Gjithpushtetshëm dhe të Apostujve shën Pjetrit e shën Palit. » (Papa Piu IX, Bulla "Postquam Dei munere", 20 Tetuer 1870)

 

Në fjalimin e hapjes, me 11 Tetuer 1962, apostati Gjoni XXIII u shpreh kjartë e zyrtarisht se po hapte punimet e Konçilit të II të Vatikanit. Me kyt akt rebel e shizmatik, që kundërshton Bullen Pontifikale të Papes Piu IX, apostati Gjoni XXIII tërhjeku mbi vedi mallkimin e Zotit të Gjithpushtetshëm dhe të Apostujve sh'Pjetrit e sh'Palit, dhe konfirmoi dispozitat e Bullës së Piut IX se ky akt i thirrjes së Konçilit të II të Vatikanit ishte nul, i pavlerë dhe i paefektshëm. Për rrjedhojë, « unjilli i ri postkonçiljar », tana ndryshimet që kanë rrjedhë prej ktij pseudo-konçili shizmatik, tash ma shumë se 60 vjet, përfshi ktu shpalljen e nji "meshe" te re, "sakramendve" të reja dhe doktrinave apostate që vijnë prej ktij pseudo-konçili satanik, si apostazija e lirisë fetare të ndërgjegjes (që asht nji akt i mohimit publik të Fesë Katolike), ekumenizmi postkonçiljar mallkues, kolegjializmi sakrilegj, etj., të përgadituna me dinakní në ofiçinat e lozheve kriminele, janë të tana doktrina satanike, të mallkueme prej Zotit dhe prej Kishës së Tij Katolike.

Përsëris se Kisha Katolike apo Selia-Shejte nuk mundet me kundërshtue vehten, ashtu si Zoti nuk mundet me kundërshtue Vetvedin, sepse nji SHPIRT-SHEJT ka drejtue, drejton e ka me drejtue, deri në fundin e botës, Kishen unike të Zotit tonë JEZU-KRISHTIT, Kishen shejte Katolike Romake, jashtë të cilës nuk ka shelbim (Katekizmi i Sh. T. Papës shën Piu X). Përsëris se Hyji nuk mundet me e quejtë të miren të keqe dhe anasjelltas, siç blasfemojnë ata kur shpifin se Hyji mujka me ba çka të dojë, pra edhe me kundërshtue Vetvedin e me drejtue kishen e re antikatolike postkonçiljare, tue aprovue apostazinë mallkuese të lirisë fetare të ndërgjegjes dhe reformat e tjera satanke postkonçiljare.

Për rrjedhojë, nuk asht Kisha Katolike Romake e JEZU-KRISHTIT, nuk asht Papa i Kishës Katolike, por anti-papa, apostati filokomunist e masoni Rronkalli, aka Gjoni XXIII, aj që ka mbledhë Konçilin e paligjshëm të 1962 dhe që ka vue themelet zyrtare të kishës së re antikatolike postkonçilajre, e cila ka shpallë doktrinat apostate satanike të përmenduna ma nalt, doktrina infernale që janë propagandue me nji zell e dinakní po aq infernale prej pasardhsve të tij apostatë në Vatikan, me anti-papët apostatë Palin VI, Gjon Palin I, Gjon Palin II, Benediktin XVI, Françeskun I, ministra të satanit të cilët po shtyjnë drejt mallkimit të Ferrit nji numër të pallogaritshëm shpirtnash tash ma shumë se 60 vjet.

Ju apostata postkonçiljarë-sinodalë, ju që keni prue nji unjill të ri satanik, të kundërt me Unjillin Shejt e Hyjnuer të Zotit tonë JEZU-KRISHTIT, ju tërhjekni mbi vedi mallkimin hyjnuer !!! (Galatve 1, 8 )


Lutje Arkengjëllit shën Mikel

 

(Prej egzorçizmit të Sh. T. Papës Leoni XIII kundër satanit dhe engjëjve apostatë, 13 Tetor 1884)

  

         O shumë i lavdshmi Arkengjëll shën Mikel, Princ i ushtrive qiellore, denjoni me na mbrojtë në luftën dhe betejën që duhet të bajmë kundër shefave dhe fuqive që komplotojnë në kyt bote errsinet, kundër tanë shpirtnave të kqij, që "sillen nëpër atmosferë" (Efezianve VI, 12). Ejani në ndihmen e njerzve që Hyji i krijoi të pavdekshëm, simbas figurës dhe përg'jashmënísë së Tij (Dija II, 23), dhe që i çliroi me nji çmim kaq të naltë (I Kor. VI, 20) prej tiranisë së djallit.

 

Ashtu si nji kohë, kur luftuet shefin e engjëjve fodullë, luçiferin, dhe hordhitë e tija apostate, prap edhe sod, vetë ju shën Mikel, s'bashkut me engjëjt shêjtë, vazhdoni me luftue betejën e Zotit. "E qé pra, ata nuk mujtën me ju rezistue, e as nuk u gjet' mâ vend për ta në Qiell. E dragoi i madh, gjarpni i vjetër, aj që thirret djall apo satan, mashtruesi i botës mbarë, u hodh mbi tokë, bashkë me engjëjt e tij (Apokalipsi XII, 8-9).

 

Por ky anmik i vjetër, "vrasës qysh prej fillimit" (sh'Gjon VIII, 44) asht çue me furi, "i shndrruem në engjëll dritet" (II Kor. XI, 14), tue pasë si eskortë hordhitë e shpirtnave pervers, dhe i sillet tokës në tana anët, futet gjithkund, për me grabitë, vra e hupë në mallkimin pa fund shpirtnat e krijuem për lumninë e përjetshme ; dragoi djallzuer injekton në njerzit e çthurun në mendje e t'korruptuem në zêmër, si nji lumë tejet i flliqtë, virusin e djallzisë së tij, shpirtin e rrênës, të mosbesimit, të blasfemës, frymen mortore të vesit, të imoralitetit dhe të korrupsionit t'përgjithshëm.

 

Kta anmiq shumë tinzarë e kanë mbushë me idhnim e helm Kishen Katolike, Nusen e Qingjit t'Papërlyem, dhe kanë vue duert e tyne sakrilegje mbi gjithçka që Ajo ka mâ të shêjtë. Aty ku kje themelue Froni i t'lumit Pjetër dhe Katedra e së Vërtetës, aty kta anmiq kanë vue fronin e tyne të neveritshëm e të pafé, në mnyrë që mbasi t'i bien Bariut [Papës], t'munden me shpërnda grégjen [besimtarët]. O shêjti Mikel, Princ i pamposhtun, ejani, pra, në ndihmë t'popullit të Zotit kundër sulmeve të shpirtnave të kqîj e nepjani fitoren dhe triumfin.

 

Kisha Shêjte ju veneron si ruejtsin dhe pajtorin e saj ; Ajo ju lavdon si mbrojtsin e saj kundër fuqive anmike infernale e toskuere. Hyji ju ka besue shoqnimin e shpirtnave t'shëlbuem në vendin e lumnisë supreme. Lùteni Zotin e paqes që të shtypë satanin nën kambët tona, që ky mos t'mundet mâ as me i mbajtë peng njerzit e as me damtue Kishën. Ofroni lutjet tona para Zotit që "t'ulet mbi ne sa ma shpejt Mshira hyjnuere" (Psalmi LXXVIII, 8), e që ju të lidhni dragoin, gjarpnin e vjetër që asht djalli apo satani, e që, i lidhun në greminë, mos të mashtrojë ma kombet (Apokalipsi XX, 3)...

 

V. Qé + Kryqi i Zotit, shporruni, fuqí anmike

R. Luani i fisit të Judës, pasardhësi i Davidit, ka triumfue

 

V. Mshira Juej, o Zot, kjoft mbi né

R. Ashtu si shpresa jonë asht në Ju

 

V. Zot, denjoni me plotsue lutjen teme

R. Dhe thirrja jeme u naltoft deri te Ju

 

(Jo me u rrecitue prej laikve rreshti dhe përgjigja vijuese)

 

V. Zoti kjoft me ju

R. Edhe me shpirtin tue

 

Lutje

 

Hyj e ATE i Zotit tonë JEZU-KRISHTIT, na po thrrasim Emnin tue Shêjt, dhe tue Ju lutë, po kërkojmë me ngulm Mshiren tue. Dhe me ndërmjetsinë e Virgjinës t'Papërlyeme, Nanës tenZot, të Arkengjëllit shën Mikel, të sh'Jozefit, Bashkshortit të Saj virgjinal, të shêjtnëve Apostuj Pjetrit e Palit dhe tanë shêjtënve, denjoni me na dhurue ndihmë kundër satanit dhe tanë shpirtnave të tjerë të flliqtë, që sillen rrotull për me damtue njerzit dhe me mallkue shpirtnat. Ashtu kjoft !