domenica, aprile 06, 2014

Replika Katolike 7 kundër konçiljarve



"Dhe Dishepujt e Tij u kujtuen se ishte e shkrueme :
 Zelli për Shpinë Tuej më konsumon." (sh'Gjoni 2:17)



- « Paqe e t'Mira! I dashtun z. Zefi! I kam lexuar edhe me pare postimet e tua permes fb. Nuk kam dyshim ne pergatitjen tende intelektuale (Histori kishe dhe njohje te Shkrimit Shenjte.) Ajo cka mue me shtyri ti pergjigjem komentit tend,nuk eshte shum mosrrespekti i treguar kundrejt Atit te Shenjte, (ku une personalisht as anmikun me te keq nuk do te kisha pase guximin ta etikoja me keto epitete e jo me Vikarin e J.K. mbi toke), por ftesa qe ti shikojme edhe njehere gjanat ma me pozitivitet dhe ne te njejtin drejtim. Tash due thjeshte me te ba vetem dy pyetje: 1- Ne historine e Kishes se Vetme, Shenjte, Katolike e Apostolike dhe ne Shkrimin Shenjte, a thue nuk te ka rastise asnjehere me u ndale tek termat: "Meshire- Falje - Dashni", sepse shoh qe shum pak perdoren ne shkrimet e tua?! 2- Cfare kuptimi ka per jeten tende Misherimi - Mundimi - Vdekja dhe Ringjallja e te lumit J.K.?! Kujdes z. Zefi! Nese une edhe ti jena pagzue ne emen te Jezu Krishtit, atehere nuk duhet te jemi shkandull per te tjeret se nuk na ka hije! Nese ti me te vertete e don kaq shum Kishen e Shenjte Katolike dhe me vetedije e liri te plote e ke dorezu jeten tande, trupin tend dhe shpirtin tend ne duart e Zotit, perse...perse...perse..., z. Zefi?! Besoj se me ke kuptuar qe nuk deshiroj te them se une kam te drejte dhe ti je gabim, sepse nuk do ja lejoja vetvetes nje gja te tille, por due me te thane: Ate dite kur te dalim para te Madhit Zot, nuk ka me na u kerkue pse nuk kena ba e jetu si Moisiu, nane Tereza, apo Bergoglio (Papa Francesku), por do japim llogari per talentet, dhantite, dhuratat qe Zoti na i ka dhane, SA- KU - KUR dhe SI i kena jetu?! Meqe shoh se brenda teje nuk mungon dashnia per Kishen e Krishtit, te ftoj ta lexosh jeten e shen Francekut te Asisit dhe te meditosh mbi fjalet e Krishtit ne kishen e shen Damianit: "... Francesk shko e rindertoje Kishen teme..."! Me fal se ndoshta u zgjata shum e te bezdisa. E tash te uroj te tana te mirat dhe bekimet e Zotit. » (z. Valentin Rroku)


- I dashtun z. Valentin, 

Kjoft levdue JEZU-KRISHTI ! Hiri e paqja e Tij hyjnore kjoshin me jue!

Ju falemnders për mesazhin dhe falenderoj Zotin e Mshirës, Zotin e dritës, Zotin e Dashtnisë hyjnuere, Atin e Gjithpushtetshem prej të Cillit na vjen shdo e mirë, shdo hir e bekim shpirtnuer dhe të Cillit e Nânes së Tij shejte e Nânes tonë qiellore, i takojnë çdo lëvdim e falenderim, sidomos për shdo të mirë që hiçi jonë mundet me ba, me ndihmen hyjnuere. 

Vetë Zoti, ashtu si na mson Nâna jonë, Shejtja Kishe Romane, qysh me krijimin e njirit të parë, ka gdhendë në shpirtin tonë dishiren me kênë i lumtun dhe, mbi gjithshka, dishirën dhe misjonin me njoftë, dashtë e shërbye Krijuesin, Zotin e vet, e tuej bâ kshtu me mujt nji ditë me hi n'Parriz (Katekizmi i sh'Piut X). Por si rrjedhojë e pasojave të mkatit origjinal dhe e mkateve të tjera aktuale, ky mision vshtirsohet, lumnija kërkohet aty ku nuk âsht dhe kajherë syni i shpirtit mbulohet komplet prej errsinës së mkatit dhe rrezet frymzuese dhe drejtuese hyjnuere nuk depertojnë mâ aty; qênja njerzuere bahet, atherë, si nji varkë me vela të shkyeme dhe busull të mjegullueme prej valve të furishme e të turbullta të ksaj bote apostate, e përkulun prej tana anve prej erës së furishme të pasioneve dhe influences demoniake të shpirtnave rebelë. Prej neglizhences dhe indiferencës njerzore fajtore, busulla e inteligjencës mjegullohet dhe shpirti nuk mundet me pâ mâ kjartë, e ndoshta nuk shef aspak, udhën që duhet me ndjekë drejt pshtimit dhe lumnisë të përjetshme; si pasojë e mkateve, shpirti nuk mundet me ndjekë mâ frymzimet hyjnore, JEZU-KRISHTIN, Zotin tonë, që asht Udha, e Vërteta dhe Jeta (sh'Gjoni 14:6) dhe Kishen e Tij hyjnore, të cillen Shelbuesi na urdhnon me e ndjekë gjithmonë (sh'Luka 10:16), nën dënimin e mallkimit, sepse vetë SHPIRTI-SHEJT e asiston até vazhdimisht, në misionin e saj hyjnor që ajo ka marre prej vetë Shelbuesit me çue shpirtnat te Zoti (Katekizmi i sh'Piut X). 

Prej indiferencës dhe neglizhences fajtore, vullnedi i velave shkyhet prej valve e stuhisë, sepse tuej mos kênë të kthyeme në drejtimin e duhun, si pasojë e mjegullimit dhe e têrrines së busulles së inteligjencës, kto vela dorzohen në mshiren e pasjoneve njerzuere dhe furisë profane të doktrinave e opinjoneve njerzuere e diabolike të gjithfarë llojit, që i fryejnë dhe i shkyejnë prej tana anve.

« Shifet tashti se në çfarë gabimit kanë râ ato shpirtna, t'cillat tuej abuzue me arsyen e tyne dhe tuej i marrë fjalët e Zotit sikurse t'ishin mendime njerzuere, guxojne me i interpretue ato simbas mendimit personal; Vetë Zoti ka vendosë nji autoritet të gjallë [Papen] për me përcaktue dhe me msue kuptimin e vërtetë të mesazheve hyjnore, dhe, me anen e gjykimit të tij të pagabueshëm, me i dhanë fund çdo lloj diskutimit, kjoft në çâshtjet që lidhen me Fenë, kjoft në çâshtjet që lidhen me moralin, në mnyrë që besimtarët katolikë të mos përkunden prej çdo éret doktrinale e të mos mashtrohen prej gabimit dhe ligsisë së njerzve. Ky autoritet i gjallë dhe i pagabueshëm gjindet vetëm në kyt Kishë që JEZU-KRISHTI e ka vue mbi sh'Pjetrin, Shefin, Princin e meshtarve të tanë Kishës Katolike, të cillit JEZU-KRISHTI i ka premtue se féja e tij nuk ka me i mungue kurrë; kjo Kishë âsht e ndërtueme në at mnyrë që ajo do të ketë gjithmonë në krye dhe në Selinë e saj të pandryshueshme pontifët e saj legjitimë, të cillët egzistojnë pa ndërpremje qysh prej sh'Pjetrit dhe trashigojnë e ruejnë të njêjten doktrinë, të njêjtin dinjitet, të njêjtin rang dhe të njêjten fuqi. » (Papa Piu IX, 9 Nanduer 1848)

« Doktrína e Fèsë Katolike, e cilla âsht e zbulúeme prej vetë Zotit, nuk i âsht paraqítë arsýeve njerzuere për përfeksioním. Kjo doktrínë nuk âsht nji sistem filozofík, por nji depozítë hyjnore e besueme Nuses' KRISHTIT, Kishës Katolike, n'mnýrë që ajo t'a rúejë me besnikní dhe t'a interpretójë me pagabueshmëní. Për rrjedhójë, kuptimi i dógmave shêjte katolike duhet me u ruejtë përjetsisht njashtû si e ka dhânë nji herë e përgjithmónë Kisha Shêjte Katolike. Ky kuptim nuk duhet me u harrue kurrë me pretékstin e nji kuptimi mâ t'thêllë t'vërtetës. » (Konçíli i Vatikanit-1870, Konstitucioni "Dei Filius", Kapitulli IV)

« N'kjóftë se ndonjí persônë thotë se prej influèncës dhe zhvillímit të shkéncave, msímeve t'Kishës Katolike ka me iu dhânë në t'àrdhmen nji kuptim tjetër prej atij kuptimi që Kisha Katolike ia ka dhânë apo ia nep sod, aj persônë kjóftë mallkue. » (Konçíli i Vatikanit-1870, Kapitulli 4, Kanoni 3)

Ju queni Bergoglion,Vikerin e Zotit tonë JEZU-KRISHTIT, por si mundet Përfaqsuesi i KRISHTIT mbi tokë, që ka mbeshtjetjen e vazhdueshme të SHPIRTIT-SHEJT (Katekizmi i sh'Piut X), me apostazue Fene Katolike publikisht, ashtu si ka ba Bergoglio, tuej praktikue judaizmin talmudik e demoniak në Sinagogën moderne judeo-talmudike, e cilla jo vetëm që nuk njef Hyjninë e Zotit tonë JEZU-KRISHTIT por mson me mallkue 3 herë ne ditë të krishtênët, princat dhe papët e tyne tuej u dishirue gjithfarë të kqijash dhe vuejtjesh. (Seder 1, Mas. 1, 4) ?

Si mundet Përfaqsuesi i KRISHTIT mbi tokë, që ka mbështetjen e vazhdueshme të SHPIRTIT-SHEJT, me apostazue Fenë Katolike publikisht tuej aprovue ceremonitë pagane djallzore islame dhe tuej u urue muslimanve, me rastin e Ramadanit, fryte të bollshme shpirtnuere, ashtu si ka ba Bergoglio ? 

«... muslimani duhet me shkue në xhihad s'pakut nji herë në vjetë... Ai mund të përdorin katapultë kundër tyne [jo-muslimanve] kur ata janë në kshtjellë, edhe sikur në mesin e tyne të ketë gra e fmij. Ai mundet me i djegë ata dhe/ose me i mbytë në ujë. » (Imam al-Ghazzali, akademiku i dytë mâ i madh i islamit mbas Muhamedit); M.A. Khan, "Islamic Jihad - A Legacy of forced Conversion, Imperialism and Slavery", 2009, faqe 1)

« Në komunitetin islamik, lufta e shêjtë âsht nji detyrim fetar për arsye të universalitetit të misionit islamik dhe të detyrimit me konvertue çdo njiri në fenë islame me bindje ose me forcë. » (Ibn Khaldun, "The Muqaddimah", New York, p. 473)

« Lufto kundër njerzve të Librit, që nuk besojnë në allah dhe në diten e fundit dhe që nuk praktikojnë islamin, derisa të paguejnë taksen (jizyah) me duert e tyne dhe të nënshtrohen. » (Sura Al-Taubah 9:29)

Si mundet Përfaqsuesi i KRISHTIT mbi tokë, që ka mbeshtetjen e vazhdueshme të SHPIRTIT-SHEJT, me apostazue Fenë Katolike publikisht, tuej aprovue lirinë fetare të ndërgjegjes për të gjithë, pa përjashtim, pavarsisht besimeve të tyne, ashtu si ka ba Bergoglio ? 

« Ato bazohen në opinionin e gabuem se të tana besimet janë pak a shumë të mira, të vërteta dhe të lëvdueshme.

»... Jo vetëm që përkrahsit e ktij opinioni janë krejtsisht n'gabim, por në t'njêjten kohë ata mohojnë dhe shtrêmbnojnë kuptimin e Fesë së vërtetë katolike Romane, tuej râ kshtû pak kah pak në natyralizëm dhe në ateizëm. Për rrjedhojë, âsht plotsisht e kjartë se ata që përkrahin ose bashkohen me përhapësit e ktij opinioni t'gabuem braktisin totalisht Fenë hyjnore Katolike të zbulueme prej Zotit. » (Papa Piu XI, "Mortalium Animos", 6 Kallnduer 1928)

Si mundet Përfaqsuesi i KRISHTIT mbi tokë, që ka mbeshtjetjen e vazhdueshme të SHPIRTIT-SHEJT, me msue nji doktrine kundër moralit Kristjan, tuej aprovue publikisht edukimin seksual të fmijve, ashtu si ka ba Bergoglio ("Mbi tokë si në Qiell", faqe 101) dhe tuej mashtrue djallzisht se Kisha Katolike paska msue gjithmonë edukaten seksuale ? 

« Egziston nji lloj tjetër natyralizmit, jashtzakonisht i rrezikshëm, që në kohët tona po pushton fushen e edukimit, në kyt çashtje tejet delikate që asht pastërtia e moralit. Shumë i përhapun asht gabimi i atyne, të cillët me qellime të rrezikshme dhe me nji mnyrë shokuese t'shprehunit, bahen propaganduesit e asaj që ata e quejnë "edukimi  seksual". » (Papa Piu XI, Incikliku "Divini illius magistri", 31 Dhetuer 1929)

Si mundet Përfaqsuesi i KRISHTIT mbi tokë, që ka mbështetjen e vazhdueshme të SHPIRTIT-SHEJT, me ndihmue meshtarin e ritit latin, që mbasi "paska ra në dashtni", me thye betimin e përjetshëm të beqarisë, tuej e mbështet në gjetjen e nji pune dhe në sigurimin e lêjes prej Romës me u martue, ashtu si asht shpreh publikisht Bergoglio ? ("Mbi tokë si në Qiell", faqe 107)

Simbas ligjeve të Kishës Katolike, beqaria e meshtarve të ritit latin asht e detyrueshme dhe e përjetshme. Për mâ tepër, çdo tentative marteset mbas marrjes së Urdhnave të Mëdhaja (Meshtarisë, Diakonatit dhe Nën-diakonatit) asht invalide (Kanoni 1072), nën ndëshkimin e parregullsisë "ex delicto" (Kanoni 985) dhe çkishënimit (Kanoni 2388). 

Si mundet Përfaqsuesi i KRISHTIT mbi tokë, që ka mbështetjen e vazhdueshme të SHPIRTIT-SHEJT, me deklarue publikisht, se protestantet dhe shizmatikët ortodoks janë pjesë e Kishes Katolike, simbas direktivave të Konçilit të II të Vatikanit, ashtu si ka ba Bergoglio, gjatë takimeve të tija ndërfetare ? 

Në Katekizmin e tij, Papa sh'Piu X mson pagabueshmënisht, ashtu si ka msue e mson gjithmonë Kisha Katolike : 

- Cillët janë ata që gjinden jashtë Kishës së vërtetë [Kishes Katolike] ?

- Jashtë Kishës së vërtetë [Kishës Katolike] gjinden : të pafetë, çifutnit, heretikët, apostatët, shizmatikët dhe të çkishënuemit.

- A âsht Kisha Katolike e pagabueshme ? 

- Po, Kisha Katolike asht e pagabueshme, dhe ata që mohojnë vendimet [përcaktimet] e saja, humbasin Fenë [katolike] dhe bahen heretikë.

« Kisha shêjte Katolike Romane beson me vendosmëni, shpreh dhe predikon se asnji prej atyne që jeton jashtë Kishes Katolike, jo vetëm pagajt por edhe çifutnit, heretikët dhe shizmatikët nuk munden me u shëlbue. » (Bulla "Cantate Domino", Papa Eugjeni IV, 4-2-1442 – Dekreti per Jakobitet, Denzinger : 714)

Si mundet Përfaqsuesi i KRISHTIT mbi tokë, që ka mbeshtetjen e vazhdueshme të SHPIRTIT-SHEJT, me rrêjtë publikisht, se në Katoliçizëm, janë të shumta gratë që marrin pjesë në liturgjinë e fjales, ashtu si ka deklarue Bergoglio? ("Mbi tokë si në Qiell", faqe 111)

« Gratë të mbajnë heshtje në Kisha, sepse nuk u lejohet me folë... Por n'kjoft se dishirojnë me msue ndonji send, të pvesin burrat e vet n'shpi, sepse âsht e turpshme për nji grue me folë në Kishë. » (Prej letrës së parë të sh'Palit Apostull drejtue Koríntasve 14:34-35)

Me arsye dhe vetëm kur nuk ka burra në Kishë, gratë munden me iu përgjigjë lutjeve të meshtarit gjatë Meshës Shêjte. Sidokjoft, gratë nuk lejohen në asnji mnyrë me iu afrue Elterit, por munden me u përgjigjë prej lerg. (Kanoni 813)

Si mundet Përfaqsuesi i KRISHTIT mbi tokë, që ka mbështetjen e vazhdueshme të SHPIRTIT-SHEJT, me deklarue publikisht, me paturpsinë mâ të neveritshme, se nuk i gjykon homoseksualet që kërkojnë Zotin me nji vullndet të mirë ? 

Si në Beslidhjen e Vjetër ashtu edhe në Beslidhjen e Re, krimi i sodomisë asht gjykue dhe dënue maksimalisht si prej Sinagoges së Vjetër hebraike ashtu edhe prej Kishes shejte Katolike, si nji neveri e tmerrshme kundër natyrës, që tërhjek hakmarrjen e drejtë të Zotit, ashtu si ndodhi me qytetet e Sodomës dhe Gomorrës. Përveç gjykimit dhe dënimit që Kisha Katolike i ka ba ktij krimi, në urtsinë e saj, ajo ka ndihmue dhe ndihmon gjithmonë ata besimtarë që mjerisht kanë ra në kyt ves antinatyral, tuej u diftue urrejtjen e madhe e të pafundme që Zoti ka për kyt mkat dhe tuej i shoqnue në luften dhe triumfin kundër ktij mkatit që, si mkatet e tjera, triumfohet me hirin e Zotit, i cilli bashkpunon me përvujtninë dhe pendesen konstante të besimtarve. Sh'Pali, në letren e tij drejtue Romakve, na mson se si pasojë e idolatrisë dhe e mos adhurimit të Zotit simbas kultit hyjnuer katolik, që vetë Zoti kërkon prej njerzve, në ndëshkim të ksaj idolatrije, shumë kanë ra në kyt ves të randë kundër natyres (1:23-32). Prandaj, rritja sod e praktikës së neveritshme të krimit të homoseksualitetit asht nji tregues i idolatrise rritse të kombeve, që po e çojne vehten,për ditë e mâ tepër, drejt greminës të Sodomës dhe Gomorrës. 

Si mundet Përfaqsuesi i KRISHTIT mbi tokë, që ka mbështetjen e vazhdueshme të SHPIRTIT-SHEJT, me aprovue publikisht ndryshimin e riteve të administrimit të Sakramendeve, ashtu si ka ba Bergoglio ? 

« N'kjoft se dikush thotë se ritet e trashigueme dhe të aprovueme të Kishes Katolike, në administrimin zyrtar të Sakramendeve, munden me u përbuzë, munden me u hjekë simbas qejfit e pa mkat prej ministrave ose munden me u ndryshue në rite të reja prej cillitdo meshtar, atherë ai kjoft mallkue. » (Konçili shejt e dogmatik i Trentës, Sesioni VII, Kanoni 13)

Doktori engjëllor mson se : 

« Apostujt dhe pasardhsit e tyne janë Vikerët (përfaqsuesit) e Zotit në drejtimin e Kishës Katolike, e cilla âsht ndërtue mbi Fenë Katolike dhe Sakramentet e Fesë Katolike. Për rrjedhojë, kto Vikerë të Zotit nuk munden me ndërtue nji kishe tjetër, nuk munden me përhapë nji fé tjetër, nuk munden me nxjerrë sakramende të tjera. Përkundrazi, Kisha Katolike âsht ndërtue me Sakramendet që dolen prej Krahnorit të KRISHTIT të kryqzuem. » (Sh'Tomë Akuinati, "Summa theologica", Pjesa III, Pyetja 64, artikulli 2, përgjigja e objekcjonit 3)

Apostati Bergoglio aprovon publikisht sakramende të reja, kryesisht « sakramendin » invalid të Palit te VI (1968) dhe darken përkujtimore protestante dhe jo Meshen shejte Katolike, rinovimin e Sakrifices së Kalvarit, të kodifikuem për tana kohnat prej Papes sh'Piu V, nën dënimin e mallkimit për ndryshuesit e saj.

Për arsye të Ritit invalid të Urdhnit te Palit VI në 1968, rit i përdorun zyrtarisht në kishat dioçezane të infektueme prej modernistave heretikë e apostate, të "konsakruemit" simbas ktij riti invalid nuk bahen ipeshkvij; e për rrjedhoje kto pseudo-ipeshkvij nuk munden me shugurue meshtarë valid sepse Kisha Katolike, në ligjet e saja, mson se duhet patjetër me kêne ipeshkev për me mujte me shugurue validisht meshtarë validë (Kanoni 951). Për rrjedhoje, "meshtaret" invalid, që janë pseudo-meshtarë apo laike, që dalin prej pseudo-ipeshkvijve, nuk munden me krijue Sakramendin e Eukaristisë, sepse Kisha Katolike, në ligjet e saja, mson se duhet patjetër me kêne meshtar valid për me mujtë me prodhue Sakramendin e Eukaristisë (Kanoni 802). Prandej, në Tabernakujt - n'kjoft se ka mbet ndonji - e kishave dioçezane ku operojnë kto pseudo-ipeshkvij e pseudo-meshtarë, nuk egziston mâ Prezenca Reale, Zot e Njiri, e Shelbuesit tonë JEZU-KRISHTIT. Ky fakt ceket, ndonse jo plotsisht, në egzaminimin e "meshes" se ré te Palit te VI prej Kardinalit Otaviani dhe ipeshkvit Baçi : 

T'fillojmë me përkufizimin e "Meshës". Ai nepet në numrin e 7 të kapitullit të dytë të "Institutio generalis" (Udhëzim i përgjithshëm). Ky kapitull titullohet : "Struktura e Meshës".

Qé përkufizimi :

« Darka e Zotit ose Mesha âsht asambleja fetare e shêjtë apo tubimi i popullit të Hyjit që mblidhet s'bashkut, nën drejtimin e meshtarit, për me celebrue memorialin [përkujtimin] e Zotit. [2] Prandaj âsht me t'vërtetë i vlefshëm premtimi i Krishtit për asamblenë lokale të Kishës shêjte : Atje ku dy ose tre vetë janë të mbledhun në êmnin t'em, atje jam n'mes t'yne (Mateu XVIII, 20). »

Përkufizimi i "Meshës" âsht pra i reduktuem n'até të nji "darke", e kjo riduket vazhdimisht në numrat 8, 48, 55d, 56 të "Institutio generalis". Për mâ tepër, kjo "darkë" âsht darka e asamblesë të drejtueme prej meshtarit, darka e asamblesë t'mbledhun me realizue "memorialin e Zotit", që përkujton atë që bâni t'Enjten e Madhe.

E gjitha kjo nuk nënkupton as Prezencen reale [të KRISHTIT Zot në Osten shêjte], as realitetin e Sakrificës së Meshës, as karakterin sakramental të meshtarit që konsakron e as vlerën thelbsore të Sakrificës eukaristike, pavarsisht pranisë së asamblesë.

Me nji fjalë, ky përkufizim i ri nuk përmban asnji prej elementave dogmatikë që janë esenciale për Meshën dhe që formojnë përkufizimin e saj të vërtetë. Heqja, n'kyt vênd, e ktyne elementave dogmatikë, ka kênë e qëllimshme. Nji mungesë e tillë e qellimshme nënkupton "tekjalimin" dhe, t'pakten në realitet, mohimin e ktyne elementave dogmatikë. 

Në pjesen e dytë të t'njêjtit paragraf, gabimi i rândë rândohet edhe mâ shumë. N'fakt, aty afirmohet se asambleja realizon "me të vërtetë" premtimin e KRISHTIT : "Atje ku dy ose tre vetë janë të mbledhun në emnin t'em, atje jam n'mes t'yne". Përkundrazi, ky premtim, që ka t'bâjnë vetëm me prezencen shpirtnore të KRISHTIT me anen e hirit ["gratia"], vêhet në t'njâjtin rang cilësor, e biles me nji intestitet mâ t'nâltë, me Prezencen sakramentale eukaristike, thelbsore e fizike [të KRISHTIT Zot në Osten shêjte]. » 

Asht, pra, e pamujtun që nji Papë i Kishës Katolike të nxjerrë nji rit tjetër të Meshës, në kundërshtim me Bullen e sh'Piut V, me vlerë të përjetshme e që dënon me mallkim shkelsit, e për ma tepër, asht e pamujtun që nji Papë të krijojë nji "Meshe" invalide, siç âsht ceremonija që celebrohet sod në kishat dioçezane, e cilla nuk âsht rinovimi pagjak i Sakrificës së Kalvarit.

Si mundet Përfaqsuesi i KRISHTIT mbi tokë, që ka mbështetjen e vazhdueshme të SHPIRTIT-SHEJT, me i ofrue besimtarvet për nderim nji simbol anti-katolik e satanik, ashtu si ka ba Bergoglio ? 

Qysh mbas zgjedhjes së tij si shef i konçiljarve, ashtu si kanë bâ pra tij edhe apostatet Pali VI, Gjon Pali I, Gjon Pali II dhe Benedikti XVI, shumë besimtarë nuk e dijnë se Bergoglio ekspozon publikisht për venerim nji kryq satanik okult, që asht përdorë në shekullin e VI prej satanistve [kryesisht çifutve talmudike] në rituale magjijet. Ky kryq paraqet nji figure të transformueme të Zotit tonë JEZU-KRISHTIT, nji pamje çnderuese, blasfemuese dhe fyese për Shelbuesin tonë të dashtun, që aq shumë ka vuejtë për shëlbimin tonë, por që merr kaq shumë fyemje prej njerzve mosmirnjohës.











Kryqi satanik me të cilin pozon Bergoglio asht dizenjue prej italianit Lello Scorzelli (1921-1997) në vitet 1960 dhe asht përdorë për herë të parë prej autoriteteve konçiljare, egzaktisisht prej anti-papës apostat Palit VI, në mbyllje të Konçilit të II të Vatikanit, me 8 Dhetuer 1965, si me dashtë me i vue vulen satanike dekreteve apostate e heretike të ktij konçili. Kryqi blasfemues i Scorzelli-t ka ngjashmëni të madhe me kryqin blasfemues të belgut Albert Servaes (d. 1966), kryq i dënuem zyrtarisht prej Shejtnis së Tij, Papes Benediktit XV, nëpërmjet Zyrës Shêjte, në vjetin 1921.



Kryqi i dënuem i Servaes

Apostati Bergoglio nuk asht mjaftue me kryqin satanik të Scozelli-t, por me 1 Nanduer 2013, asht shfaqe publikisht me nji tjetër kryq blasfemues, anti-tradicjonalist, që thuhet se përfaqson KRISHTIN e Rinjallun. 





Shêjtnija e Tij, Papa Piu XII, në Inciklikun mbi liturgjinë shêjte katolike, "Mediator Dei", të vjetit 1947, ka dënue zyrtarisht kryqet që përfaqsojnë KRISHTIN Zot të Rinjallun dhe pa asnji shênj vuejtjet (novusordowatch.org)

Si rrjedhojë e shembujve të masipërm, nxjerrim si konkluzion se apostati Bergoglio drejton nji Kishë tjetër antikatolike, nji fe tjeter antikatolike dhe sakramende të tjera antikatolike; në të kundërt, Kisha Katolike asht e themelueme mbi Fenë Katolike dhe Sakramendet e Fese Katolike, ashtu si mson sh’Tomë Akuinati dhe tanë Kisha shêjte Romane. Me deklarue se Bergoglio asht Vikeri i KRISHTIT mbi tokë, asht me blasfemue randë kundër vetë SHPIRTIT-SHEJT, që i asht premtue Selisë Shejte që ajo mos me gabue në misionin e saj hyjnor. 

« Dhe Un po të tham se ti je Pjetër [shkamb] dhe mbi kyt shkamb kam me ndërtue Kishen Teme dhe dyert [fuqitë] e Ferrit nuk kanë me triumfue kundër saj. » (sh'Mateu 16:18).

« Por jam lutë për ty që Féja jote mos të dështojë kurrë. » (sh'Luka 22:32)

Prandej, apostati Bergoglio nuk mundet me kênë dhe nuk asht Vikeri i Hyjit mbi tokë, Përfaqsuesi i Zotit tonë JEZU-KRISHTIT.

Kur ndjekim Doktrinen hyjnore të Selise-Shejtë, ndjekim vetë Shelbuesin dhe përparojmë drejt perfeksionit Kristjan; kur ndjekim Magjisterin e pagabueshëm të Selise Apostolike, imitojmë vetë jeten hyjnore të Shelbuesit tonë, i Cilli s'parit ka bâ e mandej ka msue, tuej na dhane shembullin e imitimit drejt perfeksjonit suprem. E tuej ndjeke, imitue e praktikue, me ndihmen e hirit të Zotit, doktrinen shêjte katolike, na ndjekim, imitojmë e praktikojmë përveç mshires, faljes dhe dashtnisë hyjnore të Shelbuesit edhe drejtsinë dhe urrejtjen e Tij të pafundme për mkatin.

« Zoti i don mkatnorët, n'kjoft se i konsiderojmë ata si natyra egzistuese, sepse mkatnorët kanë egzistencën e cilla vjen prej Zotit; por tuej i konsiderue ata si mkatnorë, ata nuk kanë aspak egzistencë dhe mungojnë s'kénunit [për arsye të mkatit t'urryeshëm] dhe n'kyt kandvështrim, ata nuk janë vepra e Hyjit. Kjo âsht arsyeja që Zoti i urren mkatnorët. » (Sh'Tomë Akuinati, "Summa theologica", Iª q. 20, a. 2 ad 4)

« Rrugët e të keqit janë nji neverí para Zotit dhe ai që ndjek drejtsinë âsht i dashtun prej Hyjit. » (Proverbi 15:9)

« Vllâzen të nderuem, Ne dishirojmë me ju tërhjekë vëmendjen mbi kyt deformim të Unjillit dhe të karakterit shejt të Zotit tonë JEZU-KRISHTIT, Zot e Njiri, të praktikuem në lëvizjen e Sionit dhe në vende të tjera. Në disa mjedise, âsht bâ zakon që kur fillohet me u trajtue çâshtja sociale, menjiherë shmanget Hyjnia e JEZU-KRISHTIT, për me u folë për butsinë e Tij supreme, për mshiren e Tij ndaj tana vuejtjeve njerzuere, për thirrjet e Tija të ngutshme mbi dashtninë për të afërmin dhe vllaznimin. Padyshim, JEZUSI na ka dashtë me nji dashtni të pamasë, të pafundme, dhe ka ardhë me vuejtë e dekë mbi tokë, në mnyrë që tanë njerzit, të mbledhun rreth Tij, në drejtsi e dashtni, të frymzuem prej sentimenteve të njêjta të dashtnisë reciproke, të munden me jetue në paqe e mirsí. Por për realizimin e ksaj lumnie të përkohshme dhe të përjetshme, me nji autoritet suprem, Ai ka vue si kusht bâmjen pjesë në gregjën e Tij, [Kishen e KRISHTIT ZOT], pranimin e doktrinës së Tij, praktiken e virtyteve, bindjen e plotë ndaj doktrinës dhe drejtimit të sh'Pjetrit dhe pasardhsve të tij. Mandej, n'kjoft se JEZUSI ka kênë i mirë për të húpunit dhe mkatnorët, Ai nuk i ka respektue bindjet e tyne të gabueme, sado të sinqerta që mund t'jenë dukë ato; JEZUSI i ka dashtë të tanë njerzit me i msue, konvertue dhe shelbue. N'kjoft se i  ka thirrë rreth Vedit t'vuejtunit dhe t'munduemit, për me i lehtsue, Ai nuk e ka bâ kyt gjâ për me u predikue xhelozinë e nji barazie sociale utopike. N'kjoft se i ka naltsue t'vuejtunit, Ai nuk e ka bâ kyt gjâ për me u frymzue ndjenjen e nji dinjiteti të pamvarun dhe rebel ndaj autoritetit të ligjshëm. N'kjoft se Zemra e Tij ishte e tejmbushun me butsi për shpirtnat vullnet-mirë, Ai ka dijtë me u armatosë me nji zemrim shejt kundër profanuesve të Shpisë së Zotit, kundër të poshtërve që skandalizojshin të vegjlit, kundër autoriteteve judaike t'asokohe që shtypshin popullin nën barren e detyrimeve të randa, n'nji kohë kur kto autoritete nuk u vejshin as gishtin me i çue. JEZUSI ka kênë sa i fortë aq edhe i butë; Ai ka kritikue, kërcënue e dënue tuej ditë dhe tuej na msue se shpesh ndroja âsht fillimi i dijes dhe se kajherë duhet me këputë nji gjymtyrë për me pshtue trupin. » (Aktet e S.S. Piu X, "Letra mbi Sionin", 31 Gusht 1910; "Acta Apostolicae Sedis", Vol II, No. 16)

Vetë Shelbuesi jonë asht sjell disa herë ashpër kundër kundërshtarve të Tij që skandalizojshin veçanarisht besimtaret e thjeshtë. Nuk asht pra skandal me demaskue anmikun e Fesë, por skandal për të vegjlit dhe krim i randë kundër Zotit e kundër Kishës Katolike asht krimi i atyne që dijnë të vërteten por heshtin, prej frigës apo interesave personale, kur shohin shpirtnat e besimtarve të thjeshtë të mashtruem, të rrejtun, të manipuluem dhe të verbuem shpirtnisht, në rrugen drejt Ferrit.

Me rastin e lumnimit të heroines franceze, sainte Jeanne d'Arc, Shejtnija e Tij, Papa sh'Piu X, ndër të tjera tha se : 

« Në kohen tonë, mâ shume se kurrë mâ parë, forca kryesore e t'kqijve vjen prej friges dhe dobsisë së njerzve të mirë... Tanë forca e mbretnis së satanit vjen prej dobsisë toleruese të Katolikve. Po të kisha pvetë Shelbuesin Hyjnuer, ashtu si bani, në lutje, profeti Zakaria : "Çka janë kto plagë n'mes të duerve ?", përgjigja, pa dyshim, kishte me kênë : "Me kto plagë u plagosa në shpinë e atyne që Më dojshin". U plagosa prej miqve të Mij, që nuk bane asgjà me M'mbrojtë, por që, në çdo rast, u bane bashkpuntorët e anmiqve të Mij. » (13 Dhetuer 1908)

« Por ai që ka me skandalizue njênin prej ktyne të vegjëlve që besojnë në Mue, kishte me kêne ma mirë për té me ia varë në qafe nji gur mullinit dhe ashtu me e hjedhë në fundin e detit. » (sh'Mateu 18:6)

Kta tradhtarë të Zotit, të kombit dhe të afërmit, n'kjoft se nuk ndrrojnë rrugë, i pret mallkimi i drejt i Hyjit : 

« Mandej ka me u thanë atyne në krahun e majtë : Ikni prej Mejet, t'mallkuem, në zjermin e përjetshëm, të përgaditun për djallin dhe engjujt e tij; sepse pata ûj e nuk m'dhatë me hangër, pata etje e nuk m'dhatë me pí, isha i huej e nuk me mirëpritet, isha i zhdeshun e nuk me mbuluet, isha i smuet e n'burg dhe nuk erdhet me m'pâ. Mandej, edhe ata kanë me E pvete : Zot, kur Ju kena pâ t'ûjtun, t'ètun, t'huej, t'zhdeshun, t'smuet, t'burgosun dhe nuk Ju kena shërbye ? Mandej Ai ka me u thanë : Me t'vërtetë po ju tham, mekense nuk i keni bâ për njênin prej ktyne të mâ t'vegjëlve, nuk i keni bâ as për Mue. » (sh'Mateu 25:41-45)

Mjerë për jue, o konçiljarë hipokritë, sepse besimtarët e shkretë po desin përditë prej ûjes, sepse nuk ka kush me u dhanë Bukën e engjëjve, Manen e bekueme të ulun prej Qiellit, t'Shejtnueshmen Eukaristí, ndërkohë që ju krenoheni me kultin e njirit dhe ceremoninë tuej profane e blasfemuese, t'cillen nuk keni turp me e quejtë Mesha Katolike. 

Mjerë për jue, o konçiljarë hipokritë, sepse besimtarët e shkretë po desin etjet sepse nuk ka kush me u dhanë Ujin e gjallë, me u pastrue mkatet dhe me i nalcue kah Parrizi.

Mjerë për jue, o konçiljarë apostatë, sepse besimtarët e shkretë janë të zhdeshun prej shkencës së shêjtënve dhe praktikës së Fesë hyjnore Katolike, ndërkohë që ju nuk keni màrre me u urue muslimanve t'pafé Bajramin e Ramadanin, tuej përhapë doktrinën shpirtvrasëse të lirisë fetare të ndërgjegjes. 

Disa thonë se, kur të dalim prej ksaj jete, Zoti ka me na pvetë shka kena bâ na e jo të tjerët; kjo mnyrë të menduemit nuk bazohet aspak në dashtninë e vërtetë Kristjane, që don Zotin mbi gjithshka dhe të afërmin si vedin, për dashtni për Zotin.

« Kërkush mos të imagjinojë se âsht e ndalueme për besimtarët e thjeshtë me bashkpunue, në nji farë mnyret, në apostolatin katolik, sidomos kur bahet fjalë për besimtarë, të cillve Hyji u ka dhanë dhuntinë e inteligjencës me dishiren me shërbye. Në tana rastet kur e lyp nevoja, ata e kane lejen me u komunikue të tjerve até shka ata kanë marrë e msue, jo tuej u vetshpallë doktorë, por tuej kênê zâni i doktorve katolike. Për ma tepër, ky lloj bashkpunimit në rang personal, u asht dukë aq me vend e aq frytdhanës Etënve të Konçilit të Vatikanit (1870), saqë ata e kanë inkurajue me insistim e zyrtarisht kyt bashkpunim : "Të tanë besimtarve katolike, veçanarisht atyne që kanë role drejtuese ose msimdhanse, për dashtninë e JEZU-KRISHTIT, ne i lutena dhe i urdhnojmë, tuej u mbështetë në autoritetin e vetë Zotit tonë Shelbues, me veprue me zellin dhe veprimtarinë e tyne për me shmangë dhe eliminue prej Kishes Shêjte Katolike kto gabime dhe për me përhapë driten e Fesë ma të kristaltë." (Konstitucjoni "Dei Filius")

» Sejcilli, pra, të kujtohet se mundet dhe e ka për detyrë me përhapë Fenë Katolike nëpermjet autoritetit të shembullit të mirë, tuej e predikue dhe praktikue me vendosmëni. Në detyrimet që kena ndaj Zotit dhe Kishes Katolike, nji vend të randsishëm xen zelli me t'cillin sejcilli duhet me punue, simbas mundsisë, për me përhapë Fene Katolike dhe për me dënue gabimet. » (Papa Leon XIII, Incikliku "Sapientiae Christianae", 10 Kallnduer 1890)

« Qé pra si asht veprue gjithmonë në Kishen e Zotit : Kur besimtarët e thjeshtë kanë dallue në msimet e ndonji kleriku doktrina të kundërta me ato që jane msue zyrtarisht dhe universalisht si të mira dhe të vërteta, ata kane lshue britmen e alarmit në librat, broshurat dhe fjalet e tyne, tuej kërkue kshtu vendimin përfundimtar të Magjisterit të pagabueshëm të Romes [Selise-Shejte]. Janë lehjet e qenit ato që lajmnojnë bariun. Në Kishen Katolike, pothuajse të tana herezitë janë demaskue dhe mposhtë në fillim në kyt mnyrë. » (Don Félix Sarda y Salvany, "Liberalizmi âsht mkat", 1915) (Libri i don Salvany-it âsht egzaminue, aprovue dhe lëvdue me nji Dekret të Kongregacjonit të Indeksit, të datës 10 Kallnduer 1887)

« Anmiqtë e delaruem të Zotit dhe të Kishes së Tij, heretikët dhe shizmatikët, duhen me u kritikue sa ma shumë që të jetë e mujtun, tuej u mbështetë në të vërteten. Asht nji vepër dashtnijet Kristjane me bërtite : "Ujku!", kur ai hin n'vathë apo në ndonji vend tjetër. » (sh'Françesku i Sales, Doktor i Kishes Katolike, "Hymje në jeten e devoçme", Pjesa III, Kapitulli 29)

E sod, ma shumë se kurrë ma parë, kur anmiku ka infiltrue strukturat katolike, si në Vatikan ashtu edhe në dioçeza, âsht mâ se e nevojshme dhe mâ se e domosdoshme për ata katolike vullndet-mirë, që kanë hirin dhe talentin e duhun prej Zotit, me luftue luften e mirë dhe shejte katolike, ashtu si mson sh'Pali, Apostulli i kombeve, në letren e tij të parë drejtue Timoteut, (6:12), e ashtu si na mson e urdhnon zâni i bekuem i Selise-Shejte dhe i Konçileve Ekumenike. Ata katolikë që i kanë mundsitë por që, për interesa materiale apo për ndonji justifikim tjetër të rreme, nuk kryejne detyren e tyne që kanë ndaj Zotit dhe Kishes shejte Katolike, sidomos në kto kohe kritike, ata imitojne tradhtarin juda iskariotin dhe i përgadisin vedit mundimet e pafundme të Ferrit. 

E kta tradhtarë, kur të dalin para Zotit, nuk kanë me mujtë me thanë se nuk kanë dijtë dhe se nuk u ka thanë kush gjâ. 

Inflitrimi anmik në Kishen Katolike asht profetizue dekada mâ parë prej Papes Leonit XIII : 

« Anmiq shumë tinzàrë dhe t'pafé kanë mbushë me idhnim Kishen Katolike, Nusen e Qingjit t'papërlyem... dhe kanë vue duert e tyne mbi gjithçka që ajo ka mâ t'shêjtë. Aty ku Froni i sh'Pjetrit dhe i s'vërtetës kjé krijue si nji dritë për kombet, njatý kta anmiq kanë vue fronin e tyne të neverisë dhe t'mosbesimit, në mnyrë që mbasi t'i bien Bariut [Papës] t'munden me shpërnda grégjen [besimtarët]. (Prej egzorçizmit te Papes Leoni XIII, 13 Tetuer 1884)

S'fundmi, z. Valentin, ju më përmendni Patriarkun shêjt të Asizit, por a harruet si shkoi sh'Françesku n'Afrikë me konvertue Sulltanin në Fenë e vetme hyjnore, Fenë Katolike ? A harruet si u ba gadi sh'Françesku me hi në zjerm, për dashtni për Shelbuesin tonë JEZU-KRISHTIN, për me dishmue vërtetsinë e Fesë së vetme shêjte Katolike, përballë Sulltanit e pagajve muslimanë ? A harruet si u nis për në Afrikë, i madhi shna Ndou, i frymzuem prej 5 martirve françeskan, i gatshëm me pranue martirizimin për dashni për Shelbuesin dhe të vërteten e vetme hyjnore katolike ? A harruet se sa ka vuejtë Padre Pio, në vetë kuvendin e tij, për me mbrojtë Fene e vetme shejte Katolike dhe për me celebrue ekskluzivisht vetëm Sakrificen e Meshes latine, simbas urdhnave te Papes sh'Piut V ? A harruet se me mbrojtë Fenë Katolike dhe shpirtnat që Zoti ua kishte besue, françeskajt heroj të Kishes  së Laçit-Sebaste, t'armatosun jo me armë materiale, por me lutjet shêjte te Meshes Latine dhe t'Shejtnueshmes Rruxare, e të mbushun me zellin që gatuen shejtnit, nuk braktisen vendin, si Urdhnat e tjera religjioze, në prag të pushtimit turk, por qindruen majë kodres, të gatshëm me vuejtë edhe martirizimin për Fé e Atdhé ? (At Marjan Prelaj, O.F.M. "Histori e vogël mbi Shejtnoren e shna Ndout në Sebaste", 1971)

Ku shifet sod kjo shejtní, ky heroizëm e vetmohim i t'ashtuquejtunve françeskaj shqyptarë? A keni màrre me e quejtë vedin fretnit e sh'Françeskut, i cilli, nuk kam dyshim se, po t'u ulte sod mbi tokë, do ti vijte turp me ju njoftë për të tijët, tuej ju pâ kah predikoni doktrinen vrasese e apostate të lirise fetare të ndërgjegjes, tuej ju kqyr kah celebroni darken përkujtimore protestante të Palit VI, në kundërshtim me urdhnin e përjetshëm të Papes sh'Piu V dhe tuej lotue kah ju shef tuej propagandue doktrinat apostate të kishes së dalun prej Konçilit të II të Vatikanit. 

« Hyji nuk mundet me çue nji ndëshkim mâ të randë sesa vërbimin i popullit të Tij tuej i hjekë dhuntinë e Fesë së vërtetë [katolike] me anen e pseudo-doktorve apo doktorve të rrêmë që çon në vendin e doktorve të vërtetë, e kjo në dënim të krimeve dhe zemrave të papendueme. » (Holzhauser, "Interpretimi i Apokalipsit", 1650)

Zoti ju ndriçoftë dhe drejtoftë !