domenica, agosto 19, 2018

Disa mendime mbi masonerinë


Si komunistat ashtu edhe masonët, të brymosun me rrênat iluministe e gnostiko-kabalistike të anmiqve ma t'egër t'Kishës, të rêndit kushtetues dhe të vetë arsyes së shndoshtë njerzore, t'vërteten e njoftun objektive e quejnë fanatizëm dhe mbrojtsit e saj, fanatikë, pra mbrojtës të verbët të diçkajet. Për masonët, t'cilët e konsiderojnë vedin "t'ndriçuem" dhe udhëheqsa t'lindun (sic), [me udhhjekë trushplamë të tjerë si ata, pa dyshim], e vërteta absolute objektive nuk egziston : egziston veç e vërteta e logjeve, "e vërteta" e krènave të tyne, "e lirë prej dogmave e moralit mbrapanik", "e vërteta" që ndërton realitetin e vet personal simbas parullës "besoj, pra jam", e vërteta e pamjes së botës me sytë e tu. Pra simbas masonve, kriteri i vetëm me gjetë e me ndjekë "të vërteten" asht botkuptimi personal i gjithsejcilit (sic) : "la déesse Raison - hyjníja Arsye", simbas zhargonit blasfemues të frank-masonve, e cila për tà u doka me kênë e plotfuqishme, e pamvarun dhe sovrane ; për masonët, jashtë t'natyrshmes apo natyrores që mundet me u perceptue prej arsyes njerzore nuk egziston as Revelacjon hyjnor, as dogma fetare e biles as Zoti, ashtu si beson e predikon Kisha hyjnore Katolike ; n'fakt "doktrina masonike", që në t'vërtetë do t'duhej quejtë "dokrra masonike", nuk beson nji Hyj t'Gjithpushtetshëm transhendent, jashtë kohës, jashtë hapsinës e jashtë arsyes, si beson e predikon me të drejtë Kisha shejte Katolike, por, ma t'shumtit, nji lloj "hyji" panteist natyruer !!!, mbasi fort - të dijtunit e fort - t'ndriçuemët masonë ndalen te kufini i arsyes. Për ta nuk egziston as pavdekshmënija e shpirtit, as mrekullitë e pamohueshme e të msueme prej Kishës hyjnuere Katolike, - mrekullí të vërtetueme tash sa shekuj prej vetë shqisave e arsyeve njerzuere -, e as dogmat e tjera shejte katolike ; kshtu p.sh., me dishiren me korruptue e me degjenerue sa ma shumë njerëz, masonët nuk hezitojnë me pranue n'rangjet fillestare të logjeve edhe besimtarët panteista [për panteistat "hyji=natyren"] edhe ato ateista, në mnyrë që ma vonë me i shkrí të dy grupet në nji natyralizëm puritan : tue u bazue "n'hyjninë Arsye", n'kjoft se dy vetë kanë të drejtë kur mbrojnë dy dokrra që kundërshtojnë njêna-tjetren, atherë asnjêni nuk ka të drejtë : rezultati i pashmangshëm asht asgjesimi i të dyja dokrrave. N'parentezë, të njêjtin asgjesim andrrojnë masonët me përhapjen e ethshme që janë tue i ba dokrrave të lirisë fetare të ndërgjegjes dhe ekumenizmit, të tipit Vatikan II, me anen e krye-masonit Bergoglio-Françesku. Nji i çmendun thotë se 2+2 bajnë 10 ; nji i çmendun tjetër thotë se 2+2 bajnë 20 apo 40 apo sa t'duesh ; nji iluminist pohon se qiella asht ngjyrë jeshile, kurse nji tjetër e kundërshton dhe thotë se asht ngjyrë portokalli ; nji skeptik absolut kantian (nji lloj kategorije të çmendunish absolutë), pvetë vedin : a jam i sigurtë se egzistoj ?, kurse nji tjetër i meçëm kantian thotë : a jam i sigurtë se nuk egzistoj ? Njeni thotë se ferri nuk egziston, nji tjetër e kundërshton tuej thanë se patjetër që ferri egziston ; nji sabeist (adhurues hyjesh e planetesh) thotë se planeti jupiter asht zot ; nji indian thotë se lopa asht zot ; nji afrikan thotë se majmuni asht zot ; nji lituanez thotë se pema asht zot (dikur lituanezët adhurojshin pemët) ; nji sirian thotë se peshku asht zot, etj, etj, etj, e marríja nuk ka fund. Simbas dokrrës masonike të lirisë fetare të ndërgjegjes, sejcili prej t'nalt-përmendunve ka të drejtë me besue simbas ndërgjegjes. A paskan tanë kta të drejtë, edhe pse tanë kundërshtojnë njeni-tjetrin ??? Tanë kta individë shofin boten me sytë e vetë : Tanë kta paskan të drejtë ??? Për t'arsyeshmit asht e kjart pra se arsyeja personale nuk asht kriter i pagabueshëm njohjeje. Për ma tepër, jo vetëm që masonerija përpiqet me drejtue gjithçka drejt natyralizmit, por gjithshtu vazhdon punen nën rrogoz me shkatrrue kushtetutat, qeveritë, kufijtë, dhe punon pa prâ për ndërtimin e Urdhnit të Ri Botnuer judeo-masonik të njerzve planetarë-skllevën e idiotve të dobishëm me tana mnyrat e mundshme, përfshi ktu krimet e vrasjet e kobshme. N'fakt, vetë statutet e masonerisë dekretojnë vdekjen për pjestarët - "tradhtarë" që zbulojnë sekretet e masonerisë apo për ata që kundërshtojnë urdhnat e superjorve. Tuej pa boten me sytë e nji arsyeje të shndoshë, të ndershme dhe vertè të lirë për me kërkue të vërteten objektive, asht e mujtun me demonstrue si egzistencen e nji Hyji Krijues transhendent ashtu edhe vërtetsinë ekskluzive të Doktrinës hyjnore Katolike. http://www.intratext.com/IXT/ITASA0000/_IDX026.HTM Le cinque prove della esistenza di Un Dio Onnipotente trascendente: 1. Ex motu (Dal moto : tutto ciò che si muove esige una causa prima, perché come dice Aristotele Non si può andare all'infinito nella ricerca delle cause); 2. Ex causa (Dalla causa : se ogni effetto abbisogna di una causa, dovrà esserci anche una Causa prima, cioè Dio); 3. Ex contingentia (Dalla contingenza: tutte le cose esistono nonostante che potrebbero non esistere; pertanto non avendo in se stesse la ragione della loro esistenza, rimandano ad un essere necessario, che invece ha tale ragione); 4. Ex gradu (Dal grado : avendo le cose vari gradi di perfezione, solo un grado massimo di perfezione rende possibile gli stadi o perfezioni intermedie); 5. Ex fine (Dal fine : tutte le cose nell'universo sono ordinate secondo uno scopo; pertanto deve esserci certamente una Intelligenza che le ha ordinate e le ordina in tal modo). (Santo Tommaso d'Aquino, Summa Theologica, P. I, Q. 2, Art. 3). « E për njimend, idhními (zemrimi) i Hyjit shpërthen prej Qiellit kundër çdo idolatríje dhe padrejtsíje të ktyne njerzve që mbajnë peng të drejten e Zotit në padrejtsí, sepse çka mundet me u njoftë mbi Hyjin asht e shpalosun për ta, sepse Hyji ua ka manifestue. E me t'vërtetë, perfeksjonet e Tija t'padukshme janë ba të dukshme qysh prej krijimit të botës, nëpërmjet njohjes që kto vepra përçojnë ; në t'njêjten mnyrë janë ba të dukshme edhe fuqija e Tij e përjetshme dhe hyjnija e Tij : prandej, ata janë t'pafalshëm, sepse tuej e njoftë Zotin, nuk I kanë dhanë lavdí si Hyj dhe nuk I kanë thurë akte falenderimit, por janë çthurë në mendimet e tyne dhe zemra e tyne asht errsue. Kshtu, tuej thanë se ishin të urtë, ata janë bâ të çmendun, dhe kanë zvendsue lavdinë e Hyjit t'pakorruptueshëm me nji figurë që përfaqson njirin e korruptueshëm, dhe zogjtë, dhe katërkambshat dhe zvarranikët. » (Prej Letrës së sh'Palit Apostull shkrue Romakve I, 16-32)