domenica, agosto 19, 2018

Kundër modernízmit dhe shkatrrimit të Traditës Katolike


Objekcjon : "Kisha Katolike nuk asht ma Kisha e Mesjetës; Kisha asht tue u reformue, e kjo reformë ka me prekë rolin e grave e shugurimin e tyne, kontraceptivin, abortin, pranimin e homoseksualve e heteroseksualve në Kishë, ekumenizmin me kishat dhe besimet e tjera, etj. N'kjoft se Kisha nuk i realizon, thirrja "indinjonju" ka me u përhapë edhe mbrenda Kishës e ka me i imponue reformat prej poshtë..." Përgjigje : Kateshizmi elementar katolik, ashtu si edhe lutja thelbsore "Besojme" mson se Kisha e JEZU-KRISHTIT asht NJI, SHEJTE, KATOLIKE dhe Apostolike ; pra NJI në Fé e moral ; n'fakt anmiqtë e Kishës quejnë fanatikë ata që mbrojnë kto të vërteta themelore të Revelacjonit hyjnuer që nuk ndryshojnë as me kohen e as me zhvillimet njerzore, ashtu si Hyji i Gjithpushtetshëm që i ka zbulue nuk ndryshon. « Doktrína e Fèsë Katolike, e cilla âsht e zbulúeme prej vetë Zotit, nuk i âsht paraqítë arsýeve njerzuere për përfeksioním. Kjo doktrínë nuk âsht nji sistem filozofík, por nji depozítë hyjnore e besueme Nuses' KRISHTIT, Kishës Katolike, n'mnýrë që ajo t'a rúejë me besnikní dhe t'a interpretójë me pagabueshmëní. Për rrjedhójë, kuptimi i dógmave shêjte katolike duhet me u ruejtë përjetsisht njashtû si e ka dhânë nji herë e përgjithmónë Kisha Shêjte Katolike. Ky kuptim nuk duhet me u harrue kurrë me pretékstin e nji kuptimi mâ t'thêllë të t'vërtetës. » (Konçíli i Vatikanit, Konstitucioni "Dei Filius", Kapitulli IV, vjeti 1870) « N'kjóftë se ndonjí persônë thotë se prej influèncës dhe zhvillímit të shkéncave, msímeve t'Kishës Katolike ka me iu dhânë në t'àrdhmen nji kuptim tjetër prej atij kuptimi që Kisha Katolike ia ka dhânë apo ia nep sod, aj persônë kjóftë mallkue. » (Konçíli i Vatikanit-1870, Kapitulli 4, Kanoni 3) « SHPIRTI-SHEJT nuk iu premtue pasardhsve të sh'Pjetrit që, prej zbulimit të Tij hyjnuer, ata të shpallshin nji doktrinë të re, por me ndihmen e Tij, ata të mbajshin të pandryshueme dhe të shpjegojshin me besnikní zbulimin hyjnuer apo depoziten e Fesë katolike të trashigueme qysh prej kohës së Apostujve... » (Dekretet e Konçilit të Vatikanit, "Mbi msimin e pagabueshëm të Pontifit Romak-Papës", Konstitucjoni i parë dogmatik mbi Kishen e KRISHTIT, Sesjoni i katërt, 18 Korrik 1870) « O Timoté, ruej Traditen, tuej shmangë të rejat profane të fjalve dhe kontraditat e nji shkence që mban në mnyrë të rrême kyt êmën. Disa kanë hupë Fenë sepse kanë praktikue kto t'reja e kto kontradita. Hiri i Zotit kjoft me ty! Amen. » (1 Timoteut 6:20-21) « Prandej, vllâzen, qëndroni t'patundun dhe rueni e mbani Traditat që keni msue, si prej fjalve ashtu edhe prej letrave t'mija. » (Prej Letrës së II të sh'Palit Apostull drejtue Tesalonve 2:14) Dhe në kyt Kishë Katolike híhet dhe rríhet me Fenë hyjnore Katolike, e cila asht nji dhuntí qielluere që na shtyn me besue gjithçka mson e beson kjo Kishë Katolike, sepse asht vetë Hyji që ia ka zbulue dhe Hyji nuk mundet as me gabue e as me na shtye në gabim. Ata që përqafojnë të rejat moderniste që përmende ti, ata mohojnë dhuntinë mbinatyrore të Fesë Katolike dhe dalin vetë JASHTE Kishës Katolike, ku rríhet veç tuej mbajtë Fenë Katolike e tuej ndigjue gjithçka që mson pjesa msimdhanse e Kishës Katolike (Papa+ipeshkvijt). Vetë JEZU-KRISHTI urdhnon me ndigjue gjithmonë kyt Kishë Tijen : « N'kjoft se vllai jot nuk ndigjon Kishen, atherë ai kjoft për ty si publikani dhe pagani. » (sh'Mateu 18:17) E n'kjoft se JEZU-KRISHTI m'urdhnon me ndigjue gjithmonë Kishen, pa kufizime kohet apo territorit, atherë rrjedhimisht kjo Kishë nuk mundet kurrë me gabue në msimin e saj dhe me shtye besimtarët drejt Ferrit. Ata pra që msojnë blasfemat që përmende, ata vetë ndahen prej Kishës Katolike dhe nuk e përfaqsojnë até kurrsesi. Si përmbledhje të ksaj që shkrova po citoj nji letër sa të vjetër (shekullit IV) por edhe aq shumë aktuale të njênit prej katër Etënve bizantinë, sh'Athanasit : « Zoti ju ngushllofte !... Ajo shka ju trishton edhe jue asht fakti se te tjeret kane pushtue kishat, me anen e dhunes, nderkohe qe ju jeni jashte tyne. Asht fakt se ata kane lokalet (ndertesat) por ju keni Fene apostolike. Ata munden me pushtue kishat tona, por ata jane jashte Fese se vertete Katolike. Arsyetoni : çka asht ma e randsishme, vendi apo Feja ? Feja e vertete, natyrisht. Ne kyt lufte, kush ka hupe, kush ka fitue, aj qe zotnon vendin apo aj qe ruen Fene ? Vendi, asht e vertete, asht i mire kur aty predikohet Feja apotolike dhe asht shejt n'kjoft se gjithshka aty bahet shejtnisht... Ju jeni t'lumet, ju qe rrini ne Kishe nepermjet Fese, ju qe mbroni me guxim themelet e Fese qe keni trashigue prej Tradites apostolike dhe n'kjoft se, disa here, nji xhelozi e terbueme ka dashte me i rrxue kto themele, ajo nuk ia ka mbrrite qellimit : flas per ata qe jane nda prej ktyne themeleve ne kohen e krizes aktuale. Kerkush, kurre, nuk ka me triumfue kunder fese tone, vllaznit e mij te dashtun. Dhe ne besojme se Hyji ka me na i kthye nji dite kishat tona. Kshtu pra, sa ma teper qe ata perpiqen me na i xane vendet e kultit, aq ma teper ata ndahen prej Kishes Katolike. Ata pretendojne se perfaqsojne Kishen Katolike, por, ne te vertete, vete ata e perjashtojne vedin prej Kishes Katolike dhe ecin drejt mallkimit. Katoliket besnik ndaj Zotit dhe Tradites shejte Katolike, edhe sikur t'jene reduktue ne nji grusht njerzish, bash ata jane Kisha e vertete e JEZU-KRISHTIT. » (Coll. Selecta SS. Eccl. Patrum, Caillau et Guillou, vol. 32, pp. 411-412) Fjalët e masipërme të shêjtit Athanas, ipeshkvit t'Aleksandrisë dhe njênit prej Etënve ma të mëdhaj të Kishës Katolike, kampion [fanatik i tërbuem, simbas anmiqve të Kishës] dhe mbrojtës i flakët i Fesë shêjtë t'KRISHTIT Zot, janë ma aktuale se kurrë ma parë. Akuzat e tija të drejta kundër heretikve arianë që kishin pushtue ndërtesat e kishave katolike në shekullin e IV-t, i duhen drejtue sod n'shkekullin XXI-t edhe partizanve femohuesa të pseudo-konçilit të II te Vatikanit dhe krye-masonit Bergoglio-Françeskut, që kanë pushtue ndërtesat e kishave katolike dioqezane dhe Vatikanin, tash gadi 50 vjet, tuej pretendue paturpsisht se përfaqsojnë Kishen Katolike të Zotit tonë JEZU-KRISHTIT.