lunedì, aprile 18, 2022

 

 

+ Shtatë Vuejtjet e tejet Shêjtes Virgjinës MARI +



Kto shtatë Vuejtje janë :

1. Profecíja e priftit të naltë Simeon gjatë Prezantimit të JEZUSIT në Tempull ;

2. Ikja e Familjes shêjte në Egjipt ;

3. Hupja e JEZUSIT në Tempull ;

4. Takimi i JEZUSIT me Zojen e Bekueme në Rrugën e Krygjës ;

5. Vdekja e JEZUSIT në Krygj ;

6. Ulja e Trupit t'pajetë të JEZUSIT në prêhnin e Nanës tenZot ;

7. Varrosja e JEZU-KRISHTIT.


Thuhet se njiherë Nâna e Zotit i tha shêjtes Brixhitë : "Hjedh shikimin mbi fmijtë e njerzve me pâ mos ndokush ndien mshirë për Mue, por mjerisht, shof vetëm pak vetë ! N'kjoftë se shumë Më harrojnë, s'pakut ti, bija éme, mos M'harro. Mendo sa shumë kam vuejtë [për ty]".

Nji herë JEZU-KRISHTI i tha t'lumes Veronikës së Binaskos : "Bija éme, lotët që derdh në kompasion për vuejtjet e Mija Më pëlqejnë por, kujto se për arsye të dashtnisë t'Éme t'jashtzakonshm

e për Nânen t'Éme, lotët që derdh në kompasion për vuejtjet e Saja, janë mâ të çmueshme."

Nâna e Zotit i tha kshtû shêjtes Brixhitë : "Pavarsisht prej numrit t'mkateve t'nji mkatnori, n'kjoftë se aj drejtohet te Un me nji vullnet të sinqertë me bâ pendesë, jam e përgaditun me e pranue me dashtni, sepse nuk shof numrin e mkateve që ka bâ por dispozicjonin me t'cilin ai vjen te Un. Nuk ndiej asnji neverí me shërue plagët e tija sepse quhem dhe në t'vërtetë jam Nâna e Mshirës."

Besimtarët që rrecitojnë me devocjon "7 Ju Falemi MARI", tue shtue n'fund thirrjen : "Virgo Dolorosíssima, ora pro nobis" (Virgjina e Vuejtjeve, lutuni për ne), munden me fitue 5 vjet indulgjencë. (S.P. Ap., 22 Nandor 1934)

Mundet gjithashtu me u fitue nji indulgjencë e plotë n'kjoft se nga ora 3 mbasdite e të Premtes së Madhe e deri në misditen e të Shtundes së Madhe shpenzojmë pak kohë (s'pakut gjysë oret) me kujtue me dashtni e respekt Vuejtjet e Nanës së tenZot. Kushtet e zakonshme me fitue indulgjencën janë rrfimi, Kungimi dhe lutja simbas qëllimeve të Selisë-Shejte (1 Pater, 1 Ave dhe 1 Gloria mjaftojnë). Indulgjenca fitohet kur asht krye borxhi i Pashkve (pra rrfimi dhe Kungimi per Pashkë).

Në shkrimet e doktorit të Kishës, sh'Alfons-MARIA Liguori, përmendet nji revelacjoni qiellor i shêjtes Elizabetë të Hungarisë ku Zoti jonë JEZU-KRISHTI premton 4 hire t'veçanta për ata që janë të devoçëm ndaj vuejtjeve të tejet shêjtes Virgjinës MARI :

1. Ata që kanë me iu lutë Virgjinës MARI, nën titullin "Nana e Vuejtjeve", do të kenë nji pendesë t'vërtetë të mkateve të tyne para vdekjes.

2. Shëlbuesi jonë ka me i mbrojtë ata në mundimet e tyne, veçanarisht në momentin e vdekjes.

3. JEZU-KRISHTI ka me gdhêndë në tà memorjen e Pasionit të Tij dhe ka ma i shpërblye për kyt gjâ në Parriz.

4. Shëlbuesi ka me i bâ kta besimtarë shërbtorë aq të devoçëm n'duert e Zojes' Bekueme, saqë Virgjina MARI do t'sillet me tà simbas vullnetit t'saj, dhe do t'u sigurojë tâna hiret që ajo dishiron.