lunedì, aprile 04, 2022


+ E DIELA E PASIONIT +


« HODIE, si vocem Domini audieritis, nolite obdurare corda vestra. »
(Sod, n'kjoft se ndjeni zanin e Zotit, mos i ngurtsoni zêmrat tueja.)

 

Me kto fjalë mshiret fillon Kisha lutjen e saj liturgjike të oficit të natës, në të Dielen e Pasionit, e pesta e Krezhmës shejte. Dikur, kur Feja ishte e gjallë gjithkund, besimtarët merrshin pjesë edhe naten në lutjen zyrtare të Kishës Katolike, s'pakut të Dielave dhe Festave t'urdhnueme, sepse vetë Liturgjíja shejte katolike, shprehje dhe shpallje e të njêjtes Fé t'krishtênë, asht burim msimit dhe frymzimit. Por, mjerisht, kjo traditë e mirë filloi me u braktisë, me dobsimin e Fesë në popull.


Me fjalët prekse të marruna prej Mbretit David, Kisha i ban thirrje mkatnorve me ba pendesë, sidomos në fillimin e dyjavshit ma të shêjtë të Krezhmës, që asht Koha e Pasionit të Zotit tonë JEZU-KRISHTIT. Tash asht koha e duhun e mshirës që i nepet mkatnorve, n'kjoft se kta nuk janë aq anmiq t'vetvedit sa me i mbyllë veshët e shpirtnave e me ngurtsue zemrat e tyne përpara thirrjeve të Shelbuesit. Për shumë shpirtna, ky mund të jetë rasti i fundit me ba pendesë dhe me u pajtue me Shelbuesin; mbyllja e karrierës toksuere asht edhe fundi i kohës së mshirës, e cila pasohet prej Drejtsisë hyjnore, që asht po aq e pafundme, në Gjyqin hyjnuer ku sejcili prej nesh do të peshohet, mbas daljes prej ksaj jete kalimtare. Biri i Zotit asht gadi me ju dhanë shêjen ma të gjallë dhe të fundit të Dashtnisë së Tij hyjnuere, që E ka shtye me u ulë prej Qiellës; vdekja e Birit të Njirit asht afër dhe po bahet gadi druni për sakrifikimin e Izakut të ri. Hyni pra n'vedin tuej, e reflektoni, e mos lejoni që ngurtsija dhe indiferenca e zemrës tuej të zg'jasë ma g'jatë. Me të vërtetë, JEZU-KRISHTI nuk ka pasë nevojë me vuejtë Pasionin për me na shelbue, na që ishim dënue me mallkim të përjetshëm : vetëm nji fjalë e Tija hyjnuere, vetëm nji akt i Vullnedit të Tij hyjnuer do t'kishte mjaftue me shelbue jo nji bote si kjo e jona, por nji papundsí botësh të tjera. Por JEZU-KRISHTI, n'Mshiren e Tij t'pamasë, zgjodhi me pî deri në fund Kupen e idhtë të Pasionit, për me na diftue jo veç me fjalë por edhe me vepra se deri ku shkon Dashtnija e Tij hyjnuere për njerzit. Nji shprehje thotë : Aj që nuk ka vuejtë, çka din aj ç'ka asht dashtnija ? Vuejtja dhe sakrifica supreme nalcon dashtninë në nji rang suprem, gadi t'pafundëm. Hyni sod pra n'zemren tuej e pveteni : JEZU-KRISHTI, Pafajsija e pafundme, me vuejtjet e Tija t'përgjakshme shpaguese, t'pranueme vullnetarisht për hatrin tonë, kalojnë çdo konceptim njerzuer. E un, çka kam vuejtë për dashtni për JEZU-KRISHTIN ? Me Pasionin e Tij të frikshëm, JEZU-KRISHTI me ka hapë dyert e Parrizit, ku me fton me kenë i lumtun përjetsisht, n'kjoft se jam gadi me bashkpunue me kyt Dashtni t'pakufishme të Shelbuesit tem : E un, a kam bashkpunue e si kam bashkpunue me Pasionin që JEZU-KRISHTI rinovon përditë mbi eltere tona ? JEZU-KRISHTI ka dashtë me vuejtë jo vetëm për me na shpallë Dashtninë e Tij hyjnuere për ne, por edhe për me na diftue se sa pafundsisht urren Zoti mkatin, dhe sa rigoroze dhe e tmerrshme asht Drejtsija hyjnuere. Kur ATI, për me shpague mkatet e njerzve, ka dorzue Birin e Tij të vetëm e t'pafajshëm me vuejtë kaq shumë mizorí, si duhet të mendojnë ata që abuzojnë me Mshiren hyknore dhe e kanë ba mkatin pjesë të jetës së tyne t'perditshme ?

N'javët parardhse, në tekstet liturgjike kena pa rritjen përditë të djallzisë së anmiqve të Shelbuesit, të çifutve apostatë. Por n'kyt të Diele të Pasionit, urrejtja dhe xhelozija kundër Birit të Zotit asht gadi me shpërthye. Vetë Prezenca hyjnore e JEZU-KRISHTIT i irriton, i bezdisë jashtë maset, ashtu siç ndodh rendom me personat e poseduem prej djajve, që irritohen menjiherë në praninë e gjanave shêjte, dhe ata përpiqen me tana mnyrat me E gjetë në gabim, me shpifje e tallje blasfemuese e sakrilegje : disa I thonë se asht samaritan, term tallës kundër të pafeve; disa tjerë, se asht i poseduem prej djallit; butsija dhe mirsija e Qingjit të Zotit i provokon aq keq kta ujqën të tërbuem, saqë kta djaj të ferrit me aparencë njerzore guxojnë me mbledhë gurë për me vra vetë Krijuesin e jetës. Fjala Jeme nuk xen vend në jue, u thotë JEZU-KRISHTI, sepse ju nuk jeni të Zotit. Rracë gjarpnijsh e neperkash, si kujtoni se keni me i pshtue gjykimit të Zotit, u pat thanë me të drejtë si Shelbuesi ashtu edhe shën Gjon Pagzori, fjalë që vlejnë edhe për bijtë e tyne në shekujt e mavonshëm, të cilët janë vrasës që nuk i pëlqejnë Zotit dhe anmiqë të tanë njerzimit (Prej Letrës së I të sh'Palit shkrue Tesalonve 2, 15). Megjithatë, JEZU-KRISHTI, i butë dhe i përvuejtë, vazhdon Misionin e Tij shelbues që ka marrë prej ATIT. Çifutnit mendjemëdhaj e arrogantë pritshin nji Mesí luftëtar, që t'i çlironte prej zgjedhës romake, dhe t'i printe drejt sundimit të tanë botës, e cila simbas tyne u përket, bashkë me pasunitë që përmban. Po simbas pretendimeve të tyne, sa qesharake ashtu edhe blasfemuese e rraciste, njerzit e tjerë janë kafshë, në kuptimin e plotë të fjalës, dhe janë krijue me u shërbye ktyne bijve të djallit, natyrisht jo me katër kambë, sepse kjo do të ishte fyemje për ata që e quejnë vedin « zota » mbi kyt planet . Kta andrra të tyne supremaciste, që janë shtrembnime e manipulime të turpshme të Librave shejte mozaike, janë gdhendë ma vonë e gjinden deri n'ditët tona në librat djallzuer rabinikë, që janë kodi i vërtetë i jetës së tyne të përditshme. KRISHTI ua tha haptazi se kta bij të djallit kishin korruptue mesazhin hyjnuer, por demaskimi i planeve të tyne satanike në vend që me i ba me reflektue, i mbushi ata me nji urrejtje e smirë edhe ma të madhe, derisa me i shtye drejt krimit ma të madh që mundet me egzistue : planifikimi dhe egzekutimi i padrejtë i Birit të Njirit. Dhe n'kta bij të djallit do të përmbushej kjo fjalë e tmerrshme :

« Aj që ka me blasfemue kundër SHPIRTIT-SHEJT,

nuk ka me gjetë falje as në kyt botë, e as në botën tjetër. » (sh'Mateu 12, 32)

Qysh prej asaj dite, sinagoga apostate ecë drejt mallkimit ; kryeforte n'gabimin e saj, ajo nuk don me ndig'jue asnji spjegim, nuk don me pâ asnji provë; ajo ka korruptue qëllimisht gjykimin e saj dhe ka fikë n'vetvedi dritat e SHPIRTIT-SHEJT. Kyt spektakël keqardhës e gjejmë edhe sod në kombet e tjera joçifute, të cilët tuej i rezistue vazhdimisht thirrjeve dhe hirit të Zotit, përfundojnë në errsinë e verbní. Historija e Pasionit të Birit të Zotit na mson shumë mbi sekretet e trishta të zemrës njerzore dhe të pasioneve të saja të padisiplinueme. Zemra e njirit mkatnuer asht nji Kalvar ku JEZU-KRISHTI shpesh dënohet e kryqzohet : aty shohim të njêjten mosmirnjohje, të njêjtin verbnim, të njêjten furí. Ndryshimi mes çifutve t'asaj kohe asht se ata nuk e njifshin si na Mbretin e lavdisë, kurse mkatnori abuzues, i ndriçuem prej dritës së Fesë, e din mirë se ké po kryqzon. T'vajtojmë pra mkatet tona, të cilat kanë kryqzue e kryqzojnë JEZU-KRISHTIN, Birin e Zotit.

Tuej fillue me të Dielen e Pasionit, Kisha asht në zí : Ajo mbulon tana fuguret e statujat shejte, sepse tashti pendesa e javëve të kalueme të Krezhmes kalon përtej, deri në Sakrificen në Krygj të Shelbuesit të njerzimit, për shpagimin e mkateve tona. Qysh prej ksaj dite, mshehja e statujave dhe fugureve simbolizon gjithashtu mshehjen e JEZU-KRISHTIT, i Cili nuk do të shfaqet ma publikisht para çifutve, deri të Dielen e Larit, kur do të hyjë triumfalisht në Jeruzalem.

JEZU-KRISHTI asht me të vërtetë Prifti i Naltë i Beslidhjes së Re, na mson shën Pali në Epistullin e ksaj të Dièleje (Hebr. 9, 11-15), sepse me Gjakun e Tij tejet shejet mbi elterin e Krygjës, Shelbuesi ka krye nji shpagim perfekt për mkatet e njerzimit. Por edhe mkatnori duhet me ba pjesen e vet, tuej bashkpunue me JEZU-KRISHTIN, në mnyrë që me marrë pjesë në frytet e Pasionit dhe meritave të Tija. Nuk vlen pra teorija heretike e protestantve që pretendon shpetimin pa bashkpunimin e veprave të mira.

Lutje

Denjoni, o tejet i buti JEZUS, me na akordue hirin Tuej, që përmes nji pendese perfekte për mkatet tona dhe kryemjes së veprave të mira t'krishtêna, t'mundena me marrë pjesë në meritat e Pasionit tuej t'përgjakshëm.

Referenca : Dom Prosper Guéranger O.S.B., « L'année liturgique », 1911, Le dimanche de la Passion.