martedì, marzo 29, 2022

 


 

+ Kisha ne eklips +


Mjerisht, sa vokacione te hupuna, sa shpirtna te sinqerte qe dishirojne me iu kushtue JEZU-KRISHTIT e Nanes se Tij tejet shejte, por qe kerkojne Shelbuesin aty ku nuk gjindet ma; kerkojne driten e kuqe ndriçuese afer t’Shejtnueshmit

Sakramend te elterit, por pa shprese. Kta dioqeza dikur katolike jane sod vende kultit te profanueme prej modernistave postkonçiljare, te cilet kane nji fare aparencet te pershpirtshme e katolike, por qe ne te vertete jane ujq nen tesha qingjash, qe kane prue nji unjill te ri. N’kjoft se na apo edhe nji enjell prej Qiellit ju bjen nji tjeter unjill, thote shen Pali ne Shkrimin Shejt, aj kjoft mallkue (Galatve 1, 8 ). Kisha Katolike e JEZU-KRISHTIT asht sod ne eklips dhe anmiqe-okupatore shume tinzare okupojne tash ma shume se gjyse shekulli objektet e saja legjitime te kultit, tuej shpalle nji unjill te ri, nji katekizem te ri, nji doktrine te re antikatolike, qe e quejne « katolike », e n’kyt mnyre tinzare mashtrojne e çojne drejt mallkimit te perjetshem shpirtna te panumert, te paedukuem ne Féne e vertete Katolike, per me realizue andrren e tyne satanike te nji kishe botnore humanitare te urdhnit te ri botnuer antikatolik e luçiferian.

« Anmiq shumë tinzàrë dhe t'pafé kanë mbushë me idhnim Kishen Katolike, Nusen e Qingjit t'papërlyem... dhe kanë vue duert e tyne mbi gjithçka që ajo ka mâ t'shêjtë. Aty ku Froni i sh'Pjetrit dhe i s'vërtetës kjé krijue si nji dritë për kombet, njaty kta anmiq kanë vue fronin e tyne të neverisë dhe t'mosbesimit, në mnyrë që mbasi t'i bien Bariut [Papës], t'munden me shpërndâ grégjen [besimtarët]. O
shêjti Mikael, Gjeneral i pamposhtun, ejani, pra, në ndihmë të popullit të Zotit kundër sulmeve të shpirtnave të kqinj e nepja fitoren dhe triumfin. » (Paragrafi i zhdukun prej egzorçizmit të Papës Leoni XIII, 13 Tetuer 1884).

Vllazen e motra ne KRISHTIN e Zojen e Bekueme, asht sod ma shume se kurre e domosdoshme me u informue dhe me msue Katekizmin e vertete te Kishes Katolike (si p.sh. Katekizmi i Konçilit te Trentes apo Katekizmi i Papes sh’Piu X, qe gjinden lehtsisht e falas ne internet). Nuk flas me kene teologe, por me dijte bazat e verteta tradicionale te Fese Katolike, qe me ndihmen e Zotit, asht nji qellim krejtsisht i realizueshem prej pjeses ma te madhe te besimtarve. Mjafton vullneti i mire dhe aplikimi praktik. Me hirin e Zotit e ndermjetsine e Zojes Bekueme e shejtit Jozef, jini t’pervujte e lutni pa pushim 15 Misteret e Rruxares shejte, lutni Udhen e Krygjes, mbani te Premtet dhe te Shtundet e para te mojit, rrini nen mbrojtjen e perhershme te Familjes Shejte, e Hyji ka me ju udhzue e drejtue, ne kto kohna apostazijet.

Kini kujdes pra e mos u genjeni prej ujqve postkonçiljare qe veprojne sod ne dioqeza nen tesha qingjash. Kta apostuj te rreme jane mashtruesa te maskuem si apostujt e JEZU-KRISHTIT. Dhe kjo taktike djallzuere nuk duhet me habite askend sepse vete djalli maskohet ne enjell dritet, per me mashtrue e mallkue sa ma shume. Prandej edhe ministrat e djallit maskohen si ministra te drejtsise, fundi i t’cilve ka me kene simbas veprave te tyne (II Korint. 11, 13-15).

KRISHTI ZOT me ndermjetsi te Zojes tejet shejte te Karmelit ndriçoft shpirtnat e sinqerte e vullnetmire dhe i drejtoft drejt objekteve te kultit me te vertete katolike, qe gjinden sod ne eklips.