martedì, marzo 29, 2022


+ ITE AD JOSEPH - Shkoni per ndihme te shen Jozefi +

- Shën Jozefi nuk mundet me pasë në Qiell nji rang inferior prej atij që kishte në mesin e Familjes Shejte, g’jatë jetës së tij toksuere. Asnji shejt tjetër, mbas tejet shejtes Virgjinës MARI, nuk asht ma i madh dhe nuk asht ma afër JEZU-KRISHTIT, sepse asnji shejt tjetër nuk ka kenë ma i madh në konsideraten e Birit të Zotit, dhe se asnji shejt tjetër nuk i ka qëndrue ma afër Personës hyjnore të JEZUSIT në kyt botë.

- N’kjoft se shën Jozefi do të nderohej ma shumë, thotë sh’Tereza e Avilës, do të kishte ma shumë virtyte në tokë e shejtën në Qiell.

- T’lumë pra janë shpirtnat e devoçëm ndaj shën Jozefit, të lume famullitë, familjet e institucionet ku nderohet sh’Jozefi.

- Nuk ka dyshim se JEZU-KRISHTI nuk i refuzon sh’Jozefit në Qiell at’ familjaritet e respekt t’ambël me t’cilin e nderoi mbi tokë, si biri atin e vet. (shën Bernardini i Sienës)

- E për rrjedhojë, lutja e shën Jozefit përmban n’vetvedi nji karakter autoriteti. (Prej Etënve të Kishës)

T'i kujtojme kto pasazhe t'devoçme n'mojin e marsit, dedikue shejtit Jozef, e sidomos neser, kur fillon nadshja n'pergaditje te Festes se ktij shejti t'lavdishem.