mercoledì, aprile 29, 2015

Bàn’ja sod nji pyetje vedit !

 

Abominationem desolationis (sh'Mateu 24:15)

Me mbrojte Fene shejte Katolike, tuej dhane referenca te sakta prej Bibles Shejte dhe Tradites mijavjeçare Katolike dhe jo tuej prrallís n’ajer simbas kapriçjove t’arsyes t’gabueshme njerzore, asht nji akt jo vetem i lejueshem por i detyrueshem per ato t’Krishtene vullnetmire, kunder anmiqve tinzare te Kishes shejte Katolike qe kane pushtue sod Vatikanin dhe dioqezat, t’maskuem si meshtare, ipeshkvij e Pape, dhe po perhapin tash gadi 50 vjet helmin e apostazise se lirise fetare te ndergjegjes, te mohimit te Liturgjise shejte Katolike , te mohimit te Sakramendeve, etj, ne perpjekjet e tyne t’kota por t’ethshme me krijue me shdo kusht Kishen humanitare judeo-masonike universale, ashtu si kjé profetizue prej Papes sh’Piu X.

« Kërkush mos të imagjinojë se âsht e ndalueme për besimtarët e thjeshtë me bashkpunue, në nji farë mnyret, në apostolatin katolik, sidomos kur bahet fjalë për besimtarë, të cillve Hyji u ka dhanë dhuntinë e inteligjencës me dishiren me shërbye. Në tana rastet kur e lyp nevoja, ata e kane lejen me u komunikue të tjerve até shka ata kanë marrë e msue, jo tuej u vetshpallë doktorë, por tuej kênê zâni i doktorve katolike. Për ma tepër, ky lloj bashkpunimit në rang personal, u asht dukë aq me vend e aq frytdhanës Etënve të Konçilit të Vatikanit (1870), saqë ata e kanë inkurajue me insistim e zyrtarisht kyt bashkpunim : "Të tanë besimtarve katolike, veçanarisht atyne që kanë role drejtuese ose msimdhanse, për dashtninë e JEZU-KRISHTIT, ne i lutena dhe i urdhnojmë, tuej u mbështetë në autoritetin e vetë Zotit tonë Shelbues, me veprue me zellin dhe veprimtarinë e tyne për me shmangë dhe eliminue prej Kishes Shêjte Katolike kto gabime dhe për me përhapë driten e Fesë ma të kristaltë." (Konstitucjoni "Dei Filius")

« Sejcilli, pra, të kujtohet se mundet dhe e ka për detyrë me përhapë Fenë Katolike nëpermjet autoritetit të shembullit të mirë, tuej e predikue dhe praktikue me vendosmëni. Në detyrimet që kena ndaj Zotit dhe Kishes Katolike, nji vend të randsishëm xen zelli me t'cillin sejcilli duhet me punue, simbas mundsisë, për me përhapë Fene Katolike dhe për me dënue gabimet. » (Papa Leon XIII, Incikliku "Sapientiae Christianae", 10 Kallnduer 1890)

« Qé pra si asht veprue gjithmonë në Kishen e Zotit : Kur besimtarët e thjeshtë kanë dallue në msimet e ndonji kleriku doktrina të kundërta me ato që jane msue zyrtarisht dhe universalisht si të mira dhe të vërteta, ata kane lshue britmen e alarmit në librat, broshurat dhe fjalet e tyne, tuej kërkue kshtu vendimin përfundimtar të Magjisterit të pagabueshëm të Romes [Selise-Shejte]. Janë lehjet e qenit ato që lajmnojnë bariun. Në Kishen Katolike, pothuajse të tana herezitë janë demaskue dhe mposhtë në fillim në kyt mnyrë. » (Don Félix Sarda y Salvany, "Liberalizmi âsht mkat", 1915) (Libri i don Salvany-it âsht egzaminue, aprovue dhe lëvdue me nji Dekret të Kongregacjonit të Indeksit, të datës 10 Kallnduer 1887)

« Anmiqtë e delaruem të Zotit dhe të Kishes së Tij, heretikët dhe shizmatikët, duhen me u kritikue sa ma shumë që të jetë e mujtun, tuej u mbështetë në të vërteten. Asht nji vepër dashtnijet Kristjane me bërtite : "Ujku!", kur ai hin n'vathë apo në ndonji vend tjetër. » (sh'Françesku i Sales, Doktor i Kishes Katolike, "Hymje në jeten e devoçme", Pjesa III, Kapitulli 29)

 

Shenja masonike e mjeshtrit te dyte

Monsinjor Henri Delassus, në librin e tij të mrekullueshëm "Amerikanizmi dhe komploti antikatolik" (1899), faqet 55-59, shkruen kshtu mbi ândrren shekullore dominuese të Sinagogës moderne çifute, pasardhsit e vrasësve të KRISHTIT ZOT : 

« Qëllim i tyne âsht dominimi i botës. Për me vendosë kyt dominim, nuk mjafton vetëm me eliminue patriotizmin në zemrat e njerzve, duhet gjithashtu, e mbi gjithshka, me u fikë besimin fetar, sepse asgjâ nuk i nep njirit aq shumë dinjitet dhe pavarsi sesa bashkimi i tij me Zotin përmes Fesë dhe dashnisë hyjnore. Simbas Sinagogës, duhet me i shtye njerzit drejt asaj që njeni prej tyne e ka quejtë krejt mirë "Kisha e mendimit të lirë fetar". 

» Admironi kyt afrimitet : mendim i lirë dhe fé. Ata (çifutët) e dijnë se njiri âsht natyrisht fetar dhe se nuk mundet me u shkatrrue kjo natyre e tyne. Duhet pra me u knaqë dhe mjafton me i drejtue njerzit e tana feve drejt nji besimi të vagët (të turbullt), ku sejcilli ka me besue shka të dojë e ka me i dhanë hyjnisë kultin që i pëlqen. "Sejcilli, simbas ndërgjegjes se tij, ka me i ruejtë praktikat e kultit që i nep zotit të vetëm dhe jomaterial ose ka me i reformue ato simbas principeve të nji judaizmi liberal dhe humanitar." Falë shtrimjes së ksaj "lirije praktike... progresi ka me ecë përpara dhe feja universale ka me u vendosë pa bezdisë asnji ndërgjegje." (Arshivat izraelite, III, faqet 118-119, vjeti 1868)

» ... Feja e vërtetë âsht Feja Katolike. Në vend të Katoliçizmit, "judaizmi liberal e humanitar" don me vue nji kishë katolike simbas mnyrës së tij, ku tanë njerzit të munden me hy e ku të tanë të jenë dakord sepse kërkujt nuk ka me iu imponue asnji dogëm. "Asht veçanarisht e domosdoshme me ndâ moralin që i përket të tanve me dogmen fetare të veçantë të çdo besimit." (Idem, XI, faqe 504, vjeti 1867)

» "Aleanca judaike universale nuk ndalet vetëm te kulti jonë por ajo i drejtohet tana kulteve. Ajo don me penetrue të tana besimet ashtu si ajo gjindet në tana vendet, n'mnyrë që njerzit inteligjentë, pa dallim fejet, të bashkohen në kyt Shoqni judaike universale, qëllimi i së cilës âsht aq fisnik dhe aq civilizues... Të tana fetë që kanë për bazë moralin dhe në krye zotin, janë motra dhe duhet të jenë miq me njena-tjetren. Me rrxue pengesat që ndajnë atë që nji ditë duhet të bashkohet âsht misioni i madh dhe i bukur i Aleancës judaike universale. Të ecim përpara me guxim dhe të vendosun në rrugën që na âsht hapë." (Idem, XXV, faqet 514-520, 650-651, vjeti 1861)

» ... Citimet e masipërme, të marruna prej vepres aq shumë të dokumentueme të z. des Mousseaux "Çifuti, judaizmi dhe judaizimi i popujve katolikë", janë vendimtare dhe diftojnë kjartë qëllimin e sotëm të ndjekun prej judaizmit, i cilli përpiqet me infiltrue të tana besimet për me i korruptue, për me i zhdeshë prej dogmave, për me lanë në shpirtna vetëm sentimente, dhe në shoqni, vetëm nji moral, që tuej mos u mbështetë mâ mbi shkambin e së vërtetës katolike, ka me u përkundë simbas qejfit të pasioneve. »

Të njêjten gjâ thotë edhe Papa sh'Piu X, në 1910, në letren e tij mbi Sionin : 

« Ne druejmë se rezultati i ktij konfuzioni në punë, përfituesi i ktij aktiviteti social kozmopolit, mund të jetë vetëm nji demokraci, që nuk ka me kênë as katolike, as protestante e as çifute, nji fé (ashtu si thojnë edhe vetë drejtuesit e lëvizjes së Sionit) mâ universale se Kisha Katolike, që ka me mbledhë tanë njerzit, të bamë s'fundit vllazen e shokë proletarë, në "mbretninë e zotit". Nuk punohet mâ për Kishen Katolike, por për humanizmin. 

« E tashti, të depertuem prej trishtimit mâ të madh, e pvesim vedin se ku përfundoi katoliçizmi i ditëve të para të lëvizjes së Sionit ? Mjerisht, kjo lëvizje dikur aq katolike, âsht xanë peng, në rrugen e saj, prej anmiqve modernë të Kishës Katolike dhe âsht kthye tashma në nji instrument të mjerë të lëvizjes së madhe apostate, e cilla âsht e organizueme në të tana vendet për themelimin e nji Kishe universale që nuk ka me pasë as dogma, as hierarki, as rregull për shpirtin e as frê për pasionet, e cilla nën pretekstin e lirisë dhe dinjitetit njerzuer, planifikon me vendosë në botë, n'kjoft se do të triumfote, mbretninë zyrtare të dredhisë, të forcës, të shtypjes së t'dobtëve dhe të atyne që vuejnë dhe punojnë. » 

Ata katolike, qe ne situaten e sotme kaotike, vazhdojne me quejte gabimisht Pape apostatin Jorge Bergoglio, t’hapin Katekizmat e vjetra e t’studjojne themelet e Fese shejte Katolike dhe mandej t’pvesin vedin : 

A mundet Papa, Perfaqsuesi i KRISHTIT ZOT mbi toke, me kundershtue apo me râ ne kontradikte me Librin e Zotit, Biblen Shejte, qe denon kategorikisht lirine fetare te ndergjegjes si nji akt idolatrijet ?   

« Tanë "zotat" e kombeve jokatolike janë djaj, sepse Hyji krijoi Qiejt. » (Psalmi 95:5)

« Nji Zot, Nji Fé, Nji Pagzim. » (sh'Pali drejtue Efezianve 4:5)

Doktori engjëllor, sh'Tom Akuinati, në komentet e tija mbi tana letrat e sh'Palit, s'bashkut me Doktrinen unanime të Kishës shejte Katolike, përfshi ktu tàna Konçilet Ekumenike e shkrimet e Etënve e Doktorve të Kishës Katolike, g'jatë tàna kohnave, mson se ka vetëm nji Zot të vërtetë : e Shejtnueshmja TRINI, ka vetëm nji Fé të vërtetë hyjnore : Féja Katolike, dhe ka vetëm nji Pagzim : Pagzimi në Kishen Katolike, jashtë të cillës Kishë nuk mundet me u arritë shëlbimi. (Volumi 4, faqet 152-156)  

A mundet Papa, Perfaqsuesi i KRISHTIT ZOT mbi toke, me kundershtue apo me râ ne kontradikte me Traditen shejte mijavjeçare te Kishes Katolike, qe ka denue gjithmone lirine fetare te ndergjegjes si nji akt apostazijet apo mohimit total te Fese shejte Katolike, ashtu si mson kjarte, per shembull, Papa Piu XI, ne Inciklikun « Mortalium Animos » ?

« Ata thrrasin n'diskutime e debate tanë njerzit pa përjashtim; prej t'pafeve e deri te ata që janë të damë prej KRISHTIT ose që mohojnë hyjninë dhe natyren e misionit të Tij. Kto lloj përpjekjesh nuk kanë asnji të drejtë me u pranue prej katolikve, sepse ato bazohen në opinionin e gabuem se të tana besimet janë pak a shumë të mira, të vërteta dhe të lëvdueshme.

« ... Jo vetëm që përkrahsit e ktij opinioni janë krejtsisht n'gabim, por në t'njêjten kohë ata mohojnë dhe shtrêmbnojnë kuptimin e Fesë së vërtetë Katolike Romake, tuej râ kshtû pak kah pak në natyralizëm dhe në ateizëm. Për rrjedhojë, âsht plotsisht e kjartë se ata që përkrahin ose bashkohen me përhapësit e ktij opinioni t'gabuem braktisin totalisht Fenë hyjnore Katolike të zbulueme prej Zotit. » (Papa Piu XI, Incikliku “Mortalium Animos”, 6 Kallnduer 1928)

Në Inciklikun e tij "Mirari Vos", të 15 Gushtit 1832, Papa Gregori XVI quen çmenduní shprehjet e maposhtme : 

« Liria e ndërgjegjes dhe e besimeve âsht nji e drejtë e çdo njirit. Kjo e drejtë duhet me u shpallë dhe mbrojtë me ligj në çdo shoqní të mirë organizueme. Qytetarët kanë liri të plotë me manifestue me zâ t'naltë dhe publikisht opinjonet e tyne, cillatdo kjoshin ato, me anen e fjalës, shtypit dhe të çdo mjeti tjetër, pa u kundërshtrue dhe pa u kufizue në kyt gjâ as prej autoriteteve civile e as prej atyne fetare. »

Papa Piu VII, në Inciklikun e tij "Post Tam Diuturnas", shkruen se tuej përkrahë lirinë e tana besimeve pa përjashtim, ngatrrojmë të vërteten me rrênen dhe vendosim Kishen shêjte Katolike, Nusen shêjte dhe të papërlyeme të KRISHTIT Zot, jashtë të cillës nuk ka shëlbim, në nji rang me sektet heretike dhe me judaizmin e pabesë. (Papa Piu VII, Incikliku "Post Tam Diuturnas", 29 Prill 1814).

« E drejta e lirisë fetare për të gjithë âsht nji herezí. » (Papa Piu IX, Denzinger : 1690-99)

Simbas Ligjit kishtar, Kanoni 188 § 4, kleriku qe mohon publikisht Fene Katolike hup automatikisht postin e tij, prej vete aktit ("ipso facto"), dhe posti i tij mbetet vakant, pa asnji deklarate te shpalljes apo te pranimit prej superiorit. 

 A mundet Papa, Perfaqsuesi i KRISHTIT ZOT mbi toke, me kene pjestar i shoqnive sekrete, si masonerija, anmike e betueme e Kishes Katolike, qe asht denue maksimalisht prej tane Papve, qysh prej S.S. Klementit XII ne 1738 e deri te S.S. Piu XII ne 1958, dhe me kundershtue apo me râ ne kontradikte me Kodin e te Drejtes Kanonike, apo Ligjin baze kishtar te Kishes Katolike, i cilli denon katoliket qe bahen pjestare te shoqnise sekrete te masonerise apo te shoqnive te tjera te ngjashme, me çkishenim dhe mohim te vorrimit kishtar ? (Kanonet 1240, 2335) 



 Nji tjeter pershndetje masonike


Si heretiket ariane ne shekullin e katert, ashtu edhe konçiljaret e Bergoglios pretendojne sod se jane katolike dhe perfaqsojne Kishen Katolike, por lexoni shka u thote kampioni i Fese Katolike, Ati bizantin, sh’Athanasi : 

« Asht fakt se ata (arianet) kane lokalet (ndertesat) por ju (katoliket e vertete) keni Fene apostolike. Ata munden me pushtue kishat tona, por ata jane jashte Fese se vertete Katolike. Arsyetoni : shka asht ma e randsishme, vendi apo Feja ? Feja e vertete, natyrisht. Ne kyt lufte, kush ka hupe, kush ka fitue, aj qe zotnon vendin apo aj qe ruen Fene ? Vendi, asht e vertete, asht i mire kur aty predikohet Feja apotolike dhe asht shejt n'kjoft se gjithshka aty bahet shejtnisht... Ju jeni t'lumet, ju qe rrini ne Kishe nepermjet Fese, ju qe mbroni me guxim themelet e Fese qe keni trashigue prej Tradites apostolike dhe n'kjoft se, disa here, nji xhelozi e terbueme ka dashte me i rrxue kto themele, ajo nuk ia ka mbrrite qellimit : flas per ata qe jane nda prej ktyne themeleve ne kohen e krizes aktuale. Kerkush, kurre, nuk ka me triumfue kunder Fese tone, vllaznit e mij te dashtun. Dhe ne besojme se Hyji ka me na i kthye nji dite kishat tona. Kshtu pra, sa ma teper qe ata t’perpiqen me na i xane vendet e kultit, aq ma teper ata ndahen prej Kishes Katolike. Ata pretendojne se perfaqsojne Kishen Katolike, por, ne te vertete, vete ata e perjashtojne vedin prej Kishes Katolike dhe ecin drejt mallkimit. Katoliket besnike ndaj Zotit dhe Tradites shejte Katolike, edhe sikur t'jene reduktue ne nji grusht njerzish, bash ata jane Kisha e vertete e JEZU-KRISHTIT. » (Coll. Selecta SS. Eccl. Patrum, Caillau et Guillou, vol. 32, pp. 411-412)

Asht nji fakt historik se drejtuesit ne Vatikan, qysh prej kohes se apostatit Gjoni XXIII e deri te apostati Françesku I, te tane kane msue e perkrahe publikisht apostazine e lirise fetare te ndergjegjes, tuej i quejte tana besimet te mira e te levdueshme. Ne fakt kjo doktrine apostate asht sanksionue ne Pseudo-Konçilin e II te Vatikanit (1962-1955) e kryesisht ne dokumentet : “Dignitatis humanae” (7 Dhetuer 1965), “Gaudium et spes” (21 Nanduer 1964), “Lumen gentium” (21 Nanduer 1964), “Nostra aetate” (28 Tetor 1965) dhe “Unitatis redintegratio” (21 Nanduer 1964) dhe tane kto drejtuesa ne Vatikan mbeshteten fuqimisht ne kto dokumente me propagandue  apostazine e lirise fetare te ndergjegjes. 

Jorge Bergoglio, bazue ne dokumentat apostate konçiljare qe citova ktu ma nalt, nuk po pushon s’propaganduemit apostazine e lirise fetare te ndergjegjes dhe asht tashma publik fakti se Bergoglio asht antar nderit ne shoqnine sekrete masone « Rotary Club » (Bergoglio : antar i shoqnive sekrete). 

Si mujka nji Pape i Kishes Katolike me kundershtue Biblen Shejte, Traditen mijavjeçare te Kishes Katolike, Ligjin Kanonik te Kishes Katolike e per ma teper me kene pjestar nderit i shoqnive sekrete ?

Bàn’ja sod kyt pyetje vedit, vllazen e motra qe jeni Pagzue ne Fene shejte Katolike, per te miren e shpirtit tuej, sepse neser ndoshta ka me kene shume vone...

 Po mbylli kyt artikull me pergjigjen e nji pyetjeje qe disa lexues m'a kane bâ : Ku asht athere Papa, n'kjoft se nuk keka ne Rome ?

Nuk duhet harrue fakti se shpesh g'jate historise, per arsye te persekucjonit, shume Pape jane detyrue me lane Vatikanin dhe me drejtue Kishen prej mergimit, dhe jo te tane katoliket e kane dijte ku ishte Papa. Sh'Antonini, ipeshkev i Firences,gjate Shizmes se Madhe te Perendimit, kur tane bota katolike per afro 40 vjet nuk dijte cilli ishte Papa i vertete, monsinjori, pra, mson se per shelbim nuk asht e nevojshme per katoliket me dijte ku asht dhe cilli asht Papa sovran, por asht e randsishme me iu nenshtrue ne gjithshka Papatit apo Selise-Shejte, ashtu si mson edhe Papa Bonifaci VIII, ne Bullen "Unam Sanctam".

Dukshmenija nuk asht nji prej shenjave dalluese pozitive te Kishes Katolike (4 shenjat dalluese ekskluzive te Kishes Katolike, qe e dallojne prej sekteve te tjera te rreme, jane uniteti, shejtnia, universaliteti dhe apostoliciteti : Nji, Shejte, Katolike dhe Apostolike). Qé tashti disa shembuj te Papve qe kane drejtue Kishen prej mergimit :

Shifni qysh ne fillimet e Katoliçizmit kur Papa i pare, sh'Pjetri, kje burgos dhe nuk u duk publikisht per nji kohe; sh'Klementi, Pape e martir, u egzilue prej perandorit Trajan ne qytetin e Kersones ku edhe konsumoi martirin e tij rreth vjetit 100 AD; shejti Pontjen, Pape e martir, kje egzilue ne ishullin e Sardenjes e mbas shume torturash ia dha shpirtin t'Madhit Zot rreth vjetit 237 AD; shejti Kornej, Pape e martir, kje egzilue ne nji qytet te Etrurise prej ku e prune ne Rome dhe e detyruen me nderue idhujt pagane, por Papa e mohoi me neveri kyt gjest e per rrjedhoje ia keputen kryet rreth vjetit 255 AD; shejti Luçius, Pape e martir, kje çue ne egzil per Fene e JEZU-KRISHTIT; shejti Kajus, prej Dalmacise, Pape e martir, kje msheh gjate nji periudhet ne nji shpelle me i pshtue persekucjonit te Dioklecjanit, por tete vjet ma vone u martirizue bashke me vllane e tij, Gabinus, rreth vjetit 296 AD. G'jate afro 3 shekujve te pare te Krishtenimit thuajse te tane Papet jane burgos e kane vdeke martire. Anti-papa Klementi III mbretnote ne Vatikan kur Papa i vertete sh'Gregori VIII ishte arratise ne mergim me disa kardinaj besnike; anti-papa çifut Anakleti II mbretnote ne Vatikan kur Papa i vertete Inoçenti II ishte i merguem ne Evrope; per arsye te pushtimit te Romes prej forcave te Napoleonit, Papa Piu VII u zgjodh ne Venezia ne 1800.

Ne Shkrimet Shejte lexojme se Zoti jone JEZU-KRISHTI themeloi Kishen e Tij mbi sh'Pjetrin, si mbi nji shkamb, dhe na dha premtimin hyjnor se dyert e Ferrit nuk kane me e shkatrrue kurre Kishen e Tij, Kishen Katolike Romake :

« Dhe Un po të tham se ti je Pjetër [shkamb] dhe mbi kyt shkamb kam me ndërtue Kishen Teme dhe dyert [fuqitë] e Ferrit nuk kanë me triumfue kundër saj. » (sh'Mateu 16:18)

Ati i Kishes, sh'Ambrozi, ashtu si Etnit e tjere, komenton kyt pasazh tuej na msue se Shelbuesi themeloi Kishen e Tij jo mbi mishin e korruptueshem te Simon bar Jona-s por mbi Fene e gjalle dhe te pakorruptueshme te sh'Pjetrit dhe te pasardhsve te tij ne Seline Shejte.

Mbas themelímit të Nji Kishe shêjte, Shelbuesi i njerzimit i nep misjon sh'Pjetrit dhe të zg'jedhunve të Tij me i msue tana kombet dhe i premton se ka me kênë me ta deri në fundin e botës. E natyrisht Shelbuesi nuk mundet me ndejë me nji Kishë që gabon apo që do t'shkatrrohet.

« Ushqeji qingjat dhe delet e Mija. » (Sh'Gjoni 21:15-17)

« Shkoni pra, msoni tana kombet dhe pagzojini n'emen t'Atit e t'Birit e t'Shpirtit-Shejt. Msojini me i mbajtë gjithshka që ju kam urdhnue. E jam me jue, tana ditët, deri në fundin e botës. » (Sh'Mateu, 28:19-20)

Dhe Shelbuesi i premton sh'Pjetrit dhe Apostujve se ka me u çue SHPIRTIN-SHEJT, që ka me ndejë me ta përgjithmonë dhe ka me u msue çdo të vërtetë :

« Kur ka me ardhë ky Shpirt i të vërtetës, Aj ka me ju msue çdo të vërtetë. » (sh'Gjoni 16:13)

« Në kjoft se Më doni, mbani Urdhnimet e Mija. Dhe Un ka me lutë ATIN dhe ATI ka me ju çue nji tjetër Ngushllues (Paraklet) për me ndej me jue përgjithmonë. » (Sh'Gjoni 14:15-16)

SHPIRTI-SHEJT nuk mundet me ndêj me nji Kishë qe ka me u shkatrrue dhe Hyji pafundsisht i mire nuk mundet as me kundershtue Vedin e as me na mashtrue.

Mbas Pagzimit, Hyji, me anen e meshtarit, na pastron prej çdo mkatit, dhe si engjej na pranon ne Kishen shejte e hyjnore Katolike, e cilla "âsht shoqníja e Krishtênve të vërtetë, pra e të pagzuemve, që besojnë Fenë dhe doktrinën e JEZU-KRISHTIT, që marrin pjesë në Sakramêndet e Kishës dhe që i binden Barijve të caktuem prej JEZU-KRISHTIT." (Katekizmi i sh'Piut X)

Mbas Pagzimit, per me besue asht e nevojshme, me hirin e Zotit, me studiue e perfeksionue virtytin teologal te Fese Katolike, prandej lypet prej t'Krishtenve nji perkushtim i vazhdueshem ne kyt drejtim, sejcilli simbas vendit e gjendjes shoqnore ku gjindet.


Mbas 1962, ata qe u shkeputen prej Kishes Katolike, me anen e doktrinave perverse antikatolike konçiljare, i bâne dâme te medhaja shpirtnave te tyne por nuk demtuen aspak Kishen Katolike, e cilla, simbas premtimit te Shelbuesit (sh'Mateu 16:18) ka me qendrue deri ne fundin e botes. Nji dege, qe era kput prej pemes, pak kah pak, prej mungeses se ushqimit, thahet e tretet, kurse pema nxjerr dege te tjera e nuk ka kurrfar demtimit.

Kisha Katolike pra, natyrisht, ka vazhdue egzistencen e saj edhe mbas Shizmes apo ndamjes se 1962. Kush jane kêne ata qe kane vazhdue me kene ne Kishen Katolike mbas shizmes se 1962 ? Jane ata te pagzuem, kjoshin ipeshkvij, meshtare apo laike, qe kane vazhdue me besue Fenë dhe doktrinën e JEZU-KRISHTIT, e pershkrueme si ne Biblen Shejte ashtu edhe ne Traditen Katolike mijavjeçare (qe perfshin Aktet e Papve, Aktet e Konçileve Ekumenike e konçileve te tjera te aprovueme prej Selise Shejte, aktet e Etenve, Doktorve e teologve te tjere te aprovuem prej Selise Shejte); jane ata te pagzuem qe kane vazhdue me marre pjese ne Sakramendet e pandryshueshme te Kishes Katolike dhe kane vazhdue me iu binde barijve te caktuem prej JEZU-KRISHTIT.

Po si mundena me i dallue kta barij qe jane caktue prej JEZU-KRISHTIT prej atyne mercenarve apo barijve te rreme, qe jane çue prej djallit me mallkue shpirtnat e qe sod i shofim gjithkund ? Dallimi kryesor shifet te doktrina dhe frytet e tyne. N'kjoft se doktrina e tyne (perfshi ktu gjithshka qe lidhet me Fene e Moralin Katolik, ku ban pjese edhe Liturgjia, pra lutjet) nuk asht ne perputhje e nuk asht ne vazhdimsi me Traditen Katolike mijavjeçare, athere kena te bajme me barinj te rreme qe duhen demaskue e shmange, per me ruejte Fene Katolike te paperlyeme e integrale, tuej mos harrue kurre fjalet e Hyjit qe flet nepermjet sh'Palit, qe na mson se pa Fene Katolike nuk mundena me i pelqye Zotit, pra nuk mundena me hi ne Parriz. (Hebrejve 11:6).

« Ruejuni prej profetve të rrêmë! Kanë me ju ardhë të veshun me tesha qingjash por përmbrênda janë ujq grabitqarë. Ata keni me i njoftë prej fryteve të tyne, ashtû si njifet pema prej fryteve të saja. A vjèlen rrushtë ndër ferra apo fiqtë, ndër gjemba ? Pema e mirë xjerr fryte të mira; pema e keqe, fryte të kqija. Nji pemë e mirë nuk mundet me xjerrë fryte të kqija dhe as nji pemë e keqe, fryte të mira. Por çdo pemë që nuk ban fryte të mira ka me u këputë dhe me u hjedhë n'zjerm. Pra, profetët e rrêmë keni me i njoftë prej fryteve të tyne. » (sh'Mateu 7:15-20)

« Vllâznit e mij, ruejuni prej atyne që shkaktojnë skandale dhe dasína mes jush, tuej u largue prej doktrinës katolike që ju keni msue. Rrini larg prej tyne! Kto njerëz nuk shërbejnë JEZU-KRISHTIN, Zotin tonë, por janë skllevën të epsheve të tyne dhe me fjalë t'âmbla e servile mashtrojnë shpirtnat e thjeshtë. » (Prej letrës së sh'Palit drejtue Romakve, 16:17)

Papa sh'Piu X na mson se Kisha Katolike Militante, ku bajne pjese Katoliket mbi toke, perbahet prej dy pjesve : Kisha Msimdhanse dhe Kisha Msim'arrse.

Kisha Msimdhanse perbahet prej Papes dhe ipeshkvijve ne tane boten, kurse Kisha Msim'arrse perbahet prej meshtarve dhe besimtarve ne tane boten. (Katekizmi i Papes sh'Piu X)

Mbas 1962, publikisht, nji pjese e mire e ipeshkvijve, meshatarve e laikve katolike, ku ne mesin e tyne ka pase patjeter edhe anmiq te infiltruem prej jashte, qe kane pozue si meshtare, ipeshkvij, perfshi antipapet konçiljare, tuej ndjeke direktivat antikatolike te Pseudo-Konçilit te 1962, u shkeputen prej Doktrines se Kishes Katolike dhe moren rrugen e mallkimit bashke me shizmatiket e tjere, partizane e mbrojtes te ktij konçili ilegjitim. Por nji pjese e vogel, me hirin e Zotit, nuk perkrahu rebelimin djallzor konçiljar por i ndejti besnik Tradites mijavjeçare Katolike dhe vazhdoi detyren e tij ne Kishen Katolike.

« Tradita e përhershme e Kishës Katolike, e mbështetun në vendimin unanim të Etënve shêjtë, ka konsiderue gjithmonë të përjashtuem prej komunitetit katolik dhe jashtë Kishës Katolike cillindo që ndahet sado pak prej doktrinës së msueme prej Magjisterit autentik të Kishës Katolike. Epifani, Agustini, Theodori kanë përmendë nji numër të madh herezish të kohës së tyne. Sh'Agustini mson se herezi të tjera munden me u zhvillue në të ardhmen dhe cillido që përkrah vetëm nji prej ktyne herezive, prej vetë ktij akti (ipso-facto), ndahet prej unitetit katolik. (Papa Leoni XIII, "Satis Cognitum", 29 Qershuer 1896)

Kshtu, ata pak ipeshkvij e meshtare te devoçem qe rezistuen konçiljarizmin satanik te 1962 u persekutuen jashte maset, u nxoren jashte prej dioçezave ne rruge te madhe, u tallen e biles disa edhe u zhduken fizikisht.


Por kto ipeshkvij e meshtare, heroj te vertete e martire te Fese Katolike, tuej kujtue fjalet e sh'Pjetrit, Papes se pare martir, para Sanhedrinit çifut, se duhet me iu binde Zotit perpara njerzve (Aktet 5:27-42), dhe fjalet e sh'Palit, Apostullit martir te kombeve, se te tane ata qe kane me jetue devoçmenisht ne JEZU-KRISHTIN, kane me vuejte persekutime (2 Tim. 3:12), nuk u dorzuen por, me ndihmen e Zotit, vazhduen misionin e tyne, sejcilli ne postin ku e kishte vue Hyji, per lavdine e Hyjit dhe shelbimin e shpirtnave.

Po Papa mbas 1958 ku asht ?

Çashtja e Papes asht pak e mistershme, per vete faktin e zgjedhjes se tij ne mnyre sekrete ne Konklave. Mbas vdekjes se Papes Piu XII, ne Konklaven e 1958, disa burime informacjonit, perfshi ktu FBI amerikane, pohojne se Kardinali Giuseppe Siri, prej Gjenoves, u zg'jodh Pape por u kercenue prej judeo-masonerise dhe nuk u lejue me u shfaqe publikisht. Disa burime tjera pohojne se ma vone Kardinal Siri u mbajt ne arrest shpijet ne Gjenova, deri sa ndrroi jete ne 1989.

Burime informacjonit pohojne gjithashtu se para vdekjes, Kardinal Siri ka krye veprimet e nevojshme per zgjedhjen e nji Pape, ne mnyre te mshehte, dhe shume mendojne se sod nji Pape i vertete egziston i mshehun ne egzil. Ne fakt, egzistenca e Papve ne egzil apo zg'jedhja e tyne jashte Romes, si permanda ne shembujt ma nalt, nuk asht nji ngjarje e re por ka precedente historike, ashtu si kam permende disa raste ne komentet ktu ma nalt. Kto raste jane hipoteza te mundshme por, tash per tash, nuk dihet me siguri te plote e verteta mbi kyt çashtje.

Megjithaté, per besimtaret katolike asht e randsishme me dijte, ashtu si mson sh'Antonini, ipeshkvi i Firences g'jate Shizmes se Madhe te Perendimit ne shekullin e 14-15, se nuk asht e nevojshme per shelbim njohja e identitetit te Papes sovran, por nenshtrimi plote e pa kushte ndaj Selise-Shejte, ashtu si mson Papa Bonifaci VIII, ne Bullen "Unam Sanctam", sepse kjo Seli-Shejte qendron gjithmone, pavarsisht se nji Pape vdes dhe nji Pape tjeter zgidhet. Shelbuesi jone JEZU-KRISHTI asht gjithmone Shefi (Koka) e padukshme e Kishes Katolike dhe sh'Pjetri qendron gjithmone ne mesin e Kishes Katolike me autoritetin e tij, dhe se bashku me Papet e zg'jedhun g'jate shekujve, drejton Kishen Katolike.

« Aty ku âsht sh'Pjetri, aty âsht Kisha Katolike, e mbasi sh'Pjetri flet nëpërmjet gojës së Pontifit romak, âsht gjithmonë i gjallë në pasardhsit e tij, ushtron të njêjtin gjykim dhe transmeton të vërteten e Fesë Katolike atyne që ia kërkojnë, atherë msimet hyjnore duhen pranue simbas të njêjtit kuptim që ia nep sod dhe që ia ka dhanë gjithmonë kjo Seli Shêjte romake, Selija e sh'Pjetrit, Nâna dhe Msuesja e tana kishave, kuptim të pandryshueshëm që ajo ia ka msue gjithmonë besimtarve t'vet, tuej i diftue të tanvet rrugen e shelbimit dhe doktrinen e pakorruptueshme të t'Vërtetës.» (Papa Piu IX, Incikliku "Qui Pluribus", Mbi Fenë dhe Besimin Katolik, 9 Nanduer 1846)

« Edhe po te qendrohet disa muej apo edhe disa vjet pa zg'jedhe nji Pape te ri, apo edhe sikur te zgjidhen anti-pape, ashtu si ka ndodhe ndonji here, intervali i vakances se Selise Shejte nuk shkatrron vazhdimsine papale [perpetuity], sepse ne nji rast te tille kleri dhe trupi ipeshkvnor egzistojne gjithmone ne Kishen Katolike dhe kane qellimin me i dhane nji pasardhes, papes se vdekun, sapo te lejojne rrethanat... » (Abati Barbier, "Les trésors de Cornelius a Lapide.."., Paris 1856, t. I, p. 724 - 725).

Si shkrova ma nalt, ato pak ipeshkvij e meshtare katolike qe rezistuen ndryshimet djallzore konçiljare, vazhduen misionin e tyne ne vende te ndryshme te botes : ipeshkvijte, nder te tjera, tuej hape seminare e shkolla, tuej shugurue meshtare te rinj, tuej krezmue e tuej gjykue; e meshtaret, tuej ofrue Sakrificen e Meshes Shejte latine, si asht urdhnue prej Selise-Shejte me u thane, pa asnji ndryshim, deri ne fundin e botes, tuej Pagzue, tue Rrfye, tuej Kungue, Vojue e lidhe Martesa.

Qellimi i artikulli tem asht me vue n'dukje Doktrinen shejte Katolike qe mson pagabueshmenisht se as Kisha shejte Katolike, Nusja e Paperlyeme e Qingjit, e as Papa nuk munden me u korruptue, simbas premtimit hyjnor t'Shelbuesit, qe i ka premtue temelit të Kishës së Tij mbi tokë, sh'Pjetrit dhe pasuesve të tij, se Feja e tyne katolike nuk ka me u mungue kurrë :

« Por jam lutë për ty që Féja jote mos të dështojë kurrë. » (sh'Luka 22:32)

Ashtu si ka pase nji jude ne Darken e Mbrame, ashtu ka pase dhe ka me pase tradhtare te infiltruem ne Kishen Katolike per me e shkatrrue. Ne kohen e Pseudo-Konçilit te 1962, kto tradhtare te infiltruem prej jashte nuk kane mungue, por ne bashkpunim me elementa liberal mbrenda Kishes, kane thirre Pseudo-Konçilin e II te Vatikanit, kane organizue reformat konçiljare dhe tash gadi 50 vjet propagandojne doktrinen e tyne satanike antikatolike, nen emnin dhe petkat katolike dhe prej vete ndertesave te Kishes Katolike, ne Vatikan dhe ne dioçezat e botes mbare, ashtu si vepruen arianet heretike ne shekullin e IV, per me mashtrue ma kollaj shpirtnat e padijtun e te paedukuem ne Fé Katolike.