mercoledì, aprile 15, 2015


Prej nji Letre baritore te shejtit Athanas 

drejtue besimtarve te tij





"Zoti ju ngushllofte !... Ajo shka ju trishton edhe jue asht fakti se te tjeret kane pushtue kishat, me anen e dhunes, nderkohe qe ju jeni jashte tyne. Asht fakt se ata kane lokalet (ndertesat) por ju keni Fene apostolike. Ata munden me pushtue kishat tona, por ata jane jashte Fese se vertete Katolike. Arsyetoni : shka asht ma e randsishme, vendi apo Feja ? Feja e vertete, natyrisht. Ne kyt lufte, kush ka hupe, kush ka fitue, aj qe zotnon vendin apo aj qe ruen Fene ? Vendi, asht e vertete, asht i mire kur aty predikohet Feja apotolike dhe asht shejt n'kjoft se gjithshka aty bahet shejtnisht... Ju jeni t'lumet, ju qe rrini ne Kishe nepermjet Fese, ju qe mbroni me guxim themelet e Fese qe keni trashigue prej Tradites apostolike dhe n'kjoft se, disa here, nji xhelozi e terbueme ka dashte me i rrxue kto themele, ajo nuk ia ka mbrrite qellimit : flas per ata qe jane nda prej ktyne themeleve ne kohen e krizes aktuale. Kerkush, kurre, nuk ka me triumfue kunder fese tone, vllaznit e mij te dashtun. Dhe ne besojme se Hyji ka me na i kthye nji dite kishat tona. Kshtu pra, sa ma teper qe ata perpiqen me na i xane vendet e kultit, aq ma teper ata ndahen prej Kishes Katolike. Ata pretendojne se perfaqsojne Kishen Katolike, por, ne te vertete, vete ata e perjashtojne vedin prej Kishes Katolike dhe ecin drejt mallkimit. Katoliket besnik ndaj Zotit dhe Tradites shejte Katolike, edhe sikur t'jene reduktue ne nji grusht njerzish, bash ata jane Kisha e vertete e JEZU-KRISHTIT. "(Coll. Selecta SS. Eccl. Patrum, Caillau et Guillou, vol. 32, pp. 411-412)


Fjalet e masiperme te shejtit Athanas, ipeshkvit te Aleksandrise dhe njenit prej Etenve ma te medhaj te Kishes Katolike, kampion dhe mbrojtes i flaket i Fese shejte t'KRISHTIT Zot, jane ma aktuale se kurre ma pare. Akuzat e tija te drejta kunder heretikve ariane, qe kishin pushtue ndertesat e kishave katolike ne shekullin e IV-t, i duhen drejtue edhe partizanve femohues te pseudo-koncilit te II te Vatikanit, qe kane pushtue ndertesat e Kishave katolike, tash gadi 50 vjet, tuej pretendue paturpsisht se perfaqsojne Kishen Katolike.