martedì, febbraio 07, 2023

 


 Komploti kundër Kishës Katolike


« Komplóti mâ i turpshëm âsht tue u zhvillúe sod kundër Kishës Katolike. Anmiqtë e saj po punójnë me shkatrrue traditat e saja mâ t'shêjta për me përhápë refórma t'rrezíkshme dhe djallzuere, si ato t'Kalvínit, të Zwínglit dhe msúesve t'tjerë t'rrêmë. Ata janë tue manifestue njí vrúll t'pasinqèrtë me modernizue Kishën dhe me e përshtàtë atë me kóhët e sotme. E vërteta âsht se ata mshèhin qëllimin e tyne me i hapë dyert komunízmit, me përshpejtue kolàpsin e botës t'lírë dhe me përgadítë shkatrrímin e plôtë t'Krishtënimit.


« Ky plan mendohet me u konkretizúe n'Konçilin e ardhëm t'Vatikànit. Nà kena prova se si gjithçka âsht përgaditë n'marvéshje t'mshèfta me udhëhjeksit e komunizmit, të masonerísë dhe t'fuqísë t'msheftë që i drejton te dyja ktá t'fundit : Judaízmit ndërkombëtâr.

« S'parit synóhen me u aplikue ato reforma që munden me provokue nji rezistèncë sâ mâ t'vogel te mbrojtsit e Kishës Katolike, n'mnýrë që mâ vonë aplikími i ktýne refórmave t'shtrihet mâ gjânë, n'varsí t'dobësimit të rezistèncës katolike.

« Për mâ shumë, na kena prova t'sigúrta, t'cilat munden me u dúkë t'pabesueshme për t'painformúemit
, se forcat anti-katolike kanë n'dispozicionin e tyne nji "Kolónë t'Pêstë" agjèntash n'rràngjet e nâlta t'Kishës, agjenta t'cilët janë instrumenta n'duert e komunizmit dhe t'fuqisë t'mshehtë që e drejton até.

« Nà âsht bâ e ditun se ata kardinaj, arqipeshkvij dhe ipeshkvij që formójnë krahun "progresist" mbrênda Kishës kânë me u përpjèkë me aprovue reforma të túrpshme për me mashtrue vullnedin e mirë dhe díshirën për progres t'shumë étënve t'devoçëm t'Konçilit. Gjithashtu âsht e garantueme se ky bllok progresist mbrënda Kishës Katolike ka mbështètjen e vetë Vatikanit. Kjo gjâ e pabesueshme n'pàmje t'pârë na duket mâ shumë si nji arrogàncë e mêndjemadhsísë t'anmiqve t'Kishës sesa nji e vërtetë reale.

« Përveç reformave t'rrezikshme të doktrinës dhe të traditave të Kishës, reforma t'cilat janë n'kontradítë t'plotë me çka âsht kênë aprovue prej Papve dhe Konçileve ekumenike t'mâparshme, anmiqtë e Kishës dishirojnë me zhvleftsue bullat e çkishënimit të Papës Piu XII kundër komunistave dhe shërbtórve të týne.

« N'kýt mnýrë, ata përpjeken me vendôsë nji fàre bashkëjetèset paqësore me komunistat. Kjo situatë, kah njêna ânë, ka me krijue skandal n'sýtë e t'krishtênve, t'cilët luftojnë kundër komunizmit materialist e ateist dhe, kah âna tjetër, kjo gjèndje ka me dobsue moralin e luftuesve katolike dhe ka me përshpejtue humbjen e tyne. Kjo situatë ka me rezultue n'nji shpërbâmje n'rradhët e mbrojtësve t'Fèse Katolike dhe, n'nji t'àrdhme t'afërt, triumfin e totalitarizmit t'kuq.

« Janë marrë màsa që në Konçil me u thirrë vetëm ata protestàntë dhe ortodókse shizmatikë që janë nën influencen e masonerisë, të komunizmit dhe të fuqisë t'mshèhtë që i drejton ato [Judaizmit ndërkombtar. Shënim i emi]. N'kýt mnýrë, masonët dhe komunistat e maskuem si priftnij, me poste drejtuese n'kishat protestante dhe ato ortodókse-shizm
atike, punojnë n'mnýrë të mshehtë, e pa u ndíe, me bashkpuntorët e tyne që kanë infiltrue Klerin katolik.

« Kah âna e vet, Kremlini ka vendósë mos me i lanë me shkue n'Konçil ata prelàtë që njifen si anti-komunista dhe me lanë me shkue vetëm agjentat e týne ose ata që i frigohen reprezàljeve komuniste. Kshtû, n'Konçilin e dytë t'Vatikanit, ata që vijnë prej vêndeve nën sundimin komunist, n'vend që me mbrôjtë Kishën Katolike dhe me deklarue t'vërtetën rreth ngjarjeve n'botën komuniste, ata kânë me hèshtë.

« Anmiqtë e Kishës Katolike janë tue përgaditë nji plan tjetër shkatrrimtâr. Simbas ktij planit, Kisha Katolike ka me u dukë se âsht tue kundërshtue vetvêdin dhe, për pasojë, ky "skandal" ka me u propagandue gjithkund, tue thânë se nji institut që kundërshton vetvêdin nuk mundet me kênë hyjnuer. Me anën e ktij planit, anmiqtë shpresojnë me rrënue Kishën dhe me bâ që besimtarët katolike t'húpin besimin dhe të braktísin Klerin katolik.

« Plani parashikon që Kisha Katolike, tashti ka me u dukë se âsht tue deklarue si t'mirë até që ajo vetë e ka dënue si djallzuere gjâtë shekujve t'mâparshëm. Nji prej ktyne "dënímeve" âsht çâshtja e hebrèjve. Sh'Agustini i quen hebrèjt t'mallkuem, jo vetëm ata që kryqzuen KRISHTIN n'Kryq por edhe pasàrdhsit e tyne, t'cilët janë të tânë anmiqtë mâ t'mëdhâj t'Krishtënimit.
Doktrina unanime e Étënve t'mëdhàj t'Kishës Katolike, "unanimis consensus Patrum", t'cilën Kisha e quen si Burim Fèje, dënon hebrèjt që mohójnë KRISHTIN Zot dhe deklaron se lufta kundër tyne âsht e drejtë dhe e nevójshme.

« Ashtû si kèna me e provue me dishmí të pakundërshtúesh
me, n'kyt luftë kanë marrë pjesë shumë shêjten si : Sh'Ambrozi, Ipeshkvi i Milanit; Sh'Jeronimi, Sh'Agustini, Sh'Athanasi, Sh'Bernardi, Sh'Gregor Naziànze, etj. Për mâ tepër, Kisha Katolike ka luftue energjikisht g'jâtë 19 shekujsh kundër hebrèjve, ashtû si kena me e provue me ânen e dokumentave t'besueshme, si p.sh., Búllat papale, Protokóllet e Konçileve ekumenike dhe provinçiale, msimet e doktorit ênjllor sh'Tômë Akuinit dhe t'doktorve mâ t'rândsishëm t'Kishës Katolike. Gjithashtu, kèna me citue burime çifute autentike, si për shembull "Enciklopedía e hebrèjve", veprat e rabijve t'njoftun si dhe shkrimet e historianve çifut mâ t'ndig'juem.

« Konspiracjoníst
at hebrèj, frankmasónë dhe komunistë mendojnë me shfrytzue n'kýt Konçil, ashtû si thojnë atà, injorancen e pjesës mâ t'madhe të Klerit katolik mbi historinë e vërtetë t'Kishës Katolike, dhe me bâ që Konçili i II Ekumenik i Vatikanit t'dënojë antisemitízmin dhe çdo lloj luftet kundër hebrèjve. Ktà konspiracjonísta dishirojnë që hebrèjt famëkeq, t'cilët janë kênë dënue g'jatë 19 shekujve prej Kishës Katolike, t'konsiderohen tashti t'mirë e të dashtun prej Zotit. Kshtû, n'kjoftë se Konçili ka me realizue kyt dishirë t'hebrèjve, athèrë ky vendim kontradiktuer ka me i râ ndesh Doktrinës unanime të Étënve të mëdhàj të Kishës Katolike, "unanimis consensus Patrum", në t'kaluemen. Gjithashtu, Konçili ka me i râ ndesh Bullave papale dhe kanoneve të Konçileve ekumenike dhe provinçjale.

« Mekênse hebréjt e paraqesin luftën e KRISHTIT ZOT, t'Unjillit dhe t'Kishës Katolike kundër tyne si antisemitizëm, çifutët dishirojnë me mbrritë që Papa dhe étnit e Konçilit të II të Vatikanit, tue dënue antisemitizmin racial, n'nji mnyrë indirekte, të dënojnë vetvedin, KRISHTIN ZOT, Unjíllin dhe të tânë Papët e mâparshëm, si p.sh., Gregorin VII (Hildebrand), Inoçentin II, Inoçentin III, sh'Piun V, Leonin XIII, t'cilët kanë luftue vendosmënisht kundër hebréjve dhe sinagoges së satanit.

« Edhe n'Konçilin e fundit t'Vatikanit (1870) hebréjt u përpoqen, n'mnyrë t'maskueme, me influencue êtnit e Kishës Katolike, për aprovimin e nji dokumenti n'favor të çifutve, por Providenca Hyjnuer bani t'mujtun shpërthimin e luftës franko-prusiane
, si pasojë e s'cilës Konçili i 1870 pezulloi me ngut punimet dhe hebrejt nuk mujten me çue deri n'fund planin e tyne djallzuer.

« Arroganca e hebréjve konspiracjonist
ë ka mbrritë deri aty sa me thanë se zgjèdhja e Papës së ardhshëm ka me kenë nën kontrollin e tyne.

« Kah mesi i vjetit t'kaluem, tue pâ se anmiku po u bànte gadi me finalizue komplotin qe përmèndme mâ nalt, pa hupë kohë, na filluem me mbledhë dokumenta të Papve, të Konçileve t'mâparshme dhe burime t'tjera t'nji vërtetsije të padyshueshme mbi kyt komplot.

« Sidokjoftë na jena t'bindun se, megjithë intrigat e anmikut, mbështetja t'cilen Zoti ia nep gjithmonë Kishes së Tij, ka me bâ që kto makinacjone kriminele të dështojnë : Fuqitë e Ferrit nuk kanë me triumfue kundër Kishes Katolike.

« Ja si përshkruhet në mediat shqiptare ky libër i përkthyem n'shqip prej znj. Etleva Sakajevës :

« Kjo vepër është një nga më të rëndësishmet për sa i përket fakteve që mbart, duke u konsideruar si historike dhe nga vetë Vatikani. Libri është përkthyer nga Etleva Sakajeva dhe i quajtur si një nga rrëfimet më të vështira për Kishën, libri mendohet të jetë hartuar nga 12 priftërinj, por me gjithë hipotezat se kush janë emrat që fshihen pas pseudonimit Maurice Pinary, ajo çfarë është e sigurt është fakti se libri është shkruar nga klerikë, për vetë faktet që mbart. Ka nga ata që pohojnë se ata (autorët) ishin prelatë italianë, në bashkëpunim me elementë të katolicizmit anglez; të tjerë flasin për një grup priftërinjsh, duke përfshirë disa peshkopë të një vendi të paidentifikuar në Amerikën e Jugut. Kjo vepër, për shkak të rëndësisë së jashtëzakonshme
të dokumentacionit të përpiktë, erudicionit, dhe detajimit të imtë, nuk është një prej atyre produkteve të shumta anti-semitike, të bazuara mbi “Protokollet e të moshuarve Drejtues të Zionit” (të cilat nuk janë përdorur në asnjë mënyrë në këtë vepër).

« Në të gjitha botimet që libri ka pasur në SHBA, Gjermani, apo Spanjë, është shoqëruar nga parathënie të botuesve mbi arsyet pse ata guxonin dhe sillnin para lexuesit të tyre një botim të tillë. Ajo çfarë nënvizohet në të gjitha këto botime është fakti se ky libër është historikisht shumë i rëndësishëm, dhe pse sulmohet si antisemitik. Mbi botimin në gjuhën shqipe, drejtoresha e shtëpisë botuese “55”, Alda Bardhyli thotë se “në botimin shqip, libri nuk është shoqëruar me një parathënie nga botuesi. Vetë publikimi i tij në shqip është një mundësi që kjo shtëpi botuese u jep lexuesve për t’u njohur me një vepër të një erudicioni të shkëlqyer, dhe mbi rolin që hebrenjtë kanë luajtur në historinë e njerëzimit, i cili jo gjithmonë ka qenë i dobishëm, siç del nga faktet e publikuara në këtë libër. Libri ngre një shqetësim historik për sa i përket historisë së Kishës së Krishterë, duke treguar raportet jo gjithmonë miqësore që hebrenjtë kanë pasur në historinë e njerëzimit, veçanërisht kundrejt Krishtërimit. Kjo na paraqet jo vetëm thellim në ngjarjet e së shkuarës, por tregon gjithashtu se përpiluesit e saj kanë pasur njohje të ngjarjeve që do të ndodhnin, në disa aspekte tepër të rëndësishme”.

« Mund të thuhet se asnjë vepër e shekullit të shkuar nuk ka qenë objekt i kaq shumë komenteve sa ç’ka qenë ky libër. Ja çfarë shkruante korrespondenti në Romë i gazetës katolike, “Agora” të Lisbonës, botimi i 1 marsit 1963, faqe 7: “Ne do t’i referohemi një publikimi që doli në qarkullim para disa kohësh në Romë. Përveç informacioneve të tjera, ne ishim në gjendje të marrim një kopje të këtij libri, i cili në dy muaj u shndërrua në një rrallësi bibliografike. Libri u shtyp nga një shtëpi botuese romane, por kur autoritetet në Itali, kristiandemokra
tët, favorizues të marksizmit, morën shënim për botimin e tij, kopjet e volumit të trashë prej 617 faqesh ishin shpërndarë tashmë midis Etërve të Këshillit të Përgjithshëm. Ky fakt shkaktoi alarm në qeverinë e Vatikanit, në botën diplomatike, dhe partitë e së majtës. Për ditë me radhë, shtëpia botuese u vizitua nga autoritete të larta policore, të cilat morën vetëm deklaratën që, botimi i librit ishte urdhëruar, dhe se vlera ishte paguar e plotë. Shtypi i majtë sulmoi me tërbim...”. Më tej korrespondenti i “Agoras” vijon: “Ajo çka i jep kësaj vepre vlerë të saktë dhe të provueshme është se, merret me një përpilim të mrekullueshëm dhe madhështor të dokumenteve dhe burimeve të pamohueshme të rëndësisë dhe autenticitetit, që demonstrojnë, pa pikë dyshimi, ekzistencën e një komploti të madh, të cilin armiqtë tradicionalë të Kishës kishin përgatitur kundër Kishës së Shenjtë Katolike, dhe Botës së Lirë. Këta (armiqtë) po përpiqen të konvertojnë katolicizmin në një vegël të verbër në shërbim të komunizmit, masonërisë, për të dobësuar njerëzimin e lirë dhe të lehtësojnë shkatërrimin e tij dhe, me këtë rrënim, vjen fitorja përfundimtare e komunizmit ateist. Instrumenti më i fuqishëm në këtë komplot janë ata klerikë katolikë, të cilët, duke e tradhtuar Kishën e Shenjtë, përpiqen të shkatërrojnë mbrojtësit e saj më besnikë, dhe, në të njëjtën kohë, ata ndihmojnë në çdo mënyrë që të mundin komunistët, masonët dhe hebrenjtë në veprimtaritë e tyre shkatërrimtare”. » (Maurice Pinay, (libri i përkthyem në shqip prej Etleva Sakajeva asht botue prej Shpisë botuese 55), « Komploti kundër Kishës », Romë, 1962)

N.B. Mbas pseudonimit « Maurice Pinay » mshehet nji grup meshtarësh meksikanë dhe meshtarë të Kurisë Romake, të udhëhjekun prej atit jezuit Padre Joaquin Saenz y Arriaga S.J.

mercoledì, ottobre 12, 2022

 

Tejet shêjta Virgjina MARI asht ndriçuesja e botës

 

Me t'vërtetë, Nana e tenZot, tejet shêjta Virgjina MARI asht Ndriçuesja e botës, ndriçuesja e shpirtnave. Po e skjaroj me dy fjalë.

Tejet shêjta Virgjina MARI asht Arka e vërtetë e Beslidhjes, që ka mbajtë n'vetvedi JEZU-KRISHTIN, Autorin e Beslidhjes së Ré, dhe na E ka dhanë, për shëlbimin e botës.

JEZU-KRISHTI asht Drita e vërtetë që ndriçon çdo njiri që vjen në kyt botë (sh'Gjoni 1, 9). Un jam Drita e botës, deklaron prap Shelbuesi jonë, dhe aj që Më ndjek nuk ecë në errsinë por do t'marrë driten e jetës (idem. 8, 12).

Unjilli shêjt na zbulon se JEZU-KRISHTI nuk erdhi në botë i vetëm, nuk u ul prej Qiellit për me iu zbulue njerzve drejtpërdrejt, por zgjodhi me na u shfaqë me ndërmjetsinë e nji Grueje të zg'jedhun, Nanës së Tij tejet shêjte, Virgjinës MARI. Jo se JEZU-KRISHTI kishte nevojë për Virgjinën e Papërlyeme për me iu zbulue botës, por me Vullnetin e Tij hyjnuer Aj zgjodhi kyt rrugë : Pra me na u shfaqë nëpërmjet Virgjinës MARI apo me ndërmjetsinë e Nanës së Tij tejet t'bekueme. Shën Agustini, nji prej Etënve të mëdhaj të Kishës, spjegon se JEZU-KRISHTI veproi kshtu sepse njerzimi ishte i padêjë me marrë drejtpërdrejt Birin e Zotit, Autorin e jetës dhe të tana hireve e bekimeve qielluere, Zot i vërtetë dhe Njiri i vërtetë. Prandaj, ata që dojnë me marrë JEZU-KRISHTIN dhe hiret e bekimet e Tija, duhet t'i marrin nëpërmjet Virgjinës MARI. Asht Nana e Zotit Ajo që na ka dhanë JEZU-KRISHTIN, Fjalen e Zotit, Driten hyjnuere t'përjetshme dhe tana hiret dhe bekimet që gjinden në JEZU-KRISHTIN. Prandej me të drejtë konkludojmë se Nana e Zotit, tue prue JEZU-KRISHTIN në botë, simbas vetë Vullnetit hyjnuer, ka prue në botë Driten e vërtetë dhe tana hiret e Zotit ; pra tejet shêjta Virgjina MARI ka ndriçue boten dhe na ka ndërmjetsue tana hiret e bekimet e Zotit, tue na dhanë Shelbuesin e dishiruem prej shekujsh, Autorin e hireve dhe bekimeve qielluere.

Dhe kyt rol kaq të randsishëm për shelbimin e shpirtnave, Nana e tenZot vazhdon me e krye me përpikmëní e besnikní, mbasi asnji hir nuk i nepet njerzve pa kalue përmes duerve t'Saja t'bekueme. Mbasi « mishi i JEZU-KRISHTIT âsht i njêjtë me até të Virgjinës MARI, » mson ati i Kishës shën Agustini (Hom. de Ass. 37), çdo hir e dhuratë qielluere që vjen prej JEZU-KRISHTIT domosdoshmënisht kalon përmes Virgjinës MARI, prej të Cilës Shelbuesi mori Natyren njerzuere në barkun e Saj të papërlyem, gjatë proçesit të Bashkimit hipostatik.

Nji Virgjën ka me lindë nji Fmijë, nji Djalë, i Cili ka me u quejtë Emanuel, "Zoti me ne". (sh'Mateu 1, 23)

SHPIRTI-SHEJT ka me Ju mbulue dhe Shêjti që ka me lindë prej Jush do  thirret Biri i Zotit, i deklaron Virgjinës Arkengjëlli Gabriel. (sh'Luka 1, 35)

Tre Mbretnit kur erdhën me adhurue Mesinë, Birin e Zotit, E gjetën Fmijen hyjnuer me Nanen e Tij, tejet shêjten Virgjinën MARI (sh'Mateu 2, 11).

Prandaj me të vërtetë Nana e tenZot, Virgjina MARI quhet ndërmjetsuesja e hireve qielluere, dhe simbas arsyeve që parashtrova ma nalt, Ajo asht ndriçuesja e botës, mbasi Nana e Zotit ka ndriçue boten tue ia dhanë JEZU-KRISHTIN, Driten hyjnuere të përjetshme, për shelbimin e shpirtnavet.

Prandaj jo vetëm që asht tejet e parespektshme por edhe tejet blasfemuese kur disa, tue përmendë Nanen e Zotit, e thërrasin "Maria", sikur me kênë nji grue e rëndomtë dhe jo Nana e Zotit, Mbretnesha e Qiellit dhe e të tokës, e Cila Ajo asht, mbasi JEZU-KRISHTI asht Mbreti i Qiellës dhe i tokës, mbretníja e t'Cilit nuk ka me mbarue kurrë (sh'Luka 1, 32).

N'çdo oborr mbretnor, Nana e Mbretit quhet Nana Mbretneshë ; e aq ma shumë Nana e JEZU-KRISHTIT, Zot e Mbret i Qiellit dhe i dheut, e meriton me u quejtë dhe asht Mbretnesha e Qiellit dhe e dheut. "Në hebraisht, komenton doktori i Kishës sh'Pjetër Krizológu (shek. IV), emni "MARI" don me thanë "Mbretneshë, Zojë, Suvrane". Në fakt, autoriteti i Birit të Saj, Dominuesi i botës, e ban Virgjirën Mbretneshë, prej ktij fakti dhe prej vetë êmnit, qysh në lindjen e Saj." (Sermo CXLII, "de  Annuntiat.", Omeli e nokturnes së tretë ; Cf. dom Guéranger, "Anné liturgique", "La fête du très saint nom de Marie")

Për ma tepër, vetë Nana e Zotit profetizon, prej Hyjit, se tash e mbrapa tana brezat kanë me E thirrë të bekueme (shêjte). (sh'Luka 1, 48)

E kshtu në vetë Unjillin shêjt lexojmë sesi nji grue, e frymzueme prej Zotit dhe e aprovueme prej vetë JEZU-KRISHTIT aty prezent, bekon barkun dhe gjinin e Nanës tenZot që kanë prue dhe ushqye për ne Shelbuesin e njerzimit. (sh'Luka 11, 27)

Si asht e mujtun atherë që disa t'vetquejtun "t'krishtênë", - pa dyshim krishtênë të rrêmë e mercenarë, mbasi kurrë Krishtênt e vërtetë nuk flasin kshtu për Nanen e tenZot - guxojnë me folë me aq përbuzje e mosrespekt për Nanen e Zotit tonë JEZU-KRISHTIT, n'nji kohë kur nderojnë e duejnë me shumë afeksion nanat e tyne simbas mishit e gjakut ?

Vetë Urdhnimi i katërt i Hyjit na urdhnon ma nderue baben dhe nanen, dhe asht i mallkuem aj që e then kyt Urdhnim dhe nuk nderon prindët e vet.

"Mallkue kjoft aj që nuk nderon baben dhe nanen e vet. Dhe tanë populli ka me u përgjigjë : Amen." (Deuteronomi 27, 16)

Për rrjedhojë, aq ma tepër e kena për detyrë me nderue Nanen e tenZot, dhe aq ma tepër asht i mallkuem aj që nuk nderon tejet shêjten Virgjinën MARI, Nanen e Zotit.

Nestori i pafé, që guxoi me i mohue T. Sh. Virgjinës MARI titullin "Nana e Zotit", n'kundërshtim me vetë dishminë biblike (sh'Luka 1, 43), u vue nën hakmarrjen hyjnore : gjuha e tij blasfemuese u grî prej krymbave dhe râ e kalbun (Hist. eccl.). 

Konstandin Kopronimi, mbasi fyu Virgjinën tejet shêjte, filloi me ndie nji nxehtsí t'brendshme aq të zjarrtë, saqë nuk pushonte s'bërtítunit se ishte hjedhë gjallë n'nji zjerm që nuk fiket kurrë ... (Ibid.)

Kajanus Mimus, mbasi kishte blasfemue Nanen e tenZot, u qortue ashpër prej vetë Virgjinës t'Papërlyeme në andërr ; por mbasi kjo nuk shërbeu për korrigjimin e tij, nji mjes, kur fajtori u çue prej gjumit, pâ se duert dhe kambët e tija ishin t'këputuna. (Ibid.)

"Non praesumat aliquis Deum se habere propitium qui benedictam Matrem offensam habuerit. - Aj që fyen Nanen shêjte të Zotit mos t'pretendojë me marrë Mshiren hyjnore." (sh'Luigji-Maria i Montfortit, "Traité de la vraie dévotion à la Sainte Vierge")

"Venerimi i Virgjirës Mari është i gdhendur në vetë thellësinë e zemrës njerzore." (Martin Luther, Weimar edition of Martin Luther's Works, translation by William J. Cole, 10, III, p. 313.)

"Vetëm Krishti duhet të adhurohet ? Nëna e shenjte e Zotit a nuk duhet të nderohet ? Ajo është gruaja që ka shtypur kokën e gjarprit (djallit). Na dëgjo ! Se Biri juaj nuk ju kundërshton asgjë !" (Martin Luter në sermonin e tij të fundit në Wittenberg, në Janar të 1546; Weimar edition of Martin Luther's Works, English translation edited by J. Pelikan [Concordia: St. Louis], Volume 51, pp. 128-129.)

"Nuk mund të mohohet fakti se Hyji zgjodhi dhe destinoi Virgjirën Mari të bëhej Nëna e Birit të Tij, duke i dhënë asaj nderin më të madh." (John Calvin, Calvini Opera [Braunshweig-Berlin, 1863-1900], Volume 45, p. 348.)

"E vlerësoj jashtzakonisht Nënën e Zotit, të Papërlyerën gjithmonë Virgjirën Mari." (Ulrich Zwingli; in E. Stakemeier, 'De Mariologia et Oecumenismo', K. Balic, ed., (Rome, 1962), p. 456)

"Aq më tepër që nderi dhe dashuria e JEZU-KRISHTIT rritet në njerëz, po aq shumë duhet të rritet vlerësimi dhe nderi ndaj Virgjirës Mari." (Zwingli, "Zwingli Opera, Corpus Reformatorum", Volume 1, pp. 427-428)

"Ti që beson çka dishiron, beson në vetvedi dhe jo n'Unjill." (Sh'Agustini, lib. xvii., "Contra Faustum Manichaeum", cap. 3)
 

 

Hymn lavdíjet kushtue tejet shêjtes Virgjinës MARI,
Nanës tenZot dhe Mbretneshës së gjithsisë


prej shën Efremit-sirjanit (379 A.D.), Doktor i Kishës Katolike

 

"Zoja 'eme, Nana tejet shêjte e Zotit, plot me hir, Nana e bekueme e Hyjit, tejet e pëlqyeshme para Zotit, Enë e mbushun e Hyjnisë së Birit Tuej t'vetëmlindun, Fron i zjarrtë shumë ma i lavdishëm se i katër-formuemi (i Ezekielit) i ATIT t'pavdekshëm dhe t'padukshëm; tansisht e pastër, tansisht e papërlyeme, tansisht pa njollë, tansisht e pandotun, tansisht e pafajshme, tansisht e dêjê për lavdim, tansisht e pakorruptueme, tansisht tejet e bekueme, tansisht e paprekun, tansisht e nderueme, tansisht e bekueme, e lavdueme, e nderueme dhe e dishirueme, gjithmonë Virgjën në shpirt, në trup, në mendje e zêmër; Fron i Mbretit që ulet mbi Kerubinët, Portë Qiellore përmes së cilës na nxitojmë prej tokës në Qiell; Nusja e Zotit përmes së Cilës na jena pajtue, Mrekullí e papritun, Lajmnim i pashpjegueshëm,

Manifestim i misterit të mshehun të Zotit, Mbrojtje e pathyeshme, Ndihmë e fuqishme, Burim i gjallë, Oqean i pashtershëm i hireve dhe dhuntive të papërshkrueshme të Zotit, Naltsí ma sublime se ajo e Fuqive Qiellore, Thellsí e padepërtueshme e kshillave mistike, Lavdí e natyrës, Jetë e tana gjanave fisnike, Mbretneshë e gjithsisë mbas TRINISE Shêjte, Parakleti tjetër mbas PARAKLETIT; dhe, mbas NDERMJETSIT, Ndërmjetsja e tanë botës; Karrocë e Diellit pafundsisht inteligjent - ajo Dritë e vërtetë që ndriçon çdo njiri që vjen në botë - Mbajtsja e Atij që mban çdo gjâ përmes FJALES; Veshje e Papërlyeme e Atij që vesh Vedin me dritë, si me nji teshë; Urë e tanë botës që na çon deri në Qiellen ma të naltë, ma e Naltë dhe tejet ma e lavdishme, përtej çdo krahasimi, se Kerubinët dhe Serafinët, Shkëlqim i engjëjve, Sigurí e njerzve, Çilc që na hap Parrizin, Nana dhe Shërbtorja e atij Hylli që nuk njef kurrë prendim, Shkëlqim i Ditës së vërtetë dhe mistike, Humnerë e Mirësisë së pahulumtueshme të Zotit, Karrocë hyjnore dhe e famshme; Libër i shkruem prej dorës së Zotit, përmes të cilit dorëshkrimi i Adamit asht shkatrrue; Mal i Zotit, Mal shêjt ku Hyjit i ka pëlqye me banue; Kërcell i Jeseut, Qytet i Zotit, mbi t'cilin, thotë Davidi, fliten gjana t'lavdishme; Çlirim prej vuejtjes, Lirí prej robnisë, Hyjnizimi i njerzve, Natyrë e mrekullueshme larg çdo mundsíje fajit, që buron prej temjanit të virgjinisë dhe mbush botën me parfumin e saj; Portë e Ezekielit që shef kah Lindja, Kryevepër e ekonomisë së jashtëzakonshme të hirit, Vendbanim i dashtun i përuljes hyjnuere, Pajtim i botës, Falja dhe Streha jonë; Ma e dishirueshmja se tana dhuntitë e lavdishme, Dorcë e shpatës flakruese, kundrue prej Izaîsë; Male t'hijezueme me virtyte që Habakuk profetizoi, Mal i Danielit prej të cilit nji gur râ pa ndërhyemje njerzuere, Libër i vulosun që kërkush nuk mundet me e lexue, Shpresë e padukshme e triumfuesve, Vendosmëní e Mbretënve, Lavdí e priftníjve, Shlyemje e mkateve, Qetsuese e Gjykatësit të drejtë ... Mbas Hyjit, Knaqsí e shpirtit 'em, Shî qielluer për zêmren t'eme t'thame...

"Zoja 'eme, Gzimi 'em, Shkëlqimi 'em, Avokatja 'eme e përhershme para Hyjit, e mekense Ju jeni Nana e Atij, i vetmi i Mirë dhe i Mshirshëm, denjoni me marrë e pranue shpirtin t'em të mjerë, dhe denjoni me e vue, nëpërmjet ndërmjetsisë dhe mbrojtjes tuej, në të djathtën e BIRIT Tuej të vetëm, dhe në pushimin e t'Zg'jedhunve dhe Shêjtënve të Tij ... Prandaj, tuej konsiderue gjithashtu si lavdinë e Tij thirrjen e ndërmjetësisë Tuej, BIRI Juej i plotson kërkesat Tueja sikur t'ishin detyrime. O Nana e Zotit t'em, Emën jashtzakonisht ma i dashtuni i emnave ..., un shpresoj në Jue, që me të vërtetë i keni dhanë nji Trup Zotit të vërtetë, të Cilit i takon tanë lavdíja, nderi dhe adhurimi, me ATIN pa zanafillë dhe SHPIRTIN e Tij jetdhanës, pafundsisht e tansisht të mirë dhe të shêjtë, tash e n'shekuj të shekujve. Ashtu kjoft !"

Shenim : (Shën Efremi - sirjani, 379 A.D., Doktor i Kishës Katolike, që festohet në kalendarin romak me 18 Qershor, "Precatio ad Deiparam." Kjo lutje asht shumë ma e gjatë në origjinalin greqisht, lutje që asht nji hymn i naltë lavdjet kushtue tejet shêjtes Virgjinës MARI, Nanës së Zotit dhe Mbretneshës së gjithsisë; "Sermo de sanctissimæ Dei genitricis Mariæ laudibus", edition of Vossius, Antwerp, 1619, II. 541; cf. Gautier, "Regina Saeculorum or MARY venerated in all ages", London, 1875, p. 110)

Shën Efremi-sirjani u konsakrue meshtar prej shën Bazilit-të-Madh
, nji prej katër Doktorve të Kishës Katolike Greke. Shën Efremi asht lavdue prej shën Gregorit të Nisës, shën Gjon Krizostomit, shën Bazilit, Teodoretit, shën Jeronimit dhe tjerve, të cilët e kanë thirrë "mjeshtri i botës" dhe "Eufrati i Kishës". Shën Efremi asht thirrë gjithashtu edhe "Harpa e SHPIRTIT-SHEJT". Etnit e hershëm të Kishës na rrëfejnë se shkrimet e shën Efremit lexoheshin publikisht në shumë Kisha fill mbas Shkrimit-Shêjt.

 

 

 

 

martedì, settembre 13, 2022


 

+ Festa e Zemrës t'Papërlyeme të tejet Shejtes Virgjinës MARI, 

Nanës tenZot +

Nji javë mbas Ngritjes së lavdishme të Zojs t'Bekueme në Qiell, trup e shpirt, Kisha Katolike Romake na fton me celebrue Festen e Zêmrës së Papërlyeme të tejet shejtes Virgjinës MARI.

Nji zêmër asht e papërlyeme atherë kur ajo asht e pastër prej çdo lloj mkatit, prej çdo lloj papastërtíjet e ndytsíjet, prej çdo lloj lidhjet t'parregullt e t'paligjshme me gjanat e ksaj toke, apo prej çdo gjâjet tjetër që mundet me e shmangë prej dashtnisë dhe lavdisë që ajo i detyrohet t'Madhit Hyj e Zotit tonë JEZU-KRISHTIT. Dhe kshtû ishte gjithmonë Zêmra e Papërlyeme e tejet shejtes Virgjinës MARI : Qysh prej momentit të t'Xanunit të Saj t'Papërlyem e deri në momentin e Ngritjes t'saj t'mrekullueshëm në Parriz, prej Gjithpushtetshmënísë të t'Madhit Zot.

Në 1854, Shêjtnija e tij, Papa Piu IX, me anen e Bullës Pontifikale "Innefabilis Deus", deklaroi se Virgjina MARI ka kênë pa asnji lloj mkatit qysh prej momentit të parë të t'Xanunit të Saj, prej nji privilegji t'veçantë të Hyjit t'Gjithpushtetshëm, mbasi Ajo ishtë zg'jedhë me kênë Nana e Zotit, e cila do t'mbante për nandë muej n'barkun e saj t'papërlyem, vetë Krijuesin e gjithësisë (Sh'Gjoni I, 3). Ky akt i Pagabueshmënisë Papale u konfirmue vetëm katër vjet ma vonë : Në vjetin 1858, për me konfirmue se vendimet e Papës janë gjithmonë të pagabueshme në çeshtjet që lidhen me Fenë dhe Moralin kristjan, vetë Virgjina e Papërlyeme iu shfaq nji vajze të re, shêjtes Bernadetë, në Lurd, nji fshat i vogël në jug të Francës, tue aprovue fjalët e Vikerit të KRISHTIT mbi tokë dhe tue i thanë se âsht e "Xanuna e Pafaj : Conceptio Immaculata". Lurd-i asht nji prej vendeve-mrekullí, ku Nana e tenZot ka krye mrekullí të shumta shërimit të shpirtit (konvertime) dhe të trupit, dhe kto fenomene t'mbinatyrshme vazhdojnë deri edhe sod. G'jatë ktyne viteve, shkenctarë të ndryshëm, përfshi ktu protestantë e jokatolikë të tjerë, kanë studjue atje disa raste t'jashtzakonshme shërimit, dhe kanë mbrritë në konkluzionin se n'Lurd janë n'veprim forca që i kalojnë ligjet e njoftuna të natyrës. Në fakt, vetëm Hyji mundet me bâ mrekullí, pra me mbikalue ligjet e natyrës që vetë Zoti i ka krijue, qysh prej themelimit të universit ; por kyt fuqí hyjnore me bâ mrekullí, Zoti mundet me ia delegue si engjëjve ashtu edhe njerzve, mson Kisha Katolike. Krýemja e mrekullíve s'bashkut me përmbushjen e profecive janë dy dishmitë e misionit hyjnuer të Zotit tonë JEZU-KRISHTIT dhe Kishës që themeloi, Kishës Katolike Romake, që asnji sekt tjetër i rrêmë nuk i ka dhe nuk mundet me i pasë. Cili musliman, cili protestant, cili budist apo të tjerë përfaqsues të besimeve të rrême munden me na prue ndonji mrekullí për me mbështetë pretendimet e tyne ? Asnjeni, sepse ka vetëm Nji Zot, Nji Fé Katolike e Nji Pagzim (Efezianve IV, 5) ; "Egziston vetëm Nji Zot, vetëm Nji KRISHT, vetëm Nji Kishë dhe vetëm Nji Seli e themelueme mbi Pjetrin prej zânit të Zotit tonë JEZU-KRISHTIT; dhe kjo Seli e Pjetrit âsht Kisha Kryesore ku ka lindë uniteti meshtarak, dhe ku tradhtíja nuk mundet me penetrue." (shën Çiprijani (shek. II), “De Unitate Ecclesiæ”)

Kur dishepujt e sh'Gjon Pagzorit pyeten JEZU-KRISHTIN se a ishte Aj Shelbuesi i profetizuem dhe i pritun me padurim tash mija vjet, JEZUSI nuk u tha gja tjetër veçse u kallxoi frytet e mrekullive të Tija, për me u demonstrue hyjninë e Tij : të verbët shohin, t'paralizuemët ecin, leprozët janë pastrue, shurdhët ndig'jojnë, t'dekunit njallen, etj. (sh'Luka VI, 22). Kshtu vepruen (me anen e mrekullive) edhe Apostujt e parë, për me demonstrue hyjninë e Doktrinës shêjte Katolike (Kristjane) : Në Aktet e Apostujve shohim se si sh'Pjetri në Jopa njallë Dorkus-in prej t'dekunve (Aktet 9, 39-42); edhe shën Pali, në Troa, çliron Eutykusin prej t'dekunve (Aktet 20, 8-12), për mos me folë mandej për mrekullitë e tjera të Apostujve, të cilët Shelbuesi i quajti "miqë" (Gjoni 15, 15). N'unjillzimin e Ilirisë dhe Epirit, emna t'vjetër për trojet tona shqiptare, shen Pali thote se ka përdorë virtytin e shêjave e mrekullive (Romakve 15, 19).

Nji herë, disa protestantë shkuen në Lindjen e largme, për me protestantizue (që n'g'juhen katolike përkthehet : me korruptue e mallkue) besimtarët katolikë t'atjeshëm, t'unjillzuem prej misionarit t'madh jezuit, sh'Françesk Ksaverit, i cili thuhet se ka pagzue me duert e veta ma shumë se 1 milion persona, dhe se ka vizitue ma shumë se 200 mbretní të ndryshme. Kur protestantat filluen punen e tyne shpifse e mashtruese, banorët vendas i ndalen, tue i thanë : Na nuk kena njohunitë e mjaftueshme me debatue me jue. Por n'kjoft se doni që na t'përqafojmë doktrinen tuej, kena nji kusht për jue. Ati jonë i shêjtë (Sh'Françesk Ksaveri) kur erdhi n'fshatin tonë njalli tre persona të dekun. N'kjoft se doni që t'ju ndjekim, atherë njallni 6 vetë. Por protestantat e larguen të turpnuem, mbasi nuk mujten me bâ asnjí mrekulli.

Edhe n'Fatima t'Portugalisë në 1917, nji tjetër vend-mrekulli, ku Nana tenZot i asht dukë disa herë 3 barijve t'vegjël, jokatolikë të ndryshëm, përfshi gazeten lokale laike filo-masonike "O Seculo", konfirmuen fenomenin mbinatyror, "mrekullinë e diellit", i pamë prej afro 70, 000 personave të pranishëm me 13 Tetuer 1917 ashtu si kishin thanë barijtë e vegjël, simbas vetë porosisë të Zojs t'Bekueme.

Tue na kujtue Zemren e Papërlyeme të Nanës tenZot, tetë ditë mbas Ngritjes të Zojs Bekueme n'Qiell, Kisha hyjnuere e JEZU-KRISHTIT, që asht Kisha Katolike Romake, na kujton se ata që dëshirojnë me pa Hyjin dhe me gzue në Prezencen e Tij hyjnuere në Mbretninë e Qiejve, duhet domosdoshmënisht me kenë zemër-pastër : "Bekue kjoshin zemër-pastrit, sepse kanë me pâ Zotin (Sh'Mateu V, 8 )" ; dhe tue na prezantue kyt Zemër tejet shêjte të Nanës tonë qiellore, Kisha na shtyn drejt imitimit të saj, tue e marrun si model përg'jasimit dhe ndërmjetësimit para Zotit, në rrugtimin drejt Qiellit. N'kjoft se dishironi që Hyji t'ju plotsojë lutjet tueja, thotë doktori i Kishës shën Bernardi, atherë kërkoni ndërmjetësimin e Virgjinës MARI, sepse lutjet e Saja nuk refuzohen kurrë prej Zotit. Shpirti për t'cilin Nana e tenZot lutet, heret a vonë, ka me gjetë mshirë para Hyjit, dhe n'fundin e ksaj jetë toksuere, shelbimin e pasosun. Prandaj asht e plotfuqishme lutja e Ave MARIA-s, lutje që Kisha na e kujton me insistim me e rrecitue sa ma shpesh, s'pakut 3 herë në ditë, për me gjetë fryte t'mrekullueshme shelbimit, për vedi e për tjerë.

Mos të harrojmë Premtimin shelbues të Zemrës së Papërlyeme të Nanës tonë qiellore.

 

 

 

Në nji vizion të aprovuem prej Kishës shêjte Katolike Romake, me 10 Dhetuer 1925, Zemra e Papërlyeme e tejet shejtes Virgjinës MARI, Nanes tenZot, i dha kyt premtim të jashtzakonshëm të zgjedhunës së saj, Motër Luçies :

« Shife Zêmren teme të rrethueme prej ferrave, me t'cilat njerzit mosmirnjohës e shpojnë, nëpërmjet blasfèmave dhe mosmirnjohjeve të tyne. Ti, s'pakut, me ngushlló, dhe thueji atyne që premtoj me ndihmue, në oren e deks, me hiret e nevojshme për shelbim, të tanë ata që të Shtunden e parë të 5 muejve rresht :

* kanë me rrfye mkatet e tyne dhe kanë me marrë Kungimin shêjt...
* kanë me recitue Rruxaren...
* kanë me ndejë me Mue gjatë 15 minutave tuej meditue Misteret e Rruxares...
* kanë me bâ tana kto akte me qëllim me riparue krimet e randa që fyejnë Zêmren eme të Papërlyeme... »

Shënim spjegues :

Rrfimi mundet me u ba në 8 ditët që paraprjnë ose që pasojnë të Shtunden e parë (kjo leje i âsht âsht dhanë Motres Luçie në nji vizion tjetër të aprovuem). Rruxarja shêjte mundet me u recitue në cilindo moment të ditës. Munden me u meditue disa Mistere, të zgjedhuna prej 15 Mistereve shêjte të Gzimit, Vuejtes dhe Lavdisë, ose mundet me u meditue nji Mister i vetëm; Meditimi mundet me u bâ në të njêjten kohë me recitimin e Rruxares ose para apo mbrapa rrecitimit. Gjithashtu për marrjen e Sakramêndeve, besimtarët të kenë kujdes dhe të evitojnë të tanë ato t'ashtuquejtun "meshtarë", të cilët praktikojnë ceremoni sakrilegje në administrimin e Sakramendeve, të imponueme mbas pseudo-Konçilit të II të Vatikanit, dhe pranojnë se janë "shugurue" mbas vjetit 1968.

KUJDES në marrjen e Sakramendeve :

Mbas pseudo-Konçilit modernist e antikatolik të 1962, i cili asht dënue publikisht edhe prej disa konservatorve afër Vatikanit, si Viganò, Schneider, etj., në dioqeza praktikohen përgjithsisht rite novatore në administrimin e Sakramendeve, thelbsisht të ndryshme prej Riteve shêjte që Kisha Katolike Romake ka urdhnue gjithmonë meshtarët e saj me ruejtë dhe praktikue, nën dënimin e pavlefshmënisë sakramentale dhe mallkimit të Zotit.

Për shembull, sot edhe në dioçezat shqiptare, për me konsakrue ipeshkvijtë dhe meshtarët, praktikohet Riti i pavlefshëm i Urdhnit i vjetit 1968, i hartuem prej apostatit Palit VI, rit që kundërshton thelbsisht Ritin tradicional të Urdhnit të Kishës shêjte Katolike Romake, e cila ka urdhnue gjithmonë, e s'fundmi me anen e Sh. T. Papës Piu XII, në Letren e tij inciklike "Sacramentum Ordinis" (30 Nandor 1947), që kërkush mos të guxojë në të ardhmen me ndryshue pjesët thelbsore të Ritit të Sakramendit të Urdhnit, ashtu si urdhnon Kisha edhe për Sakramendet e tjera. Vetëm nji anmik i Kishës së KRISHTIT Zot dhe nji ujk nën tesha qingjit, si veproi n'fakt Pali VI, ka mujtë me krye nji krim të tillë.

Asht krejt e mujtun që sod në kto dioqeza, riti i pavlefshëm i 1968 asht modifikue edhe ma shumë, për me iu largue edhe ma shumë Ritit tradicional të Urdhnit, i cili vazhdon me u përdorë sod në komunitete tradicionale katolike, në shumë vende të botës, për me krijue ipeshkvijë dhe meshtarë tradicionalë katolikë, t'konsakruem në mnyrë të vlefshme.

Kisha Katolike Romake ka msue gjithmonë se egzistenca e nji Sakramendi varet thelbsisht prej 4 elementave bazë :

1- Administruesi (personi që kryen dhe administron Sakramendin),

2- Forma (fjalët e caktueme),

3- Materia (elementi material i përdorun, si uji, buka, vêna, voji, kremi),

4- Qëllimi (që dmth me veprue ashtu si vepron Kisha Katolike Romake në kryemjen dhe administrimin e Sakramendeve).

Konkretisht, Riti i pavlefshëm i Urdhnit i Palit VI, ndër të tjera, përdor nji formë thelbsisht të ndryshme prej Formës tradicionale të Sakramendit të Urdhnit, e përdorun tash mija vjet për me konsakrue ipeshkvijë dhe meshtarë në mnyrë të vlefshme; kshtu për shembull, n'kjoft se në ceremoninë konsakruese të nji kandati për ipeshkëv apo meshtar përdoret riti i pavlefshëm i 1968, atherë kandidati në fjalë nuk konsakrohet as ipeshkëv e as meshtar, por mbetet po n'at rang që ishte para ceremonisë. Riti i pavlefshëm i urdhnit u shpall prej apostatit Palit VI me 18 Qershor 1968.

Pa ipeshkvijë të konsakruem në mnyrë të vlefshme, nuk munden me egzistue meshtarë të konsakruem në mnyrë të vlefshme (Kanoni 951). Pa nji ipeshkëv dhe meshtar të konsakruem në mnyrë të vlefshme, kërkush nuk mundet, në mnyrë të vlefshme, me krye dhe administrue Sakramendet, përjashtue Pagzimin dhe Martesen (Kanoni 802).

Kto konkluzione nuk janë opinione personale por mbështeten në Doktrinën (Magjisterin) e pagabueshme të Kishës Katolike, që gjithsejcili mundet me e verifikue.

Pra, për me shmangë idolatrinë në dioqeza (tue adhurue bukë e vênë në vend të Trupit dhe Gjakut të JEZU-KRISHTIT) dhe mkate e skandale tjera, dhe me kênë të sigurtë në marrjen e Sakramendve plotsisht të vlefshme, asht e domosdoshme me shmangë ceremonitë e atyne "ipeshkvijve" apo "meshtarve", të cilët janë "konsakrue" me Ritin e pavlefshëm të Urdhnit të 1968, dhe me iu drejtue ipeshkvijve e meshtarve katolikë tradicionalë, të konsakruem me Ritin tradicional të Urdhnit, gjithmnonë të vlefshëm, të Kishës Katolike Romake, që aktualisht veprojnë në komunitete tradicionale katolike jashtë dioqezave, në disa vende të botës.

JEZU-KRISHT, SHELBUESI i botës, kini mshirë për ne !

Tejet i ambli JEZUS, me shtoni Fenë, Shpresen dhe Dashtninë hyjnore, dhe më nepni nji zêmër të përvujtë dhe të pendueme !

O JEZUS, i butë dhe i përvujtë, bàni që zêmra jême t'i përg'jajë Zêmrës Tuej !

O Virgjina MARI, e butë dhe e përvujtë, bàni që zêmra jeme t'i përg'jajë Zêmrës Tuej !

Mbretnesha e tejet shêjtes Rruxare, lútuni për ne !

Mater decor Carmeli, ora pra nobis !

Virgo Dolorosíssima, ora pro nobis !

Zoja jonë e Fàtimas, lútuni për ne !

Shêjti JOZEF, modeli dhe pajtori i atyne që duejnë Zêmren tejet shêjte të JEZUSIT, lutuni për ne !

JEZUS, MARIA, JOZEF, po Ju nap zêmren, shpirtin dhe jeten tême !

JEZUS, MARIA, JOZEF, bàni që t'ndrroj jetë n'Tuejen shêjten shoqní !

JEZUS, MARIA, JOZEF, denjóni me ardhë me m'asistue ne t'mbramen têmen agoní !

JEZUS, MARIA, JOZEF, bani që t'ndrroj jetë tuej thirrë me dashtní Emnat Tuej shêjtë !


mercoledì, agosto 24, 2022

 

+ I Krishteni i vërtetë nuk mundet me folë keq për Papen +

Patjetër që asnji shejt e asnji i krishtenë i vërtetë nuk ka folë dhe nuk mundet me folë keq për Papen, sepse Papa, Vikeri dhe Zëdhansi-Zevëndsi i Zotit tonë JEZU-KRISHTIT mbi tokë, nuk mundet me na msue nji unjill tjetër apo nji traditë tjetër të ndryshme prej Unjillit Shejt dhe Traditës shejte Katolike Apostolike (Galatve 1, 8 ) : Papa nuk mundet me blasfemue djallzisht tuej thanë se Hyji aprovon dhe asht Krijuesi i besimeve të rreme/diabolike; nuk mundet me mohue Fenë Katolike për me lavdue islamin, judaizmin, apo besime tjera të rreme, e sidomos nuk mundet me lavdue e me iu lutë idhujve satanike, të tipit pachamama, bash në Baziliken e shën Pjetrit , tuej e profanue randë kyt tempull shejt të Katoliçizmit; nuk mundet me aprovue agjenden "lgbt"; nuk mundet me promovue apostazinë dhe themelimin e nji religjoni humanitar-antikatolik global; nuk mundet me fye randë tejet Shejten Virgjinën MARI, Nanen e tenZot; nuk mundet me ndalue konvertimin e shpirtnave në Religjionin e vetëm të vërtetë Katolik, jashtë të cilit nuk ka shelbim për askend; nuk mundet me mohue dënimin e përjetshëm të Ferrit; nuk mundet me lavdue dhe me i mirëpritë në Kishë, ashtu siç janë, lidhjet imorale kundër natyrës dhe të divorcuemët; nuk mundet me kenë antar nderit i klubit masonik "Rotary Club", etj, etj.

Françesku-Bergoglio dhe kisha e tij partizane e Vatikanit II i ka ba tana kto çka shkrova, dhe shumë skandale tjera t'paimagjinueshme dhe të pamujtuna me ndodhë prej Vikerit të JEZU-KRISHTIT dhe Kishës së Tij Katolike.

Pse t'pamujtuna me ndodhë ?

Sepse Kisha Katolike e JEZU-KRISHTIT âsht "kolona dhe themeli i së vërtetës" (I Tim 3:15);

Sepse KRISHTI Zot ia ka besue Kishës shejte Katolike Revelacjonin (Zbulimin) hyjnuer (Depoziten apo Thesarin e Fesë Katolike), në mnyrë që ajo ta ruejë até me devoçmëni dhe ta shpjegojë me besnikëni (pagabueshmëni), tuej pasë asistencen e vazhdueshme të SHPIRTIT-SHEJT (Ligji kishtar 1322 § 1);

Sepse Shën Çirili i Aleksandrisë i shkruente kshtu Papës shën Çelestin : « Mbasi vetë Zoti na detyron dhe se urtíja me traditat e vjetra na urdhnojnë me iu drejtue Shejtnisë tuej për çdo gja, jam i detyruem me ju shkrue për me ju vue në dijeni se satani po trazon e agjiton prapë kishat. » (Ep. ad Cledon.)

Shën Çirili tuej lavdue Papën shën Çelestin, shton gjithashtu :

« T'a respektojmë (Papen) mbi gjithë të tjerët, sepse vetëm Aj ka të drejtë me dënue, korrigjue e dekretue, me lidhë e me zgjidhë me të njejten fuqi si Zoti, si Viker i Zotit që aj asht. Për ma tepër, asht urdhën hyjnuer që të gjithë të krishtenët të përulen para ktij Pontifi (Papës), sepse primatët e botës i binden si vetë JEZU-KRISHTIT. »;

Sepse, « mbi Pjetrin, dhe vetëm mbi té, JEZU-KRISHTI ka themelue Kishen e Tij. Për me manifestue unitetin, Shelbuesi ka themelue nji Seli të vetme, dhe asht po Shelbuesi që, përmes autoritetit të Tij, i ka rregullue gjanat në mnyrë që uniteti i Kishës të mbështetet mbi nji shef të vetëm. Supremacíja i asht dhanë Pjetrit, për me diftue se ka vetëm nji Kishë dhe vetëm nji Selí. Aj që braktis Selinë e Pjetrit, mbi të cilën asht themelue Kisha, a mundet me u krenue aj se asht pjesë e Kishës ? Ku ka me shkue aj që ka etje ? Te heretikët, ku nuk ka as lum e as burim uji të rrjedhshëm ? A nuk ka me iu drejtue aj Kishës, e cila asht nji, dhe e cila asht themelue prej Fjalës së Zotit mbi nji person të vetëm, i cili ka marrë çilcat ? Sepse s'parit asht Pjetrit, mbi të cilin ka themelue Kishen e Tij, dhe në të cilin ka themelue e manifestue principin e unitetit, që Zoti jonë JEZU-KRISHTI ia ka dhanë kyt fuqí, në sajë të t'cilës, gjithçka që Pjetri do të zgjidhë mbi tokë, do të zgjidhet edhe në Qiell. » (Shën Çipriani, shek. II AD, “De Unitate Ecclesiæ”);

Sepse mbas përfundimit të Konçilit të Nicesë, tana aktet e asamblesë iu dërguen Papës së Romës për konfirmim. Ky fakt konfirmohet edhe prej nji letre të Papës Feliksi III, i cili tuej iu drejtue klerit të Lindjes, në vjetin 484 A.D., u shkruen se : “318 Etnit e mbledhun në Nice, simbas fjalës së Shelbuesit 'Ti je Pjetër dhe mbi kyt shkamb do të ndërtoj Kishen Teme', ia dërguen aktet e Konçilit Papës së Romës për konfirmim”. Papa Gelazi, pasardhsi i Papës Feliks, në nji letër shkrue ipeshkvit të Dardanisë, i kujton ktij të fundit se aktet e nji konçili nuk janë legjitime n'kjoft se ata nuk pranohen prej Papës së Romës. Kanoni 29 i Nicesë thotë : “Aj që asht i ulun në Selinë-Shejte (Papa) asht kreu i të gjithë patriarkve si dikur Pjetri, dhe asht Viker i KRISHTIT mbi kyt Kishë.” (Cf. P. Weninger S.J., ''On the Apostolical and Infallible Authority of the Pope'', 1868);

Sepse « Selisë Apostolike (Papës, Pontifit Romak), prej nji zgjedhjeje t'jashtzakonshme të Hyjit, i asht dhanë nji fuqí absolute mbi tanë Kishen Katolike. Dhe aj që i reziston ksaj fuqije i reziston rendit të themeluem prej vetë Zotit. » (shen Bernardi, ''Epistol. 131 ad Mediolanenses'');

Sepse « Papa përmbush funksionet e JEZU-KRISHTIT dhe zen vendin e Tij; ipeshkvijtë, zejnë vendin e Apostujve; meshtarët, zejnë vendin e shtatëdhetë e dy dishepujve, dhe ministrat e tjerë, zejnë vendin e djakojve të caktuem prej Apostujve. » (Hygu i shën Viktorit, ''Lib 1. de Sacram.'');

Sepse « Kushti i parë për shelbim asht ruejtja e Fesë Katolike dhe mosdevijmi, për asnji arsye, prej Traditës antike ; e nuk munden me u përbuzë fjalët e Zotit tonë JEZU-KRISHTIT, që thotë 'Ju jeni Pjetër (shkamb) dhe mbi kyt shkamb do t'ndërtoj Kishen Teme' (sh'Mateu 16:18), fjalë që janë provue t'vërteta nëpërmjet fakteve historike, sepse në Selinë Apostolike Besimi Katolik dhe celebrimi i Doktrinës shêjte Katolike janë ruejtë gjithmonë të papërlyeme. Tuej dishirue, atherë, kurrë mos me u largue prej Fesë Katolike dhe prej Doktrinës së ksaj Selije Apostolike, na shpresojmë me meritue me kênë në bashkimin e vetëm (katolik) që shpallë Selija Apostolike, bashkim në t'cilin uniteti i Besimit Katolik âsht i plotë dhe i vërtetë. » (Prej Formul=s s= Besimit t= Papës Hormisdas; ky akt i Fesë kje shkrue në vjetin 517 A.D. dhe praktikohej si në Kishen greke ashtu edhe në até latine qysh në fillimin e shekullit të VI, në kohen e Perandorve Justini e Justiniani; Labb., Conc, tom. IV, col. 486);

Sepse JEZU-KRISHTI, Zoti jonë na mson :

"Jam lutë për ty, (ô Simon), në mnyrë që Féja jote mos të dështojë kurrë, dhe kur t'forcóhesh, forcóji vllâznit e tu." (sh'Luka 22, 32)

Në interpretimet e njoftuna biblike të At Kornelius Lapide S.J.,mbi pasazhin e masipërm të shën Lukës, bazue mbi msimin e Etënve, lexojmë :

« Lutja e KRISHTIT kërkoi dhe siguroi dy favore të veçanta për sh'Pjetrin përpara Apostujve të tjerë; i pari ishte personal, n'mnyrë që sh'Pjetri mos të hupte kurrë Fenë. Edhe pse sh'Pjetri e mohoi Shelbuesin me gojë, ashtû si ishte profetizue, dhe hupi dashtninë për Té, megjithaté, sh'Pjetri ruejti Fenë. Kshtu msojnë sh'Gjon Krizostomi ("Hom. XXXVIII" mbi sh'Mateun), sh'Agustini ("De corrept. et Grat." chap. VIII), Teofilakti dhe të tjerët.

« Privilegji i dytë për sh'Pjetrin dhe për tanë pasardhsit e tij ishte pamundsíja ndonjiherë e mohimit publik të Fesë Katolike, pra pamundsíja e tyne me i msue Kishës Katolike herezi apo çfarëdo lloj gabimit kundër Fesë Katolike. Kshtû msojnë Papa sh'Leoni i Madh (Serm. XXII mbi Festen e sh'Pjetrit dhe sh'Palit), shën Çiprijani (Lib. 1, ep. 3 drejtue Korneliusit), Papët sh'Luçius I, sh'Feliksi I, sh'Agathoni, sh'Nikolla I, sh'Leoni IX, Inoçenti III, sh'Bernardi dhe të tjerë, të cilët janë të cituem prej Kardinalit sh'Belarmin (Lib. 1, "De Pontif. Roman."). Ishte e nevojshme që KRISHTI, në Providencen e Tij të urtë hyjnore, t'i nepte Kishës Katolike, që qysh atherë nuk pushon s'kênunit e tundueme prej djallit, jo vetëm për kohen e sh'Pjetrit por për tana kohnat, deri në fundin e botës, nji Autoritet të Fesë së vërtetë, që Kisha mund t'a konsultonte për çdo dyshim dhe nëpërmjet ktij Autoriteti, kjo Kishë Katolike të instruktohej, të sigurohej dhe mos të gabonte kurrë në Fénë shêjte Katolike; "quod absit!". Ashtu si i thotë shën Pali Timoteut, Kisha Katolike âsht "kolona dhe themeli i së vërtetës" (I Tim 3:15). Ky Autoritet i Fesë së vërtetë pra asht shën Pjetri dhe tanë pasardhsit e tij legjitimë (që janë ipeshkvij të Romës). Ky premtim që JEZU-KRISHTI i dha shën Pjetrit dhe tanë pasardhsve të tij, hyn në fuqi veçanarisht në kohën kur shën Pjetri, pasardhës i JEZU-KRISHTIT, filloi me kênë koka e Kishës, pra mbas vdekjes dhe Rinjalljes së JEZU-KRISHTIT. »;

Sepse Sh’Ireneu, dishepulli i Polikarpit, që ky i fundit pat marrë msimet prej vetë Apostullit Gjon (Evangjelistit), sh’Ireneu, që ma vonë u ba ipeshkëv i Lionit, t’cilin Lindorët ashtu edhe Prendimorët e rradhisin ndërmjet shkëlqimeve kryesore të Antikitetit Kristjan, tuej dashtë me shpallë doktrinen e marrun prej Apostujve, për me përgenjeshtrue heretikët e kohës së tij, besoi se ishte e panevojshme me numrue vazhdimsitë e tana Kishave me origjinë apostolike, por iu duk e mjaftueshme me i kundërvue novatorve Doktrinen e Kishës Romake, sepse, thote shejti, “âsht e nevojshme që çdo Kishe, që don me thanë besimtarët e përhapun në tanë universin, të bijë dakord, për shkak të supremacisë së saj supreme, me kyt Kishë Romake, në të cilen simbas dishmisë universale, asht ruejtë gjithmonë Tradita që vjen prej Apostujve” (sh'Ireneu, “Kundra Herezive”, libri III, kapitulli 3);

Sepse "Egziston vetëm Nji Zot, vetëm Nji KRISHT, vetëm Nji Kishë dhe vetëm Nji Seli e themelueme mbi Pjetrin prej zânit të Zotit tonë JEZU-KRISHTIT; dhe kjo Seli e Pjetrit âsht Kisha Kryesore ku ka lindë uniteti meshtarak, dhe ku tradhtíja nuk mundet me penetrue." (shën Çiprijani, shekulli II, “De Unitate Ecclesiæ”);

Sepse në vjetin 681 A.D., Papa shen Agathon konvokoi Konçilin e Konstantinopojs (VI ekumenik), pak kohë para rebelimit të Fotit ; qé sesi i shkruen Papa Agaton Perandorit të Lindjes së asaj kohe, letër që u lexue zyrtarisht në Konçil, u aprovue me entuziazëm prej tanë Etënve konçiljarë dhe u vendosë në dokumentet zyrtare të ktij konçili :

« Në sajë të asistencës të fuqishme të shën Pjetrit, Kisha Apostolike, që asht e tija, nuk asht largue kurrë prej rrugës së vërtetës. Kshtu, e gjithë Kisha Katolike, të gjitha Konçilet Ekumenike gjithmonë kanë përqafue me besnikní dhe kanë ndjekë në gjithçka autoritetin e ksaj Kishe Apostolike, mbasi ajo ka autoritetin e Princit të Apostujve. Të tanë Etnit kanë përqafue Doktrinën e saj Apostolike, e përmes ksaj Doktrine kanë shkëlqye dritat ma të ndritshme të Kishës së JEZU-KRISHTIT. Shejtnit doktorë ortodoks e kanë venerue dhe ndjekë kyt Doktrinë Apostolike, kurse heretikët e kanë luftue me tërbim, tuej shpifë kundër saj dhe tuej e përndjekë me blasfemat e tyne plot me urrejtje. Na po ju dërgojmë pra rregullen e Fesë së vërtetë e cila, kjoft në kohë paqet, kjoft në kohë stuhijet, asht ruejtë dhe mbrojtë me zell prej Kishës Apostolike të JEZU-KRISHTIT, e cila, prej hirit të Zotit të Gjithpushtetshëm, kurrë nuk ka me devijue prej shtegut të Traditës së Apostujve dhe kurrë nuk ka me ra në shthurjen e të rejave heretike. Ashtu si e ka marrë Fenë prej themeluesve të saj, Princave të Apostujve të KRISHTIT, ashtu e ka ruejtë kjo Kishë kyt Fé, pa ma të voglën njollë, në sajë të premtimit hyjnuer që vetë Zoti JEZUS, Shelbuesi jonë, i ka ba në Unjill Princit të Apostujve : ‘Pjetër, Pjetër, qe satani ka kërkue me ju blue të tanve si grunin, por UN jam lutë pët ty në mnyrë që Feja jote mos të dështojë (mos të hupet), dhe ti, forcoji vllaznit tuej’. E kshtu kanë veprue gjithmonë, me integritet të plotë, Pontifët apostolikë (Papët), parardhsit e mij. » (Pjesë nga letra e Papës shen Agathon drejtue Perandorit të Lindjes);

Sepse « Selija Shêjte gjithmonë ka besue, Tradita e Kishës Katolike vazhdimisht ka dishmue dhe vetë Konçilet Ekumenike kanë deklarue se në vetë Primatin Apostolik që Pontifi Romak, si pasardhës i sh'Pjetrit, shefit të Apostujve, ushtron mbi Kishen Katolike Universale, përfshihet fuqija supreme e Magjisterit (e Msimdhânjes) apo e Drejta supreme me msue Kishen Katolike Universale. Etnit e Konçilit të IV të Konstantinopojës (869-870 A.D.), tuej u mbështetë mbi konçilet e maparshme, shpallen me nji shprehje solemne Fenë e tyne Katolike : "Rregulla e parë për me u shelbye asht me ruejtë Fenë e vërtetë (Katolike) [...] dhe nuk munden me u përbuzë fjalët e Zotit tonë JEZU-KRISHTIT, që thotë 'Ju jeni Pjetër (shkamb) dhe mbi kyt shkamb do t'ndërtoj Kishen Teme' (sh'Mateu 16:18), fjalë që janë provue t'vërteta nëpërmjet fakteve historike, sepse në Selinë Apostolike Besimi Katolik dhe celebrimi i Doktrinës shêjte Katolike janë ruejtë gjithmone t'papërlyeme. Tuej dishirue, atherë, kurrë mos me u largue prej Fesë Katolike dhe prej Doktrinës së ksaj Selije Apostolike, na shpresojmë me meritue me kênë në bashkimin e vetëm (katolik) që shpallë Selija Apostolike, bashkim në t'cilin uniteti i Besimit Katolik âsht i plotë dhe i vërtetë" (Hrd V 778 f.) [cf. n. 171 f.].

« Për mâ tepër, me aprovimin e Konçilit të II të Lionit (1274 A.D.), Grekët shpallën se "Kisha Shejte Romake mban Primatin e plotë e mâ të naltë dhe ka superjoritetin mbi Kishen Katolike Universale, superjoritet që e deklaron me vërtetsí dhe përvujtni se e ka marrë me fuqinë supreme prej vetë Shelbuesit, në t'lumin Pjetër, shefin ose kreun e Apostujve, paraardhsin e tanë Pontifëve Romakë; dhe mekênse Pontifi Romak e ka për detyrë, mbi tanë të tjerët, me mbrojtë të vërteten e Fesë Katolike, atherë, çdo problematikë që mundet me lindë rreth Fesë, duhet me u vendosë prej gjykimit të tij" [cf. n. 466].

« S'fundmi, Konçili Ekumenik i Firences (1438-1445 A.D.) vendosi se "Pontifi Romak âsht Vikeri (Përfaqsuesi) i vërtetë i KRISHTIT, Shefi i tanë Kishës, Ati dhe msuesi i tanë t'Krishtênve dhe Pontifit Romak, në t'lumin Pjetër, Zoti jonë JEZU-KRISHTI i ka dhanë fuqinë supreme me msue, qeverisë dhe udhëhjekë Kishen Katolike Universale".

« Për me krye kyt detyrë pastorale, pasardhsit tonë, në mnyrë të palodhun, janë kujdesë gjithmonë që Doktrina shelbuese e JEZU-KRISHTIT të përhapej në tanë popujt e botës dhe, me t'njêjtin kujdes, kanë mundsue që kjo Doktrinë, aty ku pranohej, të ruhej e plotë dhe e pakorruptueme. Prandej, ipeshkvijtë e tanë botës, herë individualisht e herë t'mbledhun n'Sinode (Konçile), tuej ndjek nji traditë t'hershme të kishave katolike dhe simbas rregullit t'maparshëm, i paraqitnin ksaj Selije-Shejte kryesisht ato rreziqe që lindnin mbi çështjet e Fesë, në mnyrë që veçanarisht damtimet ndaj Fesë të riparoheshin, aty (n'Selinë-Shejte) ku Feja Katolike nuk mundet me dështue (sh'Bernardi, "Letra 190 drejtue Papës Inoçentit II [ML 182, 1053 D]). Për mâ tepër, Pontifët Romakë, simbas kohnave e rrethanave, nganjiherë tuej thirrë Konçile Ekumenike ose tuej shqyrtue mendimin e Kishës Katolike t'përhapun në tanë boten, e herë të tjera nëpërmjet sinodeve të veçanta, kajherë tuej përdorë mnyra të tjera t'frymzueme prej Providencës hyjnore, kanë vendosë, me ndihmen e Zotit, se katolikët duhen me besue e pranue ato çështje që ato i kanë vlersue se janë n'harmoni me Shkrimet Shejte dhe Traditen Apostolike; SHPIRTI-SHEJT nuk iu premtue pasardhsve të shën Pjetrit që, prej zbulimit të Tij hyjnuer, ata të shpallnin nji doktrinë të re, por me ndihmen e Tij, ata të mbanin të pandryshueme dhe të shpjegonin me besnikní Zbulimin hyjnuer apo Depoziten e Fesë Katolike të trashigueme qysh prej kohës së Apostujve. Me t'vërtetë, tanë Etnit e bekuem dhe Doktorët shejtë e integralisht katolik të Kishës Katolike kanë përqafue, kanë venerue dhe kanë ndjekë Doktrinen apostolike të Pontifëve Romakë, sepse ata e dinin fort mirë se Selija e shën Pjetrit (Selija Shejte) qëndron gjithmonë e paprekun nga çdo gabim, simbas premtimit hyjnor që Zoti dhe Shelbuesi jonë JEZU-KRISHTI i bani shefit t'Apostujve të Tij : "Jam lutë për ty që Féja jote mos të dështojë kurrë, dhe kur t'forcóhesh (prej Zotit), forcóji vllâznit e tu" (sh'Luka 22:32). » (Konçili Ekumenik i Vatikanit, "Konstitucjoni i Parë Dogmatik mbi Kishen e KRISHTIT", Kapitulli 2 : "Vazhdimsíja e Primatit të sh'Pjetrit në mes të Pontifëve Romakë", Sesjoni i katërt, 18 Korrik 1870, Denzinger n. 1832-1837, faqet 455-456);

Sepse « JEZU-KRISHTI ka themelue në Kishë nji Magjister të gjallë (Msimdhanje, Doktrinë)... JEZU-KRISHTI ka dashtë dhe ka urdhnue me forcë që Msimet doktrinale të ktij Magjisteri të pranohen si Msimet e vetë JEZU-KRISHTIT... N'kjoft se Msimi i Kishës do të kishte kund ndonji gabim, atherë do të nxjerrshim si konkluzion se vetë Hyji do t'ishte Autori i gabimit te njerzit, gjâ që na fakt asht absurde... » (Sh. T. Papa Leoni XIII, Letra inciklike "Satis cognitum", 29 Qershor 1896.)

Kujtoni si flet Zoti jonë JEZU-KRISHTI :

« Ai që ju dëgjon (u thotë Apostujve) Më dëgjon dhe ai që ju përbuz, Më përbuz; dhe ai që Më përbuz, përbuz Até që Më ka dërguar. » (Sh'Luka 10:16)

« N'kjoft se vllau yt nuk dëgjon Kishën, atherë ai kjoft për ty si publikani dhe pagani. » (sh'Mateu 18:17)

« Dhe JEZUSI tuej shkue drejt tyne (Apostujve) u tha : Çdo pushtet (fuqi) M'asht dhanë n'Qiell dhe në Tokë. Shkoni pra, msoni tana kombet dhe pagzojini n'emen t'ATITe t'BIRIT e t'SHPIRTIT-SHEJT. Msojini me i mbajtë gjithçka që ju kam urdhnue. E jam me jue, tana ditët, deri në fundin e botës. » (Sh'Mateu, 28:18-20)

Pra, asht e pamujtun që Kisha e JEZU-KRISHTIT e kryesisht Papa të gabojë doktrinalisht, tuej msue doktrina apo msime jo t'krishtena në kundërshtim me Revelacionin hyjnor, sepse vetë JEZU-KRISHTI qëndron me Kishen e Tij Katolike, ashtu siç na ka premtue.

« Dhe Un ka me lutë ATIN dhe ATI ka me ju çue nji tjetër Ngushllues (Paraklet) për me ndej me jue përgjithmonë. » (Sh'Gjoni 14:15-16)

« Parakleti, SHPIRTI-SHEJT, që ATI ka me çue në Emnin Tem, ka me ju msue çdo gjâ dhe ka me ju kujtue gjithçka që ju kam thanë. » (Sh'Gjoni 14:26)

« Kur ka me ardhë ky Shpirt i të vërtetës, Aj ka me ju msue çdo të vërtetë. » (sh'Gjoni 16:13)

Kto tre reference unjillore ktu sipër prej shen Gjonit Apostull hjedhin poshtë çdo mundsi gabimi në Doktrinen e Papës së Romës apo të Kishës Katolike të JEZU-KRISHTIT. Si mundet me msue nji doktrinë të rreme Papa apo Apostujt n'union me Papen kur SHPIRTI-SHEJT qëndron gjithmonë me Papen e Apostujt (pra me hierarkinë e Kishës Msimdhënse), kur SHPIRTI-SHEJT u mson dhe u kujton çdo gja që u ka thanë JEZU-KRISHTI, kur SHPIRTI-SHEJT u mson çdo të vërtetë ? E për ma tepër, kur vetë JEZU-KRISHTI qëndron përditë me Kishen e Tij Katolike, deri në fundin e botës ? Me thanë se Papa apo Kisha Katolike mundet me gabue në Doktinen e saj, don me thanë se JEZU-KRISHTI na paska mashtrue në premtimet e Tija, don me thanë me blasfemue randë kundër vetë Zotit e SHPIRTIT-SHEJT, don me thanë me u vetnda prej JEZU-KRISHTIT e Kishës së Tij Shejte Katolike, don me thanë me iu dorzue djallit e mallkimit të përjetshëm;

Sepse « Apostujt dhe pasardhsit e tyne janë Vikerët (përfaqsuesit) e Zotit në drejtimin e Kishës Katolike, e cila âsht ndërtue mbi Fenë Katolike dhe Sakramentet e Fesë Katolike. Për rrjedhojë, kto Vikerë të Zotit nuk munden me ndërtue nji kishe tjetër, nuk munden me përhapë nji fé tjetër, nuk munden me nxjerrë sakramende të tjera. Përkundrazi, Kisha Katolike âsht ndërtue me Sakramendet që dolen prej Krahnorit të KRISHTIT të kryqzuem. » (Sh'Tomë Akuini, "Summa theologica", Pjesa III, Pyetja 64, artikulli 2, përgjigja e objekcjonit 3)

« Po habitem se sa shpejt keni braktisë até që ju ka thirrë në hirin e KRISHTIT, për me përqafue nji tjetër unjill. Jo se egziston nji unjill tjetër, por ka njerëz që ju turbullojnë dhe dojnë me rrëzue e shkatrrue Unjillin e KRISHTIT. Por n'kjoft se dikush, kjoft ky edhe vetë nà apo n'kjoft se edhe nji engjëll prej Qiellit ju shpall nji tjetër unjill prej atij që nà ju kena shpallë, atherë aj kjoft mallkue. E thashë dhe po e përsëris tashti edhe nji herë : N'kjoft se dikush ju shpall nji tjetër unjill prej atij që ju keni msue, atherë aj kjoft mallkue. A mos jam tuej dishirue nderin e njerzve apo até të Zotit ? A mos jam tuej kërkue me i pëlqye njerzve ? N'kjoft se do të doja t'i pëlqeja njerzve nuk do të isha sherbtori i JEZU-KRISHTIT. » (Prej Letrës së sh'Palit Apostull drejtue Galatve 1:6-10);

Sepse Ligji kishtar 2335 shpallë se ata që ia napin emnin e vet nji sekti masonik apo nji organizate të tillë të ngjashme, që komploton kundër Kishes Katolike apo kundër pushtetit civil legjitim, prej vetë aktit të tyne (ipso facto), ata dënohen automatikisht me dënimin e çkishënimit, i rezervuem Selisë Shejte. Ligji kishtar 2336 shpallë se klerikët që kanë krye fajin e parashikuem në ligjin 2335 (pra që ia kanë dhanë emnin e tyne nji sekti masonik), ata ndëshkohen me pezullim apo hupje të perfitimeve, të postit, të dinjitetit, të pensionit apo të detyres, n'kjoft se kanë pasë nji të tillë në Kishë. Në fakt, Papa sh'Piu X mson se apostatet janë ata t'pagzuem që mohojne publikisht Fene Katolike, me anen e nji akti të jashtëm. Dhanja e emnit nji organizate masonike asht pikërisht nji akt apostazijet, dhe ligji tjetër kishtar 188 § 4 shpallë se ata klerikë që mohojnë publikisht Fenë Katolike, (ipso facto), prej vetë aktit të tyne dhe pa asnji lloj deklarate tjetër të ndonji superiori, ata hupin automatikisht postin e tyne në Kishe dhe ky post mbetet vakant;

"Sejcili duhet me shmangë familjaritetin dhe miqsinë me gjithkênd që dyshohet se asht pjesë e masonerisë apo e grupeve të ngjashme. Njífini prej veprave që bajnë dhe rríni larg tyne. Çdo familjaritet duhet shmangë jo vetëm me ato liberalë t'pafé që propagandojnë haptazi karakterin e sektit masonik por edhe me ato që mshehen nën masken e tolerancës universale, të respektit për tana fetë dhe të dishirës me bashkue Principet e Unjillit me ato të revolucjonit. Kto njerëz kërkojnë me pajtue KRISHTIN me belialin (djallin), Kishen e Zotit me shtetin pa Zot." (Sh. T. Papa Leoni XIII, Letra inciklike "Custodi di Quella Fede", paragrafi 15, 8 Dhetuer 1892)

 

+ Veli dhe grueja +

Kisha Katolike na mson se burrat e gratë nuk kanë të njejtin rol si në Kishë ashtu edhe jashtë saj. "Lëvizja emancipuese" e grues që asht nxitë kryesisht prej judeo-masonerisë, nën pretekstin e rrêmë të "çlirimit" të saj prej "robnisë së ligjeve", nuk asht aspak Katolike por satanike, sepse minon rolin vërtetë të grues në familje dhe synon shkatrrimin e saj, e për rrjedhojë edhe t'shoqnisë, që lind prej familjes dhe mbështetet në té.

Asht e vërtetë se Hyji e bani Adamin prej dheut të tokës, për me diftue, ndër të tjera, se njiri asht dhé (Gjeneza 3:19) e asgja para t'Madhit Zot; e kshtu, tuej kujtue origjinen e tij të ultë, njiri të praktikojë virtytin e përvujtninë, që asht themeli i shêjtnisë.

« Dhe Hyji Zot tha : Nuk asht mirë për njirin me ndêjë vetëm : t'i bajmë nji ndihmse si vedin. » (Gjeneza 2:18)

Hyji nuk e bani Even prej dheut të tokës e as prej kambve t'Adamit, që Adami me e shkelë si skllave; Hyji nuk e nxori Even prej kresë së Adamit, që Adami të ishte i barabartë me Even apo të sundohej prej saj, por Hyji e nxori Even prej krahnorit të Adamit, n'mnyrë që burri t'jetë superjor mbi gruen, n'autoritet e n'gjithshka tjetër, simbas Ligjeve t'Zotit, dhe t'a mbajë n'krahnor, si i thonë fjalës, pra ta dojë, respektojë e ndihmojë gruen e vet si vetvehten. Nga ana tjetër, grueja, sentimentale prej vetë natyrës, mbasi asht nxjerrë nga nji vend afër zemrës, e ka për detyrë me dashtë, ndig'jue, respektue e ndihmue burrin e saj dhe me iu nënshtrue atij, jo si skllave por si ndihmse e bashkshorte, simbas Ligjeve t'Zotit, hierarkisë dhe rangut që vetë Hyji ka themelue në univers, n'mnyrë që burri dhe grueja të jenë të dy nji trup i vetëm (Gjeneza 2:24, Efezjanve 5:31), dhe s'bashkut t'përparojnë përditë drejt shejtnimit dhe jetës t'pasosun. Veli që gratë urdhnohen me mbajtë mbi kokë asht nji shêj i nënshtrimit të tyne ndaj burrave, jo si skllave por si bashkshorte e si ndihmse.

Hyji ka vue nji hierarki midis burrit dhe grues, ashtu si edhe ne elementat e tjerë përbas të universit. Hyji e bani gruen në funksion të burrit, pra jo të pamvarun por ndihmse të burrit dhe e nënshtrueme ndaj tij. (Gjeneza 2:18) Burri asht krijue për Hyjin kurse grueja për burrin, pra varet prej burrit :

« Gratë t'u nënshtrohen burrave (bashkshortve) të tyne, ashtu si JEZU-KRISHTIT, sepse bashkshorti asht koka e grues (bashkshortes), ashtu si JEZU-KRISHTI asht Koka e Kishës : AJ asht Shelbuesi i Trupit të Tij. Prandej, ashtu si i nënshtrohet Kisha JEZU-KRISHTIT, ashtu edhe gratë t'i nënshtrohen burrave (bashkshortve) të tyne, NE GJITHÇKA. Bashkshortë (burra), dueni bashkshortet (gratë) tueja ashtu si KRISHTI deshti Kishen dhe sakrifikoi Vedin për té... Prandej edhe burrat duhen me dashë gratë e tyne ashtu si duen trupin e vet. Aj që don gruen e vet, don vetvedin.... Pra sejcili prej jush të dojë gruen e tij si vetvedin, kurse grueja të drojë (respektojë) burrin e vet. » (Prej Letrës së sh'Palit drejtue Efezjanve 5:22-33)

« Bashkshortë, dueni bashkshortet tueja ashtu si KRISHTI deshti Kishen dhe sakrifikoi Vedin për té. » (Prej Letrës së sh'Palit drejtue Efezjanve 5:25)

Ja edhe ndonji shembull tjetër kur tregohet kjart autoriteti i burrit mbi gruen dhe jo anasjelltas :

« Gratë të mbajnë heshtje në Kisha, sepse nuk u lejohet me folë... Por n'kjoft se dishirojnë me msue ndonji sênd, të pvesin burrat e tyne n'shpî, sepse âsht e turpshme për nji grue me folë në Kishë. » (Prej letrës së parë të sh'Palit Apostull drejtue Koríntasve 14:34-35)

« Grueja të msojë në heshtje, me nji nënshtrim të plotë ndaj Kishës, sepse nuk duroj që grueja të msojë të tjerët apo të ketë autoritet mbi burrin, por të qëndrojë në heshtje. Adami i krijue i pari e mandej Eva. Dhe Adami nuk u mashtrue por Eva mbasi u mashtrue, râ në mkat. Megjithaté, grueja ka me u shelbue nëpërmjet lindjes së fmijve, n'kjoft se ajo vazhdon me pasë Fenë, Dashtnínë, Shêjtnimin dhe vetkontrollin. » (Prej letrës I të sh'Palit Apostull drejtue Timoteut 2:11-15)

"Adami nuk ra në mkat si gueja, por aj ra prej mashtrimit, suprizës : Adami e la vedin me ra në mkat për dashtni për gruen e vet, që Hyji ia kishte dhanë si ndihmse e bashkshorte. Mekense grueja asht mashtrue n'kyt mnyrë prej djallit, ajo nuk mundet me marrë misionin me msue të vërtetën. Grueja, shton shën Gjon Krizostomi (gojarti), ka msue keq njiherë, dhe kshtu ka shtye burrin e vet e tanë njerzimin në mallkim; për kyt arsye, ajo nuk duhet me msue mâ, por ajo duhet të heshtë dhe të msojë prej burrit (bashkshkortit) me folë e veprue mirë." (Komentet biblike të Dr. Allioli-t mbi Tim. II, 11-15, aprovue prej Selisë-Shejte, vjeti 1868, vol. VIII, f. 175)


Po theksoj se ky nënshtrim i grues ndaj burrit nuk asht aj i nji skllaveje, por i nji ndihmëse dhe bashkshorteje.

Emancipimi i grues "së kohve moderne" apo barazimi i të drejtave mes burrit dhe grues kundërshton dhe përmbys rëndin shoqnor që vetë Hyji Krijues ka themelue në botë; respektimi dhe zbatimi i ktij rendi dhe i ksaj hierarkíje natyrisht prodhon harmoní, ekuilibër dhe paqe, në familje e shoqní, kurse shkelja e tij natyrisht sjell çrregullim, grindje, rebelim e shkatrrim mardhanjesh mes burrit e grues, në familje, në shoqní e kudo.

Mbajtja e velit (shamisë) prej gruas ka kênë nji rregull universalisht i praktikuem prej popullit të zg'jedhun të Zotit, pra prej popullit hebraik, simbas vetë Ligjit mozaik, dhe nji mnyrë me e çnderue gruen ishte ma ia hjekë velin prej kresë.

Në Beslidhjen e Ré, mbajtja e velit prej grues në asambletë shêjte asht nji rregull i vendosun prej Papës shën Lin, i dyti mbas shën Pjetrit, bazue mbi vetë Shkrimet Shejte :

« Linus, natione Italus Tusciae, patre Herculano, sedit ann. XI m. III d. XII. Fuit autem temporibus Neronis, a consulato Saturnini et Scipionis usque ad capitone et Rufo consulibus. Martyrio coronatur. [a] Hic ex praecepto beati Petri constituit ut mulier in ecclesia velato capite introiret. Hic fecit ordinationes II, episcopos XV, presbiteros XVIII. Qui sepultus est iuxta corpus beati Petri, in Vaticano, sub die VIIII kal. octubris. » (Abbé Duchesne, "Liber Pontificalis", 1886).

"[a] Simbas urdhnit të shën Pjetrit, Papa shën Lin dekretoi se gratë duhet të hyjnë në kisha me kokën të mbulueme." (Idem.)

« Burri me të vërtetë nuk duhet me mbulue kryet, sepse aj asht imazhi dhe lavdija e Hyjit, kurse grueja asht lavdija e burrit... Burri nuk u krijue për gruen por grueja për burrin. Prandaj grueja duhet me pasë nji vel mbi krye, për arsye të engjëjve. » (Prej Letrës I të sh'Palit drejtue Korintasve 11:7-10)

Por edhe jashtë asambleve shejte, pra në jeten e përditshme, në kombet ku mbretnonte legjislacioni i krishtene, gratë e krishtena ishin me shami (vel) në kokë, për respekt e nënshtrim ndaj bashkshortve të tyne, simbas ligjeve t'krishtena, jo si skllave por si ndihmse e bashkshorte. Dikur në vendet e krishtena europiane, vetëm gratë e pandershme qarkullonin ose pa vel ose me kryet e rruem. Tradita e mirë e mbajtjes së velit asht ruejtë edhe te na, e deri në ditët tona, në shumë krahina të Shqipnisë, ndoshta pa e dijtë domethanjen e saktë, por thjesht tuej respektue nji traditë të moçme.

Si konkluzion, në nji shoqni të mirë-organizueme, simbas Ligjeve të Zotit e shejtes Kishë Katolike, grueja apo vajza, sidomos mbas moshës së arsyes (7 vjeçare), asht mirë me mbajtë nji shami (vel) mbi kokë : praktikë kjo e detyrueshme mbrenda kishave, dhe e rekomandueme jashtë tyne, ashtu si asht veprue me shekuj me radhë, jo vetëm në shoqninë hebraike para JEZU-KRISHTIT, por edhe mbas themelimit e përhapjes së Krishtënimit, themelit të shoqnive të reja europiane e botnore. Kjo traditë e mirë ka fillue me u minue prej aktivitetit subversiv të sinagogës talmudike, sidomos mbas Rilindjes europiane e luftave dhe revolucioneve të ndryshme që pasuen, me qëllim korruptimin dhe shkatrrimin e civilizimit t'krishtenë. E ky rrënim i planifikuem etiketoi si element kryesuer gruen, djepin e familjes dhe të kombeve, për me mujtë me shkatrrue mandej si familjen ashtu edhe kombet në tansi, për me i bashkue në vijim tana rracat në nji republike botnore, sklleven të hegjemonisë globaliste talmudike.

Në dokumentat e Kongresit masonik të Zvicrës, vjeti 1928, ndër të tjera shkruhej :

« Feja nuk ka frigë majen e thikës por mundet me râ nën peshen e korrupsjonit. Mos t'lodhena pra kurrë tue korruptue, ndoshta tue shfrytzue pretekstin e higjenës, sportit, stinës, etj. Për me korruptue duhet që bijtë tonë t'realizojnë idenë e nudo-s (lakuriqsísë). Për me shmangë çdo pengesë duhet me proçedue metodikisht : n'fillim lakuriq gjysët e krahve, mandej gjysët e kambve, mandej krahët e kambët komplet lakuriq, pra pjesët superiore të gjoksit, të shpinës, etj. » (Cfr. « Revue Internationale des Sociétés Secrètes », Paris, 1928, pp. 2062-2063)

Direktivë masonike : "Fitorja jonë e parë duhet me kênë ajo mbi gruen. Grueja duhet lirue prej zinxhirve të Kishës dhe të ligjeve... Për me rrëzue Katoliçizmin duhet me fillue me zhdukë dinjitetin e grues, të cilën duhet ta korruptojmë s'bashkut me Kishen. Të përhapim praktiken e nudo-s : n'fillim krahët, mandej kambët e s'mbramit tanë trupin. N'fund, njerzit kanë me lëvizë lakuriq, apo gadi ashtu, pa iu dridhë qerpiku. E kshtu, mbas hekjes së modestisë, ka me u fikë ndjenja e t'shêjtes, ka me u dobësue morali dhe feja ka me dekë prej asfiksisë."

« Asht evidente në mnyrë t'padiskutueshme se qëllimi i tyne final âsht çrrânjosja totale e tanë rendit fetar dhe politik n'botë, të lindun prej Krishtënimit, dhe zvendsími i tij me nji tjetër rend, n'harmoní me mnyren e tyne t'menduemit. Kjo don me thanë se themeli dhe ligjet e strukturës së re të shoqnisë kanë me u bazue ekskluzivisht mbi natyralizmin. » (Shêjtníja e tij, Papa Leoni XIII, Letra inciklike "Humanum Genus", 20 Prill 1884, kundër judeo-masonerisë)

Qé si u shkruen agjenti çifut "Piccolo Tigre" antarëve t'nji shoqnie sekrete në vjetin 1838 :

« [...] Nji ramje thiket nuk përfaqëson kurrgjâ, nuk prodhon asgjâ. Bota nuk don me ia dijtë për disa kadàvra t'panjoftuna në rrugë, viktima t'hakmarrjes t'shoqnive sekrete... Bota nuk ka kohë me ndigjue thirrjet e fundit t'viktimes; ajo ecë përpara dhe harron. Ne, Nubius, vetëm ne mundena me ia ndalë marshin asaj. Katoliçizmi dhe monarkite nuk kanë mâ frigë prej thikës t'mprehtë, por kto dy baza t'rêndit shoqnuer munden me u rrzue me anen e korrupsionit. Mos t'pushojmë pra korrupsionin. Tertulliani kishte t'drejtë kur thote se gjaku i martirëve âsht fara e krishtênve. Mos t'krijojmë atherë martirë por t'popullarizojmë veset n'popull. T'bâjmë që ato t'zhyten n'vese me të tâna shqisat, t'pijnë, të dehen n'to... Mbushni zemrat me vese dhe nuk do t'keni mâ t'krishtênë. Mbani meshtarin larg prej punës, prej elterit, prej virtyteve. Përpiquni me squetsí me xanë mendimet dhe kohen e tij. Bàjeni dembel, gryks dhe patriot. Ai ka me u bâ ambicioz, intrigant dhe i korruptuem. N'kyt mnyrë ju do ta kryeni detyrën tuej nji mijë herë mâ mirë sesa me tehun e thikës...

« Ne po korruptojmë popullin me anen e klerit, dhe klerin, me anen e agjentve tonë, kshtû që nji ditë kena me e futë Kishen Katolike n'vorr. Para do kohësh kam ndigjue nji shokun tonë tuej thanë se n'kjoft se dojmë me shkatrrue Katoliçizmin, duhet me eliminue gratë. Kto fjalë janë t'verteta n'nji farë kuptimit, por mbasi nuk mundena me i eliminue gratë, t'i korruptojme edhe ato s'bashkut me Kishen... Thika mâ e mirë me i râ Kishes Katolike âsht korrupsioni. N'punë pra, pa pushim, deri n'fund...» (Imzot George Dillon, "The War of Antichrist with the Church and the Christian Civilization", 1885)

« Me rrxue tanë kufijtë, shton Claudio Jannet në vepren e Atë Deschamps, me hjekë tana kombsitë, tuej fillue prej ma t'voglave, drejt nji Shteti t'vetëm, me zhdukë çdo lloj ideje t'patriotizmit, me e bâ t'përbashkët boten mbarë, që i përket tanvet, me prishë, me dredhí apo me forcë, tana traktatet, me përgaditë gjithçka për nji demo(n)kraci të gjanë, ku rracat e ndryshme të shtazënueme prej tana llojeve t'imoralitetit kanë me kênë veç departamente t'administrueme prej logjeve të nalta (masonike) dhe prej Antikrishtit, diktatorit suprem, i bamë për tà zoti i tyne i vetëm : ky asht pra plani i shoqnive sekrete. » (Mgr Henri Delassus, « La conjuration antichrétienne », vjeti 1910, vol. II, f. 596)

« Ne druejmë se rezultati i ktij konfuzioni në punë, përfituesi i ktij aktiviteti social kozmopolit, mund të jetë vetëm nji demokraci, që nuk ka me kênë as katolike, as protestante e as çifute, nji fé (ashtu si thojnë edhe vetë drejtuesit e lëvizjes së Sionit) mâ universale se Kisha Katolike, që ka me mbledhë tanë njerzit, të bamë s'fundit vllazen e shokë proletarë, në "mbretninë e zotit". Nuk punohet mâ për Kishen Katolike, por për humanizmin.

« E tashti, të depertuem prej trishtimit mâ të madh, e pvesim vedin se ku përfundoi katoliçizmi i ditëve të para të lëvizjes së Sionit ? Mjerisht, kjo lëvizje dikur aq katolike, âsht xanë peng, në rrugen e saj, prej anmiqve modernë të Kishës Katolike dhe âsht kthye tashma në nji instrument të mjerë të lëvizjes së madhe apostate, e cila âsht e organizueme në të tana vendet për themelimin e nji Kishe universale që nuk ka me pasë as dogma, as hierarki, as rregull për shpirtin e as frê për pasionet, e cila nën pretekstin e lirisë dhe dinjitetit njerzuer, planifikon me vendosë në botë, n'kjoft se do të triumfonte, mbretninë zyrtare të dredhisë, të forcës, të shtypjes së t'dobtëve dhe të atyne që vuejnë dhe punojnë. Na i njofim mâ mirë sa s'bahet ofiçinat [logjet judeo-masonike] ku përpunohen kto doktrina perverse, të cilat nuk kanë me mujtë me i mashtrue shpirtnat largpamës. » (Shejtnija e Tij, Papa sh'Piu X, "Letra mbi Sionin", 31 Gusht 1910)

Asht e randsishme pra me luftue për rivendosjen e traditave t'krishtena në shoqnitë e sotme t'paganizueme e apostate, përfshi ktu vendosjen e velit mbi gruen, simbas Ligjeve të krishtena e jo simbas islamit apo besimeve tjera të rreme. Në kyt mnyrë luftohet plani totalitar i gobalistve dhe përshpejtohet restaurimi i Katoliçizmit në boten mbarë, ashtu si flasin profecitë e vjetra.

giovedì, luglio 21, 2022

 

Sistemi djallzor demonkratik
 
Kuptimi themeltar i fjalës « demokraci » vjen prej greqishtes : ''demos'' – popull dhe ''kratein'' – me komandue. Pra sistemi demokratik asht aj sistem ku asht populli aj që komandon, që vendos si sovran, si mbret, se cila asht e drejta dhe e mira e tij, dhe gjithçka ndërtohet apo kryhet në funksion të popullit apo njirit ; pra njiri asht në qendër të gjithçkajet dhe gjithçka duhet t'i shërbejë njirit. Dhe ajo që asht edhe ma blasfemuese dhe satanike në kyt sisitem luçiferjan asht se simbas demokracisë edhe vetë HYJI, KRIJUESI i gjithsisë, u doka me i shërbye njirit dhe me mbrojë ''të drejtat e njirit'', cilado kjoshin ato : në të vërtetë nuk bahet ma fjalë për të dreja por abuzime të randa, kur përbuzen Ligjet hyjnore për me akomodue rebelimin e njirit kundër HYJIT dhe Ligjeve të Tija hyjnore. Në sistemin demonkratik HYJI dhe Ligjet e Tija nxirren jashtë prej sferës politike e publike, ku sundon rebelimi luçiferjan i njirit.

Kisha e vetme e JEZU-KRISHTIT, Nji, Shejte, Katolike, Apostolike dhe Romake, kurrë nuk e ka aprovue apo mbrojtë kyt sistem humanocentrik e demonkratik por mbron dhe shpallë vetëm at sistem Kristocentrik ky HYJI e JEZU-KRISHTI, Zot e Mbret, asht në qendër të shoqnisë njerzore, në familje, në qeveri, në kombe, në kushtetuta e gjithkund, dhe nuk ka shelbim vetëm në JEZU-KRISHTIN dhe në Kishen e Tij Katolike Romake.

Në të kundërt, asht kisha e re konçiljare, humanitare, antikristike, që uzurpon djallzisht emnin e Kishës Katolike dhe që propagandon kultin e njirit, siç deklaronte publikisht apostati Montini – i njoftun si Pali VI (7, 12, 1965), ajo që mbron e përpiqet me themelue nji kishë humanitare botnore, në thelb luçiferjane, që bazohet në rebelimin e njirit kundër Zotit dhe Ligjit të Tij (të njoftuna si ''të drejtat e njirit'') si dhe në dokumentin blasfemues të Abu-Dabit, simbas të cilit HYJI paska dishirue dhe krijue pluralizmin e tana feve të ndryshme. Deklarata të tilla tejet sakrilegje dhe idhujtare kundër Dekalogut dhe kryesisht kundër Urdhnimit të Parë, përpjekje të tilla kriminele që synojnë me ndërtue nji urdhën të ri botnuer revolucjonar antiZot e babilonik kanë vetëm nji fund : asgjesimin e kombeve dhe të njirit modern ateist e apostat. KYRIE ELEISON !!!

 

 Roli i grave në Kishë

 

Kisha Katolike na mson se burrat e gratë nuk kanë të njejtin rol në Kishë. Lëvizja "emancipuese" e grave që asht nxitë kryesisht prej judeo-masonerisë, nën pretekstin e rrêmë të "çlirimit" të tyne prej "robnisë së ligjeve", nuk asht aspak Katolike por satanike, sepse minon rolin vërtetë të grues në familje dhe synon shkatrrimin e saj, e për rrjedhojë edhe t'shoqnisë, që lind prej familjes dhe mbështetet në té.

Hyji e bani Adamin prej dheut t'okës, për me diftue, ndër të tjera, se njíri asht dhé (Gjeneza 3:19) e asisênd para t'Madhit Zot, n'mnyrë që njíri, tue kujtue origjinen e tij t'ultë, t'praktikojë virtytin e përvujtnísë, që asht themeli i shêjtnísë.

« Dhe Hyji Zot tha : Nuk asht mirë për njírin me ndêjë vetëm : t'i bajmë nji ndihmse si vêdin. » (Gjeneza 2:18)

Hyji nuk e bani Even prej dheut t'okës e as prej kâmbës s'Adamit, që Adami me e shkelë si skllave, nuk e bani as prej kresë t'Adamit, që Adami me u sundue prej Evës, por Hyji e bani Even prej krahnorit t'Adamit, n'mnyrë që burri t'jetë superjor mbi gruen, n'autoritet e n'gjithshka tjetër, simbas Ligjeve t'Zotit, dhe t'a duejë, respektojë e ndihmojë gruen e vet si vedin. Nga ana tjetër, grueja e ka për detyrë me dashtë, ndig'jue, respektue dhe ndihmue burrin e saj, jo si skllave por si ndihmse e bashkshorte, simbas Ligjeve t'Zotit, n'mnyrë që të dý t'jenë nji trup i vetëm (Gjeneza 2:24, Efezjanve 5:31) dhe s'bashkut t'përparojnë përditë drejt shêjtnimit dhe jetës t'pasósun.

« Bashkshortë, dueni bashkshortet tueja ashtu si KRISHTI deshti Kishen dhe sakrifikoi Vedin për té. » (Prej Letrës së sh'Palit drejtue Efezjanve 5:25)

Vetë veli që gratë urdhnohen me mbajtë (sod vetëm n'Kisha e dikur gjithkund n'shoqnítë e maparshme zyrtarisht katolike) asht nji shêj i respektit dhe përuljes së tyne ndaj burrave, si bashkshorte e si ndihmse, e jo si skllave.

« Burri me të vërtetë nuk duhet me mbulue kryet, sepse aj asht imazhi dhe lavdija e Hyjit, kurse grueja asht lavdija e burrit... Burri nuk u krijue për gruen por grueja për burrin. Prandaj grueja duhet me pasë nji vel mbi krye, për arsye të engjëjve. » (Prej Letrës I të sh'Palit drejtue Korintasve 11:7-10)

« Gratë të mbajnë heshtje në Kisha, sepse nuk u lejohet me folë... Por n'kjoft se dishirojnë me msue ndonji sênd, të pvesin burrat e tyne n'shpî, sepse âsht e turpshme për nji grue me folë në Kishë. » (Prej letrës së parë të sh'Palit Apostull drejtue Koríntasve 14:34-35)

Me arsye dhe vetëm kur nuk ka burra në Kishë, gratë munden me iu përgjigjë lutjeve të meshtarit gjatë Meshës Shêjte. Sidokjoft, gratë nuk lejohen në asnji mnyrë me iu afrue Elterit, por munden me u përgjigje prej lerg. (Kanoni 813)

« Grueja të msojë në heshtje, me nji nënshtrim të plotë ndaj Kishës, sepse nuk duroj që grueja të msojë të tjerët apo të ketë autoritet mbi burrin, por të qëndrojë në heshtje. Adami i krijue i pari e mandej Eva. Dhe Adami nuk u mashtrue por Eva mbasi u mashtrue, râ në mkat. Megjithaté, grueja ka me u shelbue nëpërmjet lindjes së fmijve, n'kjoft se ajo vazhdon me pasë Fenë, Dashtnínë, Shêjtnimin dhe vetkontrollin. » (Prej letrës I të sh'Palit Apostull drejtue Timoteut 2:11-15)

"Adami nuk ra në mkat si gueja, por aj ra prej mashtrimit, suprizës : Adami e la vedin me ra në mkat për dashtni për gruen e vet, që Hyji ia kishte dhanë si ndihmse e bashkshorte. Mekense grueja asht mashtrue n'kyt mnyrë prej djallit, ajo nuk mundet me marrë misionin me msue të vërtetën. Grueja, shton shën Gjon Krizostomi (gojarti), ka msue keq njiherë, dhe kshtu ka shtye burrin e vet e tanë njerzimin në mallkim; për kyt arsye, ajo nuk duhet me msue mâ, por ajo duhet të heshtë dhe të msojë prej burrit (bashkshkortit) me folë e veprue mirë." (Komentet biblike të Dr. Allioli-t mbi Tim. II, 11-15, aprovue prej Selisë-Shejte, vjeti 1868, vol. VIII, f. 175)

Komenti i masipërm nuk asht absolut dhe ka përjashtime, pa dyshim; sidokjoft, rregulla e përgjithshme e përjashton gruen prej fushës së msimdhanjes publike, tuej e kufizue kyt veprimtari në sferën private e familjare, n'varsi të hireve që ka marrë prej Hyjit për nji detyrë të tillë.

Fjalët që citova ktu ma nalt mbi gratë janë vetë Fjalët e Zotit që flet nëpërmjet sh'Palit, e n'kto fjalë nuk ka urrejtje e as paragjykime ndaj grave, sepse me i gjykue ndryshej asht me blasfemue e fye randë Hyjin, i Cili na don të tanvet me nji Dashtní hyjnuere t'pafundme, por që ka vue nji rregull në Kishë, në botë e n'univers, pra gjithkund :

"Hyji ka rregullue gjithshka me masë, numër e peshë." (Dija 11:21)

Ata që e respektojnë dhe e mbajnë kyt rregull tërhjekin mbi vedi bekimin e Zotit, kurse ata që e përbuzin kyt rregull, tërhjekin mbi vedi mallkimin e Tij :

"Qé pra, po vêj para jush sod nji bekim dhe nji mallkim : nji bekim, n'kjoft se i bíndeni Ligjeve të Zotit, Hyjit tuej,... dhe nji mallkim, n'kjoft se nuk i bíndeni Ligjeve të Zotit, Hyjit tuej... » (Deuteronomi 11:26-28)

Qé si komenton Monsinjor Gaston de Ségur, prelati domestik i Papës Piu IX :

« Zojat të merren me çeshtjet e tyne personale, me familjen e tyne dhe veprat e tyne të mira, me punet e tyne të kandshme dhe të dobishme dhe mos të ndërhyjnë ma në fushen e teologjisë dhe në até të t'drejtes kanonike. Kjo fushë, si fusha e luftës, nuk âsht per tà. Asht plotsisht e lejueme për zojat me u marrë me Fenë dhe Doktrinen shejte katolike, biles ata e kanë për detyrë për shelbimin e shpirtnave të tyne, por të merren si zojat, me butsí, modestí dhe nënshtrim të plote ndaj Kishës Katolike.

« Në kohën e herezisë janseniste ishin pikërisht zojat që përhapen kyt sekt; sallonet e Parisit dhe kështjellat ishin mbushë me gra teologe që citojshin tekste, komentojshin shën Agustinin, talleshin me Papen dhe Romen. Në kohen e diskutimeve mbi Pagabueshmëninë Papale, kena pâ të riprodhueme fushaten e grave teologe, që vejshin autoritetin e nji ipeshkvi, shkrimin e nji reviste mbi autoritetin e Papës dhe Konçilit Ekumenik... » (Veprat e Monsinjorit de Ségur, 1877, vellimi VI, faqet 412-415)

Ndërhyemja përherë e mâ shumë abuzive e grave në ceremonitë moderniste, jokatolike në dioqeza asht nji tregues i kjartë se kto vende kulti sod për sod nuk drejtohen prej Kishës Katolike Romake, Kishës të themelueme prej vetë Zotit tonë JEZU-KRISHTIT, por janë t'okupueme prej nji kishe tjetër, kishës moderniste postkonçiljare, e themelueme prej tradhtarve e anmiqve të Zotit, e cila punon pa pushim drejt formimit të kishës humnitare botnore të Urdhnit të Ri botnuer. Kisha Katolike Romake, zani i Zotit mbi tokë, nuk mundet kurrë me kundërshtue as Shkrimet Shêjte e as Traditen e saj Shejte Apostolike, Ajo nuk mundet me msue nji unjill të ri :

« Po habitem se sa shpejt keni braktisë até që ju ka thirrë në hirin e KRISHTIT, për me përqafue nji tjetër unjill. Jo se egziston nji unjill tjetër, por ka njerëz që ju turbullojnë dhe dojnë me rrëzue e shkatrrue Unjillin e JEZU-KRISHTIT. Por n'kjoft se dikush, kjoft ky edhe vetë nà apo n'kjoft se edhe nji engjëll prej Qiellit ju shpall nji tjetër unjill prej atij që nà ju kena shpallë, atherë aj kjoft mallkue. E thashë dhe po e përsëris tashti edhe nji herë : N'kjoft se dikush ju shpall nji tjetër unjill prej atij që ju keni msue, atherë aj kjoft mallkue. A mos jam tuej dishirue nderin e njerzve apo até të Zotit ? A mos jam tuej kërkue me i pëlqye njerzve ? N'kjoft se do të doja t'i pëlqeja njerzve nuk do të isha sherbtori i JEZU-KRISHTIT. » (Prej Letrës së sh'Palit Apostull drejtue Galatve 1:6-10)

« Anmiq shumë tinzàrë dhe t'pafé kanë mbushë me idhnim Kishen Katolike, Nusen e Qingjit t'papërlyem... dhe kanë vue duert e tyne mbi gjithçka që Ajo ka mâ t'shêjtë. Aty ku Froni i sh'Pjetrit dhe i s'vërtetës kjé krijue si nji dritë për kombet, njatý kta anmiq kanë vue fronin e tyne të neverisë dhe t'mosbesimit, në mnyrë që mbasi t'i bien Bariut [Papës], t'munden me shpërndâ grégjen [besimtarët].

« O shêjti Mikael, Gjeneral i pamposhtun, ejani, pra, në ndihmë të popullit të Zotit kundër sulmeve të shpirtnave të kqij e nepja fitoren dhe triumfin. » (Paragrafi i zhdukun prej egzorçizmit të Papës Leoni XIII, 13 Tetuer 1884).