domenica, giugno 01, 2014

Nândshe lutjet në përgaditje të Festës së Rrëshajës 

(Ulja e SHPIRTIT-SHEJT) 

- Dita e tretë -





« O Virgjën MARI, Virgjën e lavdishme, e xanun pa mkat, Nâna e Zotit, Mbretnesha e engjëjve dhe e njerzve, dishiroj me nderue, nëpërmjet ksaj Nândsheje, tërhjekjen shêjte ku ju qëndruet s'bashkut me Apostujt, nandë ditë mbas Ngritjes së Zotit tonë JEZU-KRISHTIT në Qiell e deri në Uljen e SHPIRTIT-SHEJT, me qëllim me përfitue mbrojtjen tuej të fuqishme për me u përgaditë për Festen e Rrëshajës, ditë kur Kisha Katolike celebron kujtimin e ksaj ngjarjeje të mrekullueshme dhe kërkon me zell që, si dikur edhe tash, SHPIRTI-SHEJT të ulet mbi t'Krishtênët, për me prodhue në shpirtat e tyne po të njêjtat mrekullina. 

« Ju lutem, më siguroni hirin për me ndie nevojen që kam për tana Dhuntitë e SHPIRTIT-SHEJT, hirin me I kërkue përditë, hirin me kênë i dêjë me I marrë nëpërmjet dlirtsisë dhe meditimit, hirin, s'fundmi, me marrë tansisht, në kyt ditë, dhe me ruejtë deri në vdekje, Dhuntitë e Shkencës, të Dijes, të Inteligjencës, të Devoçmënisë, të Kshillës dhe të Druejtjes së Zotit; dhuntitë e lutjes, të pendesës dhe të përputhjes më Vullnesen Hyjnore; dhuntitë e Fesë Katolike dhe të Dashtnisë perfekte për Zotin dhe t'afërmin, për dashtni për Zotin. 

« Ju lutem, boshatisni zemren teme të shkretë prej tana krijesave, në mnyrë që JEZUSI t'a mbushë, më bollek, me Shpirtin e Tij ngushllues. 

« Ju lutem, denjóni me lutë Birin tuej që t'më napin SHPIRTIN-SHEJT dhe që t'A shpërndajë në tanë boten, për me rinovue tana shpirtnat dhe për me i nalcue në rangun e kontemplacjonit dhe dishirës të t'mirave qiellore.

« O Virgjën MARI, që jeni gjithmonë e mbushun me SHPIRTIN-SHEJT, i Cilli u ul në mnyrë të dukshme mbi jue dhe mbi Apostujt, 10 ditë mbas Ngritjes së JEZU-KRISHTIT në Qiell, ju lutem më siguroni hirin që edhe un t'jem i mbushun me SHPIRTIN-SHEJT, diten e Rrëshajës, për me shpallë me guxim Fenë Katolike, për me kapërcye tana tundimet dhe për me veprue, tash e mbrapa, vetëm prej nxitjes së SHPIRTIT-SHEJT. » 

Mandej thuhen kto lutje, gjatë 9 ditve, tuej fillue prej ditës së sotme, 30 Maj 2014 : VENI CREATOR..., PATER NOSTER..., AVE MARIA..., GLORIA PATRI..., diten e Festës dhe gjatë Oktaves (8 ditve pasuese). » ["Livre d'or des âmes pieuses" (Libri i artë i shpirtnave t'devoçme), vjeti 1893, faqet 537-538]


VENI, Creator Spiritus


VENI, Creator Spiritus,
mentes tuorum visita,
imple superna gratia
quae tu creasti pectora.

Qui diceris Paraclitus,
altissimi donum Dei,
fons vivus, ignis, caritas,
et spiritalis unctio.

Tu, septiformis munere,
digitus paternae dexterae,
Tu rite promissum Patris,
sermone ditans guttura.

Accende lumen sensibus:
infunde amorem cordibus:
infirma nostri corporis
virtute firmans perpeti.

Hostem repellas longius,
pacemque dones protinus:
ductore sic te praevio
vitemus omne noxium.

Per te sciamus da Patrem,
noscamus atque Filium;
Teque utriusque Spiritum
credamus omni tempore.

Deo Patri sit gloria,
et Filio, qui a mortuis
surrexit, ac Paraclito,
in saeculorum saecula.
Amen.


PATER NOSTER

PATER NOSTER, qui es in caelis, sanctificetur nomen tuum. Adveniat regnum tuum. Fiat voluntas tua, sicut in caelo et in terra. Panem nostrum quotidianum da nobis hodie, et dimitte nobis debita nostra sicut et nos dimittimus debitoribus nostris. Et ne nos inducas in tentationem, sed libera nos a malo. Amen.

AVE MARIA

AVE MARIA, gratia plena, Dominus tecum. Benedicta tu in mulieribus, et benedictus fructus ventris tui, IESUS. Sancta MARIA, Mater Dei, ora pro nobis peccatoribus, nunc, et in hora mortis nostrae. Amen.

GLORIA PATRI

GLORIA PATRI, et FILIO, et SPIRITUI SANCTO. Sicut erat in principio, et nunc, et semper, et in saecula saeculorum. Amen.


Përveç lutjeve t'masipërme, po shtoj edhe disa meditime e lutje shêjte, të përgadituna prej etënve françeskaj të Kanadasë, të Provincës së Kebékut, të cillat munden me u krye gjatë ksaj Nândsheje shêjte, në përgaditje dhe pritje të Festës së Rrëshajës. 


Lutje e sh'Alfons-MARIA Liguorit, për me u rrecitue çdo ditë të Nândshes : 

Lutje për Diten e Tretë


« SHPIRT-SHEJT, Ngushllues hyjnor ! Ju adhuroj si Zotin tem të vërtetë, ashtû si ATIN Hyjnor dhe BIRIN Hyjnor. Ju bekoj, tuej u bashkue me bekimet që merrni prej engjëjve e serafínve. Ju ofroj zemren teme me tana ndjenjat e saja dhe ju falenderoj me gjithë shpirt për të tana mirsitë që keni përhapë dhe përhapni pa pushim në botë. Ju që jeni Krijuesi i tana dhuntive të mbinatyrshme dhe që keni mbushë me ndera të jashtzakonshme shpirtin e Shêjtes Nânës tenZot, Virgjinës MARI, po Ju lutem, me ardhë me m'pâ me hirin Tuej e dashtninë Tuej dhe me m'dhurue Dhuntinë e Shkencës, në mnyrë që të njof mirë gjânat e Zotit dhe që, i ndriçuem prej udhëzimeve Tueja shêjte, të mundem me ecë, pa u shmangë kurrë, në rrugen e shelbimit tem t'përjetshëm. Ashtu kjoft. »


Meditim për Diten e Tretë

Mbi Dhuntinë e Shkencës
(Vesi i kundërt me kyt dhuntí âsht idhními)


« Shkenca âsht nji dhuntí e SHPIRTIT-SHEJT që përfekcjonon gjykimin dhe na ban me dallue me siguri të vërteten prej të rrêmes, të miren prej të keqes. 

« Dhuntija e Shkencës âsht e kundërta e idhnímit [zemërimit, inatit]. Kjo dhuntí na difton me kjartsí se të mirat dhe të kqijat e ksaj bote nuk janë as të mira të vërteta e as të kqija të vërteta; ajo që quhet e keqe prej njerzve, si për shembull, vorfníja, përvujtníja e vuejtja, nuk janë të kqija të vërteta, e ajo që quhet e mirë prej njerzve, si për shembull, pasuníja, nderi e qejfet, nuk janë të mira të vërteta, por ato, shpesh herë, janë nji e keqe dhe nji rrezik. I Krishtêni që, prej hirit të Dhuntisë së Shkencës, i din tana, e vullnedi i t'cillit âsht i bashkuem me shkencën e tij, ka nji mijë arsye mos me u idhnue, mos me u acarue. 
« N't'kundërt, shpirti i boshatisun prej Shpirtit të Shkencës mbushet fîll prej shpirtit t' zemërimit. Arsyeja âsht e thjeshtë : ky shpirt koncepton apo kâ nji ide t'gabueme mbi gjânat. I verbët në gjykimet e tija, aj vlerson, don e frigohet pa kriter e pa nji rregull t'sigurtë. Për kyt shpirt, të kqijat janë të mira dhe të mirat janë të kqija; mekênse e ka t'pamujtun me u gzue paqsisht, pa kontradikta e pa shqetsime, për até që aj e quen t'mirë, në mnyrë që mos t'ballafaqohet përditë me até që aj e quen të keqe, ky shpirt trazohet, ankohet, irritohet dhe kundërshton me furí shka prekë mirëkênjen e tij. Me nji fjalë, aj bjen nën pushtetin e zemërimit e t'idhnímit, prej nji ideje t'gabueme që aj ka mbi të drejtat e tija dhe prej nji vlersimi t'pasaktë rreth t'mirave dhe t'kqijave. 

« Ky fenomen âsht aq i vërtetë saqë në tana gjuhët, idhními ka si epitet vërbimin. Bijë e injorancës, idhními pengon njírin me arsyetue, "sepse t'kotë janë tanë njerzit, në t'cillët nuk banon shkenca e Zotit". (Dija 13:1) »