sabato, giugno 07, 2014

Nândshe lutjet në përgaditje të Festës së Rrëshajës 

(Ulja e SHPIRTIT-SHEJT) 

- Dita e tetë -





« O Virgjën MARI, Virgjën e lavdishme, e xanun pa mkat, Nâna e Zotit, Mbretnesha e engjëjve dhe e njerzve, dishiroj me nderue, nëpërmjet ksaj Nândsheje, tërhjekjen shêjte ku ju qëndruet s'bashkut me Apostujt, nandë ditë mbas Ngritjes së Zotit tonë JEZU-KRISHTIT në Qiell e deri në Uljen e SHPIRTIT-SHEJT, me qëllim me përfitue mbrojtjen tuej të fuqishme për me u përgaditë për Festen e Rrëshajës, ditë kur Kisha Katolike celebron kujtimin e ksaj ngjarjeje të mrekullueshme dhe kërkon me zell që, si dikur edhe tash, SHPIRTI-SHEJT të ulet mbi t'Krishtênët, për me prodhue në shpirtat e tyne po të njêjtat mrekullina. 

« Ju lutem, më siguroni hirin për me ndie nevojen që kam për tana Dhuntitë e SHPIRTIT-SHEJT, hirin me I kërkue përditë, hirin me kênë i dêjë me I marrë nëpërmjet dlirtsisë dhe meditimit, hirin, s'fundmi, me marrë tansisht, në kyt ditë, dhe me ruejtë deri në vdekje, Dhuntitë e Shkencës, të Dijes, të Inteligjencës, të Devoçmënisë, të Kshillës dhe të Druejtjes së Zotit; dhuntitë e lutjes, të pendesës dhe të përputhjes më Vullnesen Hyjnore; dhuntitë e Fesë Katolike dhe të Dashtnisë perfekte për Zotin dhe t'afërmin, për dashtni për Zotin. 

« Ju lutem, boshatisni zemren teme të shkretë prej tana krijesave, në mnyrë që JEZUSI t'a mbushë, më bollek, me Shpirtin e Tij ngushllues. 

« Ju lutem, denjóni me lutë Birin tuej që t'më napin SHPIRTIN-SHEJT dhe që t'A shpërndajë në tanë boten, për me rinovue tana shpirtnat dhe për me i nalcue në rangun e kontemplacjonit dhe dishirës të t'mirave qiellore.

« O Virgjën MARI, që jeni gjithmonë e mbushun me SHPIRTIN-SHEJT, i Cilli u ul në mnyrë të dukshme mbi jue dhe mbi Apostujt, 10 ditë mbas Ngritjes së JEZU-KRISHTIT në Qiell, ju lutem më siguroni hirin që edhe un t'jem i mbushun me SHPIRTIN-SHEJT, diten e Rrëshajës, për me shpallë me guxim Fenë Katolike, për me kapërcye tana tundimet dhe për me veprue, tash e mbrapa, vetëm prej nxitjes së SHPIRTIT-SHEJT. » 

Mandej thuhen kto lutje, gjatë 9 ditve, tuej fillue prej ditës së sotme, 30 Maj 2014 : VENI CREATOR..., PATER NOSTER..., AVE MARIA..., GLORIA PATRI..., diten e Festës dhe gjatë Oktaves (8 ditve pasuese). » ["Livre d'or des âmes pieuses" (Libri i artë i shpirtnave t'devoçme), vjeti 1893, faqet 537-538]


VENI, Creator Spiritus


VENI, Creator Spiritus,
mentes tuorum visita,
imple superna gratia
quae tu creasti pectora.

Qui diceris Paraclitus,
altissimi donum Dei,
fons vivus, ignis, caritas,
et spiritalis unctio.

Tu, septiformis munere,
digitus paternae dexterae,
Tu rite promissum Patris,
sermone ditans guttura.

Accende lumen sensibus:
infunde amorem cordibus:
infirma nostri corporis
virtute firmans perpeti.

Hostem repellas longius,
pacemque dones protinus:
ductore sic te praevio
vitemus omne noxium.

Per te sciamus da Patrem,
noscamus atque Filium;
Teque utriusque Spiritum
credamus omni tempore.

Deo Patri sit gloria,
et Filio, qui a mortuis
surrexit, ac Paraclito,
in saeculorum saecula.
Amen.


PATER NOSTER

PATER NOSTER, qui es in caelis, sanctificetur nomen tuum. Adveniat regnum tuum. Fiat voluntas tua, sicut in caelo et in terra. Panem nostrum quotidianum da nobis hodie, et dimitte nobis debita nostra sicut et nos dimittimus debitoribus nostris. Et ne nos inducas in tentationem, sed libera nos a malo. Amen.

AVE MARIA

AVE MARIA, gratia plena, Dominus tecum. Benedicta tu in mulieribus, et benedictus fructus ventris tui, IESUS. Sancta MARIA, Mater Dei, ora pro nobis peccatoribus, nunc, et in hora mortis nostrae. Amen.

GLORIA PATRI

GLORIA PATRI, et FILIO, et SPIRITUI SANCTO. Sicut erat in principio, et nunc, et semper, et in saecula saeculorum. Amen.


Përveç lutjeve t'masipërme, po shtoj edhe disa meditime e lutje shêjte, të përgadituna prej etënve françeskaj të Kanadasë, të Provincës së Kebékut, të cillat munden me u krye gjatë ksaj Nândsheje shêjte, në përgaditje dhe pritje të Festës së Rrëshajës. 


Lutje e sh'Alfons-MARIA Liguorit, për me u rrecitue çdo ditë të Nândshes : 

Lutje për Diten e Tetë


« SHPIRT-SHEJT, Ngushllues hyjnor ! Ju adhuroj si Zotin tem të vërtetë, ashtû si ATIN Hyjnor dhe BIRIN Hyjnor. Ju bekoj, tuej u bashkue me bekimet që merrni prej engjëjve e serafínve. Ju ofroj zemren teme me tana ndjenjat e saja dhe ju falenderoj me gjithë shpirt për të tana mirsitë që keni përhapë dhe përhapni pa pushim në botë. Ju që jeni Krijuesi i tana dhuntive të mbinatyrshme dhe që keni mbushë me ndera të jashtzakonshme shpirtin e Shêjtes Nânës tenZot, Virgjinës MARI, po Ju lutem, me ardhë me m'pâ me hirin Tuej e dashtninë Tuej dhe me bâ që t'kujtoj, në tana veprimet e mija, katër destinacjonet e fundit, në mnyrë që të vdes, nji ditë, me vdekjen e të drejtve, dhe tuej shmangë kshtû mundimet e tmerrshme të Ferrit, t'vendosem atje nalt, në Mbretninë e t'Zgjedhunve, për me gzue lumninë e tyne, lumní e plotë dhe kaq e madhe, që Ju vetë na siguroni, ô Ngushllues hyjnor, lumní që syni nuk ka pâ, që veshi nuk ka ndie dhe që shpirti njerzuer nuk mundet kurrë me konceptue, shka Hyji i përgadit në Qiell atyne që E duejnë. Ashtû kjoft. »



Meditim mbi të vërtetat e mëdha të shëlbimit


Në Sakramêndin e Krezmimit, SHPIRTI-SHEJT na ka dhanë t'gjithve tansinë e Dhuntive të Tija për me na bâ katolikë perfekt. Pra âsht detyra e çdo Katoliku të vërtetë, që ka marrë Dhuntitë e SHPIRTIT-SHEJT, e që dishiron nji ditë me posedue vetë SHPIRTIN-SHEJT, me ATIN dhe BIRIN, në madhshtinë e lavdisë s'Tyne, me meditue shpesh mbi të vërtetat e mëdha të shelbimit : 

1. Vetëm nji gjâ âsht e nevojshme dhe gjithshka tjetër nuk vlen kurrgjâ : Me pshtue shpirtin. Në fakt, njiri gjindet mbi kyt tokë vetëm për kyt gjâ. Shka i vlen njirit me fitue tanë boten, por në fund me hupë shpirtin e tij ? (Sh'Mateu 16:26)

2. Vetëm nji pengesë pengon shelbimin tonë : mkati i randë. Duhet pra me kujtue gjithmonë se mjafton vetëm nji mkat i randë me i dhanë vdekjen shpirtit dhe me e bâ anmik të Zotit, skllav të satanit dhe kandidat për Ferr. 

3. Egziston nji mjet i pagabueshëm me shmangë mkatin : meditimi i katër destinacjoneve të fundit : Vdekja, Gjykimi, Parrizi, Ferri; "Në tana veprimet tueja, - na thotë SHPIRTI-SHEJT-, kujto shka të pret në fund dhe kurrë nuk ke me mkatnue" (Eccl. 7:40)

Vdekja. 

Kujto vdekjen e menjihershme dhe sa shpesh ndodhë ajo në ditët tona. 

Gjykimi.

Kujto se fill mbas vdekjes ke me u paraqitë para Gjyqit hyjnor e të frikshëm të Zotit. Ku janë veprat tueja të mira ? Shêjtnit kanë bâ aq shumë pendesa, aq shumë vepra t'mira, për me sigurue, në oren e vdekjes, nji gjykim të favorshëm. Po ti, shka ke bâ deri tash ?

Parrizi.

Kujto se n'kjoft se përdor si duhet Dhuntitë e SHPIRTIT-SHEJT dhe jeton si katolik perfekt, nji lumní e përjetshme dhe e papàme të pret mbas vdekjes në Mbretninë e Parrizit.

Ferri. 

Kujto se n'kjoft se hup shpirtin, në Ferr të pret nji përjetsí vuejtjesh t'pakonceptueshme dhe të tmerrshme, përgjithmonë.

[P. Nérée-M. Beaudet O.F.M., "Catéchisme du SAINT-ESPRIT", (Katekizmi i SHPIRTIT-SHEJT), vjeti 1944, faqet 107-109]