giovedì, giugno 05, 2014


Nândshe lutjet në përgaditje të Festës së Rrëshajës 

(Ulja e SHPIRTIT-SHEJT) 

- Dita e pestë -





« O Virgjën MARI, Virgjën e lavdishme, e xanun pa mkat, Nâna e Zotit, Mbretnesha e engjëjve dhe e njerzve, dishiroj me nderue, nëpërmjet ksaj Nândsheje, tërhjekjen shêjte ku ju qëndruet s'bashkut me Apostujt, nandë ditë mbas Ngritjes së Zotit tonë JEZU-KRISHTIT në Qiell e deri në Uljen e SHPIRTIT-SHEJT, me qëllim me përfitue mbrojtjen tuej të fuqishme për me u përgaditë për Festen e Rrëshajës, ditë kur Kisha Katolike celebron kujtimin e ksaj ngjarjeje të mrekullueshme dhe kërkon me zell që, si dikur edhe tash, SHPIRTI-SHEJT të ulet mbi t'Krishtênët, për me prodhue në shpirtat e tyne po të njêjtat mrekullina. 

« Ju lutem, më siguroni hirin për me ndie nevojen që kam për tana Dhuntitë e SHPIRTIT-SHEJT, hirin me I kërkue përditë, hirin me kênë i dêjë me I marrë nëpërmjet dlirtsisë dhe meditimit, hirin, s'fundmi, me marrë tansisht, në kyt ditë, dhe me ruejtë deri në vdekje, Dhuntitë e Shkencës, të Dijes, të Inteligjencës, të Devoçmënisë, të Kshillës dhe të Druejtjes së Zotit; dhuntitë e lutjes, të pendesës dhe të përputhjes më Vullnesen Hyjnore; dhuntitë e Fesë Katolike dhe të Dashtnisë perfekte për Zotin dhe t'afërmin, për dashtni për Zotin. 

« Ju lutem, boshatisni zemren teme të shkretë prej tana krijesave, në mnyrë që JEZUSI t'a mbushë, më bollek, me Shpirtin e Tij ngushllues. 

« Ju lutem, denjóni me lutë Birin tuej që t'më napin SHPIRTIN-SHEJT dhe që t'A shpërndajë në tanë boten, për me rinovue tana shpirtnat dhe për me i nalcue në rangun e kontemplacjonit dhe dishirës të t'mirave qiellore.

« O Virgjën MARI, që jeni gjithmonë e mbushun me SHPIRTIN-SHEJT, i Cilli u ul në mnyrë të dukshme mbi jue dhe mbi Apostujt, 10 ditë mbas Ngritjes së JEZU-KRISHTIT në Qiell, ju lutem më siguroni hirin që edhe un t'jem i mbushun me SHPIRTIN-SHEJT, diten e Rrëshajës, për me shpallë me guxim Fenë Katolike, për me kapërcye tana tundimet dhe për me veprue, tash e mbrapa, vetëm prej nxitjes së SHPIRTIT-SHEJT. » 

Mandej thuhen kto lutje, gjatë 9 ditve, tuej fillue prej ditës së sotme, 30 Maj 2014 : VENI CREATOR..., PATER NOSTER..., AVE MARIA..., GLORIA PATRI..., diten e Festës dhe gjatë Oktaves (8 ditve pasuese). » ["Livre d'or des âmes pieuses" (Libri i artë i shpirtnave t'devoçme), vjeti 1893, faqet 537-538]


VENI, Creator Spiritus


VENI, Creator Spiritus,
mentes tuorum visita,
imple superna gratia
quae tu creasti pectora.

Qui diceris Paraclitus,
altissimi donum Dei,
fons vivus, ignis, caritas,
et spiritalis unctio.

Tu, septiformis munere,
digitus paternae dexterae,
Tu rite promissum Patris,
sermone ditans guttura.

Accende lumen sensibus:
infunde amorem cordibus:
infirma nostri corporis
virtute firmans perpeti.

Hostem repellas longius,
pacemque dones protinus:
ductore sic te praevio
vitemus omne noxium.

Per te sciamus da Patrem,
noscamus atque Filium;
Teque utriusque Spiritum
credamus omni tempore.

Deo Patri sit gloria,
et Filio, qui a mortuis
surrexit, ac Paraclito,
in saeculorum saecula.
Amen.


PATER NOSTER

PATER NOSTER, qui es in caelis, sanctificetur nomen tuum. Adveniat regnum tuum. Fiat voluntas tua, sicut in caelo et in terra. Panem nostrum quotidianum da nobis hodie, et dimitte nobis debita nostra sicut et nos dimittimus debitoribus nostris. Et ne nos inducas in tentationem, sed libera nos a malo. Amen.

AVE MARIA

AVE MARIA, gratia plena, Dominus tecum. Benedicta tu in mulieribus, et benedictus fructus ventris tui, IESUS. Sancta MARIA, Mater Dei, ora pro nobis peccatoribus, nunc, et in hora mortis nostrae. Amen.

GLORIA PATRI

GLORIA PATRI, et FILIO, et SPIRITUI SANCTO. Sicut erat in principio, et nunc, et semper, et in saecula saeculorum. Amen.


Përveç lutjeve t'masipërme, po shtoj edhe disa meditime e lutje shêjte, të përgadituna prej etënve françeskaj të Kanadasë, të Provincës së Kebékut, të cillat munden me u krye gjatë ksaj Nândsheje shêjte, në përgaditje dhe pritje të Festës së Rrëshajës. 


Lutje e sh'Alfons-MARIA Liguorit, për me u rrecitue çdo ditë të Nândshes : 

Lutje për Diten e Pestë

« SHPIRT-SHEJT, Ngushllues hyjnor ! Ju adhuroj si Zotin tem të vërtetë, ashtû si ATIN Hyjnor dhe BIRIN Hyjnor. Ju bekoj, tuej u bashkue me bekimet që merrni prej engjëjve e serafínve. Ju ofroj zemren teme me tana ndjenjat e saja dhe ju falenderoj me gjithë shpirt për të tana mirsitë që keni përhapë dhe përhapni pa pushim në botë. Ju që jeni Krijuesi i tana dhuntive të mbinatyrshme dhe që keni mbushë me ndera të jashtzakonshme shpirtin e Shêjtes Nânës tenZot, Virgjinës MARI, po Ju lutem, me ardhë me m'pâ me hirin Tuej e dashtninë Tuej dhe me m'dhurue Dhuntinë e Kshillës, në mnyrë që t’mundem me zgjedhë mirë gjithshka që asht ma e dobishme për perparimin tem shpirtnuer, dhe me zbulue tana kurthet dhe hilet e shpirtit tundues. Ashtu kjoft. »


Meditim për Diten e Pestë


Mbi Dhuntinë e Kshillës
(Vesi i kundërt me kyt dhuntí âsht koprracija)


« Kshilla asht nji dhuntí e SHPIRTIT-SHEJT që na ndihmon me dallue me siguri mjetet ma të mira që duhen përdorë për me mbrritë në Parriz. 

« Dhuntija e Kshillës asht e kundërta e koprracisë. Tuej ndriçue intelektin tonë, dhuntija e Kshillës na ndihmon me zgjedhë mnyrat ma të mira për me mbrritë destinen tonë finale. Mnyra e parë asht largimi i shqetsimeve të jetës toksore, nëpërmjet shkëputjes prej t’mirave t’krijueme. Mnyra e dytë asht zhdeshja e vullnedshme prej tana ktyne t’mirave. Përkundrazi, koprracija asht dashtnija e shthurun për pasunitë dhe të mirat e krijueme. Pasoja e pashmangshme e koprracisë asht errsimi i intelektit dhe korruptimi i vullndetit. Kush mundet me diftue rrenimet e frikshme që ky ves i mallkuem ka shkaktue në shoqninë e t’Krishtênve, qysh prej kohës së Judës tradhtarit ? Koprracija asht nji burim i pashtershëm t’kqijash e veprash kriminale. Prej tij lindin ngurtsimi i zemrës, dinaknija, mashtrimi, dhuna, pabesija dhe tradhtija.

« Vetë SHPIRTI-SHEJT na difton sa shumë ky ves errson inteligjencën tuej e ba njirin të çmendun. Në Librin e Ekleziastikut quhet i çmendun aj që pasunohet tuej veprue me koprrací dhe tanë shpërblimi i tij gjindet në vetë fjalët e tija : Kam gjetë rahatinë për vedi dhe tash kam me i hangër vetë tana t’mirat e mija. Por aj nuk e din se koha ka me kalue, se deka afron dhe se aj ka me ia lanë gjithshka të tjerve dhe ka me dekë” (Eklez. 11:18-20).

« Koprràcit, që ka mbledhë t’mirat e tija me nji egoizem ekstrem, Zoti i thotë : I çmendun ! bash kyt natë kanë me t’kërkue shpirtin tand dhe shka ke grumbullue, kujt ka me i mbetë ? Kshtu asht aj që pasunohet për vedi por nuk asht aspak i pasun para Zotit (sh’Luka 12:20-21). »

[P. Nérée-M. Beaudet O.F.M., "Catéchisme du SAINT-ESPRIT", (Katekizmi i SHPIRTIT-SHEJT), vjeti 1944, faqet 103-104]