mercoledì, giugno 04, 2014


Nândshe lutjet në përgaditje të Festës së Rrëshajës 

(Ulja e SHPIRTIT-SHEJT) 

- Dita e katërt -





« O Virgjën MARI, Virgjën e lavdishme, e xanun pa mkat, Nâna e Zotit, Mbretnesha e engjëjve dhe e njerzve, dishiroj me nderue, nëpërmjet ksaj Nândsheje, tërhjekjen shêjte ku ju qëndruet s'bashkut me Apostujt, nandë ditë mbas Ngritjes së Zotit tonë JEZU-KRISHTIT në Qiell e deri në Uljen e SHPIRTIT-SHEJT, me qëllim me përfitue mbrojtjen tuej të fuqishme për me u përgaditë për Festen e Rrëshajës, ditë kur Kisha Katolike celebron kujtimin e ksaj ngjarjeje të mrekullueshme dhe kërkon me zell që, si dikur edhe tash, SHPIRTI-SHEJT të ulet mbi t'Krishtênët, për me prodhue në shpirtat e tyne po të njêjtat mrekullina. 

« Ju lutem, më siguroni hirin për me ndie nevojen që kam për tana Dhuntitë e SHPIRTIT-SHEJT, hirin me I kërkue përditë, hirin me kênë i dêjë me I marrë nëpërmjet dlirtsisë dhe meditimit, hirin, s'fundmi, me marrë tansisht, në kyt ditë, dhe me ruejtë deri në vdekje, Dhuntitë e Shkencës, të Dijes, të Inteligjencës, të Devoçmënisë, të Kshillës dhe të Druejtjes së Zotit; dhuntitë e lutjes, të pendesës dhe të përputhjes më Vullnesen Hyjnore; dhuntitë e Fesë Katolike dhe të Dashtnisë perfekte për Zotin dhe t'afërmin, për dashtni për Zotin. 

« Ju lutem, boshatisni zemren teme të shkretë prej tana krijesave, në mnyrë që JEZUSI t'a mbushë, më bollek, me Shpirtin e Tij ngushllues. 

« Ju lutem, denjóni me lutë Birin tuej që t'më napin SHPIRTIN-SHEJT dhe që t'A shpërndajë në tanë boten, për me rinovue tana shpirtnat dhe për me i nalcue në rangun e kontemplacjonit dhe dishirës të t'mirave qiellore.

« O Virgjën MARI, që jeni gjithmonë e mbushun me SHPIRTIN-SHEJT, i Cilli u ul në mnyrë të dukshme mbi jue dhe mbi Apostujt, 10 ditë mbas Ngritjes së JEZU-KRISHTIT në Qiell, ju lutem më siguroni hirin që edhe un t'jem i mbushun me SHPIRTIN-SHEJT, diten e Rrëshajës, për me shpallë me guxim Fenë Katolike, për me kapërcye tana tundimet dhe për me veprue, tash e mbrapa, vetëm prej nxitjes së SHPIRTIT-SHEJT. » 

Mandej thuhen kto lutje, gjatë 9 ditve, tuej fillue prej ditës së sotme, 30 Maj 2014 : VENI CREATOR..., PATER NOSTER..., AVE MARIA..., GLORIA PATRI..., diten e Festës dhe gjatë Oktaves (8 ditve pasuese). » ["Livre d'or des âmes pieuses" (Libri i artë i shpirtnave t'devoçme), vjeti 1893, faqet 537-538]


VENI, Creator Spiritus


VENI, Creator Spiritus,
mentes tuorum visita,
imple superna gratia
quae tu creasti pectora.

Qui diceris Paraclitus,
altissimi donum Dei,
fons vivus, ignis, caritas,
et spiritalis unctio.

Tu, septiformis munere,
digitus paternae dexterae,
Tu rite promissum Patris,
sermone ditans guttura.

Accende lumen sensibus:
infunde amorem cordibus:
infirma nostri corporis
virtute firmans perpeti.

Hostem repellas longius,
pacemque dones protinus:
ductore sic te praevio
vitemus omne noxium.

Per te sciamus da Patrem,
noscamus atque Filium;
Teque utriusque Spiritum
credamus omni tempore.

Deo Patri sit gloria,
et Filio, qui a mortuis
surrexit, ac Paraclito,
in saeculorum saecula.
Amen.


PATER NOSTER

PATER NOSTER, qui es in caelis, sanctificetur nomen tuum. Adveniat regnum tuum. Fiat voluntas tua, sicut in caelo et in terra. Panem nostrum quotidianum da nobis hodie, et dimitte nobis debita nostra sicut et nos dimittimus debitoribus nostris. Et ne nos inducas in tentationem, sed libera nos a malo. Amen.

AVE MARIA

AVE MARIA, gratia plena, Dominus tecum. Benedicta tu in mulieribus, et benedictus fructus ventris tui, IESUS. Sancta MARIA, Mater Dei, ora pro nobis peccatoribus, nunc, et in hora mortis nostrae. Amen.

GLORIA PATRI

GLORIA PATRI, et FILIO, et SPIRITUI SANCTO. Sicut erat in principio, et nunc, et semper, et in saecula saeculorum. Amen.


Përveç lutjeve t'masipërme, po shtoj edhe disa meditime e lutje shêjte, të përgadituna prej etënve françeskaj të Kanadasë, të Provincës së Kebékut, të cillat munden me u krye gjatë ksaj Nândsheje shêjte, në përgaditje dhe pritje të Festës së Rrëshajës. 


Lutje e sh'Alfons-MARIA Liguorit, për me u rrecitue çdo ditë të Nândshes : 

Lutje për Diten e Katërt


« SHPIRT-SHEJT, Ngushllues hyjnor ! Ju adhuroj si Zotin tem të vërtetë, ashtû si ATIN Hyjnor dhe BIRIN Hyjnor. Ju bekoj, tuej u bashkue me bekimet që merrni prej engjëjve e serafínve. Ju ofroj zemren teme me tana ndjenjat e saja dhe ju falenderoj me gjithë shpirt për të tana mirsitë që keni përhapë dhe përhapni pa pushim në botë. Ju që jeni Krijuesi i tana dhuntive të mbinatyrshme dhe që keni mbushë me ndera të jashtzakonshme shpirtin e Shêjtes Nânës tenZot, Virgjinës MARI, po Ju lutem, me ardhë me m'pâ me hirin Tuej e dashtninë Tuej dhe me m'dhurue Dhuntinë e Forcës në mnyrë që të mposhti tana sulmet e djallit dhe tana rreziqet e botës që pengojnë shelbimin e shpirtit tem. Ashtu kjoft. » 

Meditim për Diten e Katërt

Mbi Dhuntinë e Forcës
(Vesi i kundërt me kyt dhuntí âsht demelíja)


« Forca asht nji Dhuntí e SHPIRTIT-SHEJT që na nep guximin me ndërmarrë gjana të mëdhaja për Zotin dhe besimin me i përfundue me sukses, pavarsisht pengesave. 

« Dhuntíja e Forcës asht e kundërta e demelisë. Me demelí nënkuptoj ktu at mpímje shpirtnore që na pengon me krye detyrat tona; ky ves asht kloroformi i satanit. Sapo ky virus të shpërndahet në shpirt, fillon me u ndie randimi i shpirtit dhe nji neverí per gjithshka shpirtnore. Qëllimi final i shpirtit, që asht miqsija e Zotit n’kyt botë dhe lavdija e tij në boten tjetër; mjetet për me ia arritë ktij qëllimi, që janë detyrat, virtytet, udhëzimet katolike, festat fetare, Sakramendet, lutja, veprat e mira, me nji fjalë, tanë Feja e Krishtenë, të tana kto, shpirtit të infektuem prej virusit të demelisë, i bahen barrë dhe si nji lloj t’përzíemit. 

« Prej ktu lind friga e dështimit, aj lloj dekurajimit dhe ndruejtjet, për me bâ sakrificen mâ të vogël, si për shembull, me njinue, me abstinue dhe me i kalítë me pendesa shqisat dhe vullnetin. Për rrjedhojë, lindin vokësija shpirtnore, shpërqendrimi i shpirtit, paqëndrueshmënija e zemrës, me nji fjalë, fillojnë me mbí tana veset. 

« Tuej folë për demelínë dhe demélin, SHPIRTI-SHEJT thotë : Deméli don dhe nuk don.” (Proverbat 13:4); Prej t’ftoftit, deméli nuk ka dashtë me punue; ka me lypë gjatë verës por nuk ka me iu dhanë gjâ. ” (Proverbat 20:4). Deméli ka dishira  apo ma mirë, andrra, por dishirat e tija e vrasin sepse duert e tija nuk kanë dashtë me bâ gjâ” (Proverba 21:25). Deméli msheh duert e tija nën sqetulla e nuk merr as mundimin me i çue te goja” (Proverbat 19:24). Demelija asht nana e plogshtisë, e cilla ban sod kaq dâme në familje e në shoqni, sepse asht e shkrueme se plogshtija mson tana t’kqijat...” (Eccl. 33:27) dhe asht nana e tana veseve. » [P. Nérée-M. Beaudet O.F.M., "Catéchisme du SAINT-ESPRIT", (Katekizmi i SHPIRTIT-SHEJT), vjeti 1944, faqet 101-102]