lunedì, ottobre 19, 2015


Kontributi fetar i don Anton Kçirës





                                                   don Antoni në Teqen e Detroitit


Para disa ditve, nji prej miqve t'mij në fb po lëvdonte e nalconte kontributin fetar e atdhetar të don Anton Kçirës, i cilli mbas Nandorit të vjetit 1989, ka ushtrue aktivitetin në Rochester Hills, të Michigan-it. Personalisht nuk kam pasë rastin me e takue don Kçirën, por n'kjoft se do t'm'jepej mundsija, do t'kisha pasë dishirë, n'dashtni kristjane, me i bâ disa pyetje që cekin veç sferen fetare, mbasi don Antoni asht sod ndër meshtarët e paktë shqiptarë të mbetun që asht shugurue në mnyrë valide, me 29 Qershuer 1967, simbas Ritit të vetëm valid latin, të kodifikuem përfundimisht prej Papës Piut XII, me 30 Nanduer 1947, me anen e Konstitucjonit Apostolik "Sacramentum Ordinis". 

Nji prej ktyne ditve, tuej pâ disa video të besimtarve katolikë në Diasporë, vërej don Antonin tuej celebrue Darken protestante të Palit VI, e quejtun rëndomtë nëpër dioqeza "Mesha Katolike", edhe pse kjo ceremoni protestante dhe aspak katolike, e hartueme me bashkpunimin e 6 ministrave protestantë, pavarsisht emnit që i asht vue sipër për me mashtrue mâ kollaj t'paditunit n'Fé, asht konceptue qysh n'fillim me kênë veç nji darkë përkujtimore dhe jo Sakrifica e Kalvarit, ashtu siç asht me të vërtetë nji Meshë autentike Tradicionale Romake, Mesha e vetme e vërtetë e Kishës Katolike.

Kjo ceremoni sakrilegje protestante, që besimtarve t'painformuem katolikë u duket se asht Mesha Katolike, kjé përgaditë prej Mgr Annibale Bugnini-t me ndihmen e 6 "ekspertve" protestantë : George, Jasper, Shephard, Kunneth, Smith dhe "fratit" Max Thurian, që përfaqsojshin Konçilin Botnuer të Kishave ("The World Council of Churches"), Kishen Anglikane, Kishen Luterane dhe Komunitetin francez protestant të Taizes. Bugnini kjé caktue prej vetë apostatit Palit VI si kreu i Komisionit që do të kryente ndryshimin e liturgjisë ("Consilium ad Exsequendam Constitutionem de Sacra Liturgia"). I njoftun si mason i inflitruem me pseudonimin "Buan", me nr. matrikullit 1365/75 (Rore-sanctifica.org), Bugnini asht shprehë publikisht se qëllimi i tij në përgaditjen e "meshës së re" ishte "me prodhue nji ceremoni kultit ku çdo hindu, budist apo protestant t'mund të merrte pjesë dhe të ndihej si n'shpinë e vet". Mbasi Komisioni për ndryshimin e liturgjisë mbaroi punë, që shihet edhe prej ftyrave të qeshuna të "ekspertve" protestantë në foton e 10 Prillit, përfaqsuesi i Kishës Luterane, "Dr." Smith u krenue botnisht me fjalët : "Kryem punën që filloi Martin Luteri". Në 1969, "frati" Thurian, i komunitetit protestant të Taizes, njêni prej 6 "ekspertve", shprehu knaqsinë e tij për ceremoninë e re të aprovueme prej apostatit Pali VI, tuej shtue se tashti protestantët do të mundeshin me celebrue "Darken e Zotit" me të njêjtat lutje si Katolikët (Catholicapologetics.info).

"Ekspertët" buzagaz për punën e kryeme; 10 Prill 1970, Vatikan.

Si mundet don Antoni me celebrue nji ceremoni protestante nën emnin e rrême të Meshës Katolike ? A e ka harrue, don Antoni, betimin që ka bâ kur asht shugurue meshtar n'përjetsi me celebrue veç Meshen Tradicionale latine deri n'fudin e jetës t'ij ? A e ka harrue don Antoni Dokumentin Pontifikal të Papës sh'Piu V "Quo Primum Tempore" (1570), me fuqi t'përjetshme, që urdhnon çdo meshtar të ritit latin me celebrue veç Meshen Tradicionale latine nën dënimin e çkishnimit dhe mallkimit prej vetë Hyjit t'Gjithpushtetshëm ?

Rev. A. De Pauw mbi Meshen Tradicionale latine


« Miq!

« Dita mâ e randsishme e jetës teme kjé dita e konsakrimit. N'ato ditë, ditët e Papës Piut XII, Kisha e Romës e quejti "Sacerdos in aeternum". "Sacerdos in aeternum", në latinisht, apo Meshtar n'përjetsí, në çdo g'juhë tjetër. Në vigjiljen para shugurimit tem si meshtar më dhane kyt libër. Titulli i tij n'latinisht asht "Missale Romanum", "Meshari Romak", libri i Meshës Romake. Dhe ashtu si bahej për të tanë kanditatët për konsakrim, n'kohen para reformave të Konçilit të II të Vatikanit, tuej përfshi Papen, tanë Kardinajt, tanë ipeshkvijtë dhe pjesen ma të madhe të meshtarve të soçëm, ashtu si zbatohej me të tana ata, ipeshkvi konsakrues më kërkoi me vue doren teme të majtë mbi kyt libër, me ngritë doren e djathtë dhe me shpallë kyt premtim solemn : "Pranoj vullnetarisht dhe pa kufizime të tana Traditat kishtare dhe apostolike të Kishës së Romës, Nji, Shejte, Katolike dhe Apostolike, dhe premtoj e betohem solemnisht me i ruejtë dhe me i shpallë kto Tradita deri n'frymen teme të fundit".

« Tradita kryesore dhe mâ shêjtja mes ktyne Traditave asht Sakrifica e Meshës, Mesha e pasardhsve tanë, Mesha Tradicionale Latine, kajherë e quejtun edhe Mesha Tridentine e Papës sh'Piut V, mbasi ishte kërkesa e Etënve konçiljarë të mbledhun në qytetin e Trentos, qyteti tridentin, mes viteve 1545 dhe 1563, që e bani Papen sh'Piun V me na dhanë Meshen Tradicionale Latine, ashtu si e njohim dhe e dojmë sod. Papa sh'Piu V njifet n'histori si Papa i Meshës së vërtetë dhe Papa i Rruxares. Mesha e vërtetë dhe Rruxarja, çfarë kombinimit triumfues!

« Jo, Papa sh'Piu V nuk nxori nji Meshë të ré t'emnueme simbas emnit të tij... Gjithçka që aj bani kjé eliminimi, prej Meshës të at'hershme, i lutjeve të g'jata e të devoçme që ipeshkvijë dhe meshtarë vullnetmirë, me iniciativen e tyne, kishin shtue g'jatë shekujve në Meshen shejte që kishin trashigue.

« Ndërhymja historike e Papës sh'Piu V na dha Meshen e vjetër të vërtetë, në tanë thjeshtsinë e saj solemne, aq të vjetër saqë shumë prej ceremonive dhe lutjeve të saja e kanë origjinën në kohen e Shelbuesit e të Dishepujve të Tij dhe në ditët e katakombeve romake, afro 1900 vjet ma parë, ku Meshët e para latine ofroheshin jo mbi tavolina por mbi varret e gurta të martirve... Martirët, pjestarët e parë të Kishës tonë; kto burra e gra heroike preferuen ma mirë vdekjen sesa tradhtinë dhe komprometimin e Fesë së tyne Katolike, që asht edhe Feja jonë.

« Dokumenti Apostolik me anen e të cilit Papa sh'Piu V na riktheu Meshen origjnale latine u shkrue me 19 Korrik 1570. Teksti i plotë i ktij Dokumenti Pontifikal, që fillon me shkronjat e para latine "Quo Primum", asht pjesë integrale, qysh në faqet e para, e Mesharit Romak zyrtar, që i njejti Papë urdhnoi, në përjetsi e përgjithmonë, me kênë libri i vetëm i Meshës që duhej përdorë n'vitet në vazhdim për celebrimin e Meshës (simbas ritit latin).

« Janë të rralla rastet kur nji Papë shpall botnisht se po ushtron Autoritetin e Tij të plotë Apostolik, si Pontif Suprem i Kishës së KRISHTIT, për me nxjerrë nji dekret që ka fuqi të përjetshme, tuej kërcënue me çkishnimin e Kishës dhe hakmarrjen e vetë Hyjit ata që do të guxojnë me shkelë kyt lloj dekretit. Nji dokument i tillë i rallë asht "Quo Primum", që trajton mbi Meshen Tradicionale latine, prej t'cilit po përkthej drejtpërdrejt prej latinishtes : "Me anen e ktij Konstitucioni të Selisë Apostolike, me fuqi të përjetshme, Ne vendosim dhe urdhnojmë që asgjâ mos të shtohet, asgjâ mos të hiqet dhe asgjâ mos të ndryshohet ndonjiherë në kyt Meshar. Kurrë në t'ardhmen, asnji meshtar nuk do t'jetë i detyruem me celebrue Meshen në nji tjetër mnyrë. Për me shmangë në të ardhmen, nji herë e përgjithmonë, çdo lloj skrupulli ndërgjegjet dhe çdo lloj frige prej ndonji dënimi kishtar, Ne deklarojmë, në sajë të Autoritetit Tonë Apostolik, Ne dekretojmë dhe vendosim që ky urdhën e dekret i Joni të jetë i vlefshëm n'përjetsí, dhe kurrë në t'ardhmen ky dekret mos të shfuqizohet dhe mos të ndryshohet në mnyrë të ligjshme; megjithaté, kushdo që do të guxojë me ndërmarrë ndonji veprim kundër ktij urdhni të Selisë Apostolike, i dhanun për tana kohnat, t'a dijë se ka tërhjek mbi vedi hakmarrjen e Apostujve të bekuem Pjetrit e Palit dhe hakmarrjen e vetë Hyjit të Gjithpushtetshëm.

« Miq,

« Bazue mbi themelet e forta dogmatike, morale dhe kanonike të ktij dekreti "Quo Primum", të dhanun për tana kohnat, - dhe tuej pasë kenê në t'kaluemen profesor seminarit dhe kshilltar teologjik e kanonik në Konçilin e II të Vatikanit në Romë, mendoj se duhet të jem i aftë me vlersue si duhet kto lloj dokumentash -, un vazhdoj me celebrue sod Meshen Tradicionale latine njisoj si e kam celebrue për heren e parë, afro 50 vjet ma parë. Mbasi Nana jeme, Kisha Katolike, më ka dhanë mue e tanë meshtarve të saj kyt privilegj të parevokueshëm dhe kyt kontratë unike, bilaterale e detyruese, atherë, me hirin e Zotit, un kam qëllim me i ndej besnik dhe me e vue në jetë, ashtu si jam betue solemnisht, deri në frymen e fundit të jetës. »

Shpesh braktisja e Meshës Katolike asht nji prej pasojave të nji shkaku shumë mâ t'randë e tragjik : Hupja e Fesë Katolike.

Feja Katolike asht nji dhunti e Hyjit, nji dritë që ndriçon njirin dhe që e shtyn me besue me vendosmëni të gjitha të vërtetat që Hyji na i ka zbulue dhe që na i propozon për besim [nëpërmjet Kishës Katolike], të gjinduna si në Biblen Shejte ashtu edhe në Traditen Katolike (Kateshizmi Romak). Katolikët kanë për detyrë me besue të gjitha të vërtetat dhe jo disa prej tyne apo ato që u pëlqejnë, pa kurrëfarë limitit kohor apo territorial. Dhe pa kyt Fé Katolike nuk mundena me i pëlqye Hyjit (Hebrejve 11:6); pa kyt Fé Katolike kërkush nuk ka me u rradhitë mes bijve të Zotit; pa Fenë Katolike tanë puna e njirit asht kot (sh’Agustini), sepse ka vetëm Nji Zot të vërtetë, vetëm Nji Fé të vërtetë Katolike dhe vetëm nji Pagzim Katolik (Efezianve 4:5). Për rrjedhojë, ata që lëvdojnë besimet e tjera të rreme jokatolike mohojnë totalisht kyt Fé unike hyjnore Katolike, pa të cilen ka veç mallkim dhe vdekje të përjetshme.

« Ato bazohen në opinionin e gabuem se të tana besimet janë pak a shumë të mira, të vërteta dhe të lëvdueshme.

»... Jo vetëm që përkrahsit e ktij opinioni janë krejtsisht n'gabim, por në t'njêjten kohë ata mohojnë dhe shtrêmbnojnë kuptimin e Fesë së vërtetë katolike Romane, tuej râ kshtû pak kah pak në natyralizëm dhe në ateizëm. Për rrjedhojë, âsht plotsisht e kjartë se ata që përkrahin ose bashkohen me përhapësit e ktij opinioni t'gabuem braktisin totalisht Fenë hyjnore Katolike të zbulueme prej Zotit. » (Papa Piu XI, "Mortalium Animos", 6 Janar 1928)

Si mundet atherë don Antoni me lëvdue sektin e rrêmë islamik dhe me i urue muslimanve bektashij festen e hashures, bash në teqen e tyne në Detroit ? Si mundet me përzie të vërteten e vetme katolike me sektet e tjera djallzore, kur vetë Hyji nëpërmjet Apostullit të kombeve shën Palit na mson se nuk egziston asgja e përbashkët midis KRISHTIT dhe Belialit, midis drejtsisë dhe padrejtsisë, midis dritës dhe errsinës, midis besimtarit katolik dhe njirit të pafé (2 Korintasve 6:14-15) ? Muslimanët nuk njohin Hyjninë e JEZU-KRISHTIT, si paskena atherë na të tanë nji Zot ? Si paskan Katolikët dhe jokatolikët të njejtin Parriz ? A ka lexue don Antoni mbi orgjitë imorale blasfemuese të "parrizit" islamik ?

Kur barijtë flejnë gjumin mortor të Fesë, si kanë me mujtë atherë delet me i pshtue mizorisë së ujqve grabitqarë që kanë hî gjithkund në vathen katolike e po bajnë kërdinë ?

« Shkrueji edhe engjëllit të Kishës së Sardës : Qé çka thotë Aj që ka shtatë Shpirtnat e Hyjit dhe gjashtë hyjet : I njof veprat tueja; thuhet se je gjallë por ti je i dekun! Jî vigjilent dhe forco çka ka mbetë, që asht gadi tuej dekë, sepse nuk i gjej veprat tueja të plota para Hyjit Tem. Kujtóju pra çka ke marrë e ndig'jue dhe rueji e ban pendesë. N'kjoft se nuk je vigjilent, kam me ardhë te ti si hajduti dhe nuk ke me e dijtë se n'cilen orë kam me ardhë. Megjithaté, ti ke në Sardë nji numër të vogël që nuk i kanë përlye teshat e tyne; ata kanë me ecë me Mue të veshun me t'bardha sepse janë të dêjë. Aj që ka me fitue, ka me u veshë pra me tesha t'bardha dhe nuk kam me ia hjek emnin prej librit të jetës; dhe Un kam me dishmue emnin e tij para ATIT Tem dhe para engjëjve të Tij. Aj që ka veshë të ndig'jojë çka u thotë Shpirti Kishave. » (Apokalipsi 3:1-6)