lunedì, ottobre 19, 2015

Mbi Fenë Katolike


         Prej takimit të apostatit Bergoglio në Ekuador na vjen mesazhi satanik i rradhës se “Feja asht gjithmonë revolucionare”.

Në të kundërt, vetë Hyji nëpërmjet Apostullit të kombeve shën Palit na mson se nuk egziston asgja e përbashkët midis KRISHTIT dhe Belialit, midis drejtsisë dhe padrejtsisë, midis dritës dhe errsinës, midis besimtarit katolik dhe njirit të pafé (2 Korintasve 6:14-15).

Çfarë lidhjet ka atherë Feja Katolike me revolucionin ?

Prej vetë etimologjisë së fjalës, revolucjoni vjen prej latinishtes “revolutionem”, e formueme prej rranjës “volv.” (me rrotullue), prej parashtesës “re” (që difton nji kthim mbrapsht) dhe mbrapashtesës nominale “tio”, qe formon emnin. Pra fjala revolucion nënkupton nji akt radikal përmbysës, nji kthim mbrapa thelbsuer, nji përmbysje gadi gjithmonë e dhunshme e nji rendi, e nji sistemi apo e nji ideje. Dhe në kohët moderne, revolucioni identifikohet me judeo-masonerinë dhe anasjelltas, në përpjekjen luçiferjane të përmbysjes rranjsore të gjithçkajet Katolike :

« Asht e kjartë në mnyrë të padiskutueshme se qëllimi final i judeo-masonve âsht çrrânjosja totale e të gjithë rendit fetar dhe politik në botë të lindun prej Krishtënimit dhe zëvendsimi i tij me nji tjetër rend, në harmoni me mnyren e tyne të t'menduemit. Kjo don me thanë se themeli dhe ligjet e strukturës së re të shoqnisë do të bazohen ekskluzivisht mbi natyralizmin. » (Papa Leoni XIII, Incikliku "Humanum Genus" kundër judeo-masonerisë, 20 Prill 1884; )  

Nga ana tjetër, Feja hyjnore Katolike, ashtu si na e mson edhe Simboli i Fesë i Nicesë që Katolikët e rrecitojnë g’jatë çdo Meshe shejte, asht gjithmonë Nji dhe e pandryshueshme :

"Doktrína e Fèsë Katolike, e cila âsht e zbulúeme prej vetë Zotit, nuk i âsht paraqítë arsýeve njerzuere për përfeksioním. Kjo doktrínë nuk âsht nji sistem filozofík, por nji depozítë hyjnore e besueme Nuses' KRISHTIT, Kishës Katolike, n'mnýrë që ajo t'a rúejë me besnikní dhe t'a interpretójë me pagabueshmëní. Për rrjedhójë, kuptimi i Dógmave shêjte Katolike duhet me u ruejtë përjetsisht njashtû si e ka dhânë nji herë e përgjithmónë Kisha Shêjte Katolike. Ky kuptim nuk duhet me u harrue kurrë me pretékstin e nji kuptimi mâ t'thêllë t'vërtetës." (Konçíli Ekumenik i Vatikanit, Konstitucioni "Dei Filius", Kapitulli IV, vjeti 1870)

"N'kjóftë se ndonjí persônë thotë se prej influèncës dhe zhvillímit' shkéncave, msímeve t'Kishës Katolike ka me iu dhânë në t'àrdhmen nji kuptim tjetër prej atij kuptimi që Kisha Katolike ia ka dhânë apo ia nep sod, aj persônë kjóftë mallkue." (Konçíli Ekumenik i Vatikanit, Kapitulli 4, Kanoni 3, vjeti 1870)

“... Feja e vërtetë âsht Feja Katolike. Në vend të Katoliçizmit, "judaizmi liberal e humanitar" don me vue nji kishë katolike simbas mnyrës së tij, ku tanë njerzit të munden me hy e ku të tanë të jenë dakord sepse kërkujt nuk ka me iu imponue asnji dogëm." (Arshivat izraelite, III, XI, faqe 504, vjeti 1867)

« Sh'Pjetri quhet shkamb dhe themeli i Kishës Katolike asht i rrënjosun në Fenë e tij. » (sh'Gregori Nazianze, "Or. de moder. ferv. in disp.")

« Feja asht baza e Kishës Katolike, sepse mbi Fenë dhe jo mbi personen e sh'Pjetrit u tha se dyert e Ferrit nuk kanë me triumfue kurrë kundër saj. » (sh'Ambrozi, "De Incarn. C. v, No. 34.")

« KRISHTI e quejti até Pjetër, që don me thanë shkamb, dhe lëvdoi themelin e Kishës që kjé ndërtue mbi Fenë e Apostullit Pjetër. "Nominavit Petrum et laudavit firmamentum Ecclesiae in ista fide". » (sh'Agustini, "Tract ii. in Joan, No. 20.")

« Kushti i parë për shelbim asht ruejtja e Fesë Katolike dhe mosdevijmi, për asnji arsye, prej dekreteve të Etënve. Në fakt, nuk mundet me u neglizhue fjala e Zotit tonë JEZU-KRISHTIT që thotë : "Ti je Pjetër, Shkamb, dhe mbi kyt shkamb kam me ndërtue Kishen Teme." (Sh'Mateu 16:18). Ky afirmim verifikohet me fakte sepse Besimi Katolik âsht ruejtë gjithmonë pa njollë në Selinë-Apostolike... » (Prej Profesjonit të Fesë Katolike të Papës shën Hormisdas, vjeti 517, i pranuem ma vonë në Konçilin e IV të Konstantinopojës 869-870 A.D.; Rev. P. Dumeige, idem, n. 416; Denzinger n. 171)

« Pjetri u bâ për ne nji shkamb i gjallë, mbi t'cillin, si mbi nji themel, pushon Feja e Shelbuesit, dhe mbi t'cillin asht ndërtue Kisha Katolike. » (sh'Epifani, "Haeres. 59. No. 7.")

« KRISHTI nuk tha "Petrus" por "Petra", sepse Shelbuesi nuk ndërtoi Kishen mbi njirin por mbi Fenë e sh'Pjetrit. » (sh'Gjon Krizostomi, "1. Sermon. Pentecost.")

Feja Katolike asht nji dhunti e Hyjit, nji dritë që ndriçon njirin dhe që e shtyn me besue me vendosmëni të gjitha të vërtetat që Hyji na i ka zbulue dhe që na i propozon për besim, të gjinduna si në Biblen Shejte ashtu edhe në Traditen Katolike (Kateshizmi Romak).

Feja asht gjendja e nji shpirti që mbështetet mbi nji besim aq të fortë saqë asgja nuk mundet me e lëkundë (sh’Gjon Klimaku).

Feja asht nji akt i intelektit që përqafon të vërteten hyjnore, nën sundimin e vullndetit të nxitun prej hirit të Zotit (sh’Tom Akuinati).

Feja asht rranja e tana virtyteve; n’kjoft se e zhgulim, të tana virtytet e tjera thahen (sh’Bonaventura).

Feja asht substanca e gjanave që na duhet me shpresue dhe prova e gjanave që nuk shofim (Hebrejve 11:1).

Pa Fenë Katolike asht e pamujtun me i pëlqye Zotit (Hebrejve 11:6).

Atje ku Feja Katolike ruhet në tanë integritetin e saj, atje JEZU-KRISHTI mson, ruen e knaqet prej gzimit; atje gjinden paqja, qetsija dhe ilaçi i tana t’kqijave (sh’Ambrozi).

Feja e vërtetë Katolike, qé pra trashigimija e Etënve tanë (sh’Ambrozi).

Feja Katolike asht themeli i tana t’mirave dhe fillimi i shëlbimit të njirit; pa Fenë Katolike kërkush nuk ka me u rradhitë mes bijve të Zotit; pa Fenë Katolike tanë puna e njirit asht kot (sh’Agustini).

Feja asht zbukurimi kryesor i Kishës Katolike që mban vendin e parë mes virtyteve; të tana virtytet e tjera e ndjekin dhe pa Fenë Katolike ata nuk munden me hy në pallatin e Mbretnisë qiellore; n’kjoft se Përvujtnija gërset në derë apo Durimi apo Dlirtsija apo edhe Dashtnija hyjnore, që Apostulli sh’Pal thotë se asht ma e madhja, por n’kjoft se Feja mungon, të tana ato rrefuzohen dhe nuk munden me hy (shën Bruno).

Aj që e quen vedin Katolik por që vepron si t’pafetë asht ma i neveritshëm se aj që deklarohet publikisht pagan (shën Hilari).

Aj që thotë pra se Feja Katolike asht revolucionare ose nuk ia ka idenë se çka asht Feja Katolike ose djallzisht mundohet me korruptue e me vra Fenë Katolike në shpirtnat e besimtarve, që asht vepra kryesore e djajve.

Për ma tepër, apostati Bergoglio vazhdon me dënue prozelitizmin e vërtetë apo konvertimin e njerzve në Fenë e vetme hyjnore të JEZU-KRISHTIT, tuej thanë se me konvertue të tjerët në Katoliçizëm keka “nji karikaturë e Unjillzimit”. Por Unjillzimi që mson Kisha Katolike nuk asht asgja tjetër veçse përpjekja me konvertue tanë njerzit në Fenë e KRISHTIT, sepse vetëm me kyt Fé mundena me hy në Parriz. Vetë Shkrimet Shejte dishmojnë kyt t’vërtetë :

« Dhe JEZUSI u tha Apostujve : "Shkoni në tanë boten dhe predikoni Unjillin çdo njirit; aj që ka me besue dhe ka me u pagzue ka me u shelbue; aj që nuk ka me besue, ka me u dënue. » (Sh'Marku 16:15-16)

Për rrjedhojë asht çmenduni e blasfemi sakrilegje me quejtë katolik e aq ma tepër Papë, Zëvends e Viker të JEZU-KRISHTIT mbi tokë, dikend që thotë se Feja Katolike keka revolucionare apo që shprehet se konvertimi i njerzve në Fenë Katolike keka i dënueshëm.

Mjerë ata që influenca demoniake i shtynë me ecë në bulevardin e gjanë e të madh të botës, që çon patjetër drejt Ferrit të përjetshëm... Lum ata që drita e Fesë Hyjnore Katolike me nxitjen e SHPIRTIT-SHEJT i ndriçon dhe i nxitë me iu njitë rrugës së ngushtë e t’vshtirë të Kalvarit që çon patjetër drejt Parrizit e lumnisë s’përjetshme !