lunedì, ottobre 19, 2015

Mbi Doktrinën Hyjnore të Fesë Shejte Katolike


Pyetje : A mundet me ndryshue Doktrina e Fesë Katolike g’jatë historisë njerzore ?

Përgjigje : « E Vërteta e Zotit qëndron përgjithmonë . » (Psalmi 116:2)
« Fjala e Zotit qëndron përgjithmonë dhe kjo âsht Fjala që ju âsht predikue nëpërmjet Unjillit. » (Prej Letrës së parë të sh'Pjetrit Apostull, 1:25)

« JEZU-KRISHTI âsht i njêjt dje, sod dhe përgjithmonë. » (Prej Letrës të sh'Palit Apostull drejtue Hebrejve 13:8)

« Dhe JEZUSI u tha Apostujve : "Shkoni në tanë boten dhe predikoni Unjillin çdo njirit; aj që ka me besue dhe ka me u pagzue ka me u shelbue; aj që nuk ka me besue, ka me u dënue. » (Sh'Marku 16:15-16)

« Apostujt dhe pasardhsit e tyne janë Vikerët (përfaqsuesit) e Zotit në drejtimin e Kishës Katolike, e cilla âsht ndërtue mbi Fenë Katolike dhe Sakramendet e Fesë Katolike. Për rrjedhojë, kto Vikerë të Zotit nuk munden me ndërtue nji kishe tjetër, nuk munden me përhapë nji fé tjetër, nuk munden me nxjerrë sakramende të tjera. Përkundrazi, Kisha Katolike âsht ndërtue me Sakramendet që dolen prej Krahnorit të KRISHTIT të kryqzuem. » (Sh'Tomë Akuinati, "Summa theologica", Pjesa III, Pyetja 64, artikulli 2, përgjigja e objekcjonit 3)

« Doktrína e Fèsë Katolike, e cilla âsht e zbulúeme prej vetë Zotit, nuk i âsht paraqítë arsýeve njerzuere për përfeksioním. Kjo doktrínë nuk âsht nji sistem filozofík, por nji depozítë hyjnore e besueme Nuses' KRISHTIT, Kishës Katolike, n'mnýrë që ajo t'a rúejë me besnikní dhe t'a interpretójë me pagabueshmëní. Për rrjedhójë, kuptimi i dógmave shêjte katolike duhet me u ruejtë përjetsisht njashtû si e ka dhânë nji herë e përgjithmónë Kisha Shêjte Katolike. Ky kuptim nuk duhet me u harrue kurrë me pretékstin e nji kuptimi mâ t'thêllë të t'vërtetës. » (Konçíli Ekumenik i Vatikanit (1870), Konstitucioni "Dei Filius", Kapitulli IV)

« N'kjóftë se ndonjí persônë thotë se prej influèncës dhe zhvillímit të shkéncave, Msímeve t'Kishës Katolike ka me iu dhânë në t'àrdhmen nji kuptim tjetër prej atij kuptimi që Kisha Katolike ia ka dhânë apo ia nep sod, aj persônë kjóftë mallkue. » (Konçíli Ekumenik i Vatikanit (1870), Kapitulli 4, Kanoni 3).

« SHPIRTI-SHEJT nuk iu premtue pasardhsve të sh'Pjetrit që, prej zbulimit të Tij hyjnuer, ata të shpallshin nji doktrinë të re, por me ndihmen e Tij, ata të mbajshin të pandryshueme dhe të shpjegojshin me besnikní Zbulimin hyjnuer apo Depoziten e Fesë Katolike të trashigueme qysh prej kohës së Apostujve... » (Konçili Ekumenik i Vatikanit (1870), Konstitucjoni i parë dogmatik mbi Kishen e KRISHTIT, "Mbi msimin e pagabueshëm të Pontifit Romak", Sesjoni IV, 18 Korrik 1870)

« Kta anmiq të Revelacjonit (Zbulimit) hyjnor nalcojnë n'Qiell progresin njerzor, dhe me nji kryekrisje dhe vrull sakrilegj përpiqen me futë në Fenë Katolike kyt progres dhe disa shpikje filozofike që munden me u perfekcjonue me anen e përpjekjeve njerzore. Feja Katolike âsht vepër e Zotit dhe jo vepër e njírit. » (Papa Piu IX, Incikliku "Qui Pluribus", 9 Nandor 1846)

« Prandej, vllâzen, qëndroni t'patundun dhe rueni e mbani Traditat që keni msue, si prej fjalve ashtu edhe prej letrave t'mija. » (Prej Letrës së II të sh'Palit Apostull drejtue Tesalonve 2:14)

« Po habitem se sa shpejt keni braktisë até që ju ka thirrë në hirin e KRISHTIT, për me përqafue nji tjetër unjill. Jo se egziston nji Unjill tjetër, por ka njerëz që ju turbullojnë dhe dojnë me rrxue e shkatrrue Unjillin e KRISHTIT. Por n'kjoft se dikush, kjoft ky edhe vetë nà apo n'kjoft se edhe nji engjëll prej Qiellit ju shpall nji tjetër Unjill prej atij që nà ju kena shpallë, atherë aj kjoft mallkue. E thashë dhe po e përsëris tashti edhe nji herë : N'kjoft se dikush ju shpall nji tjetër Unjill prej atij që ju keni msue, atherë aj kjoft mallkue. A mos jam tuej dishirue nderin e njerzve apo até të Zotit ? A mos jam tuej kërkue me i pëlqye njerzve ? N'kjoft se kisha me i pëlqye prapë njerzve nuk kisha me kênë sherbtueri i KRISHTIT. » (Prej Letrës së sh'Palit Apostull drejtue Galatve 1:6-10)

« Konçili shêjt pranon me nji respekt dhe me nji venerim të njêjtë si Librat e Beslidhjes së Vjetër ashtu edhe Librat e Beslidhjes së Ré, si dhe vetë Traditat, në lidhje me Féne dhe Moralin, të daluna prej gojës së JEZU-KRISHTIT ose të diktueme prej SHPIRTIT-SHEJT, Tradita që janë ruejtë prej nji vazhdimsíje të pandërpreme në Kishen Katolike. N'kjoft se ndokush përbuz me vetvdije dhe me qëllim kto Tradita, atherë aj kjoft mallkue. » (Konçili Ekumenik e Dogmatik i Trentës, "The Sacred Books and the Traditons of the Apostles are accepted", Sesjoni IV, 8 Prill 1546, Denzinger n. 783; Abbé Berthier, "Abrégé de théologie dogmatique et morale", 1928, fq. 66)

« Tradita e përhershme e Kishës Katolike, e mbështetun në vendimin unanim të Etënve shêjtë, ka konsiderue gjithmonë të përjashtuem prej komunitetit katolik dhe jashtë Kishës Katolike cillindo që ndahet sado pak prej doktrinës së msueme prej Magjisterit autentik të Kishës Katolike. Epifani, Agustini, Theodori kanë përmendë nji numër të madh herezish të kohës së tyne. Sh'Agustini mson se herezi të tjera munden me u zhvillue në të ardhmen dhe cillido që përkrah vetëm nji prej ktyne herezive, prej vetë ktij akti ("ipso facto"), ndahet prej unitetit katolik. » (Papa Leoni XIII, "Satis Cognitum", 29 Qershuer 1896)

« Për mâ tepër, të gjithë katolikët duhen me besue, me nji Fé katolike e hyjnore, gjithshka që përfshihet në fjalen e shkrueme të Zotit (Biblen Shejte), në Traditen Katolike dhe gjithshka që u propozohet për besim, si pjesë e Zbulimit hyjnor, prej Kishës Katolike, kjoft me anen e nji vendimi të saj solemn (si p.sh. në Konçile Ekumenike) apo kjoft me anen e fuqisë së Magjisterit (msimit të Doktrinës s'Krishtênë) të zakonshëm në Kishen Katolike universale. (Konçili Ekumenik i Vatikanit, "Konstitucjoni Dogmatik mbi Fenë Katolike", Kapitulli 3 : "Feja", Sesjoni i tretë, 24 Prill 1870; Heinrich Denzinger, "Burimet e Dogmës Katolike", edicjoni 30-të, n. 1792)

« ... N'fakt, Shelbuesi hyjnor, nuk ia besoi as individve katolikë e as teologve Depoziten e Fesë Katolike, por vetëm Magjisterit të Kishës Katolike për me e interpretue até autentikisht (në kuptimin e vërtetë të saj). [...] Prandej, pasardhsi jonë i pavdekshëm, Papa Piu IX, tuej msue se funksjoni mâ fisnik i teologjisë âsht me diftue se si nji doktrinë e përcaktueme (msueme) prej Kishës Katolike përfshihet në burimet e Zbulimit hyjnor, shtoi kto fjalë, jo pa nji arsye shumë t'randsishme : "Po me t'njêjtin kuptim me anen e t'cillit ajo doktrinë asht përcaktue (msue)". [Shejtnija e Tij, Papa Piu IX, "Inter gravissimas", 26 Tetor 1870, "Acta" P.I., Vol. V, faqe 260.] » (Shejtnija e Tij, Papa Piu XII, "Humani Generis", 12 Gusht 1950, Denzinger n. 2313-2314, faqet 640-641).
Pra Doktrina hyjnore e Fesë shejte Katolike asht e pandryshueshme si Hyji që e ka zbulue dhe nuk mvaret prej ndryshimeve njerzore. Lum ata që kanë me e mbajtë të papërlyeme deri n'fund, pavarisht djallit, botës dhe epsheve njerzore... !