lunedì, ottobre 19, 2015


Mbi rrâjët judeo-talmudike të islamit



Muslimanët, ose ata që e quejnë vedin kshtu, duhet të dijnë se me të vërtetë egziston Nji Hyj i Gjithpushtetshëm, pafundsisht perfekt, por jo çdo lloj kulti asht i pranueshëm dhe i pëlqyeshëm prej Zotit.

ZOTi nuk do të ishte Vetvetja n'kjoft se nuk do të ishte Ai që egziston në sajë të Vetvehtes. E Ai që egziston në sajë të vetvehtes duhet me kênë perfekt sepse Ai ka gjithshka në Vetvehte dhe nuk ka nevojë për askënd e për asgjâ; Tuej kênë perfekt, ZOTi âsht domosdoshmënisht, pafundsisht i mirë. Ai âsht i pafund, përndryshej ndonji gjâ do të vepronte mbi Té për me e kufizue; Tuej kênë i pafund, ZOTi âsht gjithkund. ZOTi âsht i pandryshueshëm, përndryshej Ai do të ishte në kërkim të ndonji gjâjet; Tuej kênë i pandryshueshëm, Zoti âsht i përjetshëm, sepse koha âsht nji seri (varg) momentesh që nënkupton ndryshimin. E tuej kênë pafundsisht perfekt, mundet me egzisue vetëm nji ZOT; dy egzistenca pafundsisht perfekte janë të pamunduna me egzistue, sepse njêna nuk do të dallohej në asgjâ prej tjetrës (Rev. Pègues O.P., "Catéchisme de la Somme théologique...", 1920, p. 7).

Dhe Nji Hyji pafundsisht perfekt asht e drejtë me I ofrue vetëm nji kult të vetëm perfekt e të vërtetë adhurimit, sepse dy apo ma shumë kulte perfekte nuk munden me egzistue, mbasi ato nuk do të dallojshin prej njeni-tjetrit dhe n'fakt do t'ishin i njêjti kult; për ma tepër asht me blasfemue randë me thanë se dy apo ma shumë kulte opozitare pëlqehen prej Hyjit, sepse Zoti nuk mundet me pranue edhe kultin e vërtetë, edhe t'kundërten e tij, kultin e rrême, apo kultin e djajve. Hyji me djallin, Drita me errsinen, nuk kanë e nuk munden me pasë asgja t'përbashkët.

N'kjoft se vezhgoni rreth e rrotull, keni me vue ré se Hyji ka vue gjithkund nji rregull, nji rend apo hierarkí ne univers, dhe nuk ka lane asgjâ ne kaos. Njirin, krijese shpirtnore dhe shtazore, Hyji e ka vue mbi krijesat e tjera shtazore, bimore e materjale; engjellin, krijese krejtsisht shpirtnore, Zoti e ka vue mbi njirin, sepse shpirti qendron mbi materjen, dhe Zoti qendron mbi gjithshka tjeter, sepse asht Zot. Dhe mbrenda vete ktyne hierarkíve engjellore e njerzore, egziston nji hierarkí apo rang i mbrendshem, ku jo te gjithe pjestaret kane te njejten fuqí e autoritet : tuej fole, per shembull, per hierarkine njerzore, dikush asht mbret, princ apo president, dhe ma poshte vijne zedhansit, ministrat, etj, etj. Pa kyt hierarkí nuk do te kishte egzistue rregulli por kaosi. Doren hyjnore te Nji Zoti perfekt e shofim sidomos ne hierarkine shtazore, bimore e vegjetale, ku gjithshka leviz me rregull e drejtsi, sepse Hyji ka rregullue gjithshka me mase, numer e peshe. (Dija 11:21)

Shifni pra universin që na rrethon! Vëzhgoni lëvizjen e planeteve, hyjeve ! Shifni botën e kafshëve, zogjve, insekteve si bletet e milingonat, rritjen dhe zhvillimin e botës bimore!... Kudo shihet nji rregull, nji ligj i përpiktë që i drejton kto qênie dhe jo nji kaos, jo nji konfuzion. E Krijuesi pra i paska dhanë qênieve pa arsye nji ligj të saktë simbas të cilit ata të jetojnë dhe të përparojnë drejt qëllimit final për të cilin janë krijue, e njerzit me arsye Hyji i paska lanë në konfuzion e n'kaos shpitnor, pa i diftue se si me u sjellë karshi Krijuesit të tyne dhe universit që i rrethon ? Apo mos ndoshta Krijuesi i gjithsisë paska pritë lindjen e Muhamedit rreth vjetit 570 AD, apo rreth vjetit 4570 te Krijimit, per me i dhanë njerzimit kyt ligj, tuej lanë, me shekuj te tane, në errsinën e injorancës e të mallkimit gjeneratat e mâparshme ?

Jo, âsht e pamujtun sepse ky veprim kishte me i ra ndesh mirësise dhe drejtsisë së pafundme të Krijuesit që dishiron që të tanë njerzit, në të tana kohnat, të shelbohen, pra të njohin e të dojnë të miren dhe të vërteten, që âsht e drejta e ligjshme e çdo njirit. Për rrjedhoje, pa asnji dyshim, Krijuesi i ka dhânë njerzve të parë nji ligj të saktë sjelljeje dhe ka bâ të mujtun që ky ligj të njihet në cdo kohë, prej të tânë njerzve, nëpërmjet nji mnyre të saktë e të pagabueshme. A âsht e mujtun që Krijuesi ta ketë lanë kyt ligj sjelljeje në interpretimin personal të sejcilit njiri ? Jo, kjo âsht e pamujtun sepse çdo njiri, gjykimi i të cilit asht i kufizuem dhe i ndryshem prej njeni-tjetrit, mundet me râ n'gabim dhe do ta interpretonte ligjin simbas opinionit të tij personal dhe kshtu do të kishim nji pafundsi mendimesh personale, pra nji konfuzion të papamë. Kjo mnyre e lânjes së ligjit të Krijuesit në interpretimin personal të sejcilit nuk do te ishte nji mnyre e saktë dhe e pagabueshme, në çdo kohë, për me njoftë até qe Krijuesi dishiron prej njerzve.

Kjo mnyre e saktë dhe e pagabueshme me njoftë ligjin e Krijuesit nuk mundet me kênë nji libër, si Kurani islamik për shembull, sepse libri në vetvedi nuk âsht msues dhe ka nevoje me u shpjegue dhe interpretue në nji mnyrë të vetme të pagabueshme, përndryshej do të kishim gati nji pafundsi interpretimesh të ndryshme, si sot ne boten islame.

Atherë cila âsht kjo mnyrë e pagabueshme me gjetë ligjin e Krijuesit, pra të mirën dhe të vërteten ?

Kjo mnyre e pagabueshme âsht nji autoritet që Krijuesi i ka dhanë disa njerzve të zgjedhun për me e ruejte dhe ia msue të tjerve kyt ligj, në nji mnyre të pagabueshme. Në kjoft se kthehena mbrapa ne kohë dhe studiojme historine e kombeve të ndryshme qysh prej fillimit, gjejmë se Krijuesi ia ka dhanë kyt ligj njerzve të parë dhe mandej kombit hebre, e veçanarisht autoriteteve drejtuese të Sinagogës hebraike, fakt që pranohet edhe prej tane muslimanve, pavarsisht sekteve qe i perkasin. Por muslimanët pretendojnë gabimisht se Sinagoga e vjetër e paska korruptue kyt ligj e Shkrimet Shejte, se mandej edhe Kisha Katolike paska râ n'kyt korrupsion, etj. Kur lexojmë pretendimet e muslimanve nuk duhet me harrue nji element thelbsuer : gënjeshtren apo rrênen. Muslimanve u lejohet me rrêjte pa problem, prej vetë doktrinës islamike, kur bahet fjalë me përhapë sundimin e tyne me anen e xhihadit, ashtu si do t'a ilustroj ma poshte.

Pretendimi islam që Sinagoga e vjetër dhe Kisha Katolike kekan korruptue bjen ndesh me vete arsyetimin e mâsipërm, sepse Krijuesi vetë ka dishirue që, në çdo kohë, ligji i Tij të njihej prej tanë njerzve nëpermjet nji mnyre të pagabueshme, sepse Hyji don që tanë të shelbohen, dhe kjo mnyrë e pagabueshme ka kenë elita drejtuese e Sinagoges çifute (Prifti i nâltë i ndihmuem prej Sanhedrinit) para KRISHTIT dhe Pjesa mësimdhânse (Papa me ipeshkvijtë) e Kishës Katolike mbas KRISHTIT, ku Krijuesi zgjodhi njerez të zakonshem dhe i forcoi me fuqi hyjnore me ruejte dhe msue pagabueshmenisht ligjin e Tij hyjnor gjatë tana kohnave. N'kjoft se i Madhi Zot na kërkon me njoftë dhe mbajtë Ligjin e Tij hyjnor atherë patjetër Ai do t'na napin edhe mjetet me e njoftë dhe mbajtë kyt ligj, gjatë gjithë kohnave, për të tanë njerzit, intelektualë, puntorë, analfabetë, lypsa, të tanë pa përjashtim, sepse Krijuesi i gjithsisë në mirsinë dhe dashtninë e pafundme për krijesat e tija, e veçanarisht për njerzit, dishiron që ata të gjithë të mbrrijnë me e njoftë, dashtë dhe me kenë të lumtun përjetë. Krijuesi i gjithsise nuk i pat thanë të zgjedhunve të Tij me shkrue libra e me i shpërnda në popull për interpretim e shpjegim privat prej sejcilit, përndryshej do të kishim pasë nji babiloni interpretimesh personale, pa llogaritë ktu brezat analfabete e të vorfna që, për mungesë të leximit të ktyne librave, do të mallkoheshin përjetë. Ky lloj veprimit kundërshton absolutisht dashtninë e pafundme dhe të përjetshme të Krijuesit për né.

Msoje Izraelin, i pat thane ZOTI profetit Moisi; Msojini tâna kombet, u pat thanë KRISHTI ZOT Apostujve të Tij. Dhe ky msim konsiston kryesisht në shpjegimin dhe interpretimin e Shkrimeve-Shejte dhe te Tradites, ku përfshihen mbajtja e Urdhnimeve te Zotit dhe Urdhnimeve te Kishes Katolike. Doktrina islame nuk mundet me ardhë prej Hyjit mbasi ajo kundërshton haptazi s'pakut 3 Urdhnime të Hyjit, që Profeti Moisi i pat marrë prej vetë Zotit në Malin Sinai, fakt qe vete muslimanet e pranojne ne doktrinen e tyne.

Vrasja ne islam

«... muslimani duhet me shkue në xhihad s'pakut nji herë në vjetë... Ai mund të përdorin katapultë kundër tyne [jo-muslimanve] kur ata janë në kshtjellë, edhe sikur në mesin e tyne të ketë gra e fmij. Ai mundet me i djegë ata dhe/ose me i mbytë në ujë. » (Imam al-Ghazzali, akademiku i dytë mâ i madh i islamit mbas Muhamedit); M.A. Khan, "Islamic Jihad - A Legacy of forced Conversion, Imperialism and Slavery", 2009, faqe 1)

« Në komunitetin islamik, lufta e "shêjtë" âsht nji detyrim fetar për arsye të universalitetit të misionit islamik dhe të detyrimit me konvertue çdo njiri në fenë islame me bindje ose me forcë. » (Ibn Khaldun, "The Muqaddimah", New York, p. 473)

Kronikani i njoftun Ibn Hisham ne librin e tij "Biografia e Apostullit", pjesa 4, faqe 134 shkruen kshtu :

« Muhamedi çoi Khalid Ibn al-Walid te fisi i fmijve te Harithes tuej i thanë : "Përpara se me i luftue kërkoji me pranue islamin. Ne kjoft se pranojnë, pranoji, por n'kjoft se refuzojne luftoji". Khalid i tha : "Pranoni islamin e pshtoni jeten tuej". Ata pranuen dhe u bane muslimane me force prej frigës. Mandej Khalid i çoi para Muhamedit i cili u tha : "Mos të kishit pranue islamin do t'ju kisha hjedhe krenat te kâmbët". »

Kronikani islamik Ismafil Ibn Kathir në librin e tij : "Biografia profetike", pjesa 3, faqe 596, shkruen :

« Ndjeksit e Muhamedit takuen nji ditë nji burrë në rrugë dhe e ftuen me u ba musliman. Burri i pyti : "Cka asht islami ?" Ata ia shpjeguen dhe mandej burri u tha : "Po sikur të refuzoj, ça keni me m'bâ?". Ndjeksit e Muhamedit iu përgjigjen : "Kena me t'mbytë". Megjithate burri refuzoi me u ba musliman dhe u vra prej tyne. »

Në Suran Al-Taubah 9:29, Muhamedi thote se asht urdhnue prej zotit me luftue "Njerzit e Librit", derisa te paguejne taksen (jizyah) dhe te nenshtrohen.

Akademiku i njoftun, Ibn Taymiyya, i thirrun edhe Sheikh al-Islam (Sheiku i islamit) shkruen kshtu mbi ligjin e atyne që apostazojnë prej islamit : "Muslimani që nuk lutet duhet me u urdhnue me u lutë. N'kjoft se refuzon, athere aj duhet vra sepse ai âsht ba apostat dhe i pafé. (Vol. 35, faqet 105-106)

"N'kjoft se grueja e muslimanit nuk lutet, asaj i duhet kërkue me ba pendesë. I shoqi mund ta rrahin për me e detyrue me ba pendese; përndryshej, ajo duhet vra." (Vol. 32, faqet 276 dhe 279)

Kushdo që ka ndërrue fenë islame, duhet vrâ. (Hadith al-Bukhari, Vol. 9, Libri 84, No. 57)

N'kjoft se dikush nuk beson mâ n'Allah, ai duhet vrâ. (al-Bukhari 9:84:57)

As t'krishtenët e as çifutet mos t'jenë miqtë e tu. (Sura 5:51; 60:13)

Kto vrasje nuk kanë lidhje me nji mbrojtje legjitime, por janë vrasje të sanksionueme me ligj islamik, që kundërshtojnë randë Urdhnimin e Pestë të Hyjit : " MOS VRA."

Rrêna ne islam

Rrênat, mashtrimet dhe hipokrizija janë të lejueme për muslimanët në kushte të caktueme.

« Nuk duhet që muslimanët të kenë miq ose t'u kërkojnë ndihmë të paféve [jo-muslimanve] në vend të muslimanve dhe kushdo që vepron kshtû nuk ka me u ndihmue kërkund prej Allahut, përveç rastit të frigës së ndonji rreziku prej tyne. » (Kapitulli "Familja e Imran-it", Surat 3:28)

Ne tafsirin (interpretimin) e Ibn Kathir, faqe 746, shkruhet se në rastin e frigës të ndonji rreziku prej të pafeve, muslimanët munden me i shfaqë miqsi nga ana e jashtme por kurrë nga ana e mbrendshme. Simbas Abu Ad-Darda', të mbledhun prej Al-Bukharit, "ne (muslimanët) buzëqeshim para disa njerzve por zemrat tona i mallkojnë ata".

Simbas Om Kolthoum Bent Okba, Muhamedi ka lejue rrênën për ata që përpiqen me miqsue njerzit me njêni-tjetrin (Sahih Al-Bukhary, hadith 2495)

Simbas Yakoub Ibn Saad, Muhamedi ka lejue rrênën në tre raste :

- në luftë me përhap islamin (xhihad)
- në rastin kur burri rrên gruen e vet
- në përpjekjet me miqsue njerzit

("Fath Al-Bare në egzegjezen e Sahih Al-Bukhary", prej Ibn Hajar Al-Askalany, hadith 2495)

Kto rrêna e mashtrime kundërshtojnë randë Urdhnimin e Tetë të Hyjit : "MOS RREJ".

Imoraliteti ne islam

Mkati i randë i pedofilise dhe i sodomisë asht njeni prej atyne krimeve të randa që i thrret Zotit për hakmarrje. Por me pranue zyrtarisht në Kur'an homoseksualitetin dhe mardhaniet e lira seksuale në "parajsen islame" âsht nji blasfemi, sakrilegj dhe krim i pandigjuem mâ parë. Po. Po. Ky krim blasfemues msohet bash në Kur'anin 'fisnik', tuej blasfemue kshtu tmerrsisht vetë Krijuesin, Pastërtinë e pafundme, i Cilli, simbas doktrinës islame pranoka kto krime në Parajsë.

Sura 56:22-37;

Sura 44:54;

Sura 55:69-73;

Në komentin e Sures 56:22-37, Al-Quortoby shpjegon se houris (hour al-in) janë gratë e virgjëna në parajsën islamike për qejfe seksuale. (Al-Quortoby exegesis për « the Event chapter », Surat Al-Waqi'ah, 22)

Prej tafsireve (interpretimeve) të Ibn Kathir : Abdullah Ibn Masoud tregon se "në parajsen islamike" çdo musliman do të ketë nji tentë (çadër) me 4 dyer; çdo ditë ai do të ketë nji dhuratë të veçantë dhe houris të ruejtuna si perla. (Ibn Kathir exegesis for « the Most Gracious chapter », Surat Ar-Rahman, 69-73)

Simbas Ibn Saeed, Muhamedi ka thanë se muslimani me rangun ma te vogël në "parajsë" ka me pasë 80 mijë sherbtore dhe 72 gra.

Simbas tafsireve të Ibn Kathir, Muhamedi ka thane se muslimani ka me ndejë në parajsë për 70 vjet, ka me marrë gra që nuk i ka pa kurrë ma parë dhe ata kanë me i thanë se ka ardhe koha me gzue me ne. (Ibn Kathir exegesis për « the Mount chapter » Surat At-Tur, 20)

Thuhet se në parajsë, muslimani ka me u martue me 4 mije virgjena, 8 mijë të veja, dhe 100 houris për nji totali prej 12100 grash. (« Kanz Al-Omal », 'The labourers treasure', prej Al-Motaquey Al-Hendy, pjesa 6, faqe 197)

Ibn Kathir ka thanë : në parajsë ka me pasë 70 shtreten, dhe për çdo shtrat ka me pase 70 çarçafa, dhe në çdo çarçaf ka me pase 70 gra. Kshtu totali i grave ka me kenë 70x70X70 ë 343000 gra. (Ibn Kathir exegesis, pjesa 4, faqe 64).

Në "parajsen muslimane" nuk mungon as homoseksualitetin dhe pedofilija :

Sura 76:19;

Sura 56:17;

Ibn Kathir thotë se djemtë jane të tânë njisoj, që nuk plaken kurrë dhe nuk ndryshojne; ata janë të pavdekshem dhe të rinj përgjithmonë.

Sheikh Muhammad Galal Keshk shpjegon se djemtë në parajsë janë për kenaqsi seksuale dhe ata i ng'jasojnë perlave të shpërndame, kurse houris i ng'jasojnë perlave të ruajtuna. Të dy kto grupe janë për kenaqsi seksuale. ("Muslim thoughts in the sexual issues", prej Mr.Muhammad Galal Keshk, faqe 214)

Sinagoga e Vjetër hebraike, simbas Urdhnimit të Gjashtë dhe të Nantë : "MOS KURVNO", "MOS LAKMO GRUEN E TJETRIT", denonte adulterin, kurvninë, sodominë dhe krimet e tjera të ngjashme të ksaj natyre me ndëshkimet mâ të randa : mbytje me gurë, djegje për së gjallit, hjedhje prej shkambijve, etj. Vetë zhdukja me squfur dhe zjerm prej Qiellit i qyteteve të Sodomit dhe Gomorrës për krimet e tyne të randa të homoseksualitetit dhe imoraliteteve të tjera difton urrejtjen dhe neverinë e pafundme të Krijuesit për mkate të ktij lloji. (Gjeneza 19:24). Në vazhdimsi të Traditës se Sinagogës së Vjetër, Kisha shêjte Katolike dënon gjithashtu maksimalisht krimet e sipërpërmênduna.

Sinagoga e vjetër hebraike, që mori Ligjet Hyjnuere prej Hyjit t'Gjithpushtetshëm me ndërmjetsinë e Profetit Moisi dhe që ka ushtrue kultin e vetëm të vërtetë ndaj Krijuesit, ka dënue gjithmonë e zyrtarisht, simbas Urdhnimit të Tetë, të Pestë dhe të Gjashtë të Zotit, rrênen, vrasjen (përjashtue rastin e vetmbrotjes legjitime) dhe imoralitetin si mkate të randa kundër Hyjit. Po ashtu, edhe Kisha shêjte Katolike, që mbas Sinagogës së vjetër vazhdoi dhe vazhdon me i dhanë kultin e vetëm të vërtetë Hyjit të Gjithpushtetshëm, ka dënue dhe dënon gjithmonë rrënen, vrasjen (përjashtue rastin e vetmbrotjes legjitime) dhe imoralitetin si mkate kundër Urdhnimeve hyjnuere. Zoti i përjetshëm nuk ndryshon në urrejtjen e Tij hyjnore e të përjetshme kundër mkatit; për rrjedhojë, edhe Ligjet e Zotit që dënojnë mkatin e rrênës dhe të vrasjes nuk munden me ndryshue kurrë.

Muslimanët duhen të dijnë gjithashtu se gadi 80% e tregimeve kuranore vijnë prej doktrinës talmudike, të krijueme prej hebrejve apostatë për me luftue Katoliçizmin, prej atyne hebrejve që vranë Zotin tonë JEZU-KRISHTIN, që persekutuen Apostujt dhe që vetë Hyji mes gojës së sh'Palit na mson se kta hebrej nuk i pëlqejnë Hyjit dhe se janë anmiqtë e tanë njerzimit.

Fakti se doktrina islame i ka rranjët jo në Qiell por në traditat talmudike asht vërtetue prej rabinit Abraham Geiger (1810-1874). Në vjetin 1832, Fakulteti i Filozofisë së Universitetit të Bon-it (Gjermani) organizoi nji konkurs akademikësh, në të cilen Geiger u paraqit me nji shkrim latinisht, që provonte me referenca të bollshme origjinen talmudike të islamit. Shkrimi i tij jo vetëm që fitoi konkursin por u pranue si tezë prej Universitetit të Marburg-ut dhe Geiger-it iu dha doktoratura. Kjo teze u publikue gjermanisht nën titullin "Was hat Mohammed aus dem Judenthume aufgenommen?" dhe ma vonë u përkthye në anglisht nën titullin "Judaism and Islam".

Mos harroni si Muhamedi ka pasë baben Abdallah, pagan, dhe nanen Aminah bint Wahb, çifute. Simbas nji dekreti rabinik, fmijtë që lindin prej nanave çifute i përkasin judaizmit.