mercoledì, gennaio 20, 2016

Ata që nuk kanë me besue kanë me u dënue, thotë Zoti jonë JEZU-KRISHTI. (sh’Marku 16:15-16)

“Rueni lëvozhgen por zbrazni substancen.” (Vladimir I. Lenin).

Kisha apostate konçiljare, e dalun prej pseudo-konçilit të II të Vatikanit (apo Konçiljarët), nën lëvozhgen e nji pseudo-katoliçizmi apo të nji katoliçizmi të rremë, pretendon me përfaqsue Kishen Katolike, tuej ia uzurpue emnin e saj shejt. Qé si u përgjigjet KRISHTI ZOT ktyne uzurpuesve dhe profanuesve të emnit të Hyjit :

« Zot, Zot, a nuk kena profetizue, a nuk kena shporrë djajtë e a nuk kena ba shumë mrekullina në Emnin Tand ? E Un kam me u thanë : Nuk ju kam njoftë kurrë; largon’ju prej Mejet, ô ju keqbâsa. » (sh'Mateu 7:22)

A mundet Kisha Katolike Romake me ndryshue liturgjinë e saj hyjnore që vetë Selija Shejte e ka përcaktue përfundimisht në 1570, për tana kohnat, nën dënimin e mallkimit për shkelsit dhe rebelet ?

Misioni i Kishës Nji, Shejte, Katolike dhe Apostolike gjindet i përmbledhun në fjalët e sh'Markut :

« Dhe JEZUSI u tha Apostujve : "Shkoni në tanë boten dhe predikoni Unjillin çdo njirit; aj që ka me besue dhe ka me u pagzue ka me u shelbue; aj që nuk ka me besue, ka me u dënue. » (Sh'Marku 16:15-16)

Konçiljarët thojnë se pagzojnë njerzit por me veprat e tyne ata mohojnë vetë Urdhnimet e JEZU-KRISHTIT në Biblen shejte dhe n'asnji mnyrë nuk flasin per prozelitizëm apo konvertimin e t’pafeve në Fenë e vetme hyjnore Katolike, dhe biles e dënojnë kyt konvertim, tuej e quejtë t’pakuptimtë, ashtu siç deklaron vazhdimisht shefi i tyne apostat Jorge Bergoglio-Françesku; e kjo asht e natyrshme për kta fémohuesa sepse pjesmarrja e tyne e dishirueme dhe e planifikueme në Kishen universale humanitare judeo-masonike nuk përputhet me prozelitizmin shejt katolik; kta konçiljarë që vetquhen "katolikë" flasin papushim për dashtni, dashtni, dashtni, por nuk përmendin kurrë konvertimin e jokatolikve në Fenë e vetme hyjnore Katolike, ashtu si na urdhnon vetë Shelbuesi dhe ashtu si ka msue gjithmonë Kisha shejte Katolike, tuej na kujtue se pa Fenë Katolike integrale nuk mundena me i pëlqye Zotit dhe nuk mundena me shelbue shpirtin (Hebrejve 11:6); kta pseudo-katolikë që besojnë çka u pëlqen dhe mohojnë çka nuk u pëlqen n'Unjillin shejt, nuk i besojnë Unjillit por vetvedit, mson sh'Agustini, pra nuk kanë Fenë Katolike, e cila asht "nji dhunti e Hyjit, nji dritë që ndriçon njirin dhe që e shtyn me besue me vendosmëni të gjitha të vërtetat që Hyji na i ka zbulue dhe që na i propozon për besim, të gjinduna si në Biblen Shejte ashtu edhe në Traditen Katolike" (Prej Kateshizmit Romak).

« O Timoté, ruej Traditen, tuej shmangë të rejat profane të fjalve dhe kontraditat e nji shkence që mban në mnyrë të rrême kyt êmën. Disa kanë hupë Fenë sepse kanë praktikue kto t'reja e kto kontradita. Hiri i Zotit kjoft me ty! Amen. » (1 Timoteut 6:20-21)

Ata që nuk kanë me besue kanë me u dënue, thotë Zoti jonë JEZU-KRISHTI. Pra ajo dashtni që nuk bazohet në Fé Katolike dhe që nuk përçon kyt Fé Katolike për me i konvertue të tanë njerzit në Fenë hyjnore Katolike asht nji dashtni e rreme, iluzjonare, thjesht humanitare e mjerisht mallkuese. Konçiljarët propagandojnë kyt lloj dashtnijet krejtsisht njerzore, që nuk shelbon kërkend e që nuk ka lidhje me virtytin teologal të Dashtnisë Katolike, dhurate hyjnore që i ka rrajtë dhe ndezet përmes Fesë Katolike, që Kisha e KRISHTIT na urdhnon me e praktikue, e pa të cilen Dashtni nuk mundena me meritue Parrizin; kjo Dashtni hyjnore don tanë njerzit për dashtni për Hyjin, për me i konvertue dhe me i nalcue të tanë në lumninë e përjetshme të Mbretnisë së Qiejve.

« Ata thrrasin n'diskutime e debate tanë njerzit pa përjashtim; prej t'pafeve e deri te ata që janë të damë prej KRISHTIT ose që mohojnë hyjninë dhe natyren e misionit të Tij. Kto lloj përpjekjesh nuk kanë asnji të drejtë me u pranue prej katolikve, sepse ato bazohen në opinionin e gabuem se të tana besimet janë pak a shumë të mira, të vërteta dhe të lëvdueshme.

« ... Jo vetëm që përkrahsit e ktij opinioni janë krejtsisht n'gabim, por në t'njêjten kohë ata mohojnë dhe shtrêmbnojnë kuptimin e Fesë së vërtetë Katolike Romake, tuej râ kshtû pak kah pak në natyralizëm dhe në ateizëm. Për rrjedhojë, âsht plotsisht e kjartë se ata që përkrahin ose bashkohen me përhapësit e ktij opinioni t'gabuem braktisin totalisht Fenë hyjnore Katolike të zbulueme prej Zotit. » (Papa Piu XI, Incikliku “Mortalium Animos”, 6 Janar 1928)

«[...] Padyshim, të tanë e dijnë se vetë Sh'Gjoni, Apostulli i dashnisë hyjnore, ai që n'Unjillin e tij zbulon n'nji farë mnyret sekretet e Zêmres Shêjte të JEZUSIT, i porosiste vazhdimisht besimtarët katolikë me "dashtë njêni-tjetrin" (I Gjoni 4 : 7-11). Por në t'njêjten kohë ai ndalote në mnyrë absolute çdo marrëdhânje me ato që nuk praktikojshin në mnyrë të plotë dhe t'papërlyeme msimet e KRISHTIT : "N'kjoft se dikush vjen drejt jush dhe nuk sjell kto msime, mos e pranoni n'shpinë tuej dhe as mos e përshndetni aspak." (I Gjoni 10). Kshtû pra, mekênse dashnija për Zotin ka për bazë nji besim të sinqertë dhe të plotë, atherë bashkimi në nji Fé Katolike Romake duhet me kênë lidhja kryesore që bashkon besimtarët e KRISHTIT ZOT. » (Papa Piu XI, "Mortalium Animos", 6 Janar 1928)

« Padyshim, JEZUSI na ka dashtë me nji dashtni të pamasë, të pafundme, dhe ka ardhë me vuejtë e dekë mbi tokë, në mnyrë që tanë njerzit, të mbledhun rreth Tij, në drejtsi e dashtni, të frymzuem prej sentimenteve të njêjta të dashtnisë reciproke, të munden me jetue në paqe e mirsí. Por për realizimin e ksaj lumnie të përkohshme dhe të përjetshme, me nji autoritet suprem, Ai ka vue si kusht bâmjen pjesë në gregjën e Tij, [Kishen e KRISHTIT ZOT], pranimin e doktrinës së Tij, praktiken e virtyteve, bindjen e plotë ndaj doktrinës dhe drejtimit të sh'Pjetrit dhe pasardhsve të tij. Mandej, n'kjoft se JEZUSI ka kênë i mirë për të húpunit dhe mkatnorët, Ai nuk i ka respektue bindjet e tyne të gabueme, sado të sinqerta që mund t'jenë dukë ato; JEZUSI i ka dashtë të tanë njerzit për me i msue, për me i konvertue dhe për me i shelbue. (Aktet e Papës sh'Piu X, "Letra mbi Sionin", 31 Gusht 1910; "Acta Apostolicae Sedis", Vol II, No. 16)

« Në Emnin e JÉZUSIT çdo g'jû të përkulet në Qiell, në Tokë dhe në Ferr; dhe çdo g'juhë të shpallë se Zoti JEZU-KRISHTI asht në lavdinë e Hyjit ATË. » (Filipjanve 2:10-11)

Nuk ka shëlbim në nji emën tjetër, përveç Emnit hyjnor të Shelbuesit e Zotit tonë JEZU-KRISHTIT dhe se tanë njerzimit i asht dhanë vetëm emni shêjt i JEZU-KRISHTIT nëpërmjet t'Cilit njerzit t'munden me u shelbue. Kshtù ka msue Papa i parë, sh'Pjetri, i mbushun me SHPIRTIN-SHEJT, e kshtù kanë msue gjithmonë tanë Papët dhe krejt Kisha Katolike Universale, g'jatë tana kohnave. (Aktet e Apostujve 4:12).