mercoledì, gennaio 20, 2016

Numri i vogel i atyne qe shelbohen

 

Nji here n'France, n'nji Sinod ku merrshin pjese nji numer i madh prelatesh, priftnijsh, princash dhe vete Mbreti, nji predikues i famshem po bahej gadi me mbajte fjalen e rastit; papritun, atij iu shfaq nji djall i tmerrshem qe i tha kto fjale :
 

"Leni mat'ane librat; n'kjoft se don me mbajte nji pretk te dobishem per kta princa e prelate, t'mjaftoje me u thane prej nesh se na, princat e errsines, ju falenderojme juve, princa, prelate e barij shpirtnash, sepse n'saje te neglizhences tuej, pjesa ma e madhe e besimtarve mallkohen; gjithashtu, ju kena pergadite edhe juve nji shperblim per nderin qe na bani, kur t'bashkoheni me ne n'Ferr".

Sh'Vinçenti Ferrer kallxon se nji here, nji arqidjakue i Lionit (France) dha dorhjekjen prej detyres se tij dhe u terhoq ne nji vend t'izoluem me ba pendese; aj vdiq ne te njejten dite dhe ne te njejten ore me sh'Bernardin, Doktorin e Kishes. Mbas vdekjes, djakoi iu shfaq ipeshkvit te tij dhe i tha :


"Díje, Monsinjor, se ne te njejten ore kur dola prej ksaj bote, 33000 njerez te tjere gjithashtu vdiqen; prej tyne, Bernardi dhe un hyme pa vonese n'Parriz, 3 te tjere shkuen ne Purgator dhe pjesa tjeter rane te tane ne Ferr".


Kronikat françeskane kallxojne se nji here, nji prej fretenve, i njoftun per shejtnine dhe doktrinen e tij, po predikonte ne Gjermani aq fuqishem kunder vesit te ndyte te imoralitetit saqe nji grue e pranishme ra dekun n'toke prej trishtimit. Mandej, mbasi erdhi prape ne jete, tha kto fjale :


"Kur dola para Gjyqit te Zotit, 60000 persona te tjere erdhen ne te njejten kohe, prej tana vendeve te botes; prej ktij numri, 3 veta u pshtuen dhe shkune ne Purgator kurse pjesa tjeter u mallkuen te tane ne Ferr".


(Prej Sermonit "Numri i vogel i atyne qe shelbohen", te sh'Leonardit da Porto Maurizio)