mercoledì, gennaio 20, 2016

Mbi Ekstremizmin në Fenë Katolike


Pyetje : A nuk ka ekstremizëm edhe në Fenë Katolike, mbasi në Mesjetë janë bâ padrejtsi të tmerrshme kundër më të dobtve ?

Përgjigje : « EKSTREMIZËM m. libr.

« Tërësia e pikëpamjeve dhe e synimeve më të skajshme, sidomos në politikë; prirje për të bërë kërkesa e për të kryer veprime që e kalojnë çdo masë; skajshmëri... » (Fjalori Elektronik Shpjegues i Gjuhës Shqipe)

Mos t'harrojmë se kur flasim për çeshtjet fetare, flasim për koncepte e mistere mbinatyrore që tejkalojnë forcat e fakulteteve natyrore. A mundet inteligjenca e kufizueme njerzore me imagjinue për shembull pafundsinë e pakufijshme hyjnore ? N'përpjekje me dalë jashtë caqeve të krijueme, intelekti hupë orientimin dhe "akuzon" për ekstremizëm, skajshmëni, kurse për Krijuesin kto koncepte janë krejt normale sepse n'nji farë mnyret identifikojnë egzistencen e Tij hyjnore. Prandej, n'kto tema fetare, baza mbeshtetse referuese asht objektive dhe nuk varet prej perceptimeve tona shpeshherë të gabueshme njerzore por mbi Revelacjonin trashendent hyjnor, ku fjala ekstremizëm apo skajshmëni hupë përkufizimin e saj njerzor.

E simbas ktij Revelacioni hyjnor, egziston vetëm Nji Krijues, Nji Hyj, Nji Zot i Gjithpushtetshem, të Cilit e kena për detyrë me I ofrue Nji Kult të vetëm perfekt. Se egziston vetëm Nji Hyj Krijues, argumentet demonstruese nuk mungojnë. Per ma shume detaje, lexuesi mundet me konsultue artikullin "

Disa argumente kundër mohuesve të egzistencës së ZOTIT, Krijuesit të universit", po ne kyt blog.


Ata besime (përfshi judaizmin apostat dhe islamin) që bijnë dakord mbi egzistencen e Nji Hyji Krijues, përçahen mbi formen e kultit që i duhet ofrue ktij Hyjit të vetëm. Asnji prej ktyne besimeve nuk mohon faktin se Sinagoga e vjetër hebraike ishte zg'jedhë prej vetë Hyjit me ruejtë dhe trashigue nji Kult të vetëm të vërtetë dhe të pranueshëm prej Zotit. Ata çifutë që luftojnë Krishtënimin, dashje pa dashje luftojnë përmbushjen e profecive mesianike Kristjane shumë herë të persërituna dhe të përmbledhuna në vetë Kultin e vetëm të vërtetë katërmijë vjeçar të Sinagogës së vjetër hebraike. 

Nga ana tjetër, muslimanët që mallkojnë Krishtënimin, bazohen mbi sofizmen e korruptimit të Besimit Kristjan, që asht edhe arsyeja egzistencjale e doktrinës islamike, a thue se Hyji nuk paska kênë aq i fuqishëm sa me ruejtë Kultin e vetëm të vërtetë g'jatë historisë së trazueme njerzore dhe me i dhanë tanë njerzve, g'jatë tana kohnave, mundsinë me njoftë të verteten dhe me u shelbue, tuej praktikue kyt të vërtetë të pandryshueshme hyjnore. Islami dhe judaizmi apostat tuej korruptue kultin e vetëm që i detyrohen Hyjit kanë hupë e korruptue identitetin e vetë Hyjit, prandaj asht e vërtetë me thanë se kto dy sekte nuk adhurojnë Hyjit e Gjithpushtetshëm, Krijuesin e Qiellës dhe të Dheut.

Dhe Kulti i vetëm i vërtetë Katolik na kujton se nuk egzistojnë reforma në Fé, ashtu si nuk egzistojnë ndryshime në Hyjin Krijues, që ka zbulue kyt kult hyjnor të pandryshueshëm dhe të pamvarun prej ndryshimeve njerzore, ashtu si e kam argumentue në nji artikull tjetër, me referenca prej Doktrinës shejte Katolike, dhe që po e përmbledhi me citimin ktu ma poshtë :

« Kta anmiq të Revelacjonit (Zbulimit) hyjnor nalcojnë n'Qiell progresin njerzor, dhe me nji kryekrisje dhe vrull sakrilegj përpiqen me futë në Fenë Katolike kyt progres dhe disa shpikje filozofike që munden me u perfekcjonue me anen e përpjekjeve njerzore. Feja Katolike âsht vepër e Zotit dhe jo vepër e njírit. » (Papa Piu IX, Incikliku "Qui Pluribus", 9 Nandor 1846)

Shumë akuza i janë bâ dhe i bahen periudhës së ndritun katolike të Mesjetës, sidomos prej vetë atyne që thartojshin trutë në geto, ditë e natë, se si me e përmbysë Mbretninë e KRISHTIT Zot, që asokohe vërtetë mbretnonte në familje, në shkolla, ne spitale, ne kazerma, ne oborre mbretnore, gjithkund pra në shoqni. Kta pjella satanike të judeo-masonerisë që na qeverisin sod i quejnë ata vite si vitet e errta të Mesjetës, të errta sepse komploti i tyne djallzor nuk mujte me pa dritë dhe me u zhvillue. Po bie ktu ma poshtë disa pasazhe të nji studimi mbi Mesjetën :

Kërkush nuk mundet me injorue faktin e nji ndryshimi t'mrekullueshëm që bota njófti mbas ngritjes s'Krygjës n'màjen e Kalvarit. Nëpërmjet Besimit t'krishtênë jo vetëm grekët dhe romakët por edhe kombet mâ barbare pànë driten e Unjíllit. Klasat shoqnuere mâ t'pacivilizueme, të cilat gjykoheshin prej filozofís t'vjetër pagane si t'pamujtuna me u edukue, u ndriçuen prej dritës katolike dhe popujt e thjeshtë që përqafuen katoliçizmin përvetsuen t'vërteta dhe njohuní që edhe filozofët mâ të ditun paganë nuk kishin mujtë me i msue. E vërteta bjen virtytin. Tuej adhurue Zotin e vërtetë, katoliçizmi i dha jetë virtyteve që shêjtnojnë dhe nderojnë njerzímin. Na i shofim ato t'zhvillueme në çdo moshë, klimë e vênd. Nën forcën hyjnore të hirit shêjtnues, njerëz prej të tâna moshave e klasave shoqnuere filluen me prodhue fryte t'mrekullueshme virtytesh dhe shêjtnímit. Influenca e Katoliçizmit nuk u kufizue vetëm në sferën e individit; ajo dlíri edhe ndërgjegjen publike. Zemra e botës pagane i kushtohej adhurimit të forcës fizike dhe ishte e mbyllun n'nji egoizëm gurit e t'pamshírshëm kundrejt çdo ndjènje të mirë dhe fisnike. Nën ndikimin e krishtênë, kjo zemër u thye dhe ftoi mbrendë respektin për ligj e drejtsí, virtytet fisnike të mëshirës, dashtnísë e të çdo dishírë perfeksjonimi.

Në të njâjten kohë, Féja e KRISHTIT zëvendsoi legjislacjonin pagan, i njoftun për despotizëm dhe padrejtsí t'panumërta. Pa anarki e pa dhunë, ligjet hyjnore katolike i kthyen njírit dinjitetin human dhe e liruen prej zgjèdhës tiranike e brutale të njeriut për me e vue nën ligjin e dashtnís dhe dretjsís së Krijuesit. Legjislacjoni katolik kuroi plagët e idolatrisë, skllavnísë, tiranisë shtetnuere dhe barbarisë e brutalitetit të mardhânjeve ndërkombtare, që karakterizoheshin prej luftnash t'pandërpreme për pushtet, pasuní e imoralitet.

Kshtú pra, aty ku u vue dhe sundoi Krýgja e KRISHTIT, aty erdhi edhe bekimi i Zotit, rregulli socjal, pâqa, liríja e vërtetë, drejtsíja, dashníja dhe harmoníja e përgjithshme.

"Kisha Katolike, vepra e pavdekshme e nji Zoti t'mshirshëm," shkruen Papa Leoni XIII n'enciklíkun e tij mbi shtetet kristjane, " megjithse si qëllim kryesuer ka shëlbimin e shpírtnave dhe lumtunínë e përjetshme të Qiellit, nep aq shumë t'mira n'kontekstin e mirëkênjes materiale saqë edhe sikur t'ishte themelue për me sigurue vetëm prosperitètin e ksaj jète toksuere, ajo nuk do t'kishte mujtë me dhânë mâ shumë n'kyt drejtim."

Historiani Laboulaye, ndër të tjera shkruen : "N'kjoftë se KRISHTI nuk do t'kishte ardhë mbi tokë, nuk e di sesi bota do t'kishte mujtë me i pshtue despotizmit që e kishte mbërthye në t'âna anët. Nuk flas ktu si kristjan por si historjan tuej mos kqyrë çâshtjen fetare. N'kyt kontekst afirmoj se n'politikë, n'shoqní dhe filozofí, Unjílli i dha shpirtnave nji jetë t'ré. Na kena t'drejtë kur numrojmë vitet mbas KRISHTIT, sepse nji shoqní e re líndi prej Unjíllit."
Për me kênë tânsisht i lumtun, nevojat e ligjshme të shpirtit dhe të trupit duhen me iu plotsue, dhe n'familje ashtu si edhe n'shoqní, njíri duhet me gjetë rregull, pâqe dhe gzim. 

Ashtu si u shprehte me të drejtë Papa Leoni XIII, qëllimi krysuer i Kishes Katolike âsht me shêjtnue njírin, me anen e reformimit të moralit dhe jetës s'tij fetare e kshtú me e drejtue até drejt lumnís' Parrízit. Por âsht evident fakti se tuej e ndihmue njírin me kontrollue pasionet, me reformue dhe perfeksionue shpirtin, tuej i tregue atij arsyet e përballjes me déken dhe bàrjes' kryqeve t'ksaj jete kalimtare me durim, për hater t'jetës t'përjetshme, Kisha Katolike kontribon fuqimisht n'mirëkênjen toksore t'njírit. "Sa e admirueshme âsht Féja e Krishtêne," thotë Montesquieu, " sepse, megjithse duket se nuk ka qëllim tjetër përveç lumnís t'jetës përtèjme, ajo na bân t'lúmtun edhe n'kyt jetë."

Nëpërmjet doktinave dhe institucjóneve t'saja katolike, Kisha ndihmoi fuqimisht gjèndjen e skllèvënve, tuej i përmirësue n'fillim kondítat e tyne, tuej i çue mandej prej túrpit dhe degradímit social dhe s'fundit tuej i lirue dhe bâ qytetarë t'lirë n'Mbretnínë e KRISHTIT Zot. Kisha Katolike mson se skllavi ka t'njâjten origjínë, natyrë dhe destínë si pronari i tij; shpirti i pavdekshëm i skllavit ka t'njâjten vlerë si ai i pronarit dhe se për me i shelbue, JEZU-KRISHTI Zot ka derdhë Gjakun e Tij t'paçmueshëm. Skllavi ka të drejtën e Parrizit ashtu si edhe pronari dhe biles skllavi mundet me xânë nji vênd mâ t'nâltë sesa pronari i tij n'Mbretnínë e Qiellit, sepse rangu i lavdísë varet prej virtyteve dhe veprave të mira të sejcillit. Pa i prishë dallimet midis shtresave sociale dhe pa harrue detyrat e inferjórve kundrejt superjórve, Kisha Katolike shpalli publikisht fisniknínë e njírit para Zotit, i Cilli nuk âsht repektues personash por i nep gjithkujt até shka i takon n'drejtsí.

"Nuk ka mâ as çifut e as grek," thotë sh'Pali, "nuk ka mâ as skllêvën e as t'lirë, nuk ka mâ as mashkull e as fêmën, sepse ju jeni të tânë nji n'KRSHTIN JEZUS" (Galatët, iii).

Duhet kujtue fakti se Kisha Katolike, n'urtsínë e saj hyjnore, veproi gradualisht tuej mos hjekë menjihèrë skllavnínë, gjâ që do t'kishte shkaktue mâ shumë dâme sesa përfitime. Për mâ tepër, situata politike e kohës nuk lejote nji hjèkje të saj t'menjihèrshme. N'at kohë, krejt organizimi shoqnuer u bazóte në skllavní : industríja, agrikultúra dhe tregtíja ishin n'doren e skllèvënve, t'cillët nuk ishin gadi për lirí. Po t'u ishte dhânë lirija n'at gjêndje, skllèvnit do t'kishin shkaktue probleme t'mëdhaja sociale. Prandaj Kisha Katolike, përpara se me nxitë lirimin e tyne t'menjihershëm, punoi mâ parë për konvertimin, ngritjen sociale dhe reformimin moral të tyne. Për rrjedhojë, princat katolikë, në hartimin e ligjeve, ndoqën shèmbullin e Kishës Katolike në përmirësimin e dukshëm të gjêndjes së skllèvënve dhe eventualisht, në lirímin e tyne.

Krahas përmirësimit të kushteve të skllèvënve, Kisha Katolike dënoi rreptsisht tregtinë që bâhej n'at kohë me tà. N'kyt kontekst, vlejnë me u përmênd letrat apostolike të disa papve : Piu II, Pali III, Urbani VIII dhe Benedikti XIV (1462, 1537, 1639, 1741). (Devivier, "Christian Apologetics", page 538)

Gjêndja e t'vórfënve, të mjèrve dhe e të braktísunve ndryshoi krejtsisht n'ditën kur KRISHTI Mbret tha se ata që i bâjnë mirë mâ të vègjëlve ndër vllâznit e Tij i bâjnë mirë vetë KRISHTIT Zot (Mateu 25,40). Prandaj nuk duhet me u habitë në kjoftë se shohim t'vórfnit, t'smúetit, t'braktísunit, t'moshúemit e fmijtë të rrethuem prej nji kujdesjeje t'veçantë e t'devoçme në Mbretnínë e KRISHTIT Zot. Ndíhma që iu nèpej ishte aq e madhe dhe bujare saqë vetë paganët u detyrojshin me thânë ndër vedi : "Shifni sa e duejnë njêni-tjetrin kta t'Krishtênë". Biles shumë prej paganve u konvertuen vetëm tuej pâ kyt dashtní t'pandig’jueme mâ parë. E mandej, sa institucione bamirsie të çdo lloji u krijuen ! Sa e sa urdhna fetare lindën që punojshin jo vetëm me shejtnue shpirtnat por edhe me lehtsue vuejtjet trupore, n'gjithshka për mâ t'madhen Lavdi t'ZOTIT.

Âsht e panevojshme me shpjegue sesi Kisha Katolike ka naltsue dhe fisniknue punën dhe puntorin. Shembulli i vetë Themeluesit dhe apostujve të parë flet vetë. Janë t'panumërta institucionet dhe ligjet e Kishes Katolike tash gadi 2000 vjet t'krjueme me lehtsue aktivitetin e klasës puntóre dhe me e përshatë até me klasat e ndryshme shoqnore n'nji lidhje t'pandashme dashtníje kristjane. Ktú mundena me përmêndë shoqatat e para t'zanatçíjve, të cillat e pàten zanafíllën n'Mesjetë, me qëllim mbrojtjen dhe mirëkênjen e klasës puntore.

N'sytë e Kishës, grúeja nuk âsht mâ, si n'kohët pagane, nji qênie e degradueme, skllave e t'shoqit, nji objekt i përbuzun edhe para fmijve t'saj. N'Mbretnínë e KRISHTIT Zot grúeja âsht me plot kuptimin e fjalës bashkshortja. Tuej rivendosë unitetin e pandashëm t'martesës katolike, t'ngritun n'rangun e Sakramendit shêjt, Kisha Katolike ia ktheu grues të tânë dinjitetin e saj moral dhe e vuni até n'vêndin që i takon n'familje.

N'sytë e katolikut, fmíja âsht bir i Zotit dhe trashigimtàr i Mbretnís Qiellore. Fmijët kanë nji vênd t'veçantë n'Mbretnín e KRISHTIT Zot. Vetë JEZUSI denjoi me ardhë n'kyt botë n'formën e nji fmíje t'vogël e t'pambrojtun për me e bekue dhe shêjtnue fmijnínë. N'Unjíllin shêjt, n'disa vênde, shofim dashnínë e veçantë t'KRISHTIT Zot për t'vócrrit :

"Me t'vërtetë po ju tham se n'kjoftë se nuk konvertóheni dhe nuk bâheni si fmij t'vegjël, nuk keni me hí n'Mbretnínë e Qiellit. Prandaj kushdo që ka me u përvujtnue si ky fmí i vocërr, aj âsht mâ i madhi n'Mbretnínë e Qiellit. Dhe aj që ka me pranue nji fmí t'vogël n'emnin Tem, aj Më pranon." (sh’Mateu 18, 3-5)

E frymzueme prej vetë fjalve t'Shëlbuesit, Nusja e Tij e Papërlyeme, Kisha Katolike, me nji kujdes dhe dashtní mâ se âmtare, tash gadi 20 shekuj, punon pa pushim për rritjen, edukimin, formimin dhe drejtimin kristian të brezit t'rí. N'festat e saja liturgjike, Nâna jonë, Kisha shêjte Katolike, na paraqet, si shembull frymzimit, jetën e sa e sa shêjtënve n'moshë fminore, t'cillët me hirin e Zotit dhe drejtimin e saj, kanë mbrritë kulme shêjtnijet : sh'Dominik Savio, sh'Filomena, sh'Agata, sh'Luçia, sh'Simoni i Trentës, e sa e sa të tjerë gzojnë sod lumnínë e përjetshme t'Parrízit.

"Vêni ré organet drejtuese dhe mjetet e veprimit të Kishës Katolike : " shprehet protestanti Guizot, "konçilet provincjale e nacjonale, konçilet ekumenike, korrespondencen e vazhdueshme, publikimin e letrave, dënimeve dhe librave të ndryshëm. Asnji qeveri mâ parë nuk ka lejue diskutimin që e gjejmë në Kishen Katolike." Nji autor tjetër shkruen se "edhe sikur vendimet e Kishes Katolike t'mos ishin kênë veprat e frymzimit hyjnuer, ato mbesin monumentet mâ të bukura të díjes njerzore." (M. de Decker, “L' Église et l'ordre social chrétien”)

Në 1171, me anen e kanonit të 18te, Konçili i 3 Ekumenik i Lateranit shprehej kshtû :

"Kisha, si nji nâne e devoçme, âsht e detyrueme me u kujdese për arsimimin e t'vorfënve, n'mnyrë që edhe ata që nuk i kanë mjete financjare, t'mos privohen prej studimit të arteve dhe shkencave. Prandaj, ne urdhnojmë që në të tâna katedralet të vêhet në dispozicjon nji mjeshtër me nji rroge t'përshtatshme me msue falas klerikët dhe studentat e vorfën."

Dijetari Allain n'vepren e tij t'njoftun "L'instruction primaire en France avant la révolution" (Edukimi i klasave fillore n'Francen e para revolucjonit), shkruen se historija e edukimit e çdo niveli në periudhën e parë t'Mesjetes âsht thjesht historija e përpjekjeve të Kishes Katolike me ruejtë shkencat dhe civilizimin e kërcënuem.

E njèjta situatë mbretnote edhe n'Gjermani. Rendu, inspektor i përgjithshëm i Unversitetit të Frances, në vepren "L'instruction populaire dans l'Allemagne du Nord", shprehet :

"Katoliçizmi ka popullue Gjermaninë me shkolla me êmen, ashtu si në të tâne Evropen. Kleri katolik thrret në shkolla serfë (bujkróbën, skllavë, shërbtorë) dhe t'lirë. Priftnijtë e kishin për detyrë me dhanë msim, kurse ipeshkvijte ishin të detyruem me hapë shkolla aty ku nuk kishte. Famullia e çdo dioqezet i nepte edukim falas t'vorfënve. Në Hollandë, dishepujt e Gerard Van Groote i msojshin fmijve t'vorfën shkrim, lexim, fé dhe disa zanate mekanike. Prej Hollandes, ata u shpërndane në Rhine, Westphalia, Saksoni, Pomerania, Prusi dhe Silezi." N'nji mnyrë të ngjashme kane veprue edhe ûrdhnat fetare të Kishës tuej përhapë civilizimin katolik dhe Mbretníne e KRISHTIT Mbret në Evrope e mâ gjanë.

Para Revolucjonit “Francez” judeo-masonik të 1789, Franca ishte e mbulueme me shkolla për edukimin e popullsisë. Vetëm Parisi kishte s'pakut 500. Biles edhe fshatnat e vogla nuk ishin pa shkolla. Në 1771, Guy de Rousseau de Lacombe, avokat i Parlamentit të Parisit, shkruen se : "Mbrètnit tonë janë kujdesë me themelue shkolla gjithkund dhe me i pasë ato të mbushuna me nxanes." Në 1709, Daniel Jousse n'nji artikull përmend faktin se "çdo dioqezë kishte zakonisht 2 shkolla edukimit falas : nji për djem dhe nji për vajza."

Âsht fakt historik se lulzimi mâ i madh i universiteteve dhe kolegjeve n'Mesjètë âsht bâ n'shekujt 11-të dhe 12-të. Numri i akademíkve n'kto universitete ishte i lidhun me shkallen e nâltë t'mësimdhânjes. Edhe mbas Reformës Protestane, universitetet e Zwolle, Bois-le-Duc, Cologne, Deventer numërojshin respektivisht 800, 1200, 2000 dhe 2200 studenta. Universiteti i Vjenës strehonte 3000 e biles 7000 nën Maximiljanin I; Universiteti i Parisit dhe aj i Krakovit numërojshin deri në 15000 studenta. Për shkak të latinishtes e cilla ishte g’juha bazë, studentat vërshojshin atje prej të tânë botës. Në Belgjikë, Universiteti i Luvenit, i formuem në shekullin e 15-të, numërote prej 7000 deri në 8000 akademikë dhe 2000 studenta të juridikut. Asnji akademik i vorfën nuk u refuzonte. Laurentie thote se vetëm Universiteti i Parisit ka shpërnda 619 bursa për studentat e vorfën.

Para Revolucjonit të 1789, Franca, me nji popullsi prej 25 miljon banorësh, kishte 562 kolegje me 72,747 akademikë. Prej ktij numri gadi gjysa e tyne ka marrë edukim falas ose gadi falas. Në vitet 1900, Franca, me nji popullsi afër 38 miljon banorë, kishte vetëm 81 liceume dhe 325 kolegje me 79,321 akademikë, prej të cillve vetëm 4949 morën bursa t'nji farë rândsijet.

Asht e vërtetë se njerzit nuk janë të detyruem me ndjekë Ligjet e Hyjit, mbajtja e përpiktë e t’cilave sod njifet prej shumicës si ekstremizëm, ashtu si edhe Hyji nuk ka asnji detyrim me na shelbue dhe me na çue n'lumninë e pasosun të Parrizit. Hyji nuk ka nevojë për ne, por na kena nevojë për Zotin, pa t'Cilin nuk kishim egzistue, dhe n'kjoft se nuk dojmë t'miren tonë, aq ma keq për ne, që jena ma pak se hiçi para Krijuesit dhe shpesh pretendojmë me I imponue Hyjit kapriçiot dhe epshet tona.

Bota apostate dhe sektet jokatolike e quejnë ekstremizëm Kultin hyjnor Kristjan, sepse aj nuk përputhet me mnyren e tyne të korruptueme të jetesës, por Hyji, para të Cilit do të dalim të gjithë nji ditë, na urdhnon me mbajtë e me praktikue pa kompromise e pa ndryshime Kultin e vetëm hyjnor Katolik që vetë Zoti na e ka zbulue, për lavdinë e Tij dhe shelbimin e shpirtnave.

« Dhe JEZUSI u tha Apostujve : "Shkoni në tanë boten dhe predikoni Unjillin çdo njirit; aj që ka me besue dhe ka me u pagzue ka me u shelbue; aj që nuk ka me besue, ka me u dënue. » (Sh'Marku 16:15-16)