mercoledì, gennaio 20, 2016

Mbi Luftën Katolike

Pyetje : A asht e ligjshme lufta katolike ?
Përgjigje : « Inimicitias ponam inter te et mulierem et semen tuum et semen illius ipsa conteret caput tuum et tu insidiaberis calcaneo eius » (Genesis 3:15).
« Kam me krijue nji anmiqsi mes tejet [djallit] dhe gruas [Virgjinës MARI], mes pasardhesve tuej dhe pasardhsve të Saj; Ajo ka me ta shtypë kryet, kurse ti ke me u mundue me e kafshue në thembër. » (Gjeneza 3:15)
Qysh n'fillim, Zoti ka krijue nji anmiqsi t'papajtueshme e pa kompromis midis gruas, Virgjinës MARI e bijve të saj dhe gjarpnit, djallit e pjellave të tija satanike; Janë dy qytete, dy mbretni, dy kampe, mson sh'Agustini, që kanë me luftue deri n'fundin e botës dhe n'fund njêna Mbretni, Mbretnija e JEZU-KRISHTIT dhe e Virgjinës MARI, pra Kisha shenjte Katolike, ka me triumfue dhe ka me shkatrrue përfundimisht mbretninë e djallit t'mallkuem, Sinagogen e satanit dhe gjithçka që aj përfaqson.
Kjo betejë hyjnore ka fillue pavarsisht prej nesh dhe ka ma vazhdue deri n'fund, dona apo s'dona na. Për lavdinë e Hyjit dhe t'miren tonë të përjetshme asht primare me zg'jedhë kampin, qytetin apo mbretninë ku duhet të luftojmë; në kyt betejë nuk ka kampe asnjanse, nuk ka rrugë t'mesme : ose jena me KRISHTIN dhe Kishen e Tij hyjnore ose jena kundër Tij.
« Et dixit eis : "Quando misi vos sine sacculo, et pera, et calceamentis, numquid aliquid defuit vobis? At illi dixerunt : Nihil. Dixit ergo eis : Sed nunc qui habet sacculum, tollat similiter et peram : et qui non habet, vendat tunicam suam, et emat gladium."» (S. Luca 22:34-36)
« Dhe u tha : "- Kur ju kam nisë pa thes, pa qese e pa sandale, a ju ka mungue ndonjisênd? - Asisênd, Iu përgjigjen. - Por tashti, ai që kâ nji thes, t'a marrë, qesen gjithashtû; e ai që nuk i kâ, t'shesë tunikën dhe t'blejë nji shpatë. » (sh'Luka 22:34-36)
Simbas interpretimit të Etënve të Kishës Katolike, luftnat mbrojtse të katolikve në kohë persekucjonit janë plotsisht të justifikueme. Vetë Selia-Shejte, zani i Zotit mbi tokë, ka bekue kto lloj luftnash katolike, si për shembull Kryqzatat shejte, që kishin për qëllim mbrojtjen e pelegrinve drejt Tokës-shejte dhe çlirimin e saj prej pushtimit diabolik e mizor islamik; shifni Betejen e Lepantos, ku Papa sh'Piu V rrecitonte Rruxaren shejte për fitore, apo betejat e Mbretit tonë heroik Gjergj Kastriotit, që janë bekue prej disa Papve, si shembulli që dhashë ma nalt, e biles Papa Piu II u përgadit me luftue krah për krah me Mbretin tonë, në fushen e betejës kundër turqve.
Zoti jonë asht Zoti i Mshirës hyjnore, Qingji i Hyjit dhe Mbreti i Paqes por asht edhe Zoti i Drejtsisë së pafundme hyjnore që urren pafundsisht mkatin dhe i ndëshkon mkatnorët e papenduem qysh në kyt jetë. Mjafton me lexue historitë e Beslidhjes së Vjetër apo edhe vetë fjalët e Shelbuesit (sh'Luka 13:1-5), për me u bindë për kyt të vërtetë që shumë e harrojnë ose nuk dojnë me e kujtue.
Në thelb, lufta katolike asht nji luftë shpirtnore, si thotë edhe vetë sh'Pali kur pohon se na nuk luftojmë kundër mishit e kundër gjakut por kundër fuqive të errësinës (Efezjanve 6:12).
Por shpesh kjo luftë merr edhe forma materjale, kur të Krishtenët, për shembull, në vetmbrojtje, luftojnë për Hyjin e Kishen Katolike, për atdheun e familjen e vet. Kur pushtuesi then kufijtë e pushton vendin tuej vra e plaçkitë, a mos duhet me e pritë me lule e me tolerancë ? Popullsitë jokatolike janë nën influencen sunduese diabolike, dhe si djalli që asht vrasës e rrenacak, ashtu edhe kto njerëz janë të nxitun prej djajve me vra e me mashtrue; prandej në raste të caktueme kur ata nuk munden me u kontrollue me fjalë, atherë ndërhymja fizike asht e vetmja mnyrë me rivendosë s'pakut rregullin dhe qetsinë.
Po t'mos ishte kênë guximi i Papve, i Mbretnve dhe i herojve katolikë, Evropa do t'ishte kênë sod islame apo pagane, n'varsi të sulmeve barbare që e kanë kërcnue shpesh g'jatë historisë së saj. Po t'mos ishte kênë guximi i etënve tonë ilirë, emni Shqipni sod do t'kishte egzistue veç në prrallat e legjendat e moçme që u kallxohen fmijve para gjumit.
« Kisha Militante âsht bashkimi i tanë besimtarve që jetojnë ende mbi tokë; ajo thirret militante sepse pjestarët e saj duhen me luftue pa pushim kundër ktyne anmiqve të tmerrshëm që janë bota, epshet dhe djalli. » (Prej Kateshizmit të Konçilit Ekumenik të Trentës)
Pjellat e djallit e kanë persekutue gjithmonë Mbretninë e KRISHTIT Zot : qysh kur Krishtënimi ishte në djep, kto pjella iu vërsulen me e çfaros, tuej therë fmijë t'pafajshëm n'urrejtje të Tij; tuej vazhdue ma vonë me shpifje, akuza, tortura, rrahje e kryqzime; tuej përhapë herezi e tuej provokue shizma, si e si me korruptue dhe me përmbys themelin e ksaj Mbretnije hyjnore që asht Doktrina e Fesë së Krishtênë, dhe në vendin e saj me nalcue mbretninë satanike të natyralizmit humanitar.
« Me çka kena tashma parashtrue, âsht evidente në mnyrë të padiskutueshme se qëllimi final i tyne (judeo-masonve) âsht çrrânjosja totale e të gjithë rendit fetar dhe politik në botë të lindun prej Krishtënimit dhe zëvendsimi i tij me nji tjetër rend në harmoni me mnyren e tyne të t'menduemit. Kjo don me thanë se themeli dhe ligjet e strukturës së re të shoqnisë do të bazohen ekskluzivisht mbi natyralizmin. » (Papa Leoni XIII, "Humanum Genus", 20 Prill 1884; Kundër judeo-masonve)
Bota e sotme "moderne dhe e civilizueme" asht e verbueme prej nji çorientimi diabolik që i ka posedue inteligjencen bashkë me fakultetet e tjera dhe, e mbyllun në guaskat judeo-masone të propagandës trushplarse ndërkombtare, ajo nuk mundet me pa driten e Fesë hyjnore Katolike; vetëm Hyji, në nji akt mshiret t'pafundme mundet me i hapë kto guaska dhe me i çlirue vullnetmirët që kërkojnë të vërteten me përvujtni dhe përkushtim.
Ata që nuk e kuptojnë apo që nuk e pranojnë kyt luftë hyjnore, dashje pa dashje, i bashkohen kampit despotik të djallit dhe mjerisht tërhjekin mbi vedi mallkimin e Zotit.
« Vepro si nji ushtar i mirë i JEZU-KRISHTIT. » (2 Timoteut 2:3)
« Lufto luften e drejtë të Fesë Katolike. » (1 Timoteut 6:12)
« Kam luftue luften e drejtë, kam përfundue rrugen teme, kam ruejtë Fenë. » (2 Timoteut 4:7)
« Bir i dâshtun, vazhdo me mbrojtë Fene Katolike; Zoti për të Cillin ti lufton nuk ka me e braktise çâshtjen e Tij. Jam i bindun se Zoti ka me t'dhânë, ty e të tânë t'krishtênve, suksese, lavdi t'madhe dhe ndér kundër turqve dhe t'pafeve të tjerë." Tri muej mâ vonë, Papa Kaliksti III e bâni Skânderbeun, Gjeneral-Kapiten Pontifikal kundër turqve. » (Prej letrës që Papa Kaliksti III i shkroi Mbretit tonë katolik Gjergj Kastriotit, 15 ditë mbas betejës së Tomornicës (1457); "The Mother of Good Counsel of Genazzano" by João S. Clá Dias)
« Ashtû bré, o Shkodër, qindro tuej e mbajtë Fenë e t'parvet, të bijë nder mênd mùndet, hàllet, frikët, grahinat e gjakun që derdhën për hater t'saj. Mos t'rrejë i krishtêni i koritun, eretiku tinëzari e mbaju gjithmonë me Zemren e KRISHTIT e mos u daj kurr devocionit t'saj. » (Nji shkodran, marrun nga "Elçija e Zemres KRISHTIT", vjeti 1897).
Ata që luftojnë Luften shejte Katolike nuk kërkojnë as dhunën, as terrorin, as gjenocidin e as shfarosjen por lavdinë e Hyjit dhe shelbimin e shpirtnavet, tuej iu bindë urdhnit hyjnor (Gjeneza 3:15) në mbrojtje të nderit të Zotit, të Kishës së Tij hyjnore Katolike, në mbrojtje të Traditës, të civilizimit Kristjan, të familjes shejte katolike, të Fesë dhe të Moralit Kristjan kundër sulmeve të pjellave të djallit judeo-masone, komuniste, socialiste, demo(n)kratike dhe renegatve e tradhtarve të ktij llojit.
Lufta Kristjane asht s'parit nji luftë shpirtnore për shejtnim dhe perfeksjonim, që gjinden në Paqen hyjnore të Atij që quhet Princi i Paqes :
« Nji fmí ka lindë për né, nji bir na âsht dhurue, mbi shpatullat e t'cilit peshon qeverisja. Emni i Tij ka me kênë i Mrekullúeshmi, Këshilltari, Zoti i Gjithpushtetshëm, Ati i botës së ardhshme, Princi i Paqes. Mbretníja e Tij ka me u shumue dhe Paqja nuk ka me mbarue kurrë. Aj ka me u ulë mbi fronin e Davidit dhe mbi Mbretnínë e Tij për me e vendosë dhe forcue me gjykim dhe drejtsí, tash e përgjithmonë. » (Profeti Izaíja. IX, 6-7); Të tânë mbrètnit kanë me E [Mesínë, JEZUS-in] adhurue dhe të tâna kombet kanë me Iu bindë (Psalmi LXXI, 11). Të tâna popujt, fiset dhe g'juhët kanë me E shërbye. Fuqia e Tij âsht nji fuqí e përjetshme... dhe Mbretníja e Tij nuk ka me u shkatrrue. (Profeti Danjel 7:13-14)
« Vetëm athèrë kur njerzit kanë me njoftë KRISHTIN MBRET, jo vetëm në jeten private por edhe në jeten publike, shoqnija, mâ s'fundmi, ka me marrë prej Zotit bekimet e mëdhaja të lirisë së vërtetë, të rregullit, të paqes dhe të harmonisë ». (Papa Piu XI, Letra Inciklike "Quas Primas", 11 Dhetuer 1925)