mercoledì, gennaio 20, 2016

Mbi Karten e “të Drejtave” të Njirit

Pyetje : A asht i lirë njiri me besue simbas ndërgjegjes, ashtu si sanksionohet në Karten e të Drejtave të Njirit ? Ç’faj kanë ata që lindin në vende apo familje jokatolike ?
 
Përgjigje : Se njiri lind mkatnor nuk asht faji i Hyjit por i rebelimit të prindve tanë të parë : "sepse jam ngjizë në faj dhe në mkat m'ka ngjizë nana jeme" (Psalmi 50:7), pohon Mbreti-profet David, nën frymzimin e SHPIRTIT-SHEJT.
 
Megjithaté, Hyji rrezaton mbi tanë njerzit hiret e tija bekuese e shêjtnuese dhe në Dashtninë e Mshiren e Tij hyjnore dishiron dhe ban gjithçka që tanë njerzit të njohin vedin se janë mkatnorë, të pendohen për mkatet e tyne dhe të praktikojnë kultin e vetëm të vërtetë që i detyrohen Krijuesit të tyne, dhe kshtu të shejtnohen dhe të shpresojnë me jetue nji ditë në prezencen hyjnore të Zotit t'Gjithpushtetshëm në Parriz. N'kjoft se njerzit desin në injorancë të Planit Shelbues të Zotit, ata desin për fajin e tyne dhe kanë me pague përjetsisht në Ferr dënimin që meritojnë : 
 
"Prandej, vllâzen të dashtun, kur djalli t'ju tundojnë prapë me ju shtye në mkat pvetni vedin : N'kjoft se Zoti nuk më fal mâ, ça ka me ndodhë me mue g'jatë përjetsisë ? E n'kjoft se djalli ju përgjigjet tuej thanë : "Mos keni frigë se Zoti âsht i mshirshëm", thueji kshtû : Çfarë sigurijet e çfarë mundsijet kam un, n'kjoft se kthehem me bâ mkate, se Zoti ka me m'shirue e me m'falë ? Qé si i kërcënon Zoti ata që i përbuzin thirrjet e tija : "Qé pra, Un ju thirra e ju keni refuzue... Edhe Un kam me qeshë në shkatrrimin tuej e kam me u tallë kur t'bijnë mbi jue ajo që nuk e pritshit." (Prov. 1:24-26) Vêni ré fjalët "Edhe Un"; që don me thanë se ashtû si jeni tallë me Zotin, tuej E tradhtue prapë mbas rrfimit dhe premtimve me u korrigjue, njashtû edhe Hyji ka me u tallë me jue në oren e deks tuej. "Kam me qeshë dhe kam me u tallë." Por "Zoti nuk tallet" (Gal. 6:7) [thotë shën Pali]." (Doktori i Kishës, sh'Alfons-MARIA de Liguori; prej Sermonit për të Dielen e parë të Krezhmës)
 
Revolucionarët rilindas evropianë, me Rousseau e kompani, t'organizuem prej pjellës satanike të judeo-masonerisë, në përpjekjet e tyne me përmbysë rendin natyror të egzistencës dhe sidomos me zhbâ rendin mbinatyror të Krishtënimit, përhapen sofizmat se njiri paska lindë i mirë dhe n'asnji mnyrë mkatnor. Prandaj ktij njiri të mirë, simbas tyne, i duhej dhanë karta e "të drejtave" të tija, ku përfshihet ndër të tjera "e drejta" e ktij njiri të mirë me besue çka të dojë, simbas ndërgjegjes së vet. Simbas ksaj karte, njiri i mirë nuk kishte mâ nevojë për nji revelacion trashendent për me i diftue çka me bâ me sigurue lumninë e tij; "njiri i ri" rilindas, i brymosun me idealet pagane greko-romake të botës së vjetër, vendoste vetë destinen e tij, pra shndrrohej në nji "zot". Bahet fjalë pra për kultin e njirit që sfidon Kultin e Hyjit, që në të vërtetë asht rebelimi "non serviam" i luçiferit para Madhshtisë s'pafundme të Krijuesit.
 
I Krishtêni mos t'harrojë se s'parit ka detyrime e jo të drejta para Hyjit të Gjithpushtetshëm, tuej kujtue se ka vetëm « Nji Zot, Nji Fé, Nji Pagzim. » (sh'Pali drejtue Efezianve 4:5).
 
Uji i paster qe perzihet me dhé bahet balte, qe si duhet mâ gjâ kerkujt, veçse me u hjedhe n'toke e me u shkel me kambe, tuej u ruejt mos me u ndye. Njashtu edhe kur t'Krishtênet, qe jane krypa e tokes, te hupin shijen, pra tuej perzie Katoliçizmin e tyne me doktrina te tjera antikatolike satanike, ata nuk i duhen ma gjâ kerkujt, as Hyjit e as robit, e krypa pa shije asht veç me u trete e me u perkambe prej kalimtarve. (sh'Mateu 5:13)
 
« Ata thrrasin n'diskutime e debate tanë njerzit pa përjashtim; prej t'pafeve e deri te ata që janë të damë prej KRISHTIT ose që mohojnë hyjninë dhe natyren e misionit të Tij. Kto lloj përpjekjesh nuk kanë asnji të drejtë me u pranue prej katolikve, sepse ato bazohen në opinionin e gabuem se të tana besimet janë pak a shumë të mira, të vërteta dhe të lëvdueshme.
 
« ... Jo vetëm që përkrahsit e ktij opinioni janë krejtsisht n'gabim, por në t'njêjten kohë ata mohojnë dhe shtrêmbnojnë kuptimin e Fesë së vërtetë Katolike Romake, tuej râ kshtû pak kah pak në natyralizëm dhe në ateizëm. Për rrjedhojë, âsht plotsisht e kjartë se ata që përkrahin ose bashkohen me përhapësit e ktij opinioni t'gabuem braktisin totalisht Fenë hyjnore Katolike të zbulueme prej Zotit. » (Papa Piu XI, Incikliku “Mortalium Animos”, 6 Kallnduer 1928)
 
«[...] Padyshim, të tanë e dijnë se vetë Sh'Gjoni, Apostulli i dashnisë hyjnore, ai që n'Unjillin e tij zbulon n'nji farë mnyret sekretet e Zêmres Shêjte të JEZUSIT, i porosiste vazhdimisht besimtarët katolikë me "dashtë njêni-tjetrin" (I Gjoni 4 : 7-11). Por në t'njêjten kohë ai ndalote në mnyrë absolute çdo marrëdhânje me ato që nuk praktikojshin në mnyrë të plotë dhe t'papërlyeme msimet e KRISHTIT : "N'kjoft se dikush vjen drejt jush dhe nuk sjell kto msime, mos e pranoni n'shpinë tuej dhe as mos e përshndetni aspak." (I Gjoni 10). Kshtû pra, mekênse dashnija për Zotin ka për bazë nji besim të sinqertë dhe të plotë, atherë bashkimi në nji Fé Katolike Romake duhet me kênë lidhja kryesore që bashkon besimtarët e KRISHTIT ZOT. » (Papa Piu XI, "Mortalium Animos", 6 Kallnduer 1928)
 
« Padyshim, JEZUSI na ka dashtë me nji dashtni të pamasë, të pafundme, dhe ka ardhë me vuejtë e dekë mbi tokë, në mnyrë që tanë njerzit, të mbledhun rreth Tij, në drejtsi e dashtni, të frymzuem prej sentimenteve të njêjta të dashtnisë reciproke, të munden me jetue në paqe e mirsí. Por për realizimin e ksaj lumnie të përkohshme dhe të përjetshme, me nji autoritet suprem, Ai ka vue si kusht bâmjen pjesë në gregjën e Tij, [Kishen e KRISHTIT ZOT], pranimin e doktrinës së Tij, praktiken e virtyteve, bindjen e plotë ndaj doktrinës dhe drejtimit të sh'Pjetrit dhe pasardhsve të tij. Mandej, n'kjoft se JEZUSI ka kênë i mirë për të húpunit dhe mkatnorët, Ai nuk i ka respektue bindjet e tyne të gabueme, sado të sinqerta që mund t'jenë dukë ato; JEZUSI i ka dashtë të tanë njerzit me i msue, konvertue dhe shelbue. (Aktet e S.S. Piu X, "Letra mbi Sionin", 31 Gusht 1910; "Acta Apostolicae Sedis", Vol II, No. 16)
 
« Mos u përzini me të pafetë. Çfarë pjesmarjet ka drejtsija me padrejtsinë ? Apo çfarë lidhjet ka drita me errsinën ? Dhe çfarë marrveshjet ka mes KRISHTIT dhe Belialit (djallit) ? Apo çfarë kanë të përbashkët besimtari me jobesimtarin ? Dhe çfarë bashkpunimit ka tempulli i Zotit me idhujt ? Por ju jeni tempulli i Zotit të gjallë, ashtu si thotë Hyji : "Kam me banue në tà dhe kam me ecë në mesin e tyne; dhe kam me kênë Zoti i tyne e ata, populli Jem. Prandej, delni jashtë prej mesit të tyne dhe ndajuni prej tyne, thotë Hyji, dhe mos prekni gjanë e papastër. Dhe mandej kam me ju pranue. Kam me kênë Atë për jue, e ju keni me kênë bijtë e bijat e Mija, thotë Hyji i Gjithpushtetshëm. » (II Korintasve 6:14-18)