mercoledì, gennaio 20, 2016

Homazhi i Ave MARIA-s, nxjerrë prej veprave të sh'Alfons-MARIA të Liguórit

 

MADONNA DI POMPEII

 

          Përshndetja engjellore asht pafundsisht e pëlqyeshme prej Virgjinës MARI, sepse me anen e ksaj lùtjeje, n'nji farë mnyret, i rinovojmë gzimin e jashtzakonshëm që Nana qiellore ndjeu kur Arkengjëlli Gabriel i lajmnoi se do t'bahej Nana e Zotit. Me kyt qëllim, edhe na duhet me e përshndetë me lutjen Ave MARIA. Vetë Nana e Zotit i tha shêjtes Mechtilde se nuk mundena me e përshndetë ma mirë sesa me lutjen Ave MARIA, dhe Virgjina e Papërlyeme i premtoi asaj nji vdekje shêjte, n'kjoft se çdo ditë ajo do të rrecitonte tri herë Ave MARIA-n, në nder të fuqisë, të urtisë ("sapientia") dhe të mirësisë së Virgjinës t'Bekueme. Kushdo që ka me e përshndetë Virgjinën MARI në kyt mnyrë, po kshtû ka me u përshndetë. Nji ditë shën Bernardi, doktor i Kishës, përshndeti nji statujë të Virgjinës MARI, tuej thanë : Ave MARIA, dhe ndig'joi kjart statujën që iu përgjigj : Ave Bernarde. Përshndetja e Virgjinës MARI, thotë shën Bonaventura, doktori serafik, ka me kênë për ne nji hir, me anen e t'cilit Nana e Zotit ka me iu përgjigjë gjithmonë përshndetjes tonë. Vetë Mbretnesha e universit i premtoi shêjtes Gertrude me i dhanë po aq hire n'momentin e deks sa numri i Ave MARIA-ve të rrecitueme prej saj g'jatë jetës. I lumi Alain, nga ana tjetër, thotë se kur rrecitohet Ave MARIA tanë Qielli asht në gzim, kurse djalli dridhet dhe zhduket.

Praktika e ktij homazhi konsiston :

1. me thanë çdo ditë, s'pakut në g'juj, 3 Ave MARIA, mjes e darkë, para se me fjetë e fill mbas zgjimit, tuej shtue kyt lutje të shkurtë : "Për t'Xanunit tuej të dlirtë dhe t'Papërlyem, denjóni, ô Virgjën MARI, me m'pastrue trupin dhe me m'shêjtnue shpirtin". Kërkojini mandej Virgjinës MARI, si Nanës tuej, bekimin e saj dhe shpirtnisht vendosni vedin nën mantelin mbrojtës të Virgjinës të Papërlyeme, tuej e lutë me ju ruejtë prej çdo mkatit, g'jatë ditës apo g'jatë natës në vazhdim. Asht mirë me pasë afër shtratit nji fugure të bukur të Virgjinës MARI.

2. me rrecitue lutjen "Angelus", mjes, në orën 6, në misditë dhe në mbramje, në oren 18.

3. me përshndetë Nanen e Zotit me nji Ave MARIA çdo orë. Shêjti Alfons Rodriguez e përshndete Zojen e Bekueme për çdo orë; naten, kur binte ora, engjëjt vijshin dhe e çojshin prej gjumit që aj mos t'mungonte as edhe nji herë me thanë lutjen e Virgjinës shêjte.

4. me përshndetë Virgjinën MARI me nji Ave MARIA përpara se me dalë prej shpisë dhe tuej u kthye në shpi, në mnyrë që si në rrugë ashtu edhe në shpi, Nana e Zotit të na mbrojë prej mkatit.

5. me nderue me nji Ave MARIA çdo fugure apo statujë që takojmë.

6. me fillue dhe me mbarue tana punët me nji Ave MARIA, ashtu si edhe Kisha shejte Katolike urdhnon me fillue dhe me mbarue tana lutjet kanonike (ofícin) me nji Ave MARIA. E kam fjalen për tana aktet tona të ditës, si shpirtnoret si lutja, rrfimi, Kungimi, leximi fetar, etj., ashtu edhe aktet shekullare si studimi, kshillat që merren apo nepen, punen fizike, ushqimet, etj. Bekue kjoshin ato punë që paraprihen dhe përfundojnë me lutjen Ave MARIA.

7. mos me harrue me rrecitue gjithmonë Ave MARIA g'jatë zgjimit apo tuej na marrë gjumi, në tundime, në rreziqe, në momente zemërimit e n'raste tjera. (Liguori, "Lavdite e Virgjinës MARI", 1750, homazhi i parë).

E tham me bindje se, prej tana homazheve që na mundena me i ofrue Nanës tonë qiellore, asnjeni nuk i pëlqen ma shumë sesa me i kërkue shpesh ndihmen e saj ndërmjetsuese në tana punët tona, për shembull kur duhet me marrë apo dhanë kshilla, në rreziqet tona, në vuejtjet, tundimet e veçanarisht në tundimet kundër virtytit të pastërtisë. Virgjina MARI ka me na çlirue atherë patjetër prej rrezikut n'kjoft se e thrrasim në ndihmë me anen e lutjes Ave MARIA apo lutjes "Sub tuum praesidium", apo thjesht tuej thirrë emnin shêjt të MARI-së, i cili ka nji forcë të veçantë kundër djajve. Me thirrë emnat shêjt JEZUS dhe MARIA, Papa Benedikti XIII ka vue 50 ditë indulgjencë. (Idem, homazhi i nantë).


N.B. Lutjet e naltpërmenduna i gjeni ktu n'vazhdim :

AVE MARÍA, grátia pléna, Dóminus técum. Benedícta tu in muliéribus, et benedíctus frúctus véntris tui, JÉSUS. Sancta MARIA, Mater Dei, ora pro nobis peccatóribus, nunc, et in hóra mórtis nostrae. Amen.

Angelus, në pjesen ma t'madhe të vjetit rrecitohet në g'juj, përveç të Shtundeve mbas orës 18 dhe të Dieleve, që rrecitohet në kambë. G'jatë Krezhmes, të Shtundeve misditë thuhet në kambë. G'jatë kohës së Pashkve, në vend të Angelus rrecitohet në kambë lutja "REGINA cœli".

V/. Ángelus DÓMINI nuntiávit Maríæ.
R/. Et concépit de SPÍRITU SANCTO. Ave Maria...
V/. Ecce ancílla DÓMINI,
R/. Fiat míhi secúndum vérbum tuum. Ave Maria...
V/. Et Vérbum caro fáctum est.
R/. Et habitávit in nóbis. Ave Maria...
V/. Ora pro nóbis, sancta DEI Génitrix.
R/. Ut dígni efficiámur promissiónibus CHRISTI.

Orémus.
GRÁTIAM tuam quæsumus, DÓMINE, méntibus nóstris infúnde: ut qui, ángelo nuntiánte, CHRISTI FILII tui Incarnatiónem cognóvimus, per Passiónem éjus et Crúcem ad resurrectiónis glóriam perducámur. Per eúmdem CHRISTUM DÓMINUM nóstrum. R/. Amen.

REGÍNA cœli , lætáre. Allelúia.
Qúia quem meruísti portáre. Allelúia.
Resurréxit sícut díxit. Allelúia.
Ora pro nóbis DEUM. Alleluia.
V/. Gáude et lætáre, Virgo María. Allelúia.
R/. Quía surréxit DÓMINUS vere. Allelúia.

Orémus.
DEUS, qui per resurrectiónem FILII tui DÓMINI nostri JESU CHRISTI múndum lætificáre dignátus es; præsta, quæsumus, ut per éjus Genitrícem Vírginem Maríam perpétuæ capiámus gáudia vítae. Per eúmdem CHRISTUM DÓMINUM nóstrum. R/. Amen.

SUB tuum præsídium confúgimus, Sancta DEI Génitrix; nóstras deprecatiónes ne despícias in necessitátibus nóstris, sed a perículis cúnctis líbera nos semper, Virgo gloriósa et benedícta.
V/. Dignáre me laudáre te, Virgo sacráta.
R/. Da míhi virtútem contra hóstes tuos.
V/. Benedíctus DEUS in sánctis suis.
R/. Amen

Nos cum prole pia benedícat Virgo MARIA. Amen.